Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 8

E drejta e punes

Cikel leksionesh:
Prof. Asoc. Dr. Eneida Sema
Prof. Asoc. Dr. Ilir Rusi
Leksion 29
“Konfliktet kolektive”

Ndihmoi ne pergatitjen e prezantimit:


MSc Jeta Deda
● Neni 188 i Kodit te Punes - Konflikti kolektiv
Me konflikt kolektiv kuptohet çdo konflikt ndërmjet disa punëmarrësish, një ose disa
organizata sindikale, nga një ra anë, dhe një ose disa punë dhënë sish ose një ose disa
organizata punëdhënësish, nga ana tjetë r.
● Ne konfliktin kolektiv eshte e nevojshme nga ana e punemarresve qe te pakten nje
bashkesi te jete pale
● Bashkesi e organizuar = sindikata
● Bashkesi e paorganizuar = personeli i nje institucioni
● Bashkesi e kufizuar ne nje sektor - p.sh. Shoferet e autobuseve, minatoret, etj.
● Bashkesi e pergjithshme - p.sh. Nje ndermarrje, nje profesion, nje bashkim, etj.
● Konflikti mbetet kolektiv, edhe nese ka kundervenie te nje grupi punemarresish, qofte
edhe me nje punedhenes te vetem
● Konflikti mbetet kolektiv, edhe nese ka kundervenie te nje grupi punemarresish, qofte
edhe me nje punedhenes te vetem
● Konflikti duhet te perfshije edhe te drejtat ose interesat kolektive (si kohezgjatja e punes,
kushtet e sigurise, taksat e te punesuarve, etj.)
● Mosmarreveshja mund te jete fillimisht individuale dhe te shnderrohet kolektive me
vone
● Mund te ndodhe qe nje mosmarreveshje te jete ne te njejten kohe individuale dhe kolektive,
keshtu, kur nje punedhenes pushohet per aktivitet sindikal, mosmarreveshja eshte edhe
individuale, edhe kolektive
● Pajtimi - ka per qellim afrimin e pikepamjeve te kunderta, deri ne pranimin e nje
zgjidhjeje te tipit te nje marreveshjeje/ kontrate
● Procedura e pajtimit mund te kete karakter fakultativ ose te urdherohet nga ligjvenesi
● Cdo marreveshje kolektive qe te zgjate sa me shume, duhet te permbaje nje klauzole qe con ne
proceduren e pajtimit ne nje afat te arsyeshem
● Nese nuk ekziston asnje procedure marreveshjeje ose nese kjo nuk ka mundur te funksionoje, nuk mund te
referohet tek procedura e rregullores, qe paraqet nje karakter dytesor. Ajo kerkon nderhyrjen pajtuese te
autoritetit publik
● Neni 188/a i Kodit te Punes - Ndermjetesi
Ndërmjetë si caktohet nga ministri pë rgjegjë s për punën ose organi administrativ i autorizuar prej tij
brenda administratë s publike të ministria përgjegjë se për punën.
● Neni 189 i Kodit te Punes - Zyra Shteterore e Pajtimit
1. Në çdo qark krijohet zyra e pajtimit. Zyra e pajtimit ngrihet me urdhë r të ministrit pë rgjegjës për punë n.
2. Zyra Kombë tare e Pajtimit krijohet në Tiranë.
3. Zyra e pajtimit përbëhet nga kryetari dhe 2 anëtarë , pë rfaqë sues të organizatave më të pë rfaqë suara
sindikale dhe 2 anë tarë, pë rfaqësues të organizatave më të përfaqësuara të punëdhënë sve.
4. Kryetari dhe anëtarë t paguhen nga shteti në masën e caktuar me vendim të Kë shillit të Ministrave.
5. Procedura e pajtimit ë shtë falas dhe rregullohet me vendim të Kë shillit të Ministrave.
● Neni 190 i Kodit te Punes - Kompetenca territoriale
1. Zyra e pajtimit në qark është përgjegjëse për zgjidhjen e çdo konflikti që lind brenda qarkut, ku ajo ndodhet.
2. Zyra Kombëtare e Pajtimit është përgjegjëse për zgjidhjen e çdo konflikti që prek më shumë se një qark.
3. Kur rrethanat e justifikojnë, ministri përgjegjës për punën mund të vërë në lëvizje Zyrën Kombëtare të Pajtimit
për çdo konflikt që lind brenda një qarku.
4. Zyra Kombëtare e Pajtimit mund të vendosë të mblidhet edhe jashtë Tiranës.
● Neni 191 i Kodit te Punes - Kompetenca materiale
1. Ndërmjetësi dhe zyra e pajtimit mund të vihen në lëvizje për çdo konflikt kolektiv. Ata mund të deklarohen
jopërgjegjës nëse palët janë të lidhura me një kontratë kolektive në fuqi, e cila parashikon një procedurë pajtimi të
mjaftueshme.
2. Konfliktet që lidhen me interpretimin ose zbatimin e ligjit, në parim, shqyrtohen nga gjykata ose Gjykata e
Arbitrazhit. Nëse ndërmjetësi ose zyra e pajtimit janë vënë në lëvizje, ata mund të heqin dorë nga procedura e
ndërmjetësimit. Çdo palë ruan të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës ose Gjykatës së Arbitrazhit.
3. Kur rrethanat e justifikojnë, kryetari mund të pranojë që zyra e pajtimit të vihet në lëvizje në një konflikt
ndërmjet dy a më shumë organizatave sindikale dhe ndërmjet dy a më shumë organizatave punëdhënësish.
● Neni 192 i Kodit te Punes - Procedura e veprimit te ndermjetesit
1. Ndërmjetësi angazhohet për çdo konflikt kolektiv me kërkesën e çdo pale të interesuar te ministri përgjegjës
për punën ose tek Inspektorati Shtetëror i Punë s. 2. Ndërmjetësi, kur angazhohet në një konflikt kolektiv, duhet
të ndërhyjë pa vonesë për të ndihmuar palët për të gjetur një zgjidhje me mirëkuptim.
3. Procedura e ndërmjetësimit është e detyrueshme dhe zgjat deri në 10 ditë.
● Neni 193 i Kodit te Punes - Procedura e veprimit te zyres se pajtimit
1. Në rast se ndërmjetësi shpall dështimin e ndërmjetësimit, ministri përgjegjës për punën, ose organi
administrativ i autorizuar prej tij, vë në lëvizje zyrë n e pajtimit.
2. Zyra mund të thërrasë çdo palë të interesuar. Palët kanë detyrimin të paraqiten në seancën e shqyrtimit dhe të
marrin pjesë në debate, duke paraqitur të dhënat që kërkon zyra.
3. Me kërkesën e arsyetuar të njërës prej palëve, vetëm kryetari merr të dhëna për dokumentet e paraqitura nga
kjo palë. Më pas ai ua njofton ato, për aq sa e gjykon të arsyeshme, anëtarëve të zyrës së pajtimit.
4. Zyra e pajtimit përpiqet të ndihmojë pajtimin e palëve.
5. Zyra e pajtimit i paraqet palëve një propozim pajtimi, të cilin ajo mund ta bëjë publik vetëm nëse të dyja palët
bien dakord për këtë gjë.
6. Palët mund të ndihmohen nga çdo person i caktuar prej tyre.
7. Procedura e pajtimit është e detyrueshme dhe zgjat deri në 10 ditë .
8. Rregullat e tjera procedurale caktohen nga kryetari i zyrës së pajtimit.
● Neni 194 i Kodit te Punes - Gjykata e Arbitrazhit/ ne rast deshtimi ndermjetesimi
1. Në rast dështimi të pajtimit, të dyja palët munden, së bashku, t’i drejtohen Gjykatës
së Arbitrazhit. Palët zgjedhin me marrëveshje, në mënyrë të lirë, një ose tre arbitra. Për
të ndihmuar dhe këshilluar palët, ministria përgjegjëse për punën u ofron një listë
arbitrash.
2. Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit është titull ekzekutiv, në bazë të rregullave mbi
arbitrimin, të përcaktuara në Kodin e Procedurë s Civile.
3. Arbitrat paguhen nga palët.
4. Arbitrimi duhet të përfundojë brenda 3 javëve, duke filluar nga data e vënies në
lëvizje të Gjykatës së Arbitrazhit.
● Lexo nenet 195 dhe 196 te Kodit te Punes

You might also like