Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 15

PUNE ME PROJEKT

Dimensionet e Viktor Hygose.

Lenda: Letersi
Punoi:Nurilda Hoxha
Klasa: XId
PERMBAJTJA: BURIMET:
Jeta e Viktor Hygose -Interneti
Figura e tij -Wikipedia
Veprat
-(Gazeta)
Personazhet dhe shkrimtari
Romantizmi ne vepren e Hygose Konica.al
“Dita e fundit e nje te denuari” Ballkan.web
Viktor Hygo, piktori pas kuintave Telegrafi
Pikepamja fetare e Hygose -Liber Letersie klasa 11
Shprehje nga shkrimtari -Studim per Hygon nga Koha jone
Fakte per Viktor Hygo.
Jeta e Viktor Hygo

 Hygoi lindi ne Bezanson te Frances me 26 shkurt 1802 ai vdiq me 22 maj 1885 Vitet e para
të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së
babait i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetësh në Korsikë ; 2 në
Paris dhe disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në
Paris.Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i "Odet" të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20
vjeçar, një vepër nën influencën e shkollës klasike. Në letërsinë franceze tashme kishte
filluar të përhapej romantizmi, ku Hygoi bazaur në këtë botoi pjesën e dyte të "Odet". Gjatë
viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe më
pak prej këtyre arritjeve ai u be pjesëtar i akademisë franceze në moshën 39 vjeçare. Romani
"Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amusë"
nga e cila Verdi mori subjektin për operën e tij Rigo, patën një sukses të madh.Gjatë viteve
1841-1851 Hygo u përkushtua në politikë dhe shkroi shumë Pak sepse Viktor Hygo
fillimisht ishte përkrahës i monarkisë se Lui Filipit me ide të zjarrta napoleoniane. Më vonë
ai shfaq dhe mbështet Lui Napoleonin si president, por nuk përkrahu Napoleonin III, dhe kjo
i kushtoi atij dëbimin nga Franca. Megjithatë vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, gjatë
kësaj kohë shkroi dhe romanin "Te mjerët" e cila e beri të njohur edhe jashtë Francës
"Punëtoret e detit", "Njeriu që qesh" etj.Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe
beri një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri
në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj
1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris.
.

 Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka


arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhe të parë si poet, por edhe
këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej
letërsia franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirika e tij janë të
paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtaret më të
ndritur e të lavdishëm të Francës.Jashtë Francës Viktor Hygo njihet
kryesisht për prozat e tij tërësisht romantike, ai dashuronte
antitezën, dhe kjo e çonte atë në ekzagjerim dhe krijon karikatura
groteske. Krijimet e tij janë të gjalla dhe shumë të goditura, shpesh
herë romanet e tij janë me detaje teknike dhe me përshkrime të
tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i masës dhe kjo duket e
qarte në idetë e tij të egzagjuara, si dhe mungesën e humorit në të
gjithë veprat (përafërsisht). Në këtë aspekt ai nuk ishte kurrë lider
në politike. Radhitet në një nga shkrimtaret që të prek shpirtin kur
lexon veprat e tij.Ai diti të qëndronte larg nga modelet melankolike
dhe të vetmuara që karakterizonin poetet e kohës, duke ditur të
pranoje peripecitë jo gjithmonë të lumtura të jetës së tije për ti bere
eksperienca thelbësore dhe të mbledhi vlerat dhe sfumaturat e
shpirtit human.Shkrimet e tij harritën të mbulonin të gjitha gjinitë
letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek
romani historik e social, duke ngjallur konsensus në të gjithë
Evropën.
VEPRAT
.

 Veprat e botuara në të gjallë të Hygosë: Ode të reja (1824.); Byg-Jargal (


Bug-Jargal, 1826); Hani i Islandës (Han d’Islande, 1823); Ode dhe poezi
të ndryshme (1822/1826); Kromveli (Cromwell, 1827);
përmbledhja Orientalet (Les Orientales,1829); Dita e fundit e njeriut të
dënuar me vdekje (Le Dernier jour d’un condamné), (1829); Hernani (
1830); Kambanari i katedrales Notre-Dame (Notre-Dame de Paris, 1831); 
Marion Delorme (1831); Gjethe vjeshte (‘Les Feuilles d’automnes, 1831
); Mbreti argëtohet  (Le roi s’amuse, 1832.); Lukrecia Borgia (Lucrèce
Borgia, 1833); Maria Tjudor (Marie Tudor, 1833); Mirabo (Mirabeau, 
1834); Letërsia dhe filozofia në mosmarrëveshje (Littérature et philosophie
mêlées (1834); Klod Gy (Claude Gueux (1834); Angelo, tiran i Padovës (
Angelo, tyran de Padoue, 1835); Këngë muzgu (Les Chants du crépuscule
. 1835); Zëra të brendshme (Les Voix intérieures, 1837); Ry Bla (Ruy Blas, 
1838); Rreze dhe hije, 1840); Rajna (1842); Les Burgraves (1843.
); Napoleoni i vogël, (1852); Ndëshkimet (Les Châtiments (1853); Letra
Luigj Bonapartit, (1855); Përsiatje (Les Contemplations, 1856); Legjenda
e shekujve (La Légende des Siècles, 1859);
.

 Të mjerët (Les Misérables, 1862), (sipas të cilit është shkruar mjuzikli me të njëjtin titull);
eseja Uilliam Shekspir (William Shakespeare, 1864); Këngë rruge dhe pylli (
Les Chansons des rues et des bois, 1865); Punëtorët e detit (Les Travailleurs de la Mer, 1866
), Parisi-manual (1867); Njeriu që qesh (L’Homme qui rit, 1869); Viti i tmerrshëm (L’Année
terrible, 1872); Nëntëdhjetë e treta (Quatre-vingt-treize, 1874); Fijet e mia (Mes
Fil, 1874); Punë dhe fjalë – para egzilit (Actes et paroles — Avant l’exil, 1875); Punë dhe fjalë
– gjatë egzilit (Actes et paroles – Pendant l’exil, 1875); Punë dhe fjalë – pas egzilit (Actes
et paroles – Depuis l’exil, 1876); Legjenda e shekujve – pjesa e dytë (La Légende des Siècles, 
1877); Arti i të qenit gjysh (1877); Historia e një krimi, pjesa e parë (Histoire d’un crime
, 1877); Historia e një krimi, pjesa e dytë (Histoire d’un crime, 1878.); Papa (1878); Fetë dhe
feja (Religions et religion, 1880); Gomari (L’Âne, 1880); Të tetëdhjetat e shpirtit (Les Quatres
vents de l’esprit, 1881); Torkëmada (Torquemada, 1882); Legjanda e shekujve, Vëllimi III (La
Légende des siècles Tome III, 1883); Arkipelagu i La Manshit (L’Archipel de la Manche, 1883).
 Poezi të botuara  – Teatër në liri (Théâtre en liberté, 1886); Fundi i djallit  (La fin de Satan, 
1886); Gjëra që i kemi parë – seria e parë (Choses vues, 1887); Krejt lira (Toute la lyre, 1888
); Alpe dhe Pirineje (1890); Zoti (Dieu, 1891); Franca dhe Belgjika (1892); Krejt lira – seri e
re (Toute la lyre, 1893); Letërkëmbime, Vëllimi I, (Correspondances, 1896); Letëkëmbime
– Vëllimi II, (Correspondances, 1898); Vite të kobshme (Les années funestes, 1898); Gjëra që i
kemi parë – seria e dytë (Choses vues, 1900); Post-skriptum i jetës sime (Post-scriptum de ma
vie, 1901); Tufa e fundit (Dernière Gerbe, 1902); Një mijë franga shpërblim (Mille francs de
récompense, 1934); Oqeani. Grumbull  gurësh (Océan. Tas de pierres, 1942); Gurë (Pierres, 
1951), Biseda me amshimin.
Personazhet dhe shkrimtari

 Edhe sot ndërsa matim kohën tone, në këtë turravrap të çmendur përnga zdiseku, përgjojmë pa shumë qëmtesë,
praninë mes nesh të personazheve që skaliti mendja, zemra dhe pena e një prej shkrimtarëve më të
rëndësishëm të shkullit XIX, këtij dishepulli të njimendtë të romantizmit. Në këtë 214-vjetor të lindjes së
Viktor Hygoit, pakkush ka mbetur jashtë asaj bote ngjethëse që sendërtoi ai me landën e një vullkani. Kurrkush
nuk bitisi atë realitet cingëritës, atë univers ku hovte një mllef dhe si një llavë flatëron gjithëkohësinë e
gjëmimeve të brenshme të çdo shpirti. E gjithë kjo për t’i dhënë përmasat e qiellit vullnesës për të drejtë dhe
liri, dinjitet dhe dashuri. Vepra, personazhet dhe trillet e një ngulmi reagues, u bënë udhërrëfyes të rëndjes së
gjatë të një kreature letrare të tjetërqyshtë, që do ta ngjiste shumë shpejt të zotin e saj në fronin e
famës.Gjithëkjo ka në thelb njeriun, atë brenda dhe jashtë nesh, atë më fatkeqin në kohësinë e vet. Hygo e
trajton njeriun në një mënyrë të tjetërsojtë nga sa e kishin mëtuar dhë qenë rrekur mbamëndjet kohore letrare të
deatëhershme. Veçmas kur gjen shteg dhe depërton në brendinë e tij të mistershme, mëdyshjet që ka njeriu
rreth zgjedhjeve në jetë, konfliktin që gjallon në vetëdije, dhe metamorfoza që e përndjek në të gjithë hapat në
të gjallë.Ai sheh anën vlertë të qënies, qëllimshëm për të nxjerrë që andej të virtytshmin. Nuk resht së lartësuar
i shpirtin dhe dhimbjen, ndërgjegjes i jep kahje hyjnore duke e naltësuar dhehimnizuar këtë krijesë si gjithnjë
të njëmendtë në mirësi. Sipas shkrimtaritnjeri mund të bëhet i madh, i urtë, i dobishëm për shoqërinë,
pavarësisht sesika qenë ai më parë. Ai depërton më në thellësi, ndoshta shumë më shumë sekishte mbërritur
tjetërkush më heret.Ai ishte dhe mbeti përjetuesi dhe kumtuesi më i pashoq i personazheve emblematike,
jetëve dhe fateve të përgjithmonshme. Ata ishin në kohën e tij, në të atyren, në tonën, dhe ne do ti lejojmë të
jenë të gjithkujt, jo vetëm si portrete, si personazhe, si ai, ata, ato që kemi njohur, nga Guimplen te Gavroshi,
nga Kuazimodo te Tribuleti, nga Dea te Ursusi, nga Esmeralta te Xhoziana. Kuazimodot janë dukshëm në
tashmën moderne teksa mëtojnë deri në plotësinë e personazhit që Hygoi e vendosi në shumëkohësi. Kjo
ndoshta jo dhe aq nga ndonjë yshtje prej orakulli se sa një përkim ojnak që realitetet mveshin në të tashmen e
tyne në gjithëkohësi. Përplotëson vetëvetja e epokës hygoiane, me Gavroshin që spërkat dhe njollos
shkëlqimin mondan të qendrave urbane dhe ngrihet në kultin e periferisë, nën këmbët e vërshimit të një botë që
ka në filozofinë e vet bërjen e maskave dhë çjerrjen e fytyrave, në një farë qasje prej Guimpleni.
Romantizmi ne vepren e Hygoit.
 Romanticizmi ishte një lëvizje komplekse shpirtërore dhe kulturore që prodhoi një rinovim të thelle
në letërsi, në art dhe në mendim, në politike dhe në zakone. Romanticizmi u zhvillua nga ai mutacion
i shijeve dhe i ndjeshmërisë që u verifikua në Evropë në fund të shekullit të XVII.Mes poeteve të rinj
të përfshire në rrymën e Romanticizmit ishte edhe Viktor Hygo, që atëherë ishte 25 vjeç. Në
publikimet e tija lirike, diçka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinisë dhe i theksimit të
romanticizmit, idhull i gjeneratës së re në vargjet e tij shpreh brendësinë e shpirtit.“Njeriu që qesh” :
një nder librat më të bukur që kam lexuar. Në vepër munda të vihet re pastërtia në përshkrimin e atyre
që janë sjelljet dhe karakteristikat tipike e racës njerëzore, ato janë realiteti që Hygoi harrin ti beje të
pavdekshme me fjale të thjeshta. Në “Njeriu që qesh” autori ka venë në dukje kontradiktat e forta të
botës që ka pasione që shpesh shkojnë në kahe të kundërta dhe kurrë paralelisht. Dashuria e pastër
dhe e dlire, lakmia për prestigj, luksi si hobi : të gjitha këto pasione janë mbledhur në të njëjtën
shoqëri që diferencon për dukje dhe që nuk harrin të shikoj me tutje, por vetëm të qeshe me
fatkeqësinë. Në këtë libër kuptova që njeriu fshihet o mbas së keqes, ose vdes për dashurinë.Kur e
lexova librin mbeta e mahnitur nga ëmbëlsia dhe ndjeshmëria e personazheve qendrore që me lidhin
drejt për drejt me autorin. Romanticizmi dhe dliresia i vesh personazhet kryesore në çdo veprim,
mendim dhe fjale.Sociologjia romantike e Hygoit shihet vazhdimisht në trajtimin metafizik të rendit
shoqëror anglez si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen. Romantizmi i Hygoit shfaqet në mënyrën
e trajtimit të materialit historik konkret. Ai behet mbrojtës i madh i të drejtave të njerëzve dhe shpreh
“revoltën e shpirtit” për shtypjen e padurueshme të popullit të thjeshte.Hygoi shumë mire mund të
prezantoje vete esencën e Romantizmit, duke u bere metafora e gjallë. Viktor Hygo, vepra e tij kaq e
shumëllojte dhe kaq komplekse, prezenca e tij kaq e shndritshme dhe luftarake, përveçse
domethënëse, “përfaqëson një sinteze fatesh të këtij shekulli, mbi të gjitha të kontradiktave të tij dhe
të ambivalencave të tij, dhe të problemeve që përbenë dhe ndërtuan këtë pasuri të çmuar. Hygo
radhitet në radhët e “romantiques militants” (militantet romantike), që mblidhen për ti dhëne jetë
përqendrimeve të rëndësishme të një shpirti revolucionar që do të shfaqet thelbësor për të kanalizuar
dhe për të bere efikase dhe ndërtuese forcën e pabesueshme dhe të jashtëzakonshme shtytëse
“Dita e fundit e nje te denuari”

 ‘’Dita e fundit e një të dënuari’’ është romani që do të na ngrejë mendjen në qiej reflektimi Viktor Hygo.
Pena tragjike e të cilit përftoi përjetësinë e Everestit të romantizmit. Lindur më 1802, ai vazhdon të mbetet
një prej shkrimtarëve klasikë që ngjeth vizionin e asaj çka quajmë botë dhe jetë tonën, qysh prej shekullit
XIX.Që në rreshtat e parë të romanit, ndeshemi me një mitizim të njeriut. Autori, si duket, mat kohën tonë
duke matur kohën e heroit të tij. Ai i referohet të tashmes, duke rrëmuar lutje për një të nesërmen, duke e
trajtuar këtë në formë tragjike. Flasim për ditën e fundit të protagonistit. Ç’ndodh në një ditë, kur e di
tashmë fatin tënd? Ç’ndodh në mendjen dhe mënyrën e një ridimensioni këndvështrimi përgjatë orëve të
fundit?Gjithçka është thelbi që kemi brenda nesh: ‘’njeriu’’. Hygo, përmes këtij romani kuptimplotë, na
udhërrëfen ndërgjegje, pendesë, kuptimësi dhe dhimbje. Depërton në skuta të thella të qenies duke e
shpërfaqur në mënyrën më elegante dhe dënimin e personazhit të tij. Nuk toleron! Pra, një kryevepër e
rrallë që nis me ballafaqimin e asaj të vërtete që me përpikmëri tërheq vëmendjen e lexuesit:
 ‘’I dënuar me vdekje! Po bëhen gati pesë javë që jetoj me këtë mendim. Dikur isha një qenie e lirë… tani
jam robëruar… tashmë kam vetëm një mendim, një bindje, një siguri: I dënuar me vdekje. Çfarëdo që të
bëj… të lëviz kokën apo të mbyll sytë, futet tinëz nën gjithë format, nga ku mendja ime do të dëshironte
t’ia mbathte. Përzihet si një refren i tmerrshëm me gjithë fjalët që më drejtohen, bashkëjeton me mua
prapa hekurave të neveritshme të birucës time.’’
 Doemos ti ngec në një shteg kurioziteti, kështu që kërkon të dish, a mendon për të nesërmen ky fatkeq
dhe mëkatar i kohës? Ashtu në qeli, vetem me të djeshmet e tij. E ndërsa pret avokatin me nevojën e
madhe të të shprehurit këtë metamorfozë ndjesish, fillojmë të kuptojmë :
 Të pret burgimi i përjetshëm me punë të detyruar.Çfarë jeni duke thënë, zotëri?- u përgjigja i
revoltuar. Më mirë dënimi me vdekje, sesa puna e detyruar. Po, vdekja është më e mirë!
.

 Ky detaj na përgatit se si manifestohet ndjeshmëria në dykuptimësinë e saj. Hygo na


deklaron mosmarrveshjet që kemi me veten nëpërmjet nëntektseve të stilit të zhveshur që
lëvron.
 I dënuar me vdekje! E po, përse jo? Njerëzit, më kujtohet ta kem lexuar nuk e di se në cilin
libër: Të gjithë janë të dënuar me vdekje me disa pezullime të papërcaktuara. Pra , cfarë
duhet të kishte kaq ndryshe situata ime? Që nga çasti që m’u komunikua dënimi me vdekje,
sa prej personave që mendonin se jetonin gjatë kanë vdekur?
 Hygo gjykon, duke i thënë gjërat shkarazi. Fuqia e bërthamës së tij është përjetimi, magjia e
dyshimit.
 Inteligjenca duhet të ligështohet, qaforja e burgut dënon me vdekje. Thuhet se njerëzit duan
ta ndajnë përgjysmë detyrimin ndaj qiellit, me atë të xhelatit.Lutja për falje është një litar që
të mban pezull mbi humnerë. Dhe gjatë gjithë kohës mund të dëgjosh kërcëllimën e tij derisa
të këputet përfundimisht. Është njëlloj sikur hanxhari gijotinës të qëndrojë pezull gjashtë
javë, derisa të bjerë mbi kokën për t’u prerë. Po sikur ta merrja faljen? Të fitoja faljen! Nga
kush? Përse dhe si? Është e pamundur të më falin. ‘’ Të bëhem shembull’’!- siç shprehen ata
 Hygo, ky dishepull që përfaqëson një mori fatesh të shekullit XIX , kumton revoltën e
shpirtit. Në këtë roman, ai i mëshon ‘’vetëdijes për absurditetin e veprimeve që ne bëjmë’’.
Ndërsa personazhi i tij ka në dorë të vërtetën e vet tashmë dhe asgjë nuk e ndihmon të gjejë
Fati është i pashmangshëm, po ashtu dhe vdekja. Dhimbja që fshihet në skutat e shpirtit, e
përshkon këtë roman nga fillimi në fund.Ndryshe nga shkrimtarët e tjerë që vdekjen e
përdorin për të mallëngjyer lexuesin, Hygo zgjon sensin e gjykimit. Atë sens që në fakt,
është kaq koherent dhe sot.  Sepse liria është ajo që çdokush e kërkon: me apo pa faj.
Viktor Hygo, piktori pas kuintave
 Bota e njeh Hygonë si njeri të letërsisë. Por të paktë janë ata që e dinë se ai ka treguar
interesim edhe në lëmin e artit figurativ. Gjatë jetës, ka krijuar mbi 4,000 vizatime. Në fillim,
vizatimi ka qenë hobi (hobby) i tij. Por, pak para egzilit, vizatimi nisi të luajë rol të madh në
jetën e tij. Në këtë kohë ai kishte vendosur të ndërpresë shkrimin dhe t’i përkushtohet
politikës. Në vitet 1848-1851 vizatimi ka qenë preokupim kreativ kryesor i Hygosë. Vizatonte
vetëm në letër dhe në format të vogël, duke përdorur kryesisht tush ngjyrëgështenje të errët
ose tush të zi, me shtesa të vogla të ngjyrës së bardhë. Me ngjyra vizatonte shumë rrallë.
Vizatimet që janë ruajtur janë vlerësuar si të suksesshme dhe për nga stili, paksa “moderne”.
Sot pikturat e tij konsiderohen si një prej paraardhësve të surrealizmit dhe të ekspresionizmit
abstrakt.Hygo nuk nguronte të përdorë shabllone fëmijësh, njolla tinte (ngjyre), pellgje ngjyre
dhe njolla, dantella dhe mjete të tjera ndihmëse. Shpesh ka përdorur edhe karbon shkrepësi.
Shpesh i ka përdorur edhe gishtërinjtë e vet, në vend të lapsit apo penelit (furçë pikturimi).
Për të arritur efektet e dëshiruara, ka shtuar ndonjëherë edhe kafe dhe blozë (çagjë). Thuhet se
Hygo shpesh ka vizatuar me dorën e majtë dhe pa shikuar në letër dhe për të arritur
në mendimet e pavetëdijshme, ka vizatuar edhe kur ndodhej në seanca spiritualiste. Këtë
koncept të tij më vonë e ka popullarizuar dijetari, psikiatri dhe eseisti austriak me prejardhje
hebraike Zigmund Frojd (Sigmund Freud, 1856-1939).Për të mos e vënë në hije punën letrare
të vet, Hygo i mbante vizatimet larg syve të publikut. Por, shpesh u jepte vizatime pjesëtarëve
të familjes dhe miqve, më së shpeshti si piktura në panoramat e punuara me dorë që i dërgonte
në kohën kur ndodhej në egzil. Disa prej pikturave të tij janë shfaqur. Ato janë vlerësuar lartë
edhe prej piktorit holandez të post-impresionizmit, Vincent van Gog (Vincent van Gogh,
1853-1890) si dhe prej piktorit Eugjen Delakrua (Eugène Delacroix, 1798-1863), prijës i
shkollës franceze të romantizmit në art. Që të dy ishin të njëmendimi se sikur Hygo të ishte
bërë piktor dhe jo letrar, do t’i kishte lënë nën hije të gjithë piktorët e kohës së tij.
Pikepamjet fetare te Hygose

 Gjatë jetës së vet, pikëpamjet fetare të Hygosë ndryshonin në mënyrë radikale. Si i


ri, ishte katolik dhe shfaqte respekt të thellë ndaj hierarkisë kishtare dhe autoritetit
kishtar. Që atëherë, ai gjithnjë më tepër largohet nga katolicizmi dhe shfaq
pakënaqësi të madhe ndaj papëve dhe manifeston pikëpamje antiklerikale të
fuqishme. Gjatë qëndrimit në egzil, është bërë spiritualist, kurse më vonë është bërë
ithtar i deizmit racional të ngjashëm me atë që e ka mbështetur shkrimtari dhe
filozofi francez, Volteri (emri i vërtetë François-Marie Arouet, 1694-1778). Pyetjes
së një regjistruesi drejtuar Hygosë në vitin 1872, në është katolik, ai i është
përgjigjur: “ Njeri me mendime të lira numër 1”.Hygo kurrë nuk e humbi antipatinë
ndaj kishës katolike të Romës, kryesisht për shkak të indiferencës së saj ndaj
vuajtjeve të punëtorëve të cilët ishin të shtypur nga monarkia por edhe për faktin se
veprat e Hygosë se veprat e tij shpesh ndodheshin në listën “e veprave të
ndaluara” të papës, që të përkujton Index librorum prohibitorum të mesjetës.
Për “Të mjerët”, Hygo u sulmua nga shtypi katolik 740 herë. Pas djemve të vet,
Sharlit (Charles) dhe Fransua-Viktorit (François-Victor), Hygo kërkoi që francezët
të varrosen pa kryq dhe pa klerik. Të njëjtë e kërkoi edhe për vete. Edhe pse Hygo
besonte se dogma katolike është e vjetër dhe në shuarje e sipër, institucionin e fesë
katolike, kurrë nuk e ka sulmuar drejtpërsëdrejti. Ai mbeti njeri tejet religjioz dhe
deri në fund të jetës besoi në forcën e lutjes, në nevojën e njeriut për lutje.
Shprehje nga Viktor Hygo

 Jeta është lulja, për të cilën dashuria është mjalti.”


 “Qëndresa – sekreti i të gjithë triumfeve.”
 “Kurioziteti është një prej formave të guximit femëror.”
 “Ka një spektakël më të madh se sa deti, dhe ai është qielli; ka një spektakël më të madh se sa
qielli, dhe ai është brendia e shpirtit të njeriut
 “Për të krijuar të ardhmen, nuk ka asgjë më të mirë se sa një ëndërr.”

“Njerëzimi nuk është një rreth me një qendër, por një elips me dy pika qendrore, nga të cilat
faktet janë njëra dhe idetë tjetra.”
 “Trishtimi është një frut; Zoti nuk e vendos atë mbi degë që janë shumë të brishta për ta mbajtur.
 “Balancimi i gjithçkaje është i mirë, harmonizimi i gjithçkaje është edhe më mirë.”
 “Të duash një person tjetër është të shohësh fytyrën e Zotit”.
 “Me fuqinë e një shikimi është abuzuar aq shumë në historitë e dashurisë sa është bërë e
pabesueshme. Pak njerëz guxojnë të thonë se dy qenie ranë në dashuri sepse u panë njëri me
tjetrin. Megjithatë, në këtë dhe vetëm në këtë mënyrë fillon dashuria. ”
Fakte per shkrimtarin
Ai ishte aktivist për të drejtat e njeriut.

Romani më i njohur francez është shkruar në Britani.

Kura e tij kur nuk kishte frymëzim.


Ndërkohë që po punonte për veprën e tij madhore
“Të Mjerët”, Hygo krijoi një strategji unike e cila e
detyronte atë të shkruante. Pasi zhvishej, kyçej në një
dhomë ku nuk kishte asgjë përveç stilolapsit dhe
letrës. Ai urdhëronte shërbyesin e tij që të mos i
kthente rrobat deri kur të bënte progres në shkrimin e
veprës voluminoze e cila është më shumë se 1500
faqe.
Një jetë e kaluar në marrëdhënie të komplikuara
dashurie.
Hygoi është martuar me Adele Foucher në tetor të
vitit 1822 dhe çifti ka jetuar sëbashku për 46 vjet deri
kur ajo vdiq. Por, ai, gjithashtu kishte edhe lidhje të
shumta jashtëmartesore.Lidhja e tij me aktivisten e
njohur për të drejtat e grave dhe vajzave, Juliette
Drouet ishte më e njohura. Ajo e ndoqi kur u largua
nga Franca dhe u vendos në Guernesy pranë shtëpisë
së tij dhe jetoi aty deri kur ato u larguan. Ka shkruar
mbi 20000 letra në të cilat flet për pasionin dhe
xhelozinë e saj.

You might also like