Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 17

JAVA II

Tipet themelore historike të procedurës penale

E drejta e procedurës penale e ka rrugën e zhvillimit të vet historik.


Zhvillimi historik i procedurës penale dëshmon për ekzistimin e
organizimeve të llojllojshme të procedurës penale.
E drejta e procedurës penale është zhvilluar nga të kuptuarit e procesit si
çështje private deri te ajo që e kupton procesin si rregullim juridik.
Pa marrë parasysh periudhën e zhvillimit, e drejta e procedurës penale i
takon ndonjërit nga tri tipet themelore të saj:
- Tipit akuzator,
- Tipi inkuizitor, ose
- Tipit te përzier.
Tipi akuzator i procedurës penale

Është lloji me i vjetër i procedurës penale.


Ai i takon familjes common law.
Ka lindur ne shk.XI dhe përfaqësohet nga e drejta angleze.
E tipit akuzator ishte edhe e drejta e procedurës penale ne Greqi dhe
Romen e vjetër
Ky tip, me disa ndryshime te vogla, në Angli e SHBA dhe disa vende
te ndikuara prej tyre vazhdon te jete prezent edhe ne ditët e sotme.

Disa nga karakteristikat e tipit akuzator te proced. penale


Tipin akuzator të procedurës penale e karakterizojnë këto veçori:
a) Ai zhvillohet në forme kontesti në mes dy palëve të barabarta:
paditësit dhe të pandehurit,
b) Funksionet themelore të procedurës penale janë të ndara dhe ato
ushtrohen nga subjekte te posaçme.

Funksionin e ndjekjes e ushtron paditësi.


Ai ishte person i dëmtuar me vepër penale.
Ai duhet t’ia ofroje gjykatës provat e nevojshme qe i pandehuri te
shpallej fajtor.
Kur paditësi nuk arrinte ta provonte fajësinë e te pandehurit gjykata e
lironte atë.
Funksionin e mbrojtjes e ushtron i pandehuri ose mbrojtësi i tij.
Pozita e tij ishte maksimalisht e favorshme.
Obligim i vetëm i tij ishte te paraqitej ne gjykatë.
Edhe pse ai nuk kishte obligim, mbrojtjen mund ta paraqiste.
Funksionin e gjykimit e ushtron gjykata.
Asaj nuk i njihej e drejta e fillimit te procedurës penale e as e drejta që
të angazhohet për mbledhjen e provave.
Gjykimi zhvillohej në qiell të hapet, zakonisht në forum.
Gjykimi ishte kontradiktor ashtu qe secila palë mund te paraqiste prova
dhe t’i kundërvihej palës tjetër.

C) Në të vinte në shprehje parimi i prezumimit të pafajësisë, barazisë së


palëve, publiciteti, parimi gojor i drejtpërdrejte dhe i bindjes së lirë të
gjykatës.
D) Procedura që nga fillimi ishte publike dhe zhvillohej nga gjyqtari
i paanshëm.
F) Trupi gjykues përbehej prej gjyqtareve laik dhe numri i tyre varej
nga rasti konkret.
L) Vendimi gjyqësor merrej me shumicë votash.
LL) Vendimi gjyqësor nuk mund të apelohej.
M) Nuk kishte kurrfarë procedure paraprake në të cilën do të
mblidheshin provat.

8. Anët pozitive dhe negative të tipit akuzator

Anë pozitive të këtij tipi të proc.penale konsiderohen:


Pozita tejet e favorshme e të pandehurit,
Ushtrimi i funksioneve të procedurës penale nga subjekte të posaçme,
Zhvillimi i procedurës penale në mbështetje te parimeve procedurale te
sipërcekura,

Anët negative konsiderohen:

Mundëson mbrojtjen jo vetëm të pandehurit të pafajshëm, por edhe të


atij që ishte fajtor,
Mënyra e ndjekjes së kryerësve të veprës penale nuk ofron garanci se
çdo herë do të zhvillohet procedurë penale kur kryhet vepër penale. Kjo
ndodh nga se:
Ose palët lidhnin ndër vete marrëveshje pajtimore,
- Ose nga frika i dëmtuari fare nuk inicionte procedurë.
Mungesa e fazës se hetimeve,
Mungesa e shumë shkall shmërisë së gjykimit.
9. Tipi inkuizitor i procedurës penale

Ky tip i procedurës penale rrjedh nga e drejta romano- gjermane.


Për herë të parë vjen në shprehje në Kodin e Justinianit.
Ky tip i procedurës lindi nga nevoja që fajtorët të mos i shpëtonin
dënimit.
Në paraqitjen e tipit inkuizitor ndikuan shume faktor, ndër të cilët
dallohen:
Zhvillimi dhe përparimi i zejtarisë dhe tregtisë që sollën qarkullim të
madh të mallrave dhe zëvendësimin e ekonomisë natyrale me
ekonominë mall - para,
Krijimi i një pushteti qendror në një territor të gjerë dhe me një sistem
juridik të unisuar të koncentruar në duart e monarkëve absolut. Kjo
ndikoi qe edhe gjyqësia të mos ushtrohej nga gjyqtarët laik por nga
gjyqtarë profesional. Procedura penale ishte tepër formale.
Fakti se vepra penale nuk konsiderohej si çështje private e të dëmtuarit,
por trajtohej si delikt publik për ndjekjen e të cilit kujdesej shteti.
Dalja në skenë e një ndikimi më të fuqishëm te kishës katolike,
sidomos fati i konstruktimit të gjykatave kishtare.
Reformimi i sistemit provues i cili fuqizon rolin e provave te
drejtpërdrejta,
Praktika gjyqësore e cila filloi të gjen vend të caktuar në punën e
gjykatave.
10. Disa nga karakteristikat themelore te tipit inkuizitor
Këtë tip e karakterizojnë:
Në këtë tip nuk ekzistoje palët. Përballë të pandehurit më nuk ekziston
paditësi privat por hetuesi (inkvirenti), në duart e te cilit ishin
përqendruar të tri funksionet themelore,
Në këtë tip i pandehuri konsiderohej objekt ndaj te cilit zhvillohej
procedura.
Procedura zhvillohej nëpër dy faza: fazën e hetimit dhe atë të gjykimit.

Faza e hetimit ishte kryesore dhe atë e zhvillon inkvirenti i cili nga
fillimi caktonte paraburgimin e të pandehurit.
Procedura zhvillohej me dyer të mbyllura dhe mbi të mbahej
procesverbal, i cili i dërgohej kolegjit për të vendosur.
Kolegji po ashtu vendoste pa pranin e publikut.
Ai vendoste në bazë të shkresave.
Gjykata kishte autorizim që me vetiniciativë të merrte prova që i
konsideronte të rëndësishme.
Gjykata merrte aktgjykim lirues ose dënues, por edhe aktgjykim me të
cilin i pandehuri lëshohej në liri. Kur ndodhte kjo?
Aktgjykimi i kolegjit mund të apelohej,
Zbatimi i torturës për të nxjerrë pohimin e të pandehurit ishte i
pakufizuar,

8. Në procedurën inkuizitore për ta shpallur fajtor të pandehurin


nevojiteshin prova të drejtpërdrejta
– mohimi i të pandehurit konsiderohej provë e drejtpërdrejtë.

9. Vlerësimi i provave bëhej sipas vlerës e cila më parë ishte caktuar


me ligj, pra zbatohet teoria ligjore e vlerësimit të provave.

11. Anët pozitive dhe negative të tipit inkuizitor

Si anë pozitive të tipit inkuizitor të procedurës penale, konsiderohen:


Fillimi i procesit të përkujdesjes së shtetit për ndjekjen e kryerësve të
veprave penale;
Në procedurën inkuizitore ndjekja e kryerësve të veprave penale bëhet
sipas detyrës zyrtare. Kjo mënyrë e ndjekjes imponon nevojën që
gjykata të jetë aktive me rastin e marrjes së provave, gjë që paraqet një
hap përpara në drejtim të zhvillimit të procedurës penale;

Zbatimi i fazës së hetimeve;


Shfaqja e mundësisë së apelimit të vendimit gjyqësor dhe
manifestimi i tendencës së efikasitetit të procedurës penale.
Ndërkaq, si anë negative të këtij tipi të procedurës penale, trajtohen:
Grumbullimi i funksioneve themelore të procedurës penale nën
autoritetin e një organi procedural-inkvirentit dhe
Vështirësimi i tejskajshëm i pozitës së të pandehurit.
12. Tipi i përzier i procedurës penale

Zbatimi i tipit inkuizitor- ashpërsia e tij, filloi të kuptohej si gjë


normale jo vetëm nga njerëzit e thjesht por edhe nga mendimtarët e
asaj kohe.
Ndryshimi i rrethanave kulturore etj. në Francë e vende të tjera
ushtroi ndikim të madh edhe në reformën e legjislaturës prceduralo-
penale.
Revolucioni Borgjez Francez i vitit 1879 ndikoi me të madhe në
reformimin e sistemit penal e procedural.
Kodi mbi hetuesinë penale i Napolon Banapartës vuri themelet e tipit
të ri të procedurës penale- tipit të përzier.
Ky tip u përqafu nga të drejtat penale bashkëkohore
Disa nga karakteristikat e tipit të përzier të proc. Penale

Tipin e përzier të procedurës penale e karakterizojnë:

Ai, në esencë, ka formën e procedurës kontradiktore, me ç’rast i pandehuri sërish fiton


cilësinë e subjektit procedural me të drejta dhe obligime të caktuara;

Funksionet themelore të procedurës penale janë të ndara dhe ato ushtrohen nga subjekte të
veçanta;

Ndjekja, si rregull, bëhet sipas detyrës zyrtare nga ana e organit të veçantë-prokurorit të
Shtetit.

Gjykimi zhvillohet në dy faza: fazën e hetimit dhe atë të gjykimit.

Faza e hetimit zhvillohet sipas procedurës inkuizitore.


Në disa vende hetimin e zhvillon gjyqtari hetues e në disa tjera Prokurori i Shtetit
Qëllimi i hetimit është që të mblidhen provat të cilat mundësojnë ngritjen e
aktakuzës.

- Faza e gjykimit zhvillohet në përputhje me elementet e procedurës akuzatore.

Në të vijnë në shprehje parimet e procedurës penale: parimi i publicitetit, gojor, i


drejtpërdrejtë, kontradiktor, vlerësimi i provave sipas bindjes së lire të gjykatës etj.

Dy tendencat antagoniste harmonizohen në masë të konsiderueshme

14. Anët pozitive dhe negative të tipit të përzier

Anët pozitive janë elementet pozitive të marra nga dy tipet paraprake të procedurës
penale
Ndërkaq anë negative konsiderohen:
Me aktivitetin hetimor të Prokurorit të Shtetit si subjekt procedural,
me kufizime të aktivitetit të policisë duke hezituar që informacionet
të cilat i mbledh ajo të pranohen si provë në gjyq, vështirë sigurohet
efikasitet në procedurë penale;

Në gjykatë, pa nevojë, bëhet punë e dyfishtë për vërtetimin e


fakteve, një herë nga Prokurori i Shtetit e pastaj e njëjta përsëritet
nga trupi gjykues në shqyrtim gjyqësor;
Prokurori i Shtetit e ka të vështirë, për të mos thënë të pamundur që,
krahas versionit të ngritur lidhur me çështjen penale konkrete, të
mbetet objektivisht i hapur edhe për versione të tjera të mundshme
dhe
Prokurori i Shtetit është mjaft pasiv sepse pas ngritjes së aktakuzës
e tërë barra lidhur me çështjen penale i bartet gjykatës.
15. Vështrim i shkurtër historik i zhvillimit të proc.penale në Kosovë
Kosova, për kohë të tëra ishte nën sundimin e huaj, andaj është e
natyrshme se në territorin e saj janë aplikuar legjislacione të ndryshme.

Në kohen e Perandorisë Osmane zbatoheshin e drejta e sheriatit, ligjet


turke, por edhe e drejta zakonore shqiptare në masën më të madhe.

Kanuni i Leke Dukagjini përmban pak norma të së drejtës penale. Ato


nuk janë sistemuar si duhet, dhe ka përsëritje.
Në aspektin e të drejtës së procedurës penale ekzistonte

Pleqëria- që vepronte si gjykatë popullore.


Pleqëria vendos mbi çështjen në mënyrë të menjëhershme: edhe për
fajësinë edhe për shqiptimin e dënimit.
Pas okupimit nga Mbretëria SKS (1918) aplikohej legjislacion penal i
kësaj Mbretërie.
Në Kosovën e pas LDB aplikohej legjislacioni i ish Jugosllavisë (LPP)

Pas përfundimit të luftës (1999) në vitin 2003 është nxjerrë KPP-së i


cili paraqet aktin juridik më të rëndësishëm i cili në mënyrë gjenerale
rregullon çështjet nga procedura penale, i cili ishte në fuqi nga
06.04.2004-31.12.2012.

KPP përmban shume zgjedhje të reja të cilat nuk i përmbante LPP


(hetimet i zhvillon prokurori publik, paraqitja e policisë gjyqësore etj.)

Nga 01.01.2013 në fuqi është Kodi i ri i Procedurës Penale të


Republikës së Kosovës

You might also like