Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 23

Semiotika e gjendjeve te

renda emergjente
kercenuese per jeten

Prof. Dr. Xheladin Dracini


2022
Emergjenca dhe Urgjenca
• Ne urgjencat mjekësore-kirurgjikale nuk është e mundur të
bëhet anamneza dhe ekzaminimi objektiv sipas procedurave
dhe normave tradicionale, sepse për kushtet e pacientit në
rrezik real për jetën është e domosdoshme të vazhdohet
menjëherë me vlerësimin e parametrave jetikë, për
restaurimin e tyre të menjëhershëm në rast të insuficiencës.
• Me rast të jashtëzakonshëm (emergjent) kuptohet “nevoja e
një ndërhyrjeje të ngutshme në lidhje me mbijetesën”, pra të
menjëhershme, në vendin e ngjarjes, për të ndihmuar
funksionet jetësore baze të organizmit ( ate respirator dhe
kardiovaskular).
• Me urgjencë kuptohet “domosdoshmëria e një ndërhyrjeje në
kohën e duhur, lidhur me një rrezik aktual të dëmtimit”, pra
edhe jo të menjëhershëm, qe mund të fillojë në poliklinike
ose në ndihmën e shpejtë të një spitali.
Vleresimi primar
• Vlerësimi primar i pacientit te traumatizuar përdor kriteret e
standardizuara dhe ku është e nevojshme të ndiqen përparësitë
e përcaktuara si “ABCDE”. Vlerësimi primar nuk duhet të zgjasë
më shumë se 3 – 5 minuta, që është koha maksimale e
mbijetesës të korteksit cerebral pa oksigjen në kushtet e arrestit
kardiak .
• Shkurtimi “ABCDE” përcakton sekuencën specifike të
vlerësimeve dhe ndërhyrjet që duhen marrë në konsideratë te
pacientët e politraumatizuar:
A = (Airway with cervical-spine control) – çlirimi i rrugëve ajrore
me kontrollin e kolonës cervikale
B = (Breathing) frymëmarrja
C = (Circulation) qarkullimi i gjakut
D = (Disability or neurologic status) gjendja neurologjike
E = (Exposure with temperature control) lirimi nga veshjet me
kontrollin e temperaturës
A) (Airway with cervical-spine control) Çlirimi i
rrugëve ajrore me kontrollin e kolonës cervikale
• Vlerësimi i shpejtë i shenjave të bllokimit të rrugëve ajrore
duhet të përfshijë kontrollin për trupa të huaj dhe fraktura
faciale, mandibulare ose laringo-trakeale, çka mund të
rezultojë në bllokimin e rrugëve ajrore.
• Në veçanti, për të vlerësuar veprimtarinë frymëmarrëse është
e nevojshme :
• - Të shikohet nëse lëviz toraksi;
• - Të dëgjohen me vesh, afër gojës, zhurmat frymëmarrëse;
• - Të ndihet ajri i ekspiruar me anë të faqes ose me kurrizin e
dorës.
• Nëse ndodhemi përpara një arresti respirator, nuk do të jetë e
mundur të perceptohet as me dëgjim, as me prekje, fluksi i
ajrit në nivelin e gojës dhe të hundës.
• Shumë më shpesh subjekti, edhe duke paraqitur lëvizje
frymëmarrëse spontane të toraksit, ka vështirësi për shkak të
bllokimit te rrugeve te siperme ajrore.
Shkaqet e bllokimit të rrugëve ajrore

• Rënia e bazës së gjuhës


• Të vjella, gjak dhe sekrecione në
rrugët ajrore
• Trupa të huaj në rrugët ajrore
• Laringospazma
• Fraktura laringo-trakeale, fraktura
faciale ose mandibulare
Klinika e bllokimit te rrugeve
frymemarrese
Frymëmarrja me gërhitje është tregues i bllokimit të
pjesshëm në nivel të faringut, zakonisht për shkak
të rënies të bazës së gjuhës; stridori inspirator
(cornage) bashkë me retraksionin e gropës mbi
incizurën jugulare dhe hapësirave mbiklavikulare
(tirage) është karakteristikë e laringospazmës;
frymëmarrja gurgulluese tregon praninë e materialit
likuid të huaj; sibilancat ekspiratore tregojnë për
bronkospazmë ose praninë e trupave të huaj, që
nuk japin bllokim të plotë.
Clirimi i rrugeve ajrore nga trupat e huaj
B) (Breathing) Frymëmarrja
• Frymëmarrja përfshin funksionimin e përshtatshëm të
mushkërive, pareteve të toraksit dhe diafragmës.
• Me inspeksionin është e mundur të dallohet palëvizshmëria
e paretit torakal, që tregon një arrest respirator, ose mund
të zbulohen anomali (asimetri në statikë dhe asinergji në
dinamikë) që mund të jenë shkaktuar nga gjendje të
ndryshme patologjike. Auskultimi i toraksit duhet të kryhet
për të vlerësuar ventilimin pulmonar. Perkusioni mund të
tregojë praninë e ajrit ose të gjakut në toraks.
• Shkaqet më të shpeshta të alterimeve të ventilimit në
gjendjet e emergjencës janë:
• Pneumotoraksi valvular
• Hemotoraksi masiv
• Frakturat multiple të brinjëve (“flail chest”).
Pneumotoraksi valvular
Pneumotoraksi karakterizohet nga
prania e ajrit në hapësirën pleurale.
Pneumotoraksi valvular zhvillohet
kur një dëmtim i paretit torakal ose
komunikimi pleuro-pulmonar lejon
depërtimin e ajrit në hapësirën
pleurale gjatë inspiracionit, pa
lejuar daljen gjatë ekspiracionit, për
shkak të mbylljes së tij të
përkohshme; kjo sjell grumbullim
progresiv dhe gjithmonë e më të
madh të ajrit, me rritje gjithmonë e
më të lartë të presionit intrapleural
me vlera manometrike qartësisht
pozitive, dhe me zhvendosje në
anën e kundërt të organeve
mediastinale.
Hemotoraksi masiv
Hemotoraksi masiv shkaktohet
nga grumbullimi i shpejtë i më
shumë se 1500 ml gjak në
kavitetin torakal. Zakonisht
shkaktohet nga një plagë
depërtuese që dëmton enët e
gjakut sistemike ose hilare;
gjithashtu mund të jetë pasojë e
traumës së mbyllur të toraksit.
Hemotoraksi masiv zbulohet kur
gjendja e shokut, për shkak të
anemizimit të shpejtë,
shoqërohet me mungesën e
frymëmarrjes vezikulare në
auskultacion dhe të tingullit mat
në perkusionin e anës së prekur.
Frakturat multiple të brinjëve (“flail chest”).
Në frakturat multiple te brinjeve, zona
pak a shumë të shtrira të toraksit
paraqesin një paqëndrueshmëri jo
normale (“flail chest”). Humbja e
solidaritetit anatomik dhe funksional të
një pjese të paretit torakal shkakton
respiracionin paradoksal, ku zona e
prekur nga paqëndrueshmëria jo
normale lëviz në çdo akt respirator në
sensin e kundërt me atë të zonave të
paprekura, duke u tërhequr nga brenda
gjatë inspiracionit dhe u shtyrë jashtë
gjatë ekspiracionit. Një efekt i dëmshëm i
lëvizjeve paradoksale të paretit torakal të
frakturuar ndihet në mediastin, i cili
tërhiqet gjatë inspiracionit drejt anës së
padëmtuar dhe shtyhet drejt zonës me
paqëndrueshmëri jonormale të paretit
torakal. Në këtë rast flitet për një “lëvizje
lëkundëse të mediastinit”.
C) (Cirkulation) Qarkullimi i gjakut
Per vleresimin e qarkullimit te gjakut preken në radhë të parë
pulset periferike; të cilët duhet të vlerësohen në mënyrë
bilaterale për cilësi, ritëm dhe rregullsi. Është e mundur që
edhe në prani të aktivitetit kardiak në nivelin e arterieve
periferike, pulset mund të mos jenë të perceptueshëm (për
shembull në hipovoleminë akute). Ndërkohë, është me vend
të vlerësohen karakteristikat e pulsit në nivelin e arterieve të
mëdha. Për lehtësi dhe shpejtësi të vlerësimit, kryhet prekja e
pulsit të arteries carotis communis. Edhe pulsi femoral ka
rëndësi të ngjashme, madje palpacioni i tij nuk shkakton
pengesa në qarkullimin cerebral si palpimi i zgjatur i arterieve
karotide. Mungesa e pulsit tregon një gjendje të arrestit
kardiak.
Tamponada kardiake
Kriteret për diagnostikimin e hershëm të
tamponadës kardiake janë:
• Rritja progresive e presionit venoz
central (PVC).
• Presioni venoz central 10 -12 cm H2O,
sugjeron fillimin e tamponadës kardiake
me rregullim kompensator.
• Rënia e PVC dhe e presionit arterial
sugjeron tamponadë kardiake,shoqëruar
me fillimin e çrregullimit të qarkullimit.
Arresti kardiak, tashmë është shumë i
afërt.
• Prania e triadës se Beck (tone të dobëta
kardiake, zgjerim i venave të qafës dhe
hipotension) është një gjetje e vonshme
e tamponadës kardiake.
Arresti kardiak
• Ndalimi i menjëhershëm dhe total i qarkullimit, cilido qoftë
shkaku, çon në humbjen e vetëdijes brenda 10-15
sekondash; pacienti ka dihatje agonike (gasping) për 30 – 60
sekonda; pas kësaj periudhë kohe shfaqet apnea, midriaza
bilaterale e dukshme dhe cianoza. Shenjë themelore, përveç
humbjes së vetëdijes, është mungesa e pulsimit në nivelin e
arterieve të mëdha.
• Midriaza, që është shenja e vërtetimit të arrestit kardiak,
shfaqet pas të paktën 1 minute të ndalimit të zemrës.
Reduktimi i midriazës dhe rifillimi i aktivitetit pupilar eshte
tregues i efikasitetit te reanimimit.
• Cianoza është një shenjë e vonshme dhe e paqëndrueshme;
ngjyrimi i mavijosur i lëkurës dhe mukozave shfaqet kur
hemoglobina e reduktuar rritet mbi nivelin 5 g/dl në gjak.
Pozicionimi i pacientit te
traumatizuar
Hapja dhe sigurimi i rrugeve ajrore
Manovra e Heimlich
Frymemarrja goje me goje
Ringjallja zemer-mushkeri
Personi, i cili jep ndihmën, mbushet thellë me frymë dhe
puthit gojën e tij me gojën e pacientit, mbasi e ka mbuluar
më parë ketë të fundit me një copë të përshkrueshme nga
ajri, dhe bën dy frymëdhënie nga 1-1.5 sekonda secila.
Efikasiteti i këtyre manovrave ventilatore vlerësohet duke
parë lëvizjet e gjoksit të pacientit dhe duke ndjerë nxjerrjen
pasive të ajrit prej tij. Në rastin e RZM me një person që jep
ndihmë, bëhen 2 frymëdhënie, të pasuara nga 15 masazhe
të jashtme kardiake, pra që të arrihet në total në 12-15
frymëmarrje/minutë për adultët. Në rastin kur RZM kryhet
nga dy vetë, 1 frymëdhënie bëhet pas 5 masazheve
kardiake. Te fëmijët e vegjël duhet bërë 1 frymëdhënie për
5 masazhe, si në rastin e RZM me një apo me dy vetë.
D) (Disability or neurologic status)
Gjendja neurologjike
• Një metodë e thjeshtë për vlerësimin e gjendjes
neurologjike të pacientit është ajo e përshkruar
me shkurtimin “AVPU”, që ka parasysh:
• A = (Alert) pacient i zgjuar me komunikim
normal
• V = (responds to Vocal stimuli) pacient që i
përgjigjet stimujve zanorë.
• P = (responds only to Painful stimuli) pacient që
i përgjigjet vetëm stimujve të dhimbjes.
• U = (Unresponsive) pacient që nuk i përgjigjet
asnjë stimuli.
E) (Exposure with temperature control) Lirimi i pacientit nga
veshjet dhe kontrolli i temperaturës trupore

• Pacienti duhet të jetë plotësisht i zhveshur nga rrobat për të


lehtësuar vlerësimin diagnostik dhe manovrat terapeutike.
Megjithatë, pas këtyre veprimeve është e nevojshme të
mbulohet pacienti për ta mbrojtur nga hipotermia e mundshme.
• Në këtë moment, nëse është e mundur duhet t’i jepet oksigjen.
Kanjulohet një venë për terapinë perfuzionale, futet sonda
nazogastrike dhe kateteri urinar. Në fund i merret gjak për
ekzaminime hematologjike, që analizohen urgjent sapo pacienti
mbërrin në ndihmën e shpejtë. Pasi pacienti ka mbërritur në
ndihmën e shpejtë, duhet proceduar me një kontroll të dytë
klinik që të mund të bëhen ekzaminimet e rastit dhe të
përcaktohet terapia përfundimtare Kjo fazë diagnostike quhet
vlerësim dytësor (sekondar) dhe fillon mbas vlerësimit primar.
• Vlerësimi dytësor zgjat 10 – 15 minuta dhe përfshin marrjen e
anamnezës së shkurtër dhe ekzaminimin objektiv e
instrumental të pacientit të politraumatizuar.
Anamneza te i sëmuri i politraumatizuar
Bëhet një sintezë e shpejtë anamnestike, duke përdorur
edhe të afërm ose dëshmitarë të ngjarjes. Do të kërkohen të
dhënat sipas një rregulli të caktuar skematik të shkurtimit
A.M.P.L.E. (Allergy, Medications Past Illness, Last meal,
Events).

• A Prania e alergjive dhe intolerancës ndaj


medikamenteve
• M Medikamentet që ka marrë në 24 orët e fundit dhe
drogat e mundshme
• P Sëmundjet e mëparshme
• L Ushqimi i fundit
• E Dinamika e ngjarjes
Ekimoza periorbitale, anizokoria
dhe shenja e Battle

You might also like