Tema 12 Vleresimet e Shkollave 9

You might also like

Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 9

KONCEPTE THEMELORE

PËR TA KUPTUAR
KURRIKULUMIN
Colin J. Marsh

Tema 12
Vlerësimet e shkollave
Disa terma bazë
 “Vlerësimi” është procesi i mbledhjes dhe komunikimit
të informacionit dhe provave me qëllim që të krijohet një
gjykim i shëndoshë dhe i informuar dhe t’i jepen vlera
(zakonisht numerike) një programi të caktuar që po
vlerësohet.
 Vlerësimi i jashtëm:
– nxit vlerësimin e brendshëm;
– zgjeron gamën e vlerësimit të brendshëm;
– legjitimon vlefshmërinë e vlerësimeve të brendshme.
 Vlerësimi i brendshëm :
– zgjeron gamën dhe shqyrton elemente unike;
– përmirëson interpretimin e të dhënave;
– shtonmundësitë për përdorimin e rezultateve të vlerësimit.
Elementet e vetëvlerësimit të
shkollës
 Mbledhja dhe paraqitja e informacionit nga mësuesit
dhe administratorët, nxënësit dhe prindërit;
 Analizimi i informacionit të mbledhur dhe formulimi i
mendimeve/gjykimeve
 Planifikimi strategjik;
 Zhvillimi – përmirësimi i cilësisë;
 Llogaridhënia – dhënia e provave për cilësinë.
Llogaridhënia
 Vlerësimi i shkollës ka të bëjë me llogaridhënien dhe
zhvillimin. Llogaridhënia ka rëndësi shumë të madhe
për të dhënë prova për cilësinë – për të siguruar se
në shkollë standardet po rriten.
 Katër aspekte të tjera të rëndësishme të vlerësimit të
kurrikulumit:
– Ai mbështetet në prova që mblidhen në mënyrë
sistematike.
– Provat rrallë janë të qarta, ndaj edhe duhen interpretuar.
– Bëhen gjykime vlerësuese për njësinë që po vlerësohet
dhe ndikimet e saj.
– Ai fokusohet te veprimi, dhe ka për qëllim të çojë në
praktika dhe politika më të mira.
Pse bëhet vlerësimi?
Në nivelin e shkollës vendore, veprimtaritë e vlerësimit
mund të ndërmerren për një shumëllojshmëri arsyesh
krejt individuale. Ndër këto janë:
 shqetësimi për të ofruar mësimdhënie dhe të nxënë më të mirë
për nxënësit;
 nevoja për të shqyrtuar ndikimin e një programi të ri apo të
proceseve organizative;
 nevoja për të siguruar se shkolla është në rrugë të drejtë përsa i
përket përparësive dhe synimeve;
 mbledhja dhe paraqitja e informacioneve nga mësuesit dhe
administratorët, nxënësit dhe prindërit;
 analiza e informacionit dhe formimi i gjykimeve;
 planifikimi strategjik;
 zhvillimi – përmirësimi i cilësisë;
 llogaridhënia – sigurimi i provave për cilësinë;
Çfarë doni të vlerësoni?
Elemente të qenësishme të kurrikulumit përbëhen nga
nxënësi, mësuesi, lënda”(kurrikulumi), dhe mjedisi. Çdo
veprimtari vlerësuese duhet të shqyrtojë patjetër
ndikimin dhe ndërveprimin e këtyre elementeve.
 Burimet e informacionit për këta katër elemente të
qenësishme mund të jenë nga më të ndryshmet. Psh.,
informacioni për lëndët që jepen mësim në shkollë mund
të merret nga administratorët, specialistët e lëndës,
botuesit, inspektorët dhe prindërit.
 Pasi është përcaktuar fokusi i vlerësimit, atëherë bëhet e
mundur të planifikohen llojet e informacioneve që
nevojiten.
Personat e përfshirë
 Në varësi nga madhësia dhe shtrirja e vlerësimit që
kryhet në nivel shkolle, ata që përfshihen në të mund
të jenë një ekip me një ose dy ekspertë, i gjithë
personeli i shkollës ose vetëm një mësues që
ndërmerr rolin e vlerësuesit.
 Vlerësuesit e brendshëm janë persona që përfshihen
dhe janë përgjegjës për detyra të caktuara në një
shkollë të caktuar. Një dyshe mësuesish në një shkollë
fillore, ose një grup i vogël mësuesish nga fusha
lëndore të ngjashme (apo nga i njëjti departament) në
një shkollë të mesme, mund të kryejnë veprimtari të
vogla vlerësuese.
Reflektim
 “Vlerësimet po përdoren gjithnjë e më shumë për të
shoqëruar apo për të nisur ndryshime në shkolla dhe në
zyrat qendrore të arsimit”. A jeni dakord me këtë? Nëse
është kështu, cilat janë rrjedhojat për kohën që duhet dhe
cilët janë nismëtarët e vlerësimit?

 “Vlerësimi mund të jetë një proces konstruktiv që çon në


një profesionalizëm më të madh, por vetëm nëse mësuesit i
shfrytëzojnë mundësitë për reflektim dhe zhvillim që ofron
ai”. Qasjet ndaj vlerësimit që njihni, a u krijojnë mundësi
mësuesve “të reflektojnë dhe të zhvillohen”? Cilat janë disa
nga masat mbrojtëse që do të propozonit ju për ta bërë të
mundur një gjë të tillë?
Reflektim (vazhdim)
 Roli i vlerësuesit është që të vlerësojë cilësinë arsimore të
programit ose të politikës kurrikulare, përmes dialogut dhe
diskutimeve me një numër grupesh të ndryshme interesi,
përfshirë edhe vetë mësuesit. Përmes një dialogu të tillë,
vlerësuesi mund të thellojë dhe zgjerojë të kuptuarit e vet të
natyrës së vlerave arsimore. Sa të rëndësishëm janë
dialogu dhe diskutimi ndërmjet grupeve të interesuara në
vlerësimin e një shkolle? Cilat teknika mund të përdoren
për ta arritur atë? Shtjelloni pak disa nga pengesat.

 “Vlerësimi është një lloj hulumtimi. A mund të jenë të


fuqishme vlerësimet e shkollave? Cilat palë të interesuara
ndikohen më shumë nga vlerësimet e shkollës? Si mund të
komunikohen dhe respektohen nevojat e tyre?

You might also like