3c457451-b36c-4e07-94cb-fe15c2b7a7b8

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

JAVA I

Nocioni, lënda dhe funksioni i së drejtës penale

-Veprat me të cilat cenohen, dëmtohen apo asgjësohen vlerat juridike të


njeriut dhe të bashkësisë së caktuar, në të drejtën penale quhen vepra
penale, apo me termin e përgjithshëm kriminalitet.

-Bazuar në strukturën përkatësisht përmbajtjen e të drejtës penale,


rezulton se lëndë e së drejtës penale është vepra penale, kryerësi i veprës
penale dhe sanksionet penale.

-E drejta penale ka për mision mbrojtjen e shoqërisë nga kriminaliteti.

-Funksionin e mbrojtjes së shoqërisë dhe pjesëtarëve të saj, e drejta


penale e realizon duke paraparë se cilat vepra shoqërore konsiderohen
vepra penale dhe duke paraparë dënime si dhe lloje të tjera të
sanksioneve penale ndaj kryerësve të veprave penale.
Marrëdhëniet e së drejtës penale me degët e tjera të së drejtës

-E drejta penale si degë e sistemit juridik të një vendi, së bashku me


degët e tjera të së drejtës ka për qëllim mbrojtjen e individit-shoqërisë
nga kriminaliteti në përgjithësi.

-E drejta penale dhe drejta kushtetuese kanë marrëdhënie të ngushta


juridike, deri sa e drejta kushtetuese është akti më lartë juridik dhe
politik i një vendi, e drejta penale duke qenë mbrojtur shoqërinë nga
kriminaliteti, rezulton që të jetë në harmoni me kushtetutën, dhe pjesë
e normative e sistemit kushtetues.

- Të gjitha ligjet ligjet dhe aktet e tjera juridike, përfshirë edhe ligjet
penale duhet të janë në harmoni me kushtetutën.
-E drejta penale dhe e drejta e procedurës penale, si pjesë të
sistemit penal kanë raporte të ngushta njëra me tjetrën.

-Në të drejtën penale parashikohen se cilat vepra konsiderohen vepra


penale dhe sanksionet penale që mund t’u shqiptohen kryerësve të tyre.

-Ndërsa e drejta e procedurës penale parashikon normat me të cilat


rregullohet mënyra e veprimit dhe autorizimet e organeve shtetërore në
procedurën penale.

-E drejta penale dhe e drejta civile, pikë të marrëdhënieve të tyre


juridike kanë faktin se e drejta penale për mes normave sanksionuese,
mbron një tërësi të drejtave edhe nga lëmi i së drejtës civile.
-E drejta penale mbron pasurinë shtetërore dhe private, pra e drejta
penale parashikon si vepër penale, dëmtimin e kreditorëve,
keqpërdorimet në ekonomi etj.
-E drejta penale dhe e drejta administrative, marrëdhëniet e tyre i
rregullojnë në atë mënyrë që deri e drejta administrative ka për
qëllim rregullimin dhe organizimin e administratës publike, kjo si
pikë raportesh me të drejtën penale e kanë sepse e drejta
administrative parashikon kundërvajtje dhe sanksione kur cenohen
normat juridike të kësaj të drejte.

-E drejta penale dhe e drejta ekonomike, si pikë kontakti kanë në


faktin se drejta penale i mbron marrëdhëniet dhe vlerat që janë të
rregulluara me të drejtën ekonomike.

-E drejta penale dhe e drejta e punës, marrëdhëniet e tyre i


ndërlidhin për faktin se e drejta penale me normat e saja i
sanksionon një mori veprash penale nga marrëdhënia e punës, dhe
të drejtës së sigurimit social.
-E drejta penale dhe e drejta familjare, po ashtu kanë marrëdhënie
në mes tyre, kjo për faktin se drejta penale me normat e saja i mbron
të drejtat familjare siç janë veprat penale kundër martesës dhe
familjes.

Ndarja e së drejtës penale

-E drejta penale materiale dhe e drejta penale procedurale

-E drejta penale dhe e drejta penale ekzekutive-e drejta e ekzekutimit


të sanksioneve penale

-E drejta penale e përgjithshme dhe e posaçme

-E drejta penale e rregullt dhe jashtëzakonshme


Zhvillimi i të drejtës penale ndërkombëtare pas luftës së dytë
botërore

-Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë (1993), i gjykoj krimet


e luftës në Kroaci dhe Bosnjë, e më vonë edhe ato në Kosovë.

-Me 18.07.1998 në konferencën e OKB-së të mbajtur në Romë të


Italisë, për herë të parë u arrit Marrëveshja për themelimin e
Gjykatës së Përhershme Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë-
Holandë.

-Gjykata e Përhershme Penale Ndërkombëtare, e filloj punën me


01.01.2003.

You might also like