Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 41

LEKSIONI 1

Dhjetë parimet e
Shkencës Ekonomike
Fjala ekonomi vjen nga fjala greke për "atë që administron një familje".

Fillimisht, kjo prejardhje mund të duket e pazakontë. Por në të vërtete, familjet dhe ekonomitë kanë
shumë të përbashkëta.

Një familje përballon shumë vendime. Ajo duhet të vendosë se cilët nga pjesetarët e familjes do të
kryejnë cilat detyra dhe cfarë merr si shkëmbim secili prej tyre. Kush e gatuan darken? Kush lan e
hekuros rrobat? Kush merr një fetë tortë më tepër në kohën e çajit? Kush zgjedh se cilat programe
televizive duhen ndjekur? Shkurtimisht, familja duhet t'i shpërndajë burimet e saj të pakta mes
pjesetareve të ndryshëm të saj, duke pasur parasysh aftësitë, perpjekjet dhe dëshirat e secilit prej tyre.

Njëlloj si familja, një shoqëri përballon shumë vendime. Një shoqëri duhet të vendosë cfarë punësh duhen
bërë dhe kush do t'i bëjë ato. Ajo ka nevojë për disa njerez që sigurojnë ushqimin, njerëz të tjerë për të
bërë veshje dhe të tjerë akoma për të projektuar programe kompjuterike.
Pasi shoqëria i ka shpërndarë njerëzit (si edhe tokën, ndërtesat e makinat) për punë të ndryshme, ajo
duhet të shpërndaje sasine e mallrave dhe te sherbimeve qe ata prodhojne. Ajo duhet te vendose se cili
do te haje havjar dhe cili patate. Ajo duhet te vendose se cili do te ngase nje Jaguar dhe cili do te
perdore autobusin.
Administrimi i burimeve të shoqerise eshte i rendesishem sepse ato jane te pakta.
Pamjaftueshmëri do të thote qe shoqeria ka burime te kufizuara dhe per kete arsye nuk mundet t'i
prodhoje te gjithe mallrat dhe sherbimet qe njerezit deshirojne te kene.
Pikerisht ashtu si nje familje qe nuk mundet t'i jape secilit nga pjesetaret gjithcka qe do ai ose ajo, nje
shoqeri nuk mundet t'i jape cdo individi standardin me te larte te jeteses per te cilin mund te aspiroje ai
ose ajo.

Pamjaftueshmëri
natyra e kufizuar e burimeve te shoqerisë

Ekonomiksi
studimi sesi shoqeria administron burimet e saj te pakta
Në shumicën e shoqërive, burimet shpërndahen jo nga nje planifikues i vetem qendror por nepermjet veprimeve
te perbashketa te miliona familjeve dhe firmave.

• Kësisoj ekonomistët studiojne sesi i marrin njerëzit vendimet: sa punojne ata, cfare blejne, sa kursejne dhe
si i investojne kursimet e tyre.
• Po ashtu, ekonomistet studiojne sesi bashkëveprojnë njerëzit me njëri - tjetrin. Per shembull, ata
kontrollojne sesi shumica e bleresve dhe e shitesve te nje malli percaktojne se bashku cmimin me te cilin
shitet malli dhe sasine qe shitet.
• Së fundmi, ekonomistet analizojne forcat dhe prirjet që ndikojnë mbi ekonominë në tërësi, duke përfshire
rritjen ne te ardhurat mesatare, pjesen e popullates e cila nuk mund te gjeje pune dhe nivelin me të cilin rriten
cmimet.

Megjithese studimi i ekonomisë ka shumë aspekte, sfera eshte unifikuar nga disa ide qendrore. Ne pjesen e
mbetur te ketij kapitulli ne hedhim nje vështrim në Dhjetë Parimet e Shkencës Ekonomike. Mos u shqetesoni
ne qofte se nuk i kuptoni ne fillim te gjithe ata, ose ne qofte se nuk gjeni plotesisht bindës.
Ne kapitujt qe do te vijne, ne do t'i studiojme keto ide ne menyre me te plote.
Të dhjetë parimet janë paraqitur këtu vetëm për t'u dhënë një përshkrim të përgjithshëm se cfarë është ne
përgjithesi shkenca ekonomike. Ju mund ta mendoni këtë kapitull si nje "shikim paraprak të ngashënjimeve të
mëpastajme."
• SI I MARRIN NJEREZIT VENDIMET

Nuk ka asnjë mister në ate se çfarë është një "ekonomi".

Qoftë kur flasim për ekonomine e nje grupi vendesh sic eshte Bashkimi
Europian ose ekonomia e nje vendi te veçantë si Mbretëria e Bashkuar, ose ajo
e të gjithe botës, ekonomia është një grup njerëzish të cilët bashkëveprojnë
me njeri - tjetrin duke punuar për të jetuar.

Meqënëse sjellja e një ekonomie pasqyron sjelljen e individëve që e formojnë,


ne e fillojmë studimin tonë me katër parimet e vendimmarrjes vetjake.
•Parimi 1: Njerëzit përballen me kompromise

Mësimi i parë per marrjen e vendimeve përmblidhet ne nje fjale te urte te perhapur mes ekonomistesh:
"Nuk ekziston ndonje gje e tille si nje dreke falas." Për të siguruar nje gje qe ne pelqejme, zakonisht na
duhet te heqim dore nga ndonje gje tjeter, te cilën edhe ate e pelqejme. Marrja e vendimit kerkon
kompromisin për te arritur nje qellim kundrejt nje tjetri.

Mendojme nje studente, e cila duhet te vendose sesi ta shperndaje burimin e saj me te vlefshem - kohen e
saj. Ajo mund ta shpenzoje te gjithe kohen duke studiuar ekonomine, mund ta shpenzoje te gjithe kohen
duke studiuar psikologjine, ose mund ta ndaje kohen ndermjet te dyja fushave. Per cdo ore qe ajo studion
njeren lende, heq dore nga nje ore, te cilen do te mund ta kishte shpenzuar duke studiuar tjetren. Dhe per
cdo ore qe ka shpenzuar duke studiuar, ajo heq dore nga nje ore te cilen do ta kishte shpenzuar ne sallen e
gjimnastikes, duke ngare bicikleten, duke ndjekur televizorin, duke marre nje sy gjume ose duke punuar
ne punen e saj me kohe te pjesshme per ca me shume para xhepi.

Ose mendoni prinderit, te cilet vendosin sesi t'i shpenzojne te ardhurat e tyre te familjes.

Ata mund te blejne ushqim, veshje ose nje pushim familjar. Ose mund te kursejne dicka nga te ardhurat e
familjes per kohen e pensionit ose ndoshta per t'i ndihmuar femijet te blejne nje shtepi ose nje apartament
kur te jene rritur. Kur ata vendosin te shpenzojne nje euro shtese per njerin nga keto mallra, kane nje euro
me pak per te shpenzuar për ndonjë mall tjetër.
Kur njerëzit grupohen ne shoqëri, perballen me lloje te ndryshme kompromisi.
Në shoqërine moderne është i rëndësishëm kompromisi ndërmjet nje mjedisi te paster dhe nje niveli te larte te te
ardhurave.
Ligjet që kërkojne nga firmat qe te pakësojne ndotjen, e rrisin kostot e prodhimit te mallrave dhe te sherbimeve. Për
shkak të kostove me te larta, këto firma përfundojne duke marre fitime me te pakta, duke paguar paga me te ulëta, duke
caktuar çmime më të larta, ose ne njëfarë kombinimi te këtyre të triave. Pra, ndërkohe që normat e ndotjes na japin neve
përfitimin e një mjedisi më të pastër dhe nivele të përmiresuara të shëndetit qe vijne me te, ato kane kostot e reduktimit
te te ardhurave te pronareve te firmave, punetorëve ose klienteve.

Një tjetër kompromis me të cilin përballet shoqeria, eshte efikasiteti dhe drejtësia.
Efikasiteti nenkupton faktin qe shoqeria merr maksimumin e mundshëm nga burimet e saj te pakta.
Drejtësia ka kuptimin qe përfitimet e këtyre burimeve shpërndahen me drejtësi ndërmjet pjesëtareve të shoqërisë.
Me fjale të tjera, efikasiteti ka te beje me madhesine e tortes ekonomike dhe drejtesia ka te beje me atë sesi është ndarë
torta. Shpesh, kur hartohen politikat e qeverisë, keto dy objektiva bien ndesh me njeri -tjetrin.

Efikasitet
karakteristika e shoqerise per te marre maksimumin qe ajo mundet nga burimet e saj te pakta
Drejtesia
karakteristika e shperndarjes se prosperitetit ekonomik me paanshmeri ndermjet pjestareve te shoqerise
Mendoni per shembull politikat qe kane per qellim arritjen e nje shperndarje me te barabarte te
mireqenies ekonomike. Disa nga keto politika, sic jane sistemi i sigurimeve shoqerore ose sigurimi i
papunesise, perpiqen te ndihmojne ata pjesetare te shoqerise, te cilet jane me se shumti ne nevoje.

Te tjera, si taksa mbi te ardhurat vetjake, u kerkojne financiarisht te suksesshmeve te kontribuojne me


shume se te tjeret per te mbajtur qeverine. Megjithese keto politika kane perfitimin e arritjes se nje
drejtesie me te madhe, ato kane kosto ne termat e nje rendimenti te reduktuar.

Kur qeveria rishperndan te ardhurat nga te pasurit tek te varfrit, kjo e redukton shperblimin per ata qe
punojne fort; si rezultat, njerezit punojne me pak dhe prodhojne me pak mallra dhe sherbime. Me fjale
te tjera, kur qeveria perpiqet ta prese torten ekonomike ne rriska me te barabarta, torta behet me e vogel.

Pranimi qe njerezit perballen me kompromise nuk na tregon vetvetiu se cfare vendimesh ata do te
marrin ose duhet te marrin. Nje studente nuk duhet ta braktise studimin e psikologjise vetem sepse duke
bere kete do te shtoje kohen ne dispozicion per studimin e ekonomise. Shoqeria nuk duhet te pushoje se
mbrojturi mjedisin vetem per arsye se normat mjedisore e ulin standardin tone te jeteses.

Te varfrit nuk duhet te injorohen vetem sepse duke i ndihmuar ata deformohen stimujt per te punuar.
Megjithate, njohja e kompromiseve te jetes eshte e rendesishme sepse njerezit kane gjasa te marrin
Parimi 2: Kostoja e dickaje eshte ajo prej se ciles hiqni dore per ta siguruar

Meqenese njerezit perballen me kompromise, marrja e vendimeve kerkon


krahasimin e kostove dhe te perfitimeve te orientimeve alternative te veprimit.
Megjithate, ne shume raste kostot e nje veprimi nuk jane kaq te dukshme sa
mund te shfaqen fillimisht.
Mendoni per shembull vendimin nese duhet shkuar ose jo ne universitet.
Perfitimi eshte pasurimi intelektual dhe nje jete e tere me mundesi me te mira per
pune. Por cilat jane kostot? Per t'iu pergjigjur kesaj pyetje ju mund te josheni te
shtoni edhe parate qe keni shpenzuar per pagesat e shkollimit, librat, strehimin
dhe te ushqyerit. Por edhe ky total nuk paraqet me vertetesi ate nga e cila ju keni
hequr dore per te shpenzuar nje vit ne universitet.
•Problemi i pare me kete pergjigje eshte se ajo perfshin disa gjera te cilat nuk jane me te
vertete kosto per te ndjekur nje vit universitetin. Edhe ne qofte se keni vendosur ta lini
arsimin me kohe te plote, ju ende do te keni nevoje per nje vend per te fjetur dhe ushqim
per te ngrene. Strehimi dhe ushqimi jane pjese e kostove te arsimit te larte vetem ne ate
mase qe jane me te kushtueshme ne universitet sesa gjetke. Ne te vertete, kostot e
strehimit dhe ushqimi ne universitetin tuaj mund te jete me e pakte sesa shpenzimet e
qirase dhe te ushqimit qe ju do te paguanit duke jetuar me vete. Ne kete rast, kursimet per
strehimin dhe ushqimin jane ne te vertete nje perfitim kur shkon ne universitet.

•Problemi i dyte me kete llogaritje te kostove eshte se ai injoron koston me te madhe te


arsimit universitar, kohen tuaj. Kur shpenzoni nje vit duke degjuar leksione, duke lexuar
tekste dhe duke shkruar detyra kursi, ju nuk mundeni ta shpenzoni kete kohe duke punuar
ne ndonje vend pune. Per shumicen e studenteve, pagat nga te cilat eshte hequr dore per te
ndjekur universitetin, jane kostoja e vetme me e madhe e arsimit te tyre te larte.
Kostoja oportune e nje artikulli eshte ajo nga e cila ju hiqni dore per ta siguruar
ate.
Kur marrin vendimin, nese do te shkojne ose jo ne universitet, vendimmarresit
duhet te jene te vetedijshem per kostot oportune qe shoqerojne cdo veprim te
mundshem. Ne fakt, ato zakonisht ekzistojne.
Futbollistet e moshes universitare, te cilet mund te fitojne miliona ne qofte se
zgjedhin te jene jashte arsimit universitar dhe te luajne futbollin profesionist, jane
shume te vetedijshem se kostoja e tyre oportune e te shkuarit ne universitet eshte
shume e larte. Nuk eshte befasuese qe ata shpesh vendosin qe perfitimi nuk ia
vlen koston.

Kosto oportune
Çfaredo nga e cila duhet hequr dore per te siguruar dicka
Parimi 3: Njerezit e arsyeshem mendojne ne marxhine
Vendimet ne jete rrallehere jane bardhe e zi, por zakonisht kane hije te grise. Ne
kohen e darkes, vendimi me te cilin ju perballeni, nuk eshte ndermjet mos ngrenies
dhe te ngrenit pa mase, por nese duhet marre ose jo edhe nje racion patate te skuqura.
Ne prag provimesh, vendimi juaj nuk eshte ndermjet argetimit total dhe te studiuarit
24 ore ne dite, por nese duhet shpenzuar nje ore shtese per te rishikuar shenimet tuaja
ose per te pare televizor.
Ekonomistet perdorin termin ndryshime marxhinale per te pershkruar rregullime te
vogla qe i shtohen nje plani ekzistues te veprimit. Mbani mend qe "marxhine" do te
thote periferi, keshtu qe ndryshimet marxhinale jane rregullimet periferike te asaj qe
ju jeni duke bere.

Ndryshime marxhinale
Rregullime te vogla graduale qe i shtohen nje plani veprimi
Ne shume situata njerezit marrin vendimet me te mira kur mendojne ne marxhine.
Mendojme per shembull se ju i kerkoni nje miku t'u keshilloje qe sa vjet duhet te
vazhdoni arsimin. Ne qofte se ai do ta krahasonte stilin tuaj te jetes me te nje personi
tjeter, me grade doktori, ose me ate te dikujt qe ka perfunduar shkollen e mesme dhe
eshte i padiplomuar, ju mund te ankoheni se ky krahasim nuk eshte i dobishem per
vendimin tuaj. Ndoshta juve tashme keni qene ne universitet per disa vite, por jeni
paksa i lodhur nga studimi dhe e keni nderprere studimin ose jeni duke vendosur
nese do te vazhdoni te qendroni ne vitin e fundit.
Per te marre kete vendim juve ju duhet te dini perfitimet shtese qe do t’u ofronte nje
vit me shume ne arsim (paga me te larta gjate jetes tuaj dhe kenaqesi absolute prej te
mesuarit) dhe kostot shtese te cilat do t’u shkaktohen (nje vit tjeter pagesash per
shkollimin dhe nje vit tjeter pagash te munguara).
Duke krahasuar keto perfitime marxhinale dhe keto kosto marxhinale, ju mund te
vleresoni nese ia vlen ose jo viti shtese.
Te japim nje shembull tjeter: Mendoni nje kompani ajrore e cila vendos sa do t'u kerkoje te
paguajne pasagjereve qe fluturojne ne liste pritjeje. Supozoni se fluturimi i nje avioni 200 vendesh
nga Londra ne Varshave i kushton linjes ajrore 100.000€. Ne kete rast kostot mesatare per cdonjeren
nga ndenjeset jane 100000€/200 pra 500€. Dikush mund te joshet te mberrije ne perfundimin se linja
ajrore asnjehere nuk duhet ta shese nje bilete me pak se 500€. Por ne te vertete, linja ajrore mund t'i
rrite fitimet e saj duke menduar ne marxhine. Perfytyroni se avioni eshte gati te ngrihet me dhjete
ndenjese bosh dhe nje pasagjer ne liste pritjeje po pret te porta, i gatshem te paguaje 300€ per nje
ndenjese.

A duhet qe linja ajrore t'ia shese ate atij? Natyrisht qe duhet. Ne qofte se avioni ka dhjete ndenjese te
zbrazeta, kostot e shtimit te nje pasagjeri jane te vogla. Megjithese kostot mesatare te fluturimit, per
nje pasagjer jane 500€, kostot marxhinale jane vetem kostot e ushqimit qe do te konsumoje ky
pasagjer shtese (qe sidoqofte mund te hidhej ne plehra ne cdo rast) dhe ndoshta nje rritje teper e
lehte ne sasine e karburantit te perdorur nga avioni. Per sa kohe qe pasagjeri zevendesues paguan me
shume sesa kostot marxhinale, shitja e nje bilete atij, eshte fitimprurese.

Sic tregojne keta shembuj, individet dhe firmat mund te marrin vendime me te mira duke menduar
ne marxhine. Nje vendimmarres i arsyeshem ndermerr nje veprim, ne qofte se dhe vetem ne qofte se,
Parimi 4: Njerezit u pergjigjen stimujve
Meqenese njerezit i marrin vendimet duke krahasuar kostot me perfitimet, sjellja e
tyre mund te ndryshoje kur kostot ose perfitimet ndryshojne. Kjo do te thote qe
njerezit u pergjigjen stimujve.
Per shembull, kur cmimi i nje molle rritet, njerezit vendosin te hane me shume
dardha dhe me pak molle, per shkak se kostoja e blerjes se nje molle eshte me e
larte.
Ne te njejten kohe, plantacionet e molleve vendosin te punesojne me shume
punetore dhe te mbledhin me shume molle, sepse edhe perfitimi nga shitja e nje
molle eshte me i larte.
Si do te shohim, efekti i cmimit ne sjelljen e bleresve dhe shitesve ne nje treg, ne
kete rast ne tregun e molleve, eshte vendimtar per te kuptuar sesi funksionon
ekonomia.
• Politikeberesit publike asnjehere nuk duhet t'i harrojne stimujt, sepse shume polika
ndryshojne kostot ose perfitimet me te cilat perballen njerezit dhe keshtu pra,
ndryshojne sjelljen. Per shembull, nje takse mbi naften, i inkurajon njerezit te ngasin
makina me te vogla, me konsumim më me rendiment te karburantit. Gjithashtu, kjo i
inkurajon njerezit te perdorin transportin publik e jo te ngasin makinen e tyre, por dhe
te jetojne me prane vendit ku punojne. Ne qofte se taksa do te jete shume e larte,
njerezit do te fillojne te ngasin makina elektrike.
• Kur politikeberesit nuk arrijne te marrin ne konsiderate sesi ndikojne politikat e tyre te
stimujt, ata shpesh perfundojne ne rezultate tek te cilat nuk e kane synimin. Per
shembull, mendoni politiken publike qe ka te beje me sigurine e automjeteve. Sot, sipas
ligjit, te gjithe makinat e shitura ne Bashkimin Europian duhet te jene te pajisura me
rripa sigurimi ne ndenjese (megjithese perdorimi aktual i rripave te sigurimit ne
ndenjeset, vecanerisht per pasagjeret ne ndenjeset e pasme, eshte gjeresisht i ndryshem,
me nje vleresim mesatar qe endet nga rreth 30 per qind te perdoruesve te automjeteve
ne disa shtete anetare, deri ne rreth 90 per qind ne te tjeret, sidomos ne Suedi).
Shembull:
•Si ndikon ligji per rripin e sigurise ne sigurine e makines? Efekti i drejtperdrejte eshte i dukshem: kur nje person vendos
rripin e sigurise, probabiliteti i mbijeteses ne nje aksident te madh automobilistik rritet. Por ky nuk eshte fundi i fabules,
sepse ligji ndikon mbi sjelljen duke ndryshuar stimujt. Sjellja e pershtatshme ketu, eshte shpejtesia dhe kujdesi me te cilin
shoferet veprojne me automjetet e tyre. Drejtimi ngadale dhe me kujdes eshte i kushtueshem, sepse ai perdor kohen dhe
energjine e shoferit. Kur vendosin sesa ngadale te levizin, njerezit e arsyeshem krahasojne perfitimin marxhinal nga
levizja me e sigurt.
•Mendoni tani sesi ligji i rripit te sigurise e ndryshon llogaritjen prej automobilistit te perfitimit nga kostot. Rripat e
sigurimit i bejne aksidentet rrugore me pak te kushtueshme, sepse pakesojne mundesine e plagosjes ose te vdekjes. Me
fjale te tjera, rripat e sigurimit i pakesojne perfitimet nga nje levizje e ngadalshme dhe e kujdesshme. Njerezit u pergjigjen
rripave te sigurimit sic do te benin ndaj nje permiresimi te kushteve te rruges, me nje levizje me te shpejte dhe me pak te
kujdesshme. Rezultati perfundimtar i ligjit te rripave te sigurimit eshte pra nje numer i madh aksidentesh dhe kjo do te
ndikoje edhe mbi automobilistet, edhe mbi kembesoret. Keqesimi i levizjes se sigurt ka nje ndikim te qarte te anasjellte te
kembesoret, te cilet ka gjasa qe me shume ta gjejne veten ne nje aksident dhe (ne ndryshim nga automobilistet) nuk e kane
perfitimin e nje mbrojtje te shtuar.

•Ne fillim, ky diskutim i stimujve dhe i rripave te sigurimit mund te duket si nje spekulim i kote. Por nje studim i vitit
1981 per rripat e sigurise ne 8 vende europiane, i autorizuar nga Departamenti i Transportit, i Mbreterise se Bashkuar,
tregoi se ligjet dukeshin se kishin pasur shume nga keto pasoja. Nje prove e ngjashme u paraqit edhe ne nje studim, te vitit
1975, te ligjeve te Shteteve te Bashkuara nga ekonomisti amerikan Sam Peltzman. Vertet duket se ligjet mbi rripat e
sigurimit prodhojne edhe me pak vdekje per cdo aksident, edhe me shume aksidente. Rezultati i paster eshte nje ndryshim
Foto: Ylli i rokut, Mick Jagger, e ka kuptuar koston oportune dhe stimujt.

Pasi mbaroi shkollen dhe studioi nje vit per ekonomi, ne Shkollen
Ekonomike te Londres, ai vendosi te mos e vazhdoje arsimin me kohe te
plote qe te perfundonte diplomimin, por u perqendrua ne karrieren
muzikore te tij me Rolling Stones dhe ka fituar miliona.

Ky eshte nje shembull i parimit te pergjithshem ku njerezit u pergjigjen


stimujve. Shume stimuj qe studiojne ekonomistet, jane me te
drejtperdrejte sesa ata te ligjeve te sigurise se automobilave. Askush nuk
befasohet qe njerezit ngasin makina me te vogla ne Europe, ku taksat mbi
naften jane relativisht me te larta sesa ne Shtetet e Bashkuara, ku taksat
mbi naften jane me te uleta.
Tashme, sic e tregon shembulli i rripave te sigurimit, politikat mund te
kene ndikime, te cilat paraprakisht nuk jane te dukshme. Kur analizohet
cdo politike, ne duhet te marrim parasysh jo vetem ndikimet e
drejtperdrejta, por po ashtu edhe ndikimet jo te drejtperdrejta, te cilat
funksionojne permes stimujve. Ne qofte se politika ndryshon stimujt, kjo
do te shkaktoje qe njerezit ta ndryshojne sjelljen e tyre.

Prove e shpejte: Rendisni dhe shpjegoni shkurtimisht te kater parimet e vendimmarrjes individuale.
•SI BASHKEVEPROJNE NJEREZIT

Te kater parimet e para diskutuan sesi i marrin vendimet individet.

Duke punuar per te jetuar, shume nga vendimet tona ndikojne jo


vetem mbi ne, por po ashtu edhe mbi njerez te tjere.

Te tri parimet pasuese kane lidhje me ate sesi bashkeveprojne


njerezit me njeri -tjetrin.
Parimi 5: Tregtia mund ta vere kedo ne pozite me te mire
Amerikanet dhe japonezet permenden shpesh ne lajme si konkurrente te
europianeve ne ekonomine boterore. Ne njefare menyre kjo eshte e vertete, sepse
firmat amerikane dhe japoneze prodhojne shume nga po ato mallra si edhe firmat
europiane. Airbus dhe Boeing konkurrojne per te njejtet kliente ne tregun e
avioneve, Toyota dhe Citroen konkurrojne per te njejtet kliente ne tregun e
automobilave.
Tashme eshte e lehte te ç’orientohesh kur mendon per konkurrencen mes shteteve.
Tregtia ndermjet Europes dhe Shteteve te Bashkuara, ose ndermjet Europes dhe
Japonise nuk eshte si nje gare sportive, ku njera pale fiton dhe pala tjeter humbet.
Ne fakt e vertete eshte e kunderta: tregtia ndermjet dy vendeve mund ta beje
cdonjeren nga ekonomite te jete ne nje pozite me te mire.
Per te kuptuar perse, mendoni sesi ndikon tregtia ne familjen tuaj. Kur njeri nga pjesetaret e
familjes tuaj kerkon pune, ai ose ajo konkurron kunder pjesetareve te familjeve te tjera, te
cilet po kerkojne pune. Po ashtu, familjet konkurrojne kunder njera-tjetres kur ato shkojne
per te blere, sepse cdo familje do te bleje mallrat me te mira me cmimet me te uleta. Pra ne
njefare kuptimi, cdo familje ne ekonomi konkurron me te gjithe familjet e tjera.
Pavaresisht kesaj konkurrence, familja juaj nuk do te jete ne pozite me te mire duke e
izoluar veten prej te gjitha familjeve te tjera. Ne qofte se do ta bente kete, asaj do t'i duhej
te rritej me ushqimin e vete asaj, te bente vete veshjet dhe ta ndertonte vete shtepine e vet.
Eshte e qarte qe familja juaj fiton shume nga aftesia e saj per te bere tregti me te tjeret.
Tregtia e lejon cdo person te specializohet ne veprimtarite qe ai ose ajo kryen me mire,
qofte ne bujqesi, rrobaqepesi ose ndertim shtepish. Duke bere tregti me te tjeret, njerezit
mund te blejne nje game me te gjere mallrash dhe sherbimesh me kosto me te ulet.
Shtetet, si edhe familjet, perfitojne nga aftesia per te bere tregti me njeri- tjetrin.
Tregtia i lejon shtetet te specializohen ne ate qe ata bejne me mire dhe qe te gezojne nje
game me te gjere mallrash dhe sherbimesh. Japonezet dhe amerikanet, si edhe egjiptianet
dhe brazilianet, jane po aq partnere ne ekonomine boterore, sa edhe konkurrente.
"Ti duhet te shikosh me fort per te gjetur nje vend pune bir"
Parimi 6: Tregjet jane zakonisht nje menyre e mire per te organizuar aktivitetin ekonomik.
Shembja e komunizmit ne Bashkimin Sovjetik dhe ne Europen Lindore ne vitet '80-te mund te jete
ndryshimi me i rendesishem ne bote gjate gjysmeshekullit te kaluar. Vendet komuniste funksiononin
me parakushtin qe planifikuesit qendrore ne qeveri qene ne pozicionin me te mire per ta udhehequr
aktivitetin ekonomik. Keta planifikues vendosnin cilat mallra dhe sherbime duhej te prodhoheshin, sa
te prodhoheshin dhe kush do t'i prodhonte dhe do t'i konsumonte keto mallra dhe sherbime. Teoria qe
mbeshteste planifikimin qendror ishte qe vetem qeveria mund ta organizonte aktivitetin ekonomik ne
menyren qe te nxiste mireqenien ekonomike te vendit ne teresi.
Sot, shumica e vendeve te cilat dikur kishin ekonomi te planifikuara qendrore, e kane braktisur kete
sistem dhe po perpiqen te zhvillojne ekonomi te tregut. Ne nje ekonomi te tregut, vendimet e nje
planifikuesi qendror jane zevendesuar nga vendimet e miliona firmave dhe familjeve. Firmat vendosin
se ke te marrin ne pune dhe cfare te prodhojne. Familjet vendosin se per cilen firme te punojne dhe
cfare te blejne me te ardhurat e tyre. Keto firma dhe familje bashkeveprojne ne treg, ku cmimet dhe
interesi vetjak i udheheqin vendimet e tyre.
Ekonomi e tregut
nje ekonomi e cila i shperndan burimet nepermjet vendimeve te decentralizuara te shume firmave dhe
familjeve ndersa bashkeveprojne ne tregjet e mallrave dhe te sherbimeve
Ne shikim te pare, suksesi i ekonomive te tregut eshte i cuditshem. Ne fund te fundit, ne nje
ekonomi te tregut askush nuk merr ne konsiderate mireqenien e shoqerise ne teresi. Tregjet e
lira permbajne shume bleres dhe shites te mallrave dhe te sherbimeve te shumta dhe te gjithe ata
jane te interesuar ne menyre paresore per mireqenien e vet. Tashme, pavaresisht nga
vendimmarrja e decentralizuar dhe vendimmarresit e interesuar per veten e tyre, ekonomite e
tregut jane provuar dukshem te suksesshme ne organizimin e aktivitetit ekonomik, ne nje
menyre qe promovon mireqenien ekonomike teresore.

Ne librin e tij te vitit 1776, Nje studim per natyren dhe shkaqet e pasurise se kombeve,
ekonomisti britanik, Adam Smith, beri vezhgimin me te famshem ne gjithe shkencen
ekonomike: duke bashkevepruar ne tregje, familjet dhe firmat veprojne sikur te jene te
udhehequra nga nje "dore e padukshme", e cila i con ata drejt rezultateve te deshiruara te
tregut. Nje nga objektivat tona, eshte te kuptohet sesi e realizon magjine e saj kjo dore e
padukshme.
Duke e studiuar ekonomine, ju do te mesoni se cmimet jane instrumenti me te cilin dora e padukshme
drejton aktivitetin ekonomik. Cmimet pasqyrojne edhe vleren e nje malli per shoqerine, edhe koston
me te cilen shoqeria e prodhon ate. Meqenese familjet dhe firmat shohin cmimet kur vendosin se cfare
do te blejne dhe do te shesin, ata pa e ditur, marrin parasysh perfitimet sociale dhe kostot e veprimeve
te tyre. Si rezultat, cmimet i udheheqin keta vendimmarres individuale per te arritur rezultate, te cilat
ne shume raste, e maksimizojne mireqenien e shoqerise ne teresi.

Ekziston nje konkluzion i rendesishem per aftesine e dores se padukshme ne udheheqjen e aktivitetit
ekonomik: kur qeveria i pengon cmimet, rregullimet ne menyre te natyrshme sipas ofertes dhe
kerkeses, pengon aftesine e dores se padukshme per te koordinuar miliona familje dhe firma.

Kjo shpjegon edhe demin, madje edhe me te madh, te shkaktuar nga politikat qe kontrollojne
drejtperdrejt cmimet, si kontrolli i qirase. Po ashtu, kjo shpjegon deshtimin e komunizmit. Ne vendet
komuniste, cmimet nuk percaktoheshin ne treg, por diktoheshin nga planifikuesit qendrore. Ketyre
planifikuesve u mungonte informacioni qe pasqyrohet ne cmime kur keta jane te lire t'u pergjigjen
forcave te tregut. Planifikuesit qendrore deshtuan sepse ata perpiqeshin ta administronin ekonomine
me njeren dore te lidhur pas shpine, me doren e padukshme te tregut.
Adam Smith dhe dora e padukshme

Vepra e madhe e Adam Smithit, Pasuria e kombeve u botua ne vitin 1776 dhe eshte nje pikete ne shkencen
ekonomike. Ne theksin e tij mbi doren e padukshme te ekonomise se tregut, ajo pasqyroi nje pikepamje, e cila
ishte tipike e te ashtuquajturve shkrimtare te “Rilindjes” ne fundin e shekullit te 18- te, se individet eshte me
mire te lihen me mekanizmat e tyre, pa doren e rende te qeverise qe te udheheqe veprimet e tyre. Kjo filozofi
politike siguron bazen intelektuale per ekonomine e tregut.

Perse ekonomite e decentralizuara te tregut funksionojne kaq mire? Ndoshta sepse njerezit mund te planifikojne
ta trajtojne njeri -tjetrin me dashuri e miresjellje? Aspak. Ketu eshte pershkrimi i Adam Smithit qe tregon sesi
bashkeveprojne njerezit ne nje ekonomi tregu:

Njeriu ka nevoje pothuaj te vazhdueshme per ndihmen e vellazerise se vet dhe eshte e kote per te qe ta prese kete
ndihme te bazuar vetem ne dashamiresine e tyre. Ai ka me shume gjasa te triumfoje, ne qofte se mund te ngjalle
egoizmin e tyre ne favorin e vet dhe t'u tregoje atyre se eshte avantazhi i tyre te bejne per te ate qe ai kerkon prej
tyre. Nuk eshte dashamiresia e kasapit, e prodhuesit te pijeve ose e bukepjekesit, nga te cilet ne presim darken
tone, por respektimi i interesit te vete atyre.
Adam Smith
Cdo individ ... ose nuk ka synim ta perkrahe interesin publik, ose nuk e di sesa shume ai po e perkrah ate ...
Ai synon vetem fitimin e vet dhe ne kete rast eshte, si ne shume raste te tjera, i udhehequr nga nje dore e
padukshme per te synuar nje rezultat, i cili nuk ishte pjese e qellimit te tij. Por nuk eshte gjithmone keq per
shoqerine qe ky rezultat nuk eshte pjese e qellimit te tij. Duke ndjekur interesin e vet, ai shpesh nxit, ne
menyre me te frytshme, interesin e shoqerise sesa interesin e tij, qe ai ne te vertete e synon.
Smith thote se pjesemarresit ne ekonomi jane te motivuar nga interesi vetjak dhe se "dora e padukshme" e
tregut e udheheq kete interes vetjak ne promovimin e mireqenies se pergjithshme ekonomike.

Shume nga zbulimet e Smith-it mbeten ne qender te shkences ekonomike moderne. Analiza jone ne kapitujt
pasues, do te na lejoje t'i shprehim me me saktesi konkluzionet i Smith-it dhe ta analizojme plotesisht fuqite
dhe dobesite e dores se padukshme te tregut.
Parimi 7: Qeverite munden ndonjehere t'i permiresojne rezultatet e tregut

Ne qofte se dora e padukshme e tregut eshte kaq e mrekullueshme, perse na


nevojitet qeveria? Nje pergjigje eshte se dores se padukshme i nevojitet qeveria
per ta mbrojtur.
Tregjet funksionojne vetem ne qofte se zbatohen te drejtat e prones. Nje bujk nuk
do ta prodhoje ushqimin, ne qofte se atij i vidhet drithi i tij dhe nje restorant nuk
do te sherbeje ushqimin, pa qene i sigurt qe klientet do te paguajne perpara se te
largohen. Ne te gjithe mbeshtetemi te policia dhe te gjykatat qe ofron qeverisja,
per te garantuar te drejtat tona mbi gjerat qe prodhojme.
Ka edhe nje pergjigje tjeter per ate se perse na nevojiten institucionet qeverisese:
Megjithese tregjet jane zakonisht nje menyre e mire per te organizuar aktivitetin ekonomik, ky rregull ka disa perjashtime te
rendesishme.
Ka dy arsye per nje qeveri, qe te nderhyje ne ekonomi, te promovoje rendimentin dhe barazine. Domethene, shumica e politikave, ose
kane per qellim te zmadhojne torten ekonomike ose te ndryshojne menyren e ndarjes se tortes.
Megjithese zakonisht, dora e padukshme i udheheq tregjet per t'i shperndare burimet ne menyre te efektshme, nuk ndodh gjithmone
keshtu. Ekonomistet perdorin termin deshtim i tregut per t'iu referuar nje situate ne te cilen tregu nuk arrin vetiu te prodhoje nje
shperndarje te efektshme te burimeve.
Nje shkak i mundshem i deshtimit te tregut eshte nje eksternalitet (externality), i cili eshte nje efekt i pakompensuar i veprimeve te
nje personi mbi mireqenien e nje soditesi. Shembulli klasik i nje kostoje te jashtme eshte ndotja.
Nje shkak tjeter i mundshem i deshtimit te tregut eshte fuqia e tregut, e cila i referohet aftesise se nje njeriu te vetem (ose nje grupi te
vogel) per te ndikuar padrejtesisht mbi cmimet e tregut. Per shembull, ne qofte se cdokujt, ne nje fshat te vetmuar, ne malesite e
Skocise i nevojitet uje, por atje ka vetem nje pus, pronari i pusit nuk eshte subjekt i konkurrences se ashper me te cilen dora e
padukshme normalisht e mban nen kontroll interesin vetjak.
Ne pranine e eksternaliteteve ose te fuqise se tregut, nje politike publike e hartuar mire mund ta rrise efikasitetin ekonomik.

Deshtim i tregut
Nje situate ne te cilin tregu i lene te veteveproje nuk arrin t'i shperndaje burimet ne menyre efikase
Eksternalitet
ndikimi i pa kompensuar i veprimeve te nje personi mbi mireqenien e nje soditesi
Fuqi e tregut
aftesia e nje agjenti te vetem ekonomik (ose e nje grupi te vogel agjentesh) qe te kete" nje" ndikim te konsiderueshem mbi cmimet e
tregut
Po ashtu, dora e padukshme mund te mos arrije te siguroje qe ardhmeria ekonomike te jete e
shperndare ne menyre te barabarte.
Nje ekonomi tregu i shperblen njerezit ne perputhje me aftesine e tyre per te prodhuar gjera per te
cilat njerez te tjere jane te gatshem te paguajne.
Futbollisti me i mire i botes fiton me shume sesa shahisti me i mire i botes, vetem sepse njerezit
jane te gatshem te paguajne me shume per te ndjekur futbollin sesa shahun.
Dora e padukshme nuk siguron qe secili te kete ushqim te mjaftueshem, veshje te pershtatshme dhe
kujdes te duhur shendetesor.
Shume politika publike, te tilla si taksa mbi te ardhurat dhe sistemi i sigurimeve shoqerore, synojne
te arrijne nje shperndarje me te drejte te mireqenies ekonomike.
Te thuhet se qeveria ndonjehere mundet t'i permiresoje rezultatet e tregut, nuk do te thote qe ajo do
ta beje gjithmone kete. Politika publike nuk hartohet nga engjej, por nga nje proces politik i cili
eshte larg te qenit i persosur. Ndonjehere politikat, hartohen vetem per te shperblyer te fuqishmit
politikisht.
Disa here ato hartohen nga udheheqes qellimmire, te cilet nuk jane plotesisht te informuar. Nje
objektiv studimi i shkences ekonomike, eshte t'u ndihmoje te gjykoni se kur nje qeveri eshte e
perligjur te nxise efikasitetin ose drejtesine, edhe kur nuk eshte.
SI FUNKSIONON EKONOMIA NE TERESI
Ne filluam duke diskutuar sesi individet marrin vendime dhe pastaj
pame sesi njerezit bashkeveprojne me njeri -tjetrin. Te gjitha keto
vendime dhe bashkeveprime se bashku formojne "ekonomine". Tri
parimet e fundit kane te bejne me funksionimet e ekonomise ne teresi.
Parimi 8: Standardi i jeteses i nje ekonomie varet nga aftesia e saj per te prodhuar
mallra dhe sherbime
Ne vitin 2000 e ardhura mesatare, e pervitshme per fryme, ne Mbreterine e Bashkuar, ne France dhe
ne Gjermani ishte rreth 24000€, nderkohe qe ne Spanje ishte disi me e ulet (rreth 19000€) dhe ne
Greqi (rreth 15000€), por me e larte ishte ne Irlande (rreth 27000€) dhe nje e ardhur prej 49000€, per
t'u pasur zili, ishte ne Luksemburg. Keto shifra krahasohen me nje te ardhur per person prej rreth
36000€ ne SHBA dhe 28700€ ne Kanada ne vitin 2000.
Por sapo te largohemi nga ekonomite e lulezuara te Europes Perendimore dhe te Amerikes se Veriut,
fillojme te shohim diferencat ne te ardhurat dhe ne standardet e jeteses ne te gjithe boten, diferenca qe
jane shume te shkallezuara.
Per shembull, ne te njejtin vit, 2000-en, te ardhurat mesatare ne Argjentine ishin disi me pak se
gjysma e nivelit ne Mbreterine e Bashkuar, ndersa ne Indi ishin afersisht 2700€ dhe ne Etiopi vetem
720€, rreth 1.5 per qind e te ardhurave vjetore per nje person ne Luksemburg.
Jo cuditerisht, ky variacion ne te ardhurat mesatare eshte reflektuar ne matje te tjera te ndryshme te
cilesise se jetes dhe te standardit te jeteses. Shtetasit e vendeve me te ardhur te larte kane ushqim me
te mire, kujdes me te mire shendetesor dhe jetegjatesi me te madhe si edhe aparate me te mira
televizive, me shume aparate DVD dhe me shume makina sesa shtetasit e vendeve me te ardhur te
Ndryshimet ne standardet e jeteses ne kohe jane po ashtu te medha. Per 50 vjetet e fundit te ardhurat
mesatare ne Europen Perendimore dhe ne Ameriken e Veriut jane rritur me pothuaj 2 per qind ne vit. Me kete
perqindje, te ardhurat mesatare dyfishohet per cdo 35 vjet dhe ne gjysmeshekullin e fundit, te ardhurat
mesatare ne shume prej ketyre ekonomive te lulezuara jane rritur afersisht trefish. Nga ana tjeter, te ardhurat
mesatare ne Etiopi jane rritur me vetem nje te treten gjate kesaj periudhe, nje rritje vjetore mesatare prej
pothuaj vetem 0.6 per qind.
Cfare i shpjegon keto ndryshime te medha ne standardet e jeteses ndermjet vendeve dhe me kalimin e kohes?
Pergjigja eshte cuditerisht e thjeshte. Pothuaj e gjithe shumellojshmeria ne standardet e jeteses i atribuohet
diferencave te vendeve per sa i perket produktivitetit, domethene sasise se mallrave dhe sherbimeve te
prodhuara nga secila ore e kohes se punes se nje punetori.
Ne kombet ne te cilat punetoret mund te prodhojne nje sasi te madhe mallrash dhe sherbimesh per njesi te
kohes, shumica e njerezve gezojne nje standard te larte te jeteses; ne kombet ne te cilat punetoret jane me
pak produktive, shumica e njerezve duhet te durojne nje ekzistence me te varfer.
Ne menyre te ngiashme, perqindja e rritjes se produktivitetit te nje kombi percakton perqindjen e
rritjes se te ardhurave te tij mesatare.
Produktivitet
sasia e mallrave dhe e sherbimeve te prodhuara ne secilen ore te kohes se punes se nje punetori
• Marredhenia ndermjet produktivitetit dhe standardeve te jeteses ka
implikime te thella edhe per politiken publike.
• Kur mendojme sesi ndonje politike do te ndikoje mbi standardet e
jeteses, pyetja kryesore eshte sesi ajo do te ndikoje mbi aftesine tone
per te prodhuar mallra dhe sherbime.
• Per te rritur standardet e jeteses, politikeberesve u nevojitet te rritin
produktivitetin duke siguruar qe punetoret te jene te mirarsimuar, te
kene instrumentet e nevojshme per te prodhuar mallra dhe sherbime dhe
te kene mundesi kontakti me teknologjine me te mire ne dispozicion.
Parimi 9: Cmimet rriten kur qeveria printon para te teperta
Ne Gjermani, ne janarin e vitit 1921 nje gazete e perditshme kushtonte 0,30 marka. Me pak se
dy vjet me pas, ne nentorin e vitit 1922, e njejta gazete kushtonte 700.000.000 marka. Te gjitha
cmimet e tjera ne ekonomi u rriten ne sasi te ngjashme. Ky episod eshte njeri nga shembujt me
mbreselenes te historise se inflacionit, nje rritje ne nivelin teresor te cmimeve ne ekonomi.
Inflacion
nje rritje ne nivelin teresor te cmimeve ne ekonomi

Ndersa inflacioni ne Europen Perendimore dhe ne Ameriken Veriore ka qene shume me i ulet
ne 50 vjetet e fundit sesa ai i perjetuar ne Gjermani ne vitet '20-te, inflacioni disa here ka qene
nje problem per ekonomine.
Pershembull, gjate viteve '70-te niveli teresor i cmimeve ne Mbreterine e Bashkuar me shume
se u trefishua. Ne te kundert, inflacioni i Mbreterise se Bashkuar ne vitet '90-te ishte rreth 3 per
qind ne vit; me kete perqindje do te duheshin me shume se 20 vjet qe cmimet te dyfishoheshin.
Per arsye se inflacioni i larte i imponon shoqerise kosto te ndryshme, mbajtja e inflacionit ne
nje nivel te ulet eshte objektiv i politikeberesve ekonomike ne te gjithe boten.
''. .. por ne qofte se babai do ta shtonte ndihmen financiare per ty, ai do ta demtonte
ekonomine duke nxitur inflacionin. Ti nuk do te doje qe ai ta bente kete, apo jo?"
Cfare e shkakton inflacionin? Ne pothuaj te gjithe rastet e inflacionit te larte
ose te vazhdueshem fajtori rezulton te jete i njejti: shtimi i sasise se parase.
Kur nje qeveri krijon sasi te medha te parase se kombit vlera e parase bie.
Ne Gjermani, ne fillimet e viteve '20-te, kur cmimet mesatarisht
trefishoheshin cdo muaj, edhe sasia e parase trefishohej po ashtu cdo muaj.
Megjithese me pak dramatike, historia ekonomike e vendeve te tjera
europiane ose amerikano-veriore te tregon nje konkluzion te ngjashem:
inflacioni i larte i viteve '70-te u shoqerua me shtimin e shpejte te sasise se
parave dhe inflacioni i ulet i viteve '90-te u shoqerua me shtim te
ngadalshem te sasise se parase.
Parimi 10: Shoqeria perballet me nje kompromis afatshkurter ndermjet inflacionit
dhe papunesise
Kur qeveria shton sasine e parase ne ekonomi, nje rezultat eshte inflacioni. Nje rezultat
tjeter, te pakten ne periudhe afatshkurter, eshte nje nivel me i ulet i papunesise. Vija qe e
ilustron kete kompromis afatshkurter ndermjet inflacionit dhe papunesise quhet Vija
Philips, sipas emrit te ekonomistit i cili e shqyrtoi i pari kete marredhenie kur punonte ne
Shkollen Londineze te Ekonomise.
Vija Philips
nje vije e cila tregon kompromisin afatshkurter ndermjet inflacionit dhe papunesise
Vija Philips, mbetet nje teme e diskutueshme mes ekonomisteve, por shumica e
ekonomisteve sot pranojne idene qe shoqeria perball nje kompromis afatshkurter ndermjet
inflacionit dhe papunesise. Kjo thjesht do te thote qe, gjate nje periudhe prej nje ose dy
vjetesh, shume politika ekonomike i shtyjne inflacionin dhe papunesine ne drejtime te
kunderta. Politikeberesit e perballin kete kompromis, pa marre parasysh nese inflacioni
dhe papunesia fillojne te dy ne nivele te larta (sic ishin ata ne fillimet e viteve '80-te), ne
nivele te uleta (sic ishin ne fundin e viteve '90-te) ose diku ne mes.
Kompromisi ndermjet inflacionit dhe papunesise eshte vetem i perkohshem, por ai mund te
zgjase disa vite. Kesisoj vija Philips eshte vendimtare per te kuptuar ciklin e biznesit,
fluktuacionet e parregullta dhe kryesisht te paparashikueshme ne aktivitetin ekonomik, te matura
me numrin e njerezve te punesuar ose me prodhimin e mallrave dhe te sherbimeve.

Cikel i biznesit
fluktuacione ne aktivitetin ekonomik, si punesimi dhe prodhimi

Politikeberesit mund ta shfrytezojne kompromisin afatshkurter ndermjet inflacionit dhe


papunesise duke perdorur instrumente te ndryshme te politikave. Duke ndryshuar sasine qe
shpenzon qeveria, sasine qe ajo takson dhe sasine e parave qe printon, politikeberesit mund te
ndikojne mbi kombinimin e inflacionit dhe te papunesise qe perjeton ekonomia.
Meqenese keto instrumente te politikes monetare dhe fiskale jane potencialisht kaq te fuqishme,
si duhet t'i perdorin politikeberesit keto instrumente per te kontrolluar ekonomine? Nese eshte e
mundur, kjo eshte subjekt i vazhdueshem debati.
Dhjete parimet e shkences ekonomike

Si i marrin vendimet njerezit


Si funksionon ekonomia ne teresi
1. Njerezit perballen me kompromise
2. Kostoja e dickaje eshte ajo nga e cila ju hiqni dore 8. Standardi i jeteses se nje vendi varet
per ta fituar ate nga aftesia e tij per te prodhuar mallra
3. Njerezit e arsyeshem mendojne ne marxhine dhe sherbime

4. Njerezit u pergjigjen stimujve 9. Cmimet rriten kur qeveria printon me


teper para
Si bashkeveprojne njerezit
10. Shoqeria perball kompromisin
5. Tregtia mund ta vere kedo ne nje pozite me te mire afatshkurter ndermjet inflacionit dhe
papunesise
6. Tregjet zakonisht jane nje menyre e mire per te
organizuar aktivitetin ekonomik
7. Qeverite ndonjehere mund t'i permiresojne
rezultatet e tregut

You might also like