Kapitulli 1 BAZAT

You might also like

Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 13

Lewis Vaughn

Chris MacDonald

Kapitulli 1
Fuqia e të menduarit kritik
Ju do të jeni në gjendje:
të kuptoni pse të mendosh në mënyrë kritike është më mirë

sesa të pranosh në mënyrë pasive opinionet dhe mendimet e të


tjerëv;
të kuptoni se si lidhet thënia: ‘Pa u thelluar, jeta nuk ia vlen të

jetohet’ me të menduarin në mënyrë kritike;


të kuptoni pse janë të dyshimta thëniet: ‘Të menduarit kritik i

bën njerëzit shumë kritikë ose cinikë’, ‘Të menduarit kritik i bën
njerëzit të ftohtë dhe të pandjeshëm’, dhe Të menduarit kritik
është armiku i krijimtarisë’;
të vetëdijesoheni për përdorimin pakufi të të menduarit kritik në

të gjitha veprimtaritë njerëzore.


Ju do të jeni në gjendje:
të bëni dallimin midis fjalive kumtuese dhe atyre jo

kumtuese;
të kuptoni konceptet bazë të arsyeve, argumentit,

induksionit, premisave dhe konkluzioneve;


të mësoni përdorimin e fjalëve tregueseDynamic
që ndihmojnë
për të dalluar premisat dhe përfundimet;
Static argumente
të bëni dallimin midis pjesëve që përmbajnë

dhe atyre që nuk përmbajnë argumente;


të identifikoni argumentet në kontekste të ndryshme dhe

bëni dallimin midis argumenteve dhe fjalëve të tepërta,


shpjegimeve si dhe premisave e përfundimeve.
 Të menduarit kritik, pa dyshim, përfshin logjikën. Logjika
është studimi i arsyetimit të bazuar apo induksionit, si dhe
rregullave që e drejtojnë atë.

 Të menduarit kritik është më i gjerë se sa logjika sepse ai


përfshin jo vetëm logjikën, por edhe vërtetësinë apo
falsitetin e thënieve, vlerësimin e argumenteve dhe fakteve,
përdorimin e analizës dhe hulumtimit si dhe aplikimin e
shumë aftësive të tjera që na ndihmojnë të vendosim se
çfarë të besojmë apo të bëjmë.

 Në analizë të fundit, të menduarit kritik çon në përftimin e


dijeve dhe besimeve, ai ju përgatit për zgjidhjen e
problemeve, të nxënit aktiv dhe përmirësimin e vazhduar të
vetvetes.
Të mos e dish diçka është keq. Por të mos e
dish që nuk e di është edhe më keq. Të paktën,
ky është mendimi i studiuesve që hulumtuan
efektet e kësaj injorance të dyfishtë.
Pse është i rëndësishëm të menduarit kritik?
Mendimi udhëheq veprimet tona, për rrjedhojë ai duhet të ketë cilësi

të lartë.
Nëse nuk i keni analizuar asnjëherë në mënyrë kritike bindjet tuaja,

ato realisht nuk janë tuajat.


Të analizosh bindjet, do të thotë të analizosh jetën tënde.

Të menduarit kritik konsiston në përcaktimin e bindjeve, pranimin e

këndvështrimeve të reja, vlerësimin me drejtësi të mendimeve të të


tjerëve, si dhe të mendimeve tona.
Të menduarit kritik plotëson si emocionet, ashtu edhe krijimtarinë

tonë.
Të menduarit kritik është i njëjtë me të menduarit jashtë skemave dhe

kuadrateve.
Të menduarit kritik është një proces racional dhe
sistematik, të cilit ne ia nënshtrojmë bindjet tona të të
gjitha llojeve. Në këtë kontekst, termi bindje është i
barabartë me termin kumt apo pretendim. Kumti është
një pohim se diçka është ose nuk është në realitet.
Dynamic
Kumtet apo pretendimet, janë gjëra që mund të jenë të
vërteta, por mund të jenë edhe të gënjeshtërta. Ata
pohojnë se gjërat janë në një gjendje të caktuar, ose nuk
ekzistojnë në realitet. Mund të ndodhë që ju ta dini që një
pohim i caktuar është i vërtetë, por edhe mund të mos e
dini.
 Arsyet sigurojnë mbështetje për një kumt. Arsyet shprehen
edhe vetë në formën e kumteve.
 Kombinimi i kumteve, që supozohet se parashtrojnë arsyet
për pranimin e një kumti tjetër, përbën argumentin.
Argumentet janë fokusi kryesor i të menduarit kritik.
 Në sferën e të menduarit kritik, argumenti i referohet
shprehjes së arsyeve që mbështesin një kumt.
 Kumtet që jepen në mbështetje të një kumti tjetër quhen
premisa. Thënia që premisat synojnë të mbështesin quhet
përfundim. Për rrjedhojë, argumentin mund ta përkufizojmë
në këtë mënyrë: ARGUMENTI, një grup kumtesh disa nga
të cilat (premisat) synojnë të mbështesin njërin prej tyre
(përfundimin).
Koha e kaluar duke parë në televizor filmat e vjetër të Monty
Python, ekipi i famshëm i humoristëve, nuk është kohë e çuar
dëm. Në të paktën njërën prej serive, të menduarit kritik del i
qartë si drita e diellit. Në këtë pjesë, një njeri është i gatshëm
të paguajë për të dëgjuar një argument të mirë (në kuptimin e
të menduarit kritik). Por të gjitha argumentet që dëgjon janë
zënka të pakuptimta.
Pretendimet, arsyet dhe argumentet
Kumt (pretendim): një pohim se diçka është ose nuk është në

realitet.
Premisë: Një kumt që bëhet në mbështetje të një kumti tjetër.

Përfundim: Kumti që mbështetet nga premisat.

Argument: Një grup kumtesh nga të cilat disa (premisat)

synojnë të mbështesin një tjetër syresh (përfundimin).


Shpjegim: Një kumt apo një numër kumtesh që tregojnë pse

apo si diçka është në realitet.


Fjalë treguese: Fjalë që shpesh shoqërojnë argumentet dhe

sinjalizojnë praninë e një premise apo përfundimi.


 Në jetën reale, argumentet nuk paraqiten të
etiketuara me kujdes, sikurse kemi bërë ne deri
tani. Ato shpesh janë të ndërthurura në morinë e
fjalive që kryejnë shumë funksione të tjera përveç
atij të artikulimit të një argumenti. Ato mund të jenë
të gjata dhe të vështira për t’u ndjekur.

 Nganjëherë një pjesë që duket si argument, nuk


është e tillë. Sfida juaj kryesore është identifikimi i
përfundimeve dhe premisave pa humbur në morinë
e fjalëve.
Ndonjëherë do t’ju bjerë rasti të jeni pjesë e një argumenti, i
cili e arrin qëllimin e vet me anë të ironisë. Si premisat, ashtu
edhe përfundimi mund të nënkuptohen qartë, por nuk
shprehen gjëkundi në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në libër jepet
një pjesë, e cila është marrë nga New York Times ku botohet
edhe një foto e madhe e Osama Bin Laden-it, njeriut që
mendohet se ka përgjegjësi për sulmet terroriste të 11
shtatorit 2001.
 Të menduarit kritik është sistematik.
 Të menduarit kritik operon përmes kritereve të arsyeshme.
 Kumti është një pohim se diçka është ose nuk është në
realitet.
 Kumtet që jepen për të mbështetur një kumt tjetër quhen
premisa. Thënia që mbështetet nga premisat quhet
përfundim.
 Treguesit e premisave përfshijnë meqenëse, përderisa dhe
sepse. Fjalët treguese të përfundimit përfshijnë: kështu që,
për rrjedhojë dhe si rezultat.

You might also like