K.2-K.F 0

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 35

KONCEPTET BAZȄ TȄ KONTABILITETIT FINANCIAR

1. Përkufizimi i termave mjete, detyrime dhe kapitali i pronarëve.


2. Shpjegimi i barazimit të dy anëve të bilancit.
3. Përshkrimi i të ardhurave dhe shpenzimeve.
4. Përdorimi i ekuacionit themelor të kontabilitetit për të analizuar transaksionet.
5. Përgatitja e shembujve të thjeshtë të bilanceve dhe pasqyrave të të ardhurave dhe
shpenzimeve.
6. Përshkrimi i marrëdhënieve midis bilancit dhe pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve.
7. Dallimi midis parimit të kontabilitetit me bazë rritëse dhe kontabilitetit me bazë monetare.
8. Shpjegimi i diferencave midis bilanceve të bizneseve me pronësi të vetme dhe atyre të
korporatave.
Kontabiliteti financiar është i bazuar në një ekuacion të
thjeshtë, me tre elemente, i njohur si ekuacioni themelor i
kontabilitetit:
MJETET = DETYRIMET + KAPITALI I PRONARIT
Ekuacioni themelor i kontabilitetit është thjesht një shprehje
algjebrike e bilancit kontabël.
Mjetet

Mjetet janë burime të vlefshme që janë në pronësi apo që


kontrollohen nga një kompani.
Ato përfaqësojnë përfitime të mundshme ekonomike në të
ardhmen, dhe lindin si rezultat i transaksioneve apo ngjarjeve të
kaluara.
Shembuj të mjeteve përfshijnë mjetet monetare (cash-in), llogaritë
e arkëtueshme (të drejtat për të marrë mjete monetare në të
ardhmen), inventarët (mallra të prodhuara ose të blera që do të
rishiten tek konsumatorët), pajisjet, toka etj.
Detyrimet

Ky zë përfaqëson detyrimet aktuale të një kompanie. Ato përfaqësojnë


sakrifica të mundshme në të ardhmen të mjeteve (zakonisht të mjeteve
monetare) apo të shërbimeve, që kanë lindur si rezultat i transaksioneve
apo ngjarjeve të kaluara.
Shembujt më të zakonshëm të detyrimeve janë: dëftesat e pagueshme
(detyrime të shkruara), llogaritë e pagueshme (detyrimet ndaj
furnitorëve që janë pjesë e rrjedhës normale të biznesit) dhe taksat e
pagueshme.
Ashtu si në rastin e përkufizimit të mjeteve, edhe këtu është përdorur
termi i mundshëm.
Kapitali i pronarit
Kapitali i pronarit përfaqëson interesin e pronarit ose pronarëve mbi
mjetet (aktivet) e biznesit. Pronarët mund të marrin një interes në biznesin e
tyre ose duke bërë investime të drejtpërdrejta, ose duke përfituar nga fitimi
i nxjerrë nga operacionet e biznesit (aktiviteti operacional i biznesit).

Kapitali i pronarit konsiderohet edhe si interesi i mbetur, një term që


nënkupton se interesi i pronarëve është ajo që mbetet pasi zbriten
pretendimet e kreditorëve. Kjo mund të shihet lehtë nga ekuacioni bazë i
kontabilitetit:
KAPITALI I PRONARIT = MJETET - DETYRIMET
Bilanci dhe forma origjinale e ekuacionit themelor të
kontabilitetit mund të interpretohet duke ofruar dy
këndvështrime mbi biznesin.
Ana e majtë e bilancit dhe e ekuacionit kontabël tregon se
"çfarë disponon kompania që e ndihmon atë në kryerjen e
aktivitetit" d.m.th mjetet e saj.
Ana e djathtë tregon sasinë e financimit të marrë nga kreditorët
dhe shumën e investuar nga pronarët. Ana e djathtë tregon
pronësinë mbi mjetet, d.m.th ajo tregon shkallën në të cilën
kreditorët dhe pronarët kanë pretendime ndaj mjeteve.
ANALIZA E TRANSAKSIONEVE

Analiza e transaksioneve është komponenti bazë i procesit të


kontabilitetit financiar.

Gjatë kësaj faze, kontabilisti identifikon transaksionet


(shkëmbimet me organizatat e tjera), cakton vlerat monetare
dhe regjistron të dhënat e efekteve të transaksioneve mbi tre
elementet e ekuacionit bazë të kontabilitetit.
Investimi fillestar i pronarit
Albani ka vendosur të hapë një biznes për shitjen e pajisjeve për
sportin e golfit dhe tenisit.
Ai hap një llogari bankare në emër të biznesit, (AG & T), dhe
depoziton 50 000 L nga paratë e tij. Nga këndvështrimi i firmës,
depozita prej 50 000 L është një transaksion (një shkëmbim midis
biznesit dhe pronarit të tij), dhe kjo analizohet si rritje e mjeteve
(cash-it) me 50 000 L, dhe e kapitalit të pronarit po me 50 000 L.

MJETET = DETYRIMET + KAPITALI I PRONARIT


Cash Kapitali i Albanit
(1) +50 000 L +50 000 L
Kredia bankare
Albani e kupton se biznesi i tij i ri ka nevojë për më shumë para sesa 50 000 L që
ai ka investuar. Firma aplikon dhe përfiton një kredi bankare prej 20 000 L.
Kredia ka një normë interesi prej 8%; principali dhe interesi do të fillojnë të
shlyhen më 1 janar 2001.
Ky transaksion rrit edhe cash-in, edhe detyrimet me 20 000 L. Detyrimi ka lindur
si rezultat i një transaksioni të kaluar (cash-i është marrë në 1 janar, 2000).

MJETET = DETYRIMET + KAPITALI I PRONARIT


Cash Dëftesa të pagueshme
(2) +20 000 L +20 000 L
Qeraja
AG & T hyn në një marrëveshje për të marrë me qera një zyrë nga një kompani
tjetër. Kontrata e qerasë është për një vit, dhe kushton 12 000 L. Qeraja paguhet
më 1 janar 2000, që është data kur është nënshkruar kontrata e qerasë. Cash-i
padyshim pëson rënie me 12 000 L. Megjithatë, AG & T ka fituar një mjet tjetër:
të drejtën për të përdorur një zyrë për një vit. Kjo e ndihmon AG & T për të kryer
operacionet normale të biznesit.
Ky mjet quhet qera e parapaguar dhe regjistrohet me një vlerë të barabartë me
koston e tij historike (çmimi në datën e blerjes). Mjetet zakonisht regjistrohen me
koston e tyre historike.
MJETET = DETYRIMET + KAPITALI I PRONARIT
Cash Qera e parapaguar
(3) -12 000 L +12 000 L
Inventari
• Inventari në këtë rast është malli i blerë me qëllim rishitje tek klientët. Ai është
një mjet për shkak se firma pret që të arkëtojë mjete monetare nga shitja e tij tek
klientët.
• AG & T operon në biznesin e blerjes dhe shitjes së mallrave sportive. Supozojmë
se AG & T ble mallra me kredi për 30 000 L. Ky transaksion rrit inventarin, dhe
për shkak se pagesa nuk bëhet menjëherë, rriten detyrimet ndaj furnitorit.
Detyrime të kësaj natyre njihen si llogari të pagueshme ose llogari për t'u
paguar. Llogaritë e pagueshme janë detyrime të pashkruara që lindin në rrjedhën
normale të biznesit.
MJETET = DETYRIMET + KAPITALI I PRONARIT
Inventar Llogari të pagueshme
(4) +30 000 L +30 000 L
Pajisjet

Për shkak se zyra e marrë me qera ka nevojë që të pajiset me të gjitha sendet e


nevojshme për funksionimin normal, AG & T bën një blerje me para në dorë të
pajisjeve për 25 000 L. Në këtë rast ulet vlera e një mjeti ( cash-it), dhe rritet vlera
e një mjeti tjetër (pajisjet).
MJETET = DETYRIMET + KAPITALI I PRONARIT
Cash Pajisje
(5) -25 000 L +25 000 L
Bilanci kontabël AG & T
Mjetet Detyrimet dhe kapitali i pronarit
Cash 33 000 L Detyrimet
Qera e Llogari të pagueshme 30 000 L
parapaguar 12 000 Dëftesa të pagueshme 20 000
Inventar 30 000 Totali i detyrimeve 50 000
Pajisje 25 000 Kapitali i Albanit 50 000
Totali i mjeteve 100 000 L Totali i detyrimeve 100 000 L
dhe i kapitalit të pronarit
Vlerësimi me kosto historike
Kosto historike e një mjeti ose aktivi në momentin e blerjes është një tregues
shumë i mirë i vlerës së tij ekonomike.
Por me kalimin e kohës kur mjeti si pasojë e përdorimit ''bëhet i vjetër'', kostoja
historike nuk reflekton më vlerën ekonomike të tij.

Në vend të vlerësimit të mjeteve me kosto historike, kontabilistët mund të


përdorin edhe mënyra të tjera matjeje. Për shembull, mund të përdoret kostoja
aktuale e zëvendësimit. Kostoja aktuale e zëvendësimit është kostoja e
zëvendësimit të një mjeti në datën e hartimit të bilancit. Shumë analistë mendojnë
se kjo kosto pasqyron më mirë vlerën e një mjeti të firmës.
TȄ ARDHURAT DHE SHPENZIMET
Të ardhurat janë hyrjet e mjeteve (ose reduktimi i detyrimeve) në këmbim të
ofrimit të mallrave dhe shërbimeve për konsumatorët.
Supozoni se gjatë muajit janar AG & T ofron shërbime (mësime golfi) për klientët
për një çmim prej 600 L. Klienti paguan 200 L menjëherë dhe bie dakord që t'i
paguajë 400 L e mbetura në muajin shkurt. Ky transaksion i plotëson të dy
aspektet e përkufizimit të mësipërm. Së pari, AG & T ka marrë (përfituar) mjete
në vlerën 600 L. Marrja e 200 L është padyshim një fluks mjetesh monetare
(cash). 400 L që janë për t'u marrë muajin e ardhshëm janë gjithashtu një mjet
(mjet në llogari) i cili quhet llogari e arkëtueshme. Së dyti, shërbimet sigurohen
nga AG & T deri në fund të janarit. Pra, shërbimi është kryer dhe të ardhurat
realisht janë përfituar; për këtë arsye, të ardhurat prej 600 L i përkasin muajit
janar dhe duhen regjistruar në janar. Ky transaksion rrit cash-in me 200 L,
llogaritë e arkëtueshme me 400 L, dhe kapitalin e pronarëve me 600 L.
Për një ilustrim tjetër, supozojmë se më 10 janar një klient paguan 100 L,
paraprakisht, për mësimet e golfit. Mësimet do të fillojnë gjatë javës së fundit të
janarit deri në javën e parë të shkurtit.
A ndodh një transaksion të ardhurash më 10 janar? Jo.
Njohja e të ardhurave duhet të bëhet kur kryhet shërbimi. Në 10 janar, kjo ende
nuk ka ndodhur. Transaksioni rrit cash-in, por jo pretendimet e pronarit mbi këtë
mjet. Në fakt, është klienti ai që ka një pretendim mbi mjetet. Nëse AG & T nuk i
zhvillon mësimet, klienti ka të drejtë të kërkojë rimbursim; AG & T ka një
detyrim. Ajo është e detyruar ose të ofrojë mësime, të cilat kanë një vlerë 100 L,
ose të kthejë pagesën e 100 L.
Në secilin rast, në 10 janar lind një detyrim me vlerë 100 L. Të ardhura të
papërfituara është emërtimi i këtij detyrimi që vjen dhe rritet. Një tjetër emër i
përshtatshëm është paradhënie nga konsumatorët.
Shpenzimet
Shpenzimet ndodhin kur burimet konsumohen në mënyrë që të gjenerojnë të
ardhura.
Për shembull, gjatë muajit janar, AG & T punëson shitës dhe instruktorë golfi.
Supozojmë se pagat totale të punonjësve prej 700 L, janë paguar cash nga firma.
AG & T i ka përdorur shërbimet e punonjësve gjatë muajit janar, ndaj ky është një
transaksion shpenzimi për atë muaj. Transaksioni ul cash-in dhe kapitalin e
pronarëve me 700 L. Rënia e cashit është e qartë.
Pse ulet kapitali pronarëve? Mund të bëjmë një analogji me rastin e të ardhurave.
Kur mjetet rriten për shkak të operacioneve fitimprurëse, interesi i pronarëve mbi
mjetet e firmës rritet. Me kryerjen e shpenzimeve, kur mjetet ulen në mënyrë që
të gjenerojnë të ardhura, interesi i pronarëve mbi mjetet e firmës ulet.
Shitjet e inventarit
Shitjet e inventarit përmbajnë edhe komponentët e të ardhurave edhe ato të
shpenzimeve.
Supozojmë se AG & T aplikon shitje me kredi gjatë muajit janar që arrijnë vlerën
4000 L. Kostoja e inventarit të shitur ishte 2200 L.
Në këtë rast kemi një transaksion të ardhurash sepse inventari është shitur tek
konsumatorët dhe është marrë një mjet (llogari të arkëtueshme).
Ka ndodhur edhe një transaksion shpenzimi sepse inventari i mjeteve është
konsumuar për të gjeneruar të ardhurat.
Kjo d.m.th që AG & T ka më pak mjete sepse inventari është transferuar tek
klientët e saj.
Ky shpenzim quhet kosto e mallrave të shitura (KMSH). Rritja neto e mjeteve
dhe e kapitalit të pronarit është 1800 L.
RREGULLIMET

Në fund të janarit, Albani dëshiron të përgatisë një bilanc, dhe pasqyrën e të


ardhurave dhe shpenzimeve.
Para se ta bëjë këtë, ai duhet të bëjë disa rregullime në regjistrat kontabël.
Këto rregullime janë të nevojshme, sepse ngjarje të caktuara që normalisht kanë
ndodhur, nuk kanë pasur dokumente burimore, që të justifikonin njohjen dhe
regjistrimin e tyre në kontabilitet.
Në fund të çdo periudhe (zakonisht çdo muaj), kontabilisti ndërmerr një kërkim
me qëllim identifikimin dhe regjistrimin e këtyre artikujve.
Interesi
Siç u përmend më parë, më 1 janar 2000, AG & T huazon 20 000 L me interes 8%
(me bazë vjetore).
Ndonëse nuk do të bëhet pagesa e interesit deri më 1 janar 2001, realisht AG & T
ka pasur shpenzime interesi gjatë janarit 2000. Gjatë atij muaji, AG & T ka
konsumuar një burim: paratë e marra hua. Shfrytëzimi i këtij burimi i ka
mundësuar AG & T që të operojë për të gjeneruar të ardhura.
Pra, ka lindur një shpenzim, dhe ai duhet të pasqyrohet në regjistrat kontabël, para
se të përgatiten pasqyrat financiare. Për muajin janar shpenzimi i interesit
llogaritet:
Shpenzime interesi = Principal × Normë interesi × Kohë
= 20 000 L × 0.08 × 112
≈ 133 L
Qeraja
Më 1 janar, AG & T ka paguar në avancë qeranë për një vit. Shuma ishte 12 000
L dhe ky transaksion ishte regjistruar si rritje e një mjeti (qeraja e parapaguar),
dhe ulje e mjeteve monetare (cash-it), pasi siç u tha në atë datë u parapagua e
gjithë vlera vjetore e qerasë.
Më 31 janar, është konsumuar një muaj i pagesës; pra, duhet të pasqyrohet në
kontabilitet si një shpenzim i kryer, dhe njëkohësisht si një ulje e vlerës së mjetit
të parapaguar.
MJETET = DETYRIMET + KAPITALI I PRONARIT
Qera e parapaguar Kapitali i Albanit
(12) -1000 L -1000 L (shpenzime qeraje)
Zhvlerësimi ose Amortizimi
Më 1 janar, AG & T ka blerë pajisje për 25 000 L. Siç ju kujtohet, në regjistrimin
e këtij transaksioni është rritur vlera e mjeteve (pajisjeve). Supozojmë se
jetëgjatësia e vlerësuar e pajisjeve është 10 vjet, dhe vlera e mbetur 0.
Për shkak se pajisjet do të konsumohen gjatë rrjedhës së shërbimit të tyre 10-
vjeçar, kostoja e pajisjeve për çdo periudhë duhet të ngarkohet si shpenzim i
kryer gjatë asaj periudhe.
Këtij shpenzimi i referohemi si amortizim. Shpenzimi mujor i amortizimi
llogaritet:
Shpenzime amortizimi = Kosto historike - Vlera e parashikuar e rikuperimit
Jetëgjatësia

= 25 000 L/120 Muaj ≈ 208 L/M


Të ardhurat e papërfituara
Më 10 janar, AG & T ka marrë një pagesë 100 L paradhënie nga një klient për
mësimet e golfit që do të zhvillohen gjatë javës së fundit të janarit dhe javën e
parë të shkurtit.
Në atë kohë, transaksioni është regjistruar si rritje e mjeteve (cash-it), dhe rritje e
detyrimeve (të ardhurave të papërfituara).
Supozojmë se gjysma e mësimeve janë zhvilluar në janar.
Në 31 janar është i nevojshëm një rregullim i regjistrave kontabël, sepse (1)
detyrimi i AG & T ndaj klientit të tij është ulur me 50 L, dhe (2) 50 L është vlera
e të ardhurave që në fund të janarit duhet të konsiderohen realisht të përfituara ose
thjesht të ardhura nga shërbimet.
Të ardhurat do të njihen tani, sepse vërtet mjetet kanë qenë rritur më parë (në 10
janar), por shërbimi ndaj klientit është kryer më vonë (javën e fundit të janarit).
Për shkak të rritjes së të ardhurave, rritet edhe kapitalit i pronarit.
TËRHEQJA E KAPITALIT NGA PRONARI
Supozojmë se Albani tërheq 100 L nga llogaria bankare e AG & T më 31 janar në
mënyrë që të paguajë disa shpenzime personale.
Meqënëse Albani ka punuar në biznes gjatë muajit janar, tërheqja mund të shihet
edhe si një shpenzim për biznesin (shpenzim page). Por për shkak se pronari i një
biznesi me një pronar nuk mundet që realisht të krijojë një marrëdhënie të pavarur
me biznesin, termi "paga" nuk është fort i besueshëm.
Për shembull, Albani thjesht mund të tërheqë shuma të ndryshme bazuar në
nevojat e tij personale, në vend që t'i konsiderojë ato si vlerën e shërbimeve që ai
kontribuar në biznes.
Tërheqjet e pronarit nuk duhen parë si shpenzime page. Ato konsiderohen si
transaksione të kapitalit, të cilat varen tërësisht nga interesi i pronarit si individ (jo
nga aktiviteti operativ i biznesit) dhe përfshijnë investime (shtim i kontributit të
vet) apo tërheqje (ulje e kapitalit të vet).
TRANSAKSIONET QË NDIKOJNË MBI KAPITALIN E PRONARIT

Ritheksojmë se ka katër lloje transaksionesh që ndikojnë mbi kapitalin e


pronarit:

1. Investimet (kontributet) e pronarit,

2. Tërheqjet e pronarit,

3. Të ardhurat, dhe

4. Shpenzimet.
PASQYRAT FINANCIARE

Të gjitha transaksionet dhe ngjarjet për biznesin AG & T tani janë


regjistruar siç duhet.
Të dhënat e kontabilitetit janë të sakta dhe të azhornuara (të
përditësuara), dhe në këtë mënyrë ato mund të përdoren për të
përgatitur pasqyrat financiare.
Bilanci Kontabël
Mjetet Detyrimet dhe kapitali i pronarit
Cash 32 500 L Detyrimet
Llogari të arkëtueshme 4 400 Llogari të pagueshme 30 000 L
Qera e parapaguar 11 000 Të ardhura të papërfituara 50
Inventar 27 800 Shërbime të pagueshme 120
Pajisje 24 792 Interesa të pagueshme 133
Dëftesa të pagueshme 20 000
Totali i aktiveve 100 492 L Totali i detyrimeve 50 303
Kapitali i Albanit 50 189
Totali i detyrimeve dhe i
kapitalit të pronarit 100 492 L
Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve
Të ardhurat
Shitjet 4 000 L
Shërbime 650
Totali i të ardhurave 4 650 L
Shpenzimet
Kosto e mallrave të shitura 2 200
Qera 1 000
Paga 700
Amortizim 208
Interesa 133
Shërbime 120
Totali i shpenzimeve 4 361
Të ardhurat neto 289 L
Pasqyra e kapitalit të pronarit

Albani Golf dhe Tenis AG & T


Pasqyra e kapitalit të pronarit
Për muajin që përfundon më 31 janar 2000
Gjendja, 1 janar 0L
Investime nga pronari 50 000
E ardhura neto 289
Tërheqje nga pronari 100
Gjendja, 31 janar 50 189 L
Marrëdhënia midis bilancit dhe pasqyrës së të ardhurave
dhe shpenzimeve
Bilanci raporton gjendjen e mjeteve, detyrimeve, dhe kapitalit të
pronarëve në një moment të caktuar kohor.
Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve përmbledh transaksionet e të
ardhurave dhe shpenzimeve që ndodhin gjatë të njëjtës periudhë kohore.
Transaksionet e të ardhurave dhe shpenzimeve ndikojnë mbi kapitalin e
pronarëve.
Prandaj, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve përmbledh ndikimin
që këto transaksione kanë mbi llogarinë kapitali i pronarëve të një
bilanci kontabël.
KONTABILITETI ME BAZË RRITËSE
Një aspekt i rëndësishëm i një sistemi të kontabilitetit financiar është vendimi se
kur duhet të regjistrohen transaksionet e të ardhurave dhe shpenzimeve në librat
dhe regjistrat kontabël. Momenti i regjistrimit të një transaksioni në librat dhe
regjistrat kontabël konsiderohet si momenti i njohjes.
Sipas kontabilitetit me bazë rritëse regjistrimi i të ardhurave duhet të kryhet në
momentin kur mallrat janë dhënë ose kur shërbimet janë kryer, pavarësisht se kur
merren mjetet monetare.
Kontabiliteti me bazë monetare i regjistron të ardhurat vetëm në momentin kur
merren mjetet monetare.
I njëjti diskutim vlen edhe për shpenzimet, bazuar në parimin e krahasimit.
Baza rritëse jep një paraqitje më të mirë të performancës së një firme.
FORMAT E ORGANIZIMIT TȄ BIZNESIT

Biznesi me një pronar

Bashkëpronësia

Korporatat

Format hibride të organizimit


Implikimet e kontabilitetit

Dallimet nga pikpamja e kontabilitetit ndërmjet këtyre tre formave të


organizimit të biznesit shtrihen kryesisht në seksionin e kapitalit të
pronarëve të bilancit.
Kontabiliteti për bashkëpronësitë është shumë i ngjashëm me atë me
pronësi të vetme.
Meqë secili partner është një pronar, secili partner ka një llogari kapitali
më vete ku tregohet interesi i tij ose i saj në firmë.
Kontabiliteti për korporatat është pak më kompleks dhe përshkruhet në
seksionin në vijim.
Shpjegimi i diferencave midis bilanceve të bizneseve me pronësi të vetme dhe atyre të korporatave.

Dallimi kryesor përfshin kapitalin e pronarëve.


Në biznesin me një pronar, përdoret vetëm një komponent i llogarisë
kapitali i pronarit; ai quhet thjesht kapitali, dhe reflekton interesat e
pronarit që dalin nga të dy tipet e aktiviteteve, edhe nga investimet
(kontributet) direkte, edhe nga operacionet fitimprurëse.
Korporatat përdorin dy komponentë: kapitalin e investuar, i cili
pasqyron kontributet e drejtpërdrejta të aksionerëve, dhe fitimet e
pashpërndara, të cilat tregojnë interesat e aksionerëve që kanë ardhur
nga fitimet.
FALEMINDERIT

You might also like