Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 40

Menaxhimi i projekteve

investive ne turizem
Prof.as.dr. Petrit Hasanaj
Studimi Investiv
• Studimi investiv njihet edhe me emrin programi investiv, elaborati investiv, dhe
studimi i fizibilitetit. Studimi investiv paraqet bazen per marrjen e vendimit
perfundimtar lidhur me aprovimin apo refuzimin e projektit te caktuar investiv.
Pra STUDIMI INVESTIV (studimi fizibilitetit) ka te bej me nje analize me te veqant
te: investitorit, tregut, aspekteve tekniko-teknologjike, dhe aspekteve ekonomiko-
financiare. Hartimi i studimit investiv mund te zgjate prej 3 muajsh deri 2 vite,
nderkaq ajo zakonisht merr pjese ne koston e investimit deri ne 5%. Studimi
investiv duhet te jete i afte qe te jap pergjigje ne keto pyetje:
• Sa eshte projekti ne pajtim me prioritetet zhvillimore te shtetit dhe sa eshte politika
makroekonomike ne harmoni me qellimet e projektit?
• A ekziston kerkese e mjaftueshme per autputet e projektit investiv?
• A eshte zgjidhur alternativa me e mire teknologjike nga alternativat e mundshme?
• A eshte projekti ekonomikisht dhe financiarisht i arsyeshem?


REZYMEJA E STUDIMIT INVESTIV
(STUDIMIT TE FIZIBILITETIT)
• Gjthmon ne hyrje te studimit investiv perpilohet rezymeja
(permbledhja ekzekutive) e cila permban:
• te dhenat themelore mbi investitoritn (titulli i investitorit, veprimtaria, numri
ame, banka, etj),
• te dhenat themelore mbi investimin (emrin e projektit, lokacionin,
teknologjia, personelin etj),
• konstrukcionin financiare (mjetet themelore, mjetet e xhiros, investimet tjera,
etj).
• treguesit e efikasitetit te investimeve.
ANALIZA E AFTESIVE TE
INVESTITORIT
• Kjo pjese e studimit investiv ka te bej me analizimin e aftesive te
investitorit per ta realizuar projektin e caktuar investiv, pra bonitetin e tij.
• Kjo analize perqendrohet per nje periudhe te shkuar 5-vjeqare.
• Analiza fillon me shqyrtimin e pozites se tij ne tregun e shtijes dhe ne
tregu e furnizimit per secilin produkt dhe analizes se tregut te jashtem
dhe te brendshem. Me analize nxirret nje pasqyre mbi bleresit dhe
furnizuesit kryesore.
• Analiza e pozites ne treg perfshin edhe shqyrtimin e qmimeve ne
krahasim me qmimet e konkurrences me qrast ne e shohim se a eshte
konkurent a jo ne treg.
….
• Gjate analizes se investitorit vemendje duhet kushtuar edhe kualifikimin dhe moshen te
personelit dhe poashtu duhet shqyrtuar nese investitori praktikon format e aftesimit te
personelit nepermjet specializimeve, seminareve, bursave, etj.
• Gjithashtu rezultatet e afarizmit te investitorit mund te shihen nepermjet bilancit te
suksesit ku paraqitet ne fund edhe fitimi neto te cilin mund ta shfrytezoj per investime te
ndryshme.
• Gjithashtu aftesia financiare e investitorit dhe cilesia e pasurise se tij mund te shihet
permses bilancit te gjendjes, ku posaqerisht ka rendesi analiza e burimeve te financimit.
• Gjendja e mjeteve xhiruese gjithashtu ka rendesi te madhe qe paraqet likuditetin e
investitorit per kryerjen e obligimeve afatshkurtera.
• Pozita e investitorit me projekt dhe pa projekt. Pra analizohet se a eshte i domosdoshem
projekti i caktuar investiv, dhe a varet ekzistenca e investitorit nga projekti i caktuar investiv.
Pra a mund ta vazhdoj investitori afarizmin apo jo pa projektin e caktuar.
ANALIZA E TREGUT TE SHITJES
• Analiza e tregut te shtijes varet nga natyra dhe cilsia e produktit.
Prandaj ne fillim te analize se tregut te shtijtes duhet te dihet se per
qfar produkti behet fjale (konsumit te gjere, plotsimit te nevojave te
domosdoshme, luksoze, etj), pastaj a do te dal ne treg si i vetem apo
me nje bashkesi produktesh, a idedikohet produkti tregut te
brendshem apo edhe te jashtem, etj.
• Analiza e tregut te shtijes duhet te perfshije:
• Analizen e kerkeses,
• Analizen e ofertes,
• Analizen e qmimeve,
• Projeksionin e plasmanit (shtijes)
ANALIZA E KERKESES
• Kerkesa per produktin e caktuar varet drejteperdrejte nga karakteristikat e produktit dhe nga nje mori
faktoresh tjere.
• Ne fillim te analizes se kerkeses duhet te behet identifikimi i ketyre faktoreve qe ndikojne ne kerkesen e
produktit ne treg. Faktoret qe ndikojne ne formimin e kerkeses mund te kategorizohen ne kete menyre:
1. Faktoret e pergjithshem (popullsia, kushtet natyrorem te ardhurat mesatare, kursimet, kreditimi, niveli
arsimore dhe shendeteosre i popullsise, etj).
2. Faktoret fizike (karakteristikat e produktit, lokacioni, komunikacioni dhe lidhjet, etj).
3. Faktoret social,
4. Faktoret ekonomik (niveli i te ardhurave kombetare dhe levizja e tyre, levizja e qmimeve, konsumit, politikat
makroekonomike te vendit, etj).
5. Gjate analizes se kerkeses apo gjate projeksionit te kerkeses gjithmon duhet te operohet me te
ashtuquajturen kerkesen agregate (Ka) e cila perbehet nga kerkesa ekzistuese ne vitin paraprak (ke),
kerkesa e re apo e pritur ne vitin e ardhshem (kr), kerkesa zavendesuese (kz) dhe kerkesa e paplotesuar ne
vitin paraprak (kp).
Pra: Ka = ke + kr + kz + kp
ANALIZA E OFERTËS
• Analiza e ofertes per produktet e caktuara mund te behet duke i bazuar ne te dhenat
lidhur me levizjet e prodhimit te produkteve te caktuara, importit dhe eksportit te tij
ne tregjet ku edhe synohet plasmani i produktit te caktuar.
• Rendesi te veqante duhet kushtuar kapaciteteve ekzistuese, shkalles se shfrytezimit te
tyre, nivelit teknologjik te kapaciteteve, etj.
• Gjate projeksionit te ofertes (analizes se ofertes) gjithashtu duhet te operohet me te
ashtuquajturen oferten agregate (Oa) e cila perbehet nga prodhimi ne tregun perkates
(pr) i zbritur per eksportin nga ai treg (e) dhe i rritur per importin ne ate treg (i),
Pra: Oa = pr – e + i
• Ne baze te analizes se ofertes ne te kaluaren si dhe ne baze te analizave mbi kerkesen
ne te ardhmen, behet projeksioni i ofertes per periudhen e ardhme, pra per tere ciklin
e eksploatimit.
Projeksioni i Plasmanit
• Tek projeksioni i plasmanit duhet te analizohen kushtet dhe mundesite e shitjes, siq jane
aranzhmanet afatgjata, politika e qmimeve, promovimet, kreditimi, rrjeta e shitjes, etj.
• Ne baze te analizes dhe projeksionit te kerkeses dhe ofertes mund te behet krahasimi mes
tyre dhe vlersimi i mundesive te plasmanit, me qrast mund te ndeshemi me tri raste te
mundshme sa i perket ofertes dhe kerkeses.
1. Oa = Ka (ne kete rast plasmani i produkteve mund te behet vetem ne saje te risive qe
sillen me ane te ofertes se produkteve te caktuara si p.sh: qmim me konkurues, cilsi,
funksionalitetin, etj)
2. Ka > Oa (Ne kete rast ekziston kekersa e paplotesuar ne treg lidhur me produktin e
caktuar, dhe plasmani ne kete rast eshte i mundshem),
3. Ka < Oa (Ne kete rast mundesite per plasmanin e produktit te caktuar jane te kufizuara,
plasmani mund te jete i mundshem vetem e vetem nese produkti i caktuar ka qmim
shume me te lire se mesatarja e deges, dizajn shume terheqes dhe cilsi shume te larte).
ZGJIDHJA TEKNIKO-TEKNOLOGJIKE
• Zgjidhja tekniko-teknologjike duhe tu pershtatet sinjaleve te tregut
dhe prognozave mbi tregun potencial. Eshte e rendesishme zgjidhja
teknologjike sepse e percakton ne menyre afatgjate kapacitetin
prodhimit dhe ka ndikim shume te madh ne shpenzimet e projektit
investiv, si gjate realizimit ashtu edhe gjate periudhes se eksploatimit.
Analiza tekniko-teknologjike fillon duke dhene pasqyren e
alternativave te mundshme te zgjidhjes tekniko-teknologjike dhe te
kritereve ne baze te cilave behet zgjidhja.
….
• Nder kriteret e percaktimit te tekonlogjise perkatese mund te permenden:
• Referencat e furnitorit lidhur me tekologjine,
• Nivelin tekinko-teknologjik, automatizimin, informatizimin, etj,
• Kapacitetin prodhues,
• Normativat e shpenzimeve per njesi prodhimi,
• Kushtet e kontraktimit (menyra dhe afati i pageses, kohzgjatja e mirmajtjes se tyre,
• Numrin dhe strukturen e nevojshme te personelit, etj.
• Informatat mbi zgjedhjen e teknologjise mund te mirren nga sistemi informativ
dhe rrjetat e telekomunikimeve, nga kerkimet dhe studimet shkencore, nga
ndermarrjet tregtare, ne panaire drejtepersedrejti, etj.
Pershkrimi i zgjidhjes teknologjike
• Pershkrimi i zgjedhjes se teknologjise duhet te jap karakteristikat e saja themelore, pra duhet te
potencohet se a eshte fjala per teknologji te re apo te perdorur, te vendit apo te importuar, efektet
dhe shpenzimet e saja, etj. Te pershkrimi i tekonlogjise duhet te perfshihet:
• Renditjen e makinave, pajisjeve te tjera dhe vendeve te punes,
• Skemen e levizjes se lendeve te para, materialit dhe inputeve te tjera materiale gjate procesit te
prodhimit.
• Skemen e transportit te brendshem dhe te deponimit te stoqeve te lendeve te para, te
produkteve te gatshme, etj,
• Ndikimin ne rrethine dhe ekologji, etj.
• Ne rastet e teknologjise se importuar nga bota e jashtme vemendje duhet kushtuar kushteve te
transferit te teknologjise, se a behet ajo ne forme te know how, patentit, licences, modeleve
mbrojtese, etj.
Zgjidhja teknike
• Ne zgjidhjen teknike duhet perfshire:
• Objektet dhe pajisjet kryesore per prodhim,
• Objektet dhe pajisjet ndihmese,
• Objektet per destinim te pergjitshem,
• Objektet e infrastruktures,
• Objektet dhe pajisjet per mbrojtjen e ekonogjise, etj.
Planifikimi i vellimit te prodhimit
• Planifikimi i vellimit te prodhimit behet duke u bazuar ne hulumtinin
e tregut te shitjes dhe mundesive te plasmanit si dhe zgjedhjeve
tekniko-tekonlogjike.
• Ky planifikim duhet te behet gjate tere ciklit ekonomik te projektit.
• Cikli ekonomik i porjektit investiv perfshine periudhen kohore prej
momentit kur fillon te realizohet projekti, pra ai perfshin periudhen e
investimeve dhe periudhen e eksploatimit (punene provuese dhe
punen e rregullt).
Planifikimi i inputeve materiale dhe
energjetike
• Planifikimi i inputeve materiale dhe energjetike (lendeve te para, materialeve
prodhuese, materialeve ndihmese, te energjise dhe inputet e tjera) duhet te
behet duke u bazuar ne vellimin e planifikuar te prodhimit dhe zgjedhjes
tekniko-tekonlogjike.
• Planifikimi i inputeve materiale dhe energjetike duhet bere gjate tere ciklit te
eksploatimit te projektit investiv.
• Energjia eshte nje nder inputet me te rendesishme, dhe pasqyra e shepenzimet
te energjise llogaritet ne baze te pajimeve teknologjike, pajimeve
joteknologjike, pajisjeve ndihmese, mjeteve te transportit, etj
• Shpenzimet e inputeve materiale dhe energjetike per nje njesi prodhimi jane
tregues i rendesishem i efikasitetit te zgjedhjes tekniko-tekonlogjike, dhe eshte
percaktues i aftesive konkuruese ne treg.
Analiza e tregut te furnizimit
• Per planifikim te furnizimit me lende te para dhe materiale tjera
kryesore eshte e nevojshme te merren ofertat e furnizuesve potencial.
Duhet te analizohen pengesat e sigurimit te inputeve te nevojshme,
dhe te parashihen masat per tejkalimin e ketyre pengesave eventuale.
• Gjate planifikimit te furnizimit duhte patur parasysh se perpos qmimit
te fakturuar te inputeve eshte e nevojshme edhe llogaritja e doganes
(nese importohen), shpenzimet e transportit, dhe shpenzimet e
sigurimit, etj.
• Pra kosto e inputeve = qmimi sipas faktures + dogana + shp.transportit +
shp.tjera.
Planifikimi i Personelit
• Planifikimi i personelit behet duke u bazuar ne zgjedjet tekninko-teknologjike,
vellimit te planifikuar te prodhimit, organizimit te punes ne turne, orari i punes,
etj.
• Struktura e personelit perfshine te punesuarit qe jane drejteperdrejte te lidhur
me prodhimin, ata qe punojne ne punet sherbyese dhe pergaditore, puntoret
udheheqes dhe puntoret administrative.
• Gjate planifikimit te personelit duhet te llogariten te ardhurat e tyre dhe te
paraqiten ne menyre tabelare, te ardhurat personale duhet te llogariten ne baze
te tregut te punes dhe te kontratave kolektive te punetoreve.
ANANALIZA E LOKACIONIT DHE
ASPEKTEVE EKOLOGJIKE
• Zgjedhjet e mundshme te lokacionit per realizimin e projektit investitv analizohen ne analizen
parainvesticionale, mirepo ne studimin investiv (studimin e fizibilitetit) jipen informacione mbi
lokacionin e zgjedhur.
• Gjate analizes se lokacionit dhe aspekteve ekologjike analizohen dhe projektohen shpenzimet per
infrastrukture, shpenzimet per blerjen e tokes, shpenzimet komunale, taksat, si dhe shpenzimet per
mbrojtjen e ambientit, per mbrojtjen e ujit, ajrit, flores, faunes, etj.
• Nder 5 faktoret kryesore (ne SHBA) qe ndikojne ne zgjidhjen e lokacionit jane:
1. mundesia e sigurimit te personelit me kualifikim perkates,
2. lehtesia per depertim ne treg,
3. ekzistimi i objekteve te infrastruktures,
4. qmimi i fuqise punetore dhe
5. disponimi me lende te pare.
ASPEKTET ORGANIZATIVE
• Ne kete pjese te studimit investiv (te fizibilitetit) projektohet struktura
organizative.
• Gjate planifikimit te struktures organizative projektohen: kanalet e komunikimit
(sistemi informatik), si dhe kualifikimet e nevojshme per kete.
• Ne kuader te aspekteve organizative duhet te shqyrtohet se si do te organizohet
procesi i realizimit te projektit investiv me qrast analizohet menyrat e
organizimit te ekipes per realizimin e projektit investiv, me konkretisht numri
dhe perberja kualifikuese e ketj ekipi.
PLANIFIKIMI I TERMINEVE TE
REALIZIMIT TE PROJEKTIT INVESTIV
• Plani (planifikimi) i termineve perfshin te gjitha aktivitetet ne
periudhen e investimit, e deri ne fillimin e punes se rregullt.
• Plani i termineve paraqitet ne menyre grafike me ane te
gantogrameve.
• Planifikimi i termineve eshte i domosdoshem sepse na ndihmon ta
planifikojme dinamiken e nevojshme te rrjedhjes se mjeteve
financiare lidhur me pagesen e puneve dhe aktiviteteve te kryera.
Terminet mund te llogariten ne muaj, e per projekte te vogla edhe ne
ne jave dhe dite.
ANALIZA FINANCIARE
• Analiza financiare ne studimitn investiv (programin investiv) fillon me
percaktimin e vellimit te nevojshem te mjeteve financiare per
realizimin e projektit investiv, pastaj identifikohen burimet e
financimit, obligimet ndaj burimeve te financimit, etj.
• Planifikimi i autputeve te porjektit investiv na ndihmon ti percaktojne
te ardhurat dhe shpenzimet me qrast mund ta ndertojme bilancin e
gjendjes dhe te suskesit si dhe pasqyren e cash flow.
Planifikimi i vellimit te investimeve
• Planifiki i vellimit te investimeve perfshin:
• Investimet ne mjetet themelore
• Investimet ne mjetet xhiruese
Investimet ne mjetet themelore:

• Perfshihen:
• investimet ne token, objektet ndertimore, infrastrukturen,
• investimet ne pajisje (prodhuese, ndihmese, transportuese, infrastrukurale, etj), Investimet
themelore dhe ne pronesi industrial (projektet, patentet, licensat, KNOW HOU),
• Tek planifikimi i investimeve ne mjetet themlore duhet perfshire vleren blerese te
pajisjeve sipas faktures, doganen, shpenzimet e transportit, shpenzimet e
montimit, dhe shpenzimet e tjera.
Investimet ne mjetet xhiruese
• Llogaritja e investimit ne mjetet xhiruese behet duke percaktuar nevojat vjetore per:
• lendet e para, materialin ndihmes(lpm),
• vleren e prodhimit ne vijim (pv),
• vleren e stoqeve(st),
• obligimet ndaj furnitoreve (of),
• kerkesat nga bleresit (kbl),
• qarkullimi ne xhirollogari (xhll),
• amortizimi (am),
• te ardhurat bruto (ab),
• obligimet nga fitimi (ob).
• Dhe investimi ne mjetet xhiruese llogaritet me ane te kesaj formule:

Imxh = (lpm + pv + st + kbl + xhl) – (of + am + ab + ob)


….
• Amortizimi llogaritet duke marre parasysh afatin e perdorimit te mjeteve
themelorem.
• Amortizimi llogaritet nepermjet normes se amortizimit (am) e cila fitohet kur numrin
100 e pjestojme me ciklin e eksploatimit te mjetit themelor (e) ose numrin e periodave
te amortizimit.
• Shembull nese kemi nje mjet qe duhet te amortizohet per 7 vite, norma e amortizimit
(am) do te jete 100/7 = 14.28%, dhe nese vlera e blerjes se mjetit themelor (Vbmth)
eshte 35.000, atehere amortizimi vjetor do te jete keshtu:
Amv = Vbmth*am/100 = 35.000*14.28/100 = 5.810€.
• Ne fund te cilklit te eksploatimit paraqitet vlera riziduale e projektit investiv, qe
paraqet vleren e mbetur te mjeteve themelore dhe mjeteve xhiruese.
Konstrukti financiare (burimet e mjeteve
financiare)
• Burimet e mjeteve financiare duhet te analizohet me qellimt qe te sigurohet
qmimi sa me optimal i kapitalit per financimin e projektit investiv. Burimet e
mjeteve financiare mund te jene vetanake dhe te huazuara.
• Burimet financiare vetanake jane mjetet financiare te investitoreve qe jane te
gatshem qe ti investojne ne realizimin e projektit investiv.
• Burimet financiare te huazuara mund te jene ato mjete financiare qe investitorit i
huazojne, p.sh: kredite afatgjata, kredite per pajisje, kredite afatshkurtera, etj.
….
• Burim i mjete financiare mund te jete edhe emitimi i letrave me vlere
(aksionet, obligacionet, etj).
• Per te llogaritur qmimin e kapitalit te angazhuar ne projektin investiv
mund te llogaritet i ashtuquajturi qmimi mesatar i kapitalit (weight
average cost of capital, WACC).
• Qmimi mesatar i kapitalit (qmk) varet nga shume e pergjithshme e
kapitalit te angazhuar (Sh), nga shuma e kredise (Kr) dhe nga kamata
e kredise (Ka).
Pra kemi: QMK = Σ (Kr*Ka)/Sh
….
• Kamata mund te llogaritet ne disa menyra. Obligimi i teresishem llogaritet me kete formule:
An = K x (1+i)n
• P.sh. nese marrim kredi 1.000€, per 5 vite me kamate 6%. Kamata do te lloragiret keshtu:
1.000€ x 0.06 = 60€ (kamata vjetore),
5vite x 60€ = 300€,
pra obligimi i teresishem eshte 1.000 + 300 = 1.300€. Ne kete rast anutieti vjetor mund te
llogaritet 1.300€:5vite = 260€.
Por anuiteti mund te llogarite edhe keshtu:
An = K x (1+i)n = 1.000 x (1+0.06)5 = 1.000 = 1.338€ obligimi i teresishem, ndersa anuiteti vjetor
mund te llogaritet 1.338€:5vite = 267€ (anuiteti vjetor)
Simulimi i rezultateve te afarizmit (bilanci i
suksesit)
• Perpilimi i bilancit te suksesit (simulimi i tij) behet nepermjet llogaritjes se te
ardhurave te pergjithshme qe behen ne baze te planifikimit te shitjeve dhe
qmimeve te planifikuara qe jane si rezultat i analizes se tregut. Perpos se te
ardhurave te pergjithshme nga afarizmi, ketu hyjne edhe te ardhurat nga
plasmanet financiare, te ardhurat e jashtzakonshme, etj.
• Shpenzimet e afarizmit (shpenzimet materiale, jomateriale, pagat bruto, etj)
llogariten ne analizen tekniko-teknologjike dhe merren prej tabelave perkatese.
Perpos shpenzimeve te afarizmit perfshihen edhe shpenzimet e amortizimit,
shpenzimet e financimit mund te mirren prej tabelave te llogaritjes se
amortizimit dhe te kamates nga kredite e ndryshme.
….
• Fitimi bruto (diferenca midis te ardhurave dhe shpenzimeve) eshte shenje e pare mbi suksesin
financiare te projektit investiv.
• Pra simulimi i bilancit te suksesit per vitet e afarizmit (1,2,...n) jep informaten e pare te
rendesishme mbi mundesine e suksesit te projektit investiv.
• Si informate tjeter mbi suksesin e projektit mund te nxirret edhe qmimi i kostos se produktit dhe
te krahasohet me qmimin e saj ne treg.
• Qmimi i kostos per njesi (Qk) kalulohet me kete formule:
Qk = shpenzimet materiale + amortizimi + pagat + tatimet dhe taksat
• Nese qmimi i kostos eshte me i vogel se qmimi ne treg projekti do te realizoj fitim ne lartesi te
kesaj diference, nese qmimi i kostos eshte i barabart me qmimin ne treg atehere projekti eshte ne
kufi te rentabilitetit.
Struktura e bilancite te suksesit
Raport I te ardhurave I detajuar
Struktura e rrjedhes se parase (cash flow)
• Njera nder informatat me te rendesishme qe duhet te nxirret nga analiza
financiare eshte rrjedha e parase (cash flow) e cila na sherben per
vlersimin e likuiditetit te projektit gjate tere periudhes se eksploatimit.
• Nese vlera neto e rrjedhjes se parase (cash flow) se projektit investiv
eshte me e madhe se zero (VN >0) atehere kjo tregon se projekti eshte
likuid (eshte i afte ti pergjigjet kerkesave per pagesa, si ne periudhen e
investimeve ashtu edhe ne periudhen e eksploatimit).
• Nese vlera neto e rrjedhjes se parase (cash flow) eshte negative (VN < 0)
atehere kjo tregon se projekti investiv do te ndiqet me probleme
financiare, per tejkalimin e tyre duhet te siguroj burime plotesuese te
financimit te cilat prap i rendojne kushtet e afarizmit.
Formati direkt

Formati direkt i përgjigjet pyetjes, “Nga ka ardhur


keshi dhe ku ka shkuar keshi?”
Formati indirekt i përgjigjet pyetjes: “Perse rrjedhja e parave nga.
veprimet ndryshon nga e ardhura neto?”
Pyetje
1.Identifikoni një projekt turistik në një destinacion të caktuar dhe bëni një analizë të gjithë asaj që duhet të
bëhet për të zbatuar këtë projekt, duke përfshirë kostot, rrezikun dhe të ardhurat e pritshme.
2.Identifikoni disa projekte turistike të suksesshme dhe studioni se si ato u realizuan dhe u menaxhuan.
Kuptoni procesin e krijuar dhe përdorni këto shembuj për të zhvilluar strategjitë tuaja.
3.Identifikoni trendet e fundit në industrinë e turizmit dhe vlerësoni se si ato mund të ndikojnë në projekte
turistike të ardhshme. Zhvilloni një strategji të përshtatshme për t'i adresuar këto trende dhe për t'u
përfituar nga ato.
4.Identifikoni rreziqet dhe sfidat që mund të hasen gjatë zhvillimit të projekteve turistike dhe zhvilloni plane
për t'i minimizuar ato. Kuptoni se si të menaxhoni rrezikun dhe t'i përgjigjeni situatave të paparashikuara.
5.Zhvilloni një plan marketingu për një projekt turistik të caktuar. Kuptoni kush janë klientët potencialë dhe
si mund t'i përftoni ata, duke përfshirë strategji të ndryshme të marketingut dhe kanale të komunikimit.
6.Vlerësoni kosto-beneficinë e projekteve turistike. Kuptoni se si të llogarisni kostot e një projekti dhe të
përcaktoni të ardhurat e pritshme. Zhvilloni plane financiare për t'i financuar projektet turistike.

You might also like