Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 14

MJETET E SIGURIMIT TË EKZEKUTIMIT

TË KONTRATËS
Mjetet të cilat mund t’i përdorin palët për sigurimin e ekzekutimit
të kontratës kategorizohen në dy grupë:

1.Mjetet reale të sigurimit të ekzekutimit të kontratës


1. Hipoteka
2. Pengu
3. Kapari
4. Paradhenia
5. Kaucioni
2.Mjetet e sigurimit personal të ekzekutimit të kontratës
1. Pendimi
2. Kushti penal
3. Dorëzania
MJETET REALE TË SIGURIMIT TË
EKZEKUTIMIT TË KONTRATËS
 PENGU

Debitori ose personi i tretë i cili quhet pengdhënës, obligohet ndaj


kreditorit i cili quhet pengmarrës që ky të dorëzojë ndonjë send
të luajtshëm në të cilin ekziston e drejta e pronësisë, që para
kreditorëve të tjerë do të mund ta realizojë kërkesën e vet nga
vlera e tij në qoft se kërkesa nuk do të paguhet pas
arritshmërisë.
MJETET REALE TË SIGURIMIT TË
EKZEKUTIMIT TË KONTRATËS
 Të drejtat e pengmarrësit:
- Të kërkojë të dorëzohet sendi i pengut;
- Sendi të mos ketë të meta juridike dhe fizike;
- Ta ndalë dobinë e fituar nga perdorimi i sendit të lënë peng,
nese palët nuk janë pajtuar ndryshe;
- Të kërkojë shitjen e pengut nëse debitori deshton në
përmbushjen e marrëveshjes;

 Detyrat e pengmarrësit:
- Ruajtja e sendit si shtepiak dhe ekonomist i mirë;
MJETET REALE TË SIGURIMIT TË
EKZEKUTIMIT TË KONTRATËS
 Dispozitat e ndaluara:
- Sendi i pengut do të kalojë në pronësi të kreditorit nëse
kërkesa e tij nuk do të përmbushet brenda afatit të paraparë.
- Kreditori që më parë me çmimin e caktuar do ta shesë sendin e
pengut ose do ta ndalë për vete.

 Shuarja e kontratës se pengut:


- Me shuarjen e kontratës kryesore,
- Me humbjen e posedimit ndaj sendit të lënë peng.
MJETET REALE TË SIGURIMIT TË
EKZEKUTIMIT TË KONTRATËS
 KAPARI

Kapari është shuma e të hollave ose ndonjë vlerë tjetër që i jipet


palës tjetër si shenjë se kontrata është lidhur.
“kur kontrata nuk ekzekutohet nga faji i palës që ka dhënë kapar, ajo palë e
humb kaparin; kur kontrata nuk ekzekutohet nga faji i palës që ka marrë
kaparin, ajo palë është e detyruar ta kthejë dyfishin e kaparit”

 PARADHËNIA

Jipet në momentin e lidhjes së kontratës si ndihmesë për palën


tjetër për ta përmbushur më lehtë kontratën e krijuar me
dhënësin e saj. Kjo dhënie është ekzekutim i pjeshëm i
kontratës para se të arrij kërkesa për ekzekutim.
MJETET REALE TË SIGURIMIT TË
EKZEKUTIMIT TË KONTRATËS
 KAUCIONI

Kaucioni jipet në të holla ose në ndonjë send të luajtshem për ta


siguruar përmbushjen e kontratës.
Kështu ndodh kur deponohet kaucioni për kthimin e ambalazhit të
sendit që kemi blerë.

A na hynë në punë kaucioni në ndonjë degë tjetër të së drejtës ?


MJETET E SIGURIMIT PERSONAL TË
EKZEKUTIMIT TË KONTRATËS
 KUSHTI PENAL
Debitori dhe kreditori pajtohen që debitori të paguajë shumë të
caktuar të të hollave, ose të japë ndonjë vlerë pasurore në
qoftë se debitori nuk e përmbush detyrimin e vet ose atë e
përmbush në mënyrë të parregullt.

 Llojet e kushtit penal:


 Për mospërmbushje të kontratës (kreditori e humb të drejtën për të
kërkuar përmbushjen e kontratës nëse tashmë ka kërkuar pagimin e
kushtit penal)
 Për vonesë në përmbushjen e kontratës (kur kushti penal është
kontraktuar në rast vonese të debitorit në përmbushje, kreditori ka të
drejtë të kërkojë si përmbushjen e kontratës ashtu edhe kushtin penal)
MJETET E SIGURIMIT PERSONAL TË
EKZEKUTIMIT TË KONTRATËS
 KUSHTI PENAL

 Penalty (në qoftë se qëllimi I palës është sigurimi i kontratës me


kontraktimin e dënimit, atëherë themi se kemi penalty)
 Liquidates damages (në qoftë se qëllimi është të caktohet dëmi për
rastin e cenimit të kontratës atëherë kemi të bëjmë me liquidated
damages)

 Kushti penal dhe shpërblimi i dëmit (kreditori ka të drejtë të kërkojë


kushtin penal edhe kur lartësia e tij e tejkalon lartësinë e dëmit të
pësuar, si dhe kur fare nuk ka pësuar dëm)
MJETET E SIGURIMIT PERSONAL TË
EKZEKUTIMIT TË KONTRATËS
 PENDIMI
- Me marrëveshjen e palëve kontraktuese mund të autorizohet njëra ose
secila palë që të heqë dorë nga kontrata duke e dhënë pendimin.
- Kur pala në dobi të së cilës është kontraktuar pendimi i deklaron palës tjetër
se do ta jep pendimin, ajo nuk mund të kërkojë më përmbushjen e
kontratës.

 Kapari si pendim
- Kur bashkë me kaparin është kontraktuar e drejta e heqjes dorë nga
kontrata, atëherë kapari konsiderohet si pendim dhe secila palë mund të
heqë dorë nga kontrata.
- Në këtë rast, në qoftë se heq dorë pala që e ka dhënë kaparin, kjo e humb
atë, e në qoftë se heq dorë pala që e ka marrë kaparin, ajo e kthen të
dyfishuar.
MJETET E SIGURIMIT PERSONAL TË
EKZEKUTIMIT TË KONTRATËS
 DORËZANIA
Dorëzani obligohet ndaj kreditorit se do të përmbushë detyrimin e arritur dhe
të plotfuqishëm të debitorit nëse ai nuk do ta realizojë këtë.

 Llojet e dorëzanisë
1. Dorëzani subsidiar
Dorëzani subsidiar është debitori i rendit të dytë ose debitor akcesor sepse ky
obligohet që të paguajë borxhin nëse këtë nuk e bënë dëbitori kryesor.

2. Dorëzani pagues
Është debitor i cili përgjigjet sëbashku me debitorin kryesor. Në këtë rast kreditori
nuk është i obliguar t’i drejtohet së pari debitorit kryesor e mandej dorëzanit por
menjëherë mund ta kërkojë pagesën nga vet dorëzani
MJETET E SIGURIMIT PERSONAL TË
EKZEKUTIMIT TË KONTRATËS
 Llojet e dorëzanisë

3. Bashkëdorëzanët
Bashkëdorëzania ekziston kur shumë dorëzan dorëzanojnë për borxhin e debitorit
kryesor. Bashkëdorëzanët janë debitorë solidar ndaj kreditorit.

4. Dorëzani i dorëzanit
Ky lloj i dorëzanisë ekziston kur një person obligohet ndaj kreditorit që do të
përgjigjet për përmbushjen e detyrimit të dorëzanit. Kreditori fillimisht kërkon
përmbushjen e detyrimit nga dorëzani i vet, e mandej nga dorëzani pagues në qoft
se dorëzani i vet nuk arrin ta përmbush detyrimin e vet.

5. Dorëzani për shpërblimin e dëmit


Ky lloj i dorëzanisë ekziston kur një person i garanton dorëzanit se do ta paguajë
dëmin në qoftë se dorëzani ia paguan kërkesën kreditorit. Ai në këtë rast nuk mund
të regresojë asgjë nga debitori kryesor.
 Rasti 1.

Enveri ka lidhur kontratë për ndërtim me Fitorja sh.p.k. Kjo e fundit ka


marrë përsipër që për 12 muaj për Enverin të ndërtojë një shtëpi
sipas planit të dorëzuar nga arkitekti Dritoni.
Totali i çmimit që do të paguaj Enveri për Fitorja sh.p.k është
150.000 €. Kjo shumë do të paguhet me tri këste.
Palët kontraktuese janë pajtuar që nëse Fitorja sh.p.k tejkalon afatin e
paraparë për kryerjen e punimeve, është e detyruar që Enverit t’i
paguaj 0.5% nga shuma e përgjithshme e kësaj kontrate por që
shuma të mos e tejkalojë 5% të çmimit të tërsishëm. Kërkesën per
realizimin e së drejtes porositesi mund ta paraqese gjer ne
perfundimin e llogarise perfundimtare (pagesës përfundimtare).

Pyetja:
Me cilin mjet për sigurimin e ekzekutimit të kontratës kemi të bëjmë në
këtë rast ?
 Rasti 2.

Enveri ka lidhur kontratë për ndërtim me Fitorja sh.p.k. Kjo e fundit ka


marrë përsipër që për 12 muaj për Enverin të ndërtojë një shtëpi
sipas planit të dorëzuar nga arkitekti Dritoni.
Totali i çmimit që do të paguaj Enveri për Fitorja sh.p.k është
150.000 €. Kjo shumë do të paguhet me tri këste.
Për t’i mundësuar Fitores që të fillojë ndërtimin, kjo e fundit kërkon që
pagesa e këstit të parë në vlerë prej 50.000 € të bëhet me
nënshkrimin e kontratës.

Pyetja:
Me cilin mjet për sigurimin e ekzekutimit të kontratës kemi të bëjmë në
këtë rast ?
 Pyetje.

1. Si kategorizohen mjetet për sigurimin e ekzekutimit të kontratës ?


2. Mjetet reale për sigurimin e ekzekutimit të kontratës janë ?

3. Mjetet personale për sigurimin e ekzekutimit të kontratës janë ?

4. Pengu – kuptimi ?

5. Kapari – kuptimi ?

6. Paradhënia – kuptimi ?

7. Kaucioni – kuptimi ?

8. Kushti pena – kuptimi ?

9. Llojet e kushtit penal ?

10. Pendimi – kuptimi ?

11. Dorëzania - kuptimi ?

12. Llojet e dorëzanisë ?

You might also like