Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 31

• MIKROEKONOMIA

• 2019
Mënyra e ligjerimit

• Ligjëratat do të prezantohen përmes


projektorit në programin PoëerPoint;
•Gjatë dhe pas çdo ligjërate është e
dëshirueshme që studentët të
parashtrojnë pyetje dhe të marrin pjesë në
diskutim;
•Krahas ligjërimit do të organizohen edhe
ushtrimet në mësimore.
Vlerësimi i studentëve
• 80 pikë- nga provimi i parë dhe i dytë ( nga 40 pikë).
Studentet te cilët nuk kane fituar 50% te pikëve nga
provimi i pare parcial humbin te drejtën për provimin e
dyte parcial.
• 10 pikë - pjesëmarrja në ligjërata dhe aktiviteti gjatë
ligjeratave
10 pikë - Detyra ose pun seminarike

• Për notën kaluese është e domosdoshme nota pozitive


(minimum 50 pikë) nga testet dhe nga puna seminarike.
Ndërtimi i notës
• Nota përfundimtare formulohet në ketë mënyrë

• Prej në 51 pikë deri në 60 pikë 6


• Prej në 61 pikë deri në 70 pikë 7
• Prej në 71 pikë deri në 80 pikë 8
• Prej në 81 pikë deri në 90 pikë 9

• Prej në 91 pikë deri në 100 pikë 10


Syllabusi
1. Hyrje në lëndë,
2. Një vështrim i përgjithshëm mbi shkencën ekonomike;
3. Kërkesa, oferta dhe ekuilibri i tregut;
4. Eelasticiteti i kërkesës dhe ofertës
5. Kërkesa dhe sjellja e konsumatorëve
6. Firma dhe objektivat e saj
7. Teoria e prodhimit dhe produktit marxhinal
8. Kolokviumi i parë
9. Kostoja
10.Oferta dhe përcaktimi i çmimeve në konkurrencën e plotë
11.Monopoli
12.Forma të tjera të konkurrencës së plotë
13.Shpërndarja e të ardhurave dhe tregu i faktorëve të prodhimit
14.Kolokviumi i dytë
15.Sektori publik
I. HYRJE NË TRAJTIMIN E OBJEKTIT TË EKONOMISË
1. Kuptimi i ekonomisë si shkencë

• Çka është shkenca?


• Si i ndajmë shkencat?

• Në cilin grup të shkencave bëjnë pjesë shkencat


ekonomike?
I. HYRJE NË TRAJTIMIN E OBJEKTIT TË EKONOMISË
1. Kuptimi i ekonomisë si shkencë

Shk.Ek. përbëjnë sistem të veçantë, të cilat lëndë


shqyrtimi kanë marrëdhëniet shoqërore në sferën e
prodhimit material dhe në mes vedi janë të lidhura edhe
pse dallojnë për kah lënda e studimit të tyre.

Shk.ek. studiojnë aspekte të ndryshme të marrëdhënieve


ekonomike në procesin e riprodhimit të zgjeruar.
-

• -

Ekonomia studion marrëdhëniet


prodhuese të njerëzve në
proceset e prodhimit duke
filluar që nga bashkësia e parë
njerëzore e deri në ditët e
sotme.
-

-
Në esencë, ekonomia ka për objekt
studimi, dukuritë, proceset dhe ligjet
objektive që kushtëzojnë dhe
rregullojnë marrëdhëniet midis
njerëzve në procesin e prodhimit,
përkatësisht në prodhimin e të
mirave materiale në të gjitha fazat e
tij, siç janë:
 prodhimi,
 shpërndarja,
 këmbimi dhe
 konsumi.
Pra, ekonomia në fushën e studimit të vet përfshinë të gjitha
aspektet njerëzore ekonomike, si:
 Forcat prodhuese;
 Ndarjet shoqërore dhe teknike të punës;
 Pronën ndaj mjeteve të prodhimit;
 Ofertën dhe kërkesën e mallrave në treg;
 Vlerën dhe çmimin e mallrave;
 Mbivlerën dhe fitimin;
 Riprodhimin shoqëror;
 Krizat ekonomike;
 Sistemin ekonomik dhe rregullimin shoqëror;
 Marrëdhëniet në prodhim, etj.
-

• -
Të gjitha këto dukuri dhe procese në
shoqërinë njerëzore kanë ligjshmëritë e tyre,
sjellja e të cilave paraqet objekt studimi të
ekonomisë.
Marrëdhëniet shoqërore në procesin e
prodhimit janë mjaft të ndërlikuara dhe kanë
ndikuar edhe në ndarjen e shkencave
ekonomike në sfera të ndryshme.

Problemet ekonomike nuk janë të thjeshta,


ato janë mjaft kompleks edhe të ndërlikuara
dhe para tyre shtrohen një varg pyetjesh:
-

• Pse duhet të studiohet ekonomia?


• Ç'më nevojitet ekonomia?
• Ç'është buxheti shtetëror?
• Ç'është tregu?
• Ç'janë çmimet?
• Ç’është inflacioni?
• Ç’është paraja?
• Cilët janë shpenzimet e prodhimit?
• Ç’është tregtia e jashtme?
• Ç’është ndërmarrja?
• Ç’ështa papunësia?, etj.
-

• Përgjigjen në disa nga këto pyetje i gjejmë në


shkencat mikroekonomike e disa në ato
makroekonomike.
• Problemet ekonomike janë të ndryshme andaj
edhe shkencat ekonomike janë të profilizuara, të
specializuara.
• Shk.ekon. paraqesin shkenca interdisiplinare dhe
janë të lidhura në pikëpamje funksionale mes
vehte dhe në shtruarjen dhe zgjedhjen e
problemeve plotësohen njëra me tjetrën.
Termi dhe përkufizimi i ekonomisë
• Përdorimi i pavend i termave të huaja në literaturën
ekonomike.
• Lionet Robins – Ekonomiksi është shkenca e cila studion sjelljen
njerëzore si një marrëdhënie midis qëllimeve dhe
pamjaftueshmërisë në kushtet e alternativave të përdorimeve.
• Alfred Marshalli thotë: ekonomiksi merret me prodhimin,
shpërndarjen dhe konsumin e të mirave, ose më mirë si është
organizuar prodhimi në mënyrë që të kënaqte dëshirat
njerëzore.
• Pra, ekonomia ka për objekt studimi dukuritë, proceset dhe
ligjet objektive që kushtëzojnë dhe rregullojnë marrëdhëniet
midis njerëzve në procesin e prodhimit.
• Ajo studion marrëdhëniet prodhuese në shoqëri nëpër
formacionet ekonomiko-shoqërore.
-

• Fjala ekonomi rrjedh nga fjala greke dhe përbëhet prej dy fjalëve
• “oiko” = shtëpi
• “nomos” = rregullim, rend, ligj-
• Pra normë, rregull në punët shtëpiake.
• Termi “ekonom” nënkupton “ai që mban shtëpi”
• Ksenofoni – me ekonomi kuptonte shkathtësinë e udhëheqjes së
ekonomisë shtëpiake.
• Aristoteli – nënkuptonte shkathtësinë e prokurimit të të mirave për
jetesë dhe të dobishme për shtëpi ose për shtet.
• Sipas leksikonit ekonomik – shprehja ekonomia ka të bëjë me
ekonominë e përgjithshme, ku mendohet për ekonominë kombëtare
dhe jetën e përgjithshme materiale të njerëzve.
• Së dyti, ekonomia paraqet sinonim për tërësinë e resurseve
ekonomike, kapitalit, mjeteve financiare, formave organizative,
veprimit prodhues dhe qarkullues si dhe të efekteve në të gjitha
fushat ekonomike.
Dallimi në mes termit ekonomia dhe ekonomika
• Ekonomia ka kuptimin e ekonomisë kombëtare, rajonale
apo botërore.
• Ekonomika- është shkencë e veçantë ekonomike e cila
studion si udhëhiqet (nikoqirllohet) me resurset e
disponueshme të prodhimit dhe me të mirat e prodhuara
dhe kërkohen forma dhe metoda më të volitshme, më
racionale dhe më efikase në përdorimin dhe përparimin e
tyre.
• Pra, ekonomia përfaqëson ekonominë e një vendi, rajoni
apo atë botërorë,
• kurse ekonomika ka kuptim sektorial, p.sh. Ekonomika e
industrisë, e bujqësisë, e turizmit, arsimit, shëndetësisë,
etj.
-

• Prodhimtaria duhet t’i plotëson nevojat e tashme


dhe të mendon edhe për gjeneratat e ardhshme.
• Ekonomia studion atë se si i shfrytëzon shoqëria
resurset e pakta që prodhojnë mallra me vlerë dhe
ato ti shpërndajë në mes njerëzve të ndryshëm.
• Ekonomia studion anën ekonomike të jetës
shoqërore, sjelljen e agjentëve ekonomikë në shoqëri
dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit të tyre.
• Në rolin e agjentëve ekonomik paraqiten:
• Individët ose familjet;
• Firmat dhe
• Qeveria
-
• Në rolin e agjentëve ekonomikë paraqiten
individët, firmat dhe qeveria.
• Individët ose familjet paraqiten si zotërues
burimesh dhe si konsumatorë.
• Firmë quhet çdo organizatë që prodhon mallra
ose shërbime.
• Qeveria paraqitet si krijuese dhe mbikëqyrëse e
rregullave të lojës ekonomike, në rolin e saj si
prodhues mallrash dhe shërbimesh dhe
konsumator.
-

• Agjentët ekonomik veprojnë në një mjedis të


caktuar ekonomik. Ata hyjnë në marrëdhënie
me njëri-tjetrin lidhur me përdorimin e
burimeve, prodhimin, këmbimin, shpërndarjen
dhe konsumin e produkteve të prodhuara.
• Nevojat e njerëzve janë të Pakufizuara dhe të
shumëllojshme kurse mundësitë për plotësimin
e tyre janë të kufizuara. Andaj njerëzit
domosdoshmërish hyjnë në marrëdhënie
ekonomike, me qëllim plotësimin e nevojave të
tyre.
-

• Qëllimi i çdo ekonomie është të rrit forcat prodhuese dhe


mirëqenien.
• Pasuria e një vendi përbëhet nga stoku i tij i mallrave dhe
shërbimeve.
• Mirëqenia i referohet kënaqësisë që e ka një individ apo
shoqëria që rrjedh nga konsumi i pasurisë, (standardi jetësor), i
cili varet nga niveli i zhvillimit të forcave prodhuese (të
ardhurave kombëtare për një banor).
• Koncepti i mirëqenies lidhet me konceptet efiçencë dhe drejtësi.
• Efiçenca ka të bëjë me nxjerrjen e një dobie ose kënaqësie
maksimale të mundshme nga përdorimi i burimeve ekonomike.
• Drejtësia lidhet me shpërndarjen e drejtë të mallrave dhe
shërbimeve midis grupeve të ndryshme shoqërore dhe
individëve.
-

EFICIENCë

PASURI MIRëQENIE

DREJTëSI

Lidhja mund të shprehet në thelb si lidhje midis


nevojave të shoqërisë dhe mallrave e shërbimeve
të destinuara për plotësimin e tyre.
Kjo lidhje nxjerr në pah kontradiktën midis
karakterit të pakufizuar të nevojave dhe karakterit
të kufizuar të burimeve për plotësimin e nevojave.
-

• Begatia e prodhuar paraqet të gjitha të mirat


materiale që janë rezultat i punës së njeriut.
• Madhësia e begatisë kombëtare = Begatia +
resurset natyrore + neto eksporti
Begatia kombëtare mund të ndahet në
-begati natyrore dhe
-begati të prodhuara me punën e njeriut.
-

• Burimet ose faktorët e prodhimit zakonisht klasifikohen në tre


grupe kryesore:
• 1. Puna, që përfshinë aftësitë mendore dhe fizike të njerëzve
për të punuar;
• 2. Toka, që përfshinë pasuritë natyrore të të gjitha llojeve (toka
si truall ndërtimi, burimet e energjisë, burimet minerale, etj.).
• 3. Kapitali, që përbëhet nga mallra të prodhuara me qëllim për
të prodhuar mallra të tjerë. Me kapital kuptojmë vetëm
kapitalin fizik, jo kapitalin financiar (makineritë, pajisjet,
ndërtesat, inventari – produkti i gatshëm, prodhimi në vijim,
lënda e parë.
• Grupi i katërt – Aftësia sipërmarrëse – i referohet talentit të
veçantë që kanë disa njerëz për organizimin e burimeve të
tjera ekonomike, si puna, toka dhe kapitali.
-

• Faktorët e prodhimit lidhen në procesin e prodhimit sipas


parimeve të caktuara teknologjike.
• Teknologjia – i referohet tërësisë së aftësive dhe njohurive
shkencore që lidhen me përdorimin e imputeve (faktorëve
të prodhimit) në procesin e prodhimit. Niveli I teknologjisë
vjen në rritje nga koha në kohë.
• Teknologjia e avancuar rrit produktivitetin, dmth sasinë e
prodhimit për njësi të një imputi.
• Sasia e burimeve në një kohë të dhënë është e dhënë, e
kufizuar, ashtu sikurse është i dhënë edhe niveli i
teknologjisë.
• Këtej buron edhe kufizueshmëria e mallrave dhe
shërbimeve që mund të vihen në dispozicion për të
plotësuar nevojat e pakufizuara.
-

• Pra, lind dukuria e rrallësisë së mallrave dhe shërbimeve


për shkakë të rrallësisë, pamjaftueshmërisë së
burimeve.
• Ligji i rrallësisë shpall se mallrat dhe shërbimet janë të
rrallë, të pamjaftueshëm sepse të pamjaftueshëm janë
edhe burimet për prodhimin e tyre.
• Me ligjin e rrallësisë lidhet domosdoshmëria e zgjedhjes
midis mallrave dhe shërbimeve që duhen prodhuar.
• Pra, zgjedhja është pasojë e rrallësisë.
• Shpesh Ekonomiksi quhet shkenca e zgjedhjes – shkenca
që shpjegon zgjedhjet që bëjnë njerëzit dhe predikon
ndikim që do të ketë në këto zgjedhje ndryshimi i
rrethanave.
-

• Problemi i alokimit- (përndarjes) së burimeve të


kufizuara midis nevojave konkurruese e faktikisht të
pakufizuara të shoqërisë, përmban problemin
ekonomik kryesorë të çdo shoqërie, që lidhet me tri
pyetjet kryesore:
• -çfarë të prodhohet (sa)?
• -si të prodhohet?
• -për kë të prodhohet?
• Ekonomiksi përcaktohet si shkenca që studion
alokimin e burimeve të kufizuara ndaj nevojave të
pakufizuara.
• Njerëzit janë të interesuar të bëjnë zgjedhjen më të
mirë të mundshëm të burimeve të rralla.
-

• Zgjedhja optimale nënkupton sjellje racionale të


agjentëve ekonomikë, për këtë arsye Ekonomiksi
shpesh përcaktohet si shkenca që studion alokimin
optimal të burimeve të rralla midis nevojave
konkurruese.
• Ekonomiksi përbëhet prej dy pjesëve të mëdha:
• -mikroekonomia dhe
• -makroekonomia.
• Mikroekonomia – merret me studimin e sjelljes së
agjentëve ekonomikë: konsumatorëve, firmave të
biznesit si dhe të agjencive qeveritare në masën që
veprimtaria e tyre lidhet me alokimin e burimeve dhe
funksionimin e sektorëve të veçantë të ekonomisë.
-

• Makroekonomia- merret me studimin e sjelljes së


ekonomisë kombëtare në tërësi, me studimin e
agregateve ekonomikë, si produkti i përgjithshëm,
punë zënia totale dhe papunësia, niveli i
përgjithshëm i çmimeve dhe inflacioni, bilanci i
brendshëm dhe i jashtëm, cikli i biznesit, rritja
ekonomike, etj.
-

• Varësisht nga lënda e studimit, ekonomia ndahet


në dy pjesë kryesore:
EKONOMIA

• MIKROEKONOMI MAKROEKONOMI
• Të hyrat e ndërmarrjes Produktin kombëtar bruto (GNP)
• Investimet Produkti i brendshëm Bruto (GDP)
• Punësimin Produkti kombëtar neto –të
ardhurat kombëtare;
• Shpenzimet e prodhimit Investimet, Kursimet
• Tregu Eksporti, importi
• Cmimet, etj. Punësimi dhe papunësia
-

• Mikroekonomia paraqet degë e veçantë e


shkencave ekonomike, e cila shqyrton, së pari,
sjelljet e subjekteve ekonomike dhe ekonomitë
fshatare nga aspekti i afarizmit dhe së dyti,
ekonomitë familjare si konsumatorë.
• Mikroekonomia për kah përmbajtja e studimit
ndahet në disiplina të veçanta, siç janë:
1. Teoria e sjelljes së konsumatorëve;
2. Teoria e shpenzimeve;
3. Teoria dhe politika e çmimeve
4. Politika afariste e ndërmarrjes;
5. Marketingu dhe hulumtimi I tregut, etj.
FUNDI I LIGJERATES 1

You might also like