Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 22

PUNIM

PUNIM DIPLOME
DIPLOME

TEMA:
TEMA: Ndikimi
Ndikimi ii Teknologjisë
Teknologjisë në

Sjelljen
Sjelljen ee Fëmijëve
Fëmijëve
HYRJE
• Interneti është një mjet komunikimi e argëtimi i përdorur në të gjithë
botën.
Interneti tashmë nuk është më një risi për fëmijët por një nevojë e
domosdoshme për ecurinë mësimore dhe zhvillimin e tyre akademik.

• Fëmijët kanë të drejta që respektohen edhe kur fëmijët përdorin internetin,


të komunikojnë dhe të argëtohen, kanë të drejtë të marrin informacione të
përshtatshme për moshën e tyre bazuar në zhvillimin e fëmijës dhe të
teknologjisë.

• Rreziqet kryesore me të cilat fëmija përballet në internet përfshijnë


përmbajtjet e dëmshme dhe të paligjshme, ngacmimet, bullizimi,
keqpërdorimin e të dhënave personale, shfrytëzimin për qëllime seksuale dhe
abuzimin seksual të fëmijëve, gjithmonë do të përballemi me sfida të reja me
zhvillimin e inovacioneve teknologjike dhe zakonisht do të ndryshojnë nga
rajoni në rajon.
........

• Mosha 7-11 vjet është dhe mosha që po studiojmë. Kjo grup moshë është
shumë problematike për t’u menaxhuar mbi përdorimin e internetit, për shkak
se fëmijët janë mjaft të vetëdijshëm për mënyrën e përdorimit të internetit dhe
e njohin mirë mundësitë që ofron interneti, por nuk janë të vetëdijshëm për
rreziqet me të cilat përballet gjatë lundrimit në internet.

• Prindërit janë ata që kanë detyrëm më të vështirë me këtë kategori


fëmijësh, ata duhet që të jenë shumë vigjilentë dhe të bashkëbisedojnë me
fëmijët e tyre rreth rreziqeve dhe keqinformimin që të ofron interneti.
QËLLIMI I STUDIMIT
Qëllimi kryesor i studimit është të hulumtojmë ndikimet pozitive dhe
negative të teknologjisë në sjelljen e fëmijëve të grupmoshës 7-11 vjeç e
cila sjell përmirësim të mëtejshëm të sigurisë në internet dhe fuqizimin e
fëmijëve.

HIPOTEZA E STUDIMIT
Ndikimi i teknologjisë në sjelljen e fëmijëve të grupmoshës 7-11 vjeç,
ndikon në sigurinë në internet dhe fuqizimin e fëmijëve.

PYETJA KËRKIMORE
A ndikojnë faktorët pozitive dhe negative të teknologjisë në sjelljen e
fëmijëve të grupmoshës 7-11 vjeç te përmirësimi i sigurisë në internet dhe
në fuqizimin e fëmijëve?
OBJEKTIVAT E STUDIMIT
Objektivi 1: Të kuptojmë si ndikon teknologjia në
sjelljen e fëmijëve të grupmoshës 7-11 vjeç?

Objektivi 2: Të përcaktojmë rëndësinë e analizës së


faktorëve pozitive dhe negative të teknologjisë te
fëmijët e grupmoshës 7-11 vjeç për të përmirësuar
sigurinë në internet?

Objektivi 3: Të përcaktojmë se cilët janë faktorët të cilët


mund të përdorim për fuqizimin e fëmijëve të
grupmoshës 7-11 vjeç?
METODOLOGJIA
• Në këtë studim u përdor Metoda Kërkimore Sasiore. U përzgjodh kjo
metodë për realizimin e studimit, pasi studimi synon të hulumtojë ndikimet
pozitive dhe negative të teknologjisë në sjelljen e fëmijëve të grupmoshës 7-11
vjeç e cila sjell përmirësim të mëtejshëm të sigurisë në internet dhe fuqizimin e
fëmijëve.

• Nëpërmjet analizës sasiore të të dhënave u bë i mundur përshkrimi numerik


i gjetjeve kryesore të studimit. Kishte më pak kosto, informacioni u përpunua
me lehtësi dhe u kursye kohë. Studimet sasiore janë të strukturuara.

• Instrumenti i përdorur është pyetesori i përbërë nga pyetje të mbyllura, ku


të anketuarit, fëmijët duhet të japin përgjigje të shkurtra dhe specifike.
Pyetësori i përdorur në këtë studim përbëhet nga dy seksione, tre pyetje mbi të
dhëna të përgjithshme dhe dymbëdhjetë pyetje mbi ndikimin e teknologjisë në
sjelljet e fëmijëve të grupmoshës 7-11 vjeç.
.........
• Popullata e përzgjedhur për këtë studim janë fëmijët e grupmoshës 7-11
vjeç të shkollave 9-vjeçare në qytetin e Elbasanit.

• Në studim është përdorur kampionimi i qëllimshëm. Është përzgjedhur ky


kampionim sepse bën të mundur përzgjedhja e individëve të përshtatshme për
plotësimin e instrumentit nëpërmjet të cilit do ti japim përgjigje pyetjes
kërkimore.

• Strategjia e kampionimit të qëllimshëm zotëron avantazhin e përzgjedhjes


së atyre individëve që mund të prodhojnë të dhëna më relevante dhe të pasura
për t’i dhënë përgjigje pyetjes kërkimore të studimit. Përzgjedhja e subjekteve
në kampionimin e qëllimshëm bëhet sipas disa kritereve që gjykohen nga vetë
Kërkuesi.

• Kriteri përfshirës në këtë studim janë fëmijë të grupmoshës 7-11 vjeç të


shkollave 9-vjeçare në Elbasan, ku ndikimi teknologjisë te fëmijët është pikë
kryesore.
REZULTATET E STUDIMIT
Nga të dhënat e mbledhura të pyetjes se sa
shpesh e gjeni veten duke qëndruar online më Në këtë grafik vëmë re se 36% e të
gjatë se e kishit qëllim, sipas (fëmijëve) të anketuarve janë shprehur se i neglizhojnë
anketuarve 20% kanë shprehur se qëndrojnë shpesh detyrat dhe qëndrojnë në internet,
shpesh online, 15% janë shprehur se
30% e të anketuarve janë shprehur se i
qëndrojnë zakonisht online, 10% janë
shprehur se qëndrojnë me raste online dhe neglizhojnë rrallë detyrat dhe qëndrojnë në
vetëm 5% janë shprehur se qëndrojnë rrallë internet, 20% e të anketuarve janë shprehur
online duke përcaktuar kohëzgjatjen. se i neglizhojnë zakonisht detyrat dhe
qëndrojnë në internet dhe vetëm 14% e të
anketuarve janë shprehur se i neglizhojnë
me raste detyrat dhe qëndrojnë në internet.
Pyetjes se sa preferojnë fëmijët të krijojnë shoqëri në Sipas të dhënave të mbledhura 46%
internet sesa shoqëri me shokë në mënyrë fizike, u e të anketuarve jane shprehur se të
mblodhën këto të dhëna 40% e të anketuarve janë tjeret shqetësohen shpesh për kohën
shprehur se shpesh preferojnë të kenë më shumë që kalojnë në internet, 32% e të
shoqëri në internet, 26% e të anketuarve janë anketuarve janë shprehur se të tjerët
shprehur se zakonisht preferojnë të kenë më shumë shqetësohen zakonisht për kohën që
shoqëri në internet, 22% e të anketuarve janë shpenzojnë në internet, 22 % e të
shprehur se me raste preferojnë të kenë shoqëri në anketuarve janë shprehur se të tjerët
internet dhe vetëm 12% e të anketuarve janë shqetësohen me raste për kohën që
shprehur se rrallë preferojnë të krijojnë shoqëri në shpenzojnë në internet.
internet.
Bazuar nga të dhënat e mbledhura për
Bazuar në të dhënat e mbledhura nga pyetësori, 50% e këtë pyetje, 46% e të anketuarve
të anketuarve në lidhje me këtë pyetje janë shprehur se shprehen se me raste bëhen agresivë
me raste qëndrimi në internet ka ndikuar në rezultatet kur dikush i pyet se çfarë bëjnë në
akademike, 24% e të anketuarve janë shprehur se internet, 30% e të anketuarve janë
shpesh qëndrimi në internet ka ndikuar në rezultatet shprehur se rrallë bëhen agresivë kur
akademike, 20% e të anketuarve janë shprehur se dikush i pyet se çfarë bëjnë në internet,
20% e të anketuarve janë shprehur se
zakonisht qëndrimi në internet ka ndikuar në rezultatet
shpesh bëhen agresivë kur dikush i pyet
akademike dhe vetëm 6 % e të anketuarve janë se çfarë bëjnë në internet dhe vetëm 4%
shprehur se rrallë qëndrimi në internet ka ndikuar ne e të anketuarve shprehen se zakonisht
rezultatet akademike të tyre. bëhen agresivë kur dikush i pyet se
çfarë bëjnë në internet.
Sipas të dhënave të mbledhura 47% e të anketuarve janë
shprehur se shpesh mendojnë se jeta pa internet do të ishte bosh
dhe e mërzitshme, 32% e të anketuarve janë shprehur se me
raste mendosjnë se jeta pa internet do të ishte bosh dhe e
mërzitshme, 17% e të anketuarve janë shprehur se rrallë
mendojnë se jeta pa internet do të ishte bosh dhe e mërzitshme
dhe vetëm 4% e të anketuarve janë shprehur se zakonisht
mendojnë se jeta pa internet do të ishte bosh dhe e mërzitshme.
Bazuar në të dhënat e mbledhura dolëm në përfundim se 34% e
të anketuarve janë shprehur se zakonisht mërziten kur dikush i
bezdis gjatë kohës që qëndrojnë në internet, 32% e të
anketuarve janë shprehur se me raste mërziten kur dikush i
bezdis gjatë kohës që qëndrojnë në internet, 20% e të
anketuarve janë shprehur se shpesh mërziten kur dikush i
bezdis gjatë kohës që qëndrojnë në internet dhe vetëm 14%
janë shprehur se rrallë mërziten kur dikush i bezdis gjatë kohës
që qëndrojnë në internet.
Bazuar në të dhënat e mbledhura nga pyetësori në lidhje me këtë pyetje
dolëm në përfundim se 63% e të anketuarve janë shprehur se zakonisht
rrin pa gjumë natën për të qëndruar në internet, 27% e të anketuarve
janë shprehur se me raste qëndrojnë pa gjumë natën për të kaluar kohë
në internet, 7% e të anketuarve janë shprehur se rrallë qëndrojnë pa
gjumë natën për të kaluar kohë në internet dhe vetëm 3% e të
anketuarve janë shprehur se shpesh qëndrojnë pa gjumë natën për të
qëndruar në internet.
Sipas të dhënave të mbledhura 44% e të anketuarve janë
shprehur se zakonisht i thonë vetes “edhe pak" për të
qëndruar në internet, 39% e të anketuarve janë shprehur se
shpesh i thonë vetes"edhe pak" për të qëndruar në internet,
9% e të anketuarve janë shprehur se rrallë i thonë vetes “
edhe pak" për të qëndruar në internet dhe vetëm 8% e të
anketuarve janë shprehur se me raste i thonë vetes “ edhe
pak" për të qëndruar në internet.
Sipas të dhënave të mbledhura nga pyetësori për këtë
pyetje 38% e të anketuarve janë shprehur se zakonisht e
fshehin kohën që kalojnë në të vërtetë në internet, 29% e
të anketuarve janë shprehur se shpesh e fshehin kohën që
kalojnë në të vërtetë në internet, 18% e të anketuarve
janë shprehur se rrallë e fshehin kohën që kalojnë në të
vërtetë në internet dhe vetëm 15% e të anketuarve janë
shprehur se me raste e fshehin kohën që kalojnë në të
vërtetë në internet.
Bazuar te mbledhja e të dhënave mbi këtë pyetje dolëm në
përfundim se 50% e të anketuarve janë shprehur se zakonisht kanë
zgjedhur të kalojnë më tepër kohë në internet se me shoqërinë, 38%
e të anketuarve janë shprehur se me raste kanë zgjedhur të kalojnë
më tepër kohë në internet se me shoqërinë, 9% e të anketuarve janë
shprehur se rrallë kanë zgjedhur të kalojnë më tepër kohë në
internet se me shoqërinë dhe vetëm 3% e të anketuarve janë
shprehur se shpesh kanë zgjedhur të kalojnë më tepër kohë në
internet se me shoqërinë.
PËRFUNDIMET E STUDIMIT
• Teknologjia duhet të jetë e përshtatshme për moshën, zhvillimin, nevojat
dhe interesat sociale, kulturore të fëmijëve. Përdorimi i teknologjisë i
mundëson fëmijës mënyra të ndryshme për të mësuar dhe informuar mbi
informacione të ndryshme.

• Duke u bazuar në të dhënat e nxjerra nga analiza e të dhënave të pyetësorit


dalim në pëfundim se fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke
lundruar në internet, kjo jo vetëm për arsye të detyrimeve shkollore por edhe si
një mënyrë argëtimi.

• Fëmijët qëndronin pa gjumë gjatë natës për të qëndruar në


internet, nuk angazhoheshin në aktivitete fizike ose të kishin bashkëbisedime
me familjarët apo miqtë, parapëlqenin të komunikonin me miqtë në internet
sesa të komunikonin me miqtë fizikë.
.........
• Padyshim se përdorimi i kujdesshëm dhe i sigurtë i internetit ndihmon
fëmijët të mësojnë më shumë rreth botës dhe shihet si një mjet i dobishëm për
zhvillimin akademik e personal të fëmijëve. Por nëse nuk përdoret në mënyrë
të kujdesshme dhe pa mbikëqyrje nga të rriturit, interneti mund të jetë i
dëmshëm dhe i rrezikshëm për zhvillimin psiko-social të fëmijëve.

• Përdorimi i tekonologjisë nga fëmijët mund të jetë i rëndësishëm në


organizimin dhe planifikimin e kohës së qëndrimit, sepse shfletimi i faqeve të
internetit ndihmon fëmijën të pasurojë fjalorin dhe të komunikojë.

• Por njëkohësisht teknologjia mund të ndikojë negativisht në zhvillimin


psiko social të fëmijëve. Fëmijët janë më të predispozuar të kalojnë shumicën
e
kohës në internet në këtë mënyrë ata nuk krijojnë afeksion me miqtë,
marrdhënie me familjarët, janë të tërhequr, të turpshëm duke mos zhvilluar
aftësi sociale.
...........
• Duke marrë parasysh analizën e të gjithë këtyre faktorëve si pozitive ashtu
edhe negative mund të përmbledhim dhe të ndërtojmë disa aftësi të
rëndësishme te fëmijët për ti patur në kontroll dhe për tju siguruar një lundrim
të sigurtë në internet dhe fuqizim të fëmijëve për të përballuar çdo situatë me
të cilën përballen.

• Gjithashtu është e rëndësishme që fëmijët të kuptojnë se informacionet


personale të mos ndahet me të tjerët, por është edhe më e rëndësishme që të
veprohet në mënyrë parandaluese duke rritur ndërgjegjësimin e fëmijëve mbi
rreziqet e mundshme dhe pasojat afatgjata që shkakton interneti i pasigurtë te
fëmijët.

• Fëmijët duhet të informohen mbi të drejtat e tyre, të drejtën e shprehjes, të


lirisë, të informimit dhe të drejtën për privatësi, por edhe të drejtat e të tjerëve
të cilat duhet t’i respektojnë dhe të tregojnë kujdes për të mos i dëmtuar.
Ndërtimi i programeve edukative duhet të kenë pikë kyçe fëmijët dhe rëndësi
e
veçantë i duhet dhënë edukimit dixhital në kurrikulat shkollore.
REKOMANDIME
Rekomandime për prindërit Rekomandime për fëmijët

• Mos jepni të dhëna personale.


• Ndarja e kohës së qëndrimit të
fëmijës në internet sipas
moshës. • Bisedoni me prindërit tuaj për të
identifikuar bashkarisht faqet dhe
burimet serioze të informacionit.
• Bllokoni aksesin e personave
dhe faqeve të panjohura. • Gjithmonë kërkoni ndihmë, bisedoni
me punonjësin social ose psikologun
e shkollës.
• Raportoni për çdo rast te
abuzimit kibernetik të fëmijës • Tregojuni prindërve, familjarëve më
në faqen insig.al ose telefononi të rritur, mësuesve tuaj nëse ndiheni
ALO-116 të rrezikuar ose të frikësuar.
FALEMINDERIT PËR
VËMENDJEN TUAJ!

You might also like