Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 11

LEGJISLACION

ARKITEKTONIK DHE
URBAN
Dr. Anisa Qorri
2022-2023
Instrumentat për Zhvillimin e Territorit
VKM Nr.408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit
Objekti dhe qëllimi

Kjo rregullore ka si objekt përcaktimin e kushteve dhe procedurave të detajuara për zbatimin e
instrumenteve të drejtimit të zhvillimit dhe për përmbajtjen, strukturën dhe procedurën e miratimit të
dokumenteve të kontrollit të zhvillimit.

Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve të autoriteteve të zhvillimit
për ushtrimin e funksionit të kontrollit të zhvillimit të territorit, në përputhje me ligjin nr.107/2014,
“Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar
DOKUMENTET DHE PROCEDURAT E KONTROLLIT
TË ZHVILLIMIT

•NDËRHYRJE QË NUK KËRKOJNË PAJISJEN ME NJË LEJE NDËRTIMI (NENI 6 VKM)

•PUNIME QË KRYHEN ME DEKLARATË PARAPRAKE PUNIMESH (NENI 7 VKM)

•LEJA E ZHVILLIMIT (NENI 9 VKM)

•PUNIME PËR TË CILAT KËRKOHET PAJISJA ME LEJE NDËRTIMI (NENI 11 VKM)


DOKUMENTET DHE PROCEDURAT E KONTROLLIT TË ZHVILLIMIT
Punime ‘pa leje’ Punime me deklaratë Punimet per leje Leje zhvillimi Punime per leje ndërtimi
paraprake
Ndërhyrje të mirëmbajtjes së Punime të jashtme: Dokumenti i lejes së zhvillimit i paraprin a)ndërtime të reja, përfshirë ato të
zakonshme:rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe - ndërhyrjet e mirëmbajtjes së lëshimit të lejes së ndërtimit për ndërtime të përkohshme
veshjes së fasadave me materiale që kanë zakonshme kur sjellin reja dhe përmban, në nivel njësie prone apo b)rikonstruksione, riparim dhe restaurim
karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ndryshime të karakteristikave, grup pronash, sa vijon: që çojnë në krijimin e një strukture
ekzistuese; formave dhe ngjyrave a)përdorimin e tokës dhe strukturat e tërësisht, ose pjesërisht të ndryshme
- pastrimi i fasadave; ekzistuese; lejueshme; nga ajo e mëparshme dhe që kanë si
- vendosja e shtresave për rritjen b)intensitetin e ndërtimit; pasojë shtimin e njësive dhe/ose
- riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe
e efiçiencës energjitike të c)koeficientin e shfrytëzimit të tokës për ndryshimin e vëllimit ndërtimor,
dyerve, qepenave dhe vitrinave pa ndryshuar ndërtesave ekzistuese. ndërtim; sipërfaqes së ndërtimit, pamjes së
karakteristikat e tilla si, forma, ngjyra, Punime të brendshme, si: d)lartësinë maksimale në metra; jashtme të objektit, të përdorimit, ose
dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura - përforcimi i strukturave e)distancat; të sistemit konstruktiv;
dhe transparente; mbajtëse të brendshme; f)gjelbërimin publik; c)Punime mirëmbajtje të
- zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, - hapja dhe mbyllja e dyerve të g)parkimin; jashtëzakonshme të shoqëruar me
pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe brendshme; h)fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese ndryshime të sistemit konstruktiv të
karakteristikave të veshjes; - krijimi, eliminimi ose (genplani i azhurnuar); objektit;
- riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve e i)informacion rreth kufizimeve apo d)kanë si pasojë prishjen e objekteve, në
ndryshimi i mureve ndarës kushtëzimeve të veçanta në pronën rast se prishja nuk shoqërohet me
oxhakëve, edhe me materiale të ndryshme; (jombajtës) të brendshëm, i
riparimi i ballkoneve, tarracave dhe përkatëse; ndërtim të ri. Nëse prishja shoqërohet
mjediseve për shërbime j)hartën e infrastrukturës inxhinierike në zone; me ndërtim të ri, leja për prishje është
basamakëve apo barrierave mbrojtëse; higjienike; k)projektidenë arkitektonike të zhvillimit. Në pjesë e lejes së ndërtimit dhe shënohet
Vendosja e hekurave mbrojtës në dritare; - realizimi i impianteve të reja rastet kur për zonën është miratuar një plan i në kushtet e dokumentit të lejes.
vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave higjieno-sanitare dhe të detajuar vendor, leja e zhvillimit përbëhet
kundër mushkonjave; ngrohjes/ftohjes; nga ekstrakti i dokumentit të detajuar të
- sistemimi i oborreve; Etj... planifikimit.
Punime të tjera, si:ndërtimin e
rampave..instalime te
perkohshme…etj.
INSTRUMENTE PËR DREJTIMIN E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT
Intensiteti i ndërtimit me kushte është instrumenti i zhvillimit të territorit që synon të sigurojë kontribut për financimin e investimeve kapitale në infrastruktura dhe
shërbime publike, përfshirë programet sociale të strehimit, në zona të parashikuara nga plani i përgjithshëm vendor. Ky kontribut jepet nga kërkuesi i lejes së ndërtimit
në këmbim të shtimit të intensitetit të ndërtimit, në marrëveshje me autoritetin vendor.
(Neni30 I LPZHT)

INTENSITETI I NDËRTIMIT ME KUSHTE (NENI 41 VKM 408)


- Programi i intensitetit të ndërtimit me kushte hartohet nga autoriteti vendor i planifikimit
- Autoriteti vendor i planifikimit përgatit hartën e zonave të banimit që mund të jenë subjekt i programit të intensitetit të
ndërtimit me kushte, si pjesë të planit të përgjithshëm vendor gjatë hartimit, ose rishikimit të tij. Përcaktimi i intensitetit me
kushte për njësitë/ zonat shoqërohet me studimin e kapacitetit mbajtës, si dhe me një plan të detajuar të zbatimit dhe të
transparencës publike të programit.
- Autoriteti vendor i planifikimit përcakton intensitetin maksimal të lejuar të ndërtimit pa kushte dhe vlerën e intensitetit të
ndërtimit shtesë që mund të lejohet me kushte. Vlera maksimale e intensitetit të ndërtimit shtesë që mund të lejohet me kushte
nuk mund të tejkalojë asnjëherë intensitetin maksimal të ndërtimit të lejuar pa kushte.
- Zhvilluesit e interesuar për të përfituar nga programi i intensitetit të ndërtimit me kushte mund të konkurrojnë për të marrë
pjesë në këtë program.
- Autoriteti vendor i planifikimit jep të drejtën për zbatimin e intensitetit shtesë të ndërtimit kundrejt vlerës përkatëse përmes
marrëveshjeve me palët e interesuara, organizimit të konkurseve ose ankandeve publike.
- Vlera e të drejtës për zbatimin e intensitetit të ndërtimit me kushte përfitohet nga intensiteti shtesë i ndërtimit, mbi bazën e
vlerës së tregut në zonën ku do të ndërtohet sipërfaqja e re e ndërtimit, dhënë nga intensiteti shtesë i ndërtimit.
- Vlera, mund të jetë monetare, tokë, investime në infrastruktura dhe shërbime publike, si dhe sipërfaqe të ndërtuara për strehim
social ose qëllime të tjera publike. 9
- Procedurat e zbatimit të programit të intensitetit të ndërtimit me kushte, botohen në regjistër dhe nëpërmjet një ose disa mjeteve
të informimit publik.
INSTRUMENTE PËR DREJTIMIN E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT
Transferimi i së drejtës për zhvillim midis njësive strukturore realizohet, sipas rastit, nga autoriteti vendor i planifikimit, me qëllim ruajtjen e monumenteve të kulturës
dhe zonave historike, tokës bujqësore dhe asaj natyrore si dhe hapësirave publike. Ky transferim ndodh përmes një programi të hartuar nga autoriteti vendor I
planifikimit, në përputhje me planin e përgjithshëm vendor dhe me marrëveshje midis autoritetit vendor dhe pronarëve të tokave, të cilët përfshihen në
program(Neni31 I LPZHT)

TRANSFERIMI I TË DREJTËS PËR ZHVILLIM (NENI 42 VKM 408)


KUSHTET MINIMALE TË DETYRUESHME PËR TRANSFERIMIN E SË DREJTËS PËR ZHVILLIM
- kryhet midis dy ose më shumë njësive të një zone dhe midis njësive të zonave të ndryshme, dhe në asnjë rast brenda të njëjtës
njësi.
- zbatohet vetëm për intensitetin e ndërtimit dhe vetëm për përdorimin “Banim”
Njësitë midis të cilave lejohet transferimi i të drejtës për zhvillim janë:
a) zona dhënëse e të DZH, të cilat i përkasin kategorisë së përdorimit të tokës bujqësi, natyrore dhe monumente e trashëgimi
kulturore, dhe ku plani i përgjithshëm vendor nuk lejon ose kufizon maksimalisht zhvillimin;
b) zona marrëse e të DZH , të cilat i përkasin kategorisë së përdorimit të tokës banim, dhe mund të jenë disa ose të gjitha zonat e
banimit sipas planit të përgjithshëm vendor;
Në zonat marrëse, veç intensitetit maksimal të lejuar të ndërtimit, plani i përgjithshëm vendor përcakton, pas studimit të kapacitetit
mbajtës dhe ndikimit social-ekonomik e mjedisor, intensitetin shtesë të ndërtimit që këto zona mund të përfitojnë si rezultat i zbatimit
të programit të transferimit të së drejtës për zhvillim.
Intensiteti shtesë sipas pikës nuk mund të jetë asnjëherë më i madh se sa intensiteti maksimal i lejuar i ndërtimit në zonë, në mungesë
të programit të transferimit të së drejtës për zhvillim.
Vlera e kompensimit të intensitetit të ndërtimit që transferohet, përcaktohet përmes formulës që përgatit për këtë qëllim autoriteti
vendor i planifikimit dhe rivlerësohet për çdo zonë dhënëse dhe marrëse. Kjo formulë bazohet në vlerën e tokës sipas çmimit të tregut
në zonat dhënëse nëse atyre do t’u lejohej të përdornin intensitetin e ndërtimit të përcaktuar nga plani për qëllime të programit të
transferimit të së drejtës së zhvillimit.
INSTRUMENTE PËR DREJTIMIN E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT

Neni 32,33,34,35,36 I Ligjit 107/2014, Per planifikimin dhe zhvillimin e Territorit LPZHT)

• ZHVILLIMI I DETYRUESHËM I TOKËS

• PEZULLIMI I ZHVILLIMIT

• SERVITUTI PUBLIK

• E DREJTA E TRANSFERIMIT

• E DREJTA E PREFERIMIT
KUSHTET E ZHVILLIMIT

Kushtet bazë të zhvillimit në nivel njësie përcaktohen nga autoriteti i planifikimit në PPV dhe/ose PDV dhe janë, si më
poshtë :

- Kategoria dhe/ose nënkategoria e lejuar e përdorimit të tokës;


- Lloji i ndërhyrjes në territor (sipas përcaktimve të rregullores së planifikimit);
- Intensiteti lejuar i ndërtimit;
- Koeificenti i shfrytëzimit të territorit;
- Numri i kateve;Lartësia e strukturave;
- Treguesit e distancave;Tipologjia e ndërtimit;
- Vija e kuqe/ndërtimit;
- Koeficienti minimal i shfrytëzimit të tokës për hapësira publike për njësinë;
- Numri minimal i vendparkimeve publike në përputhje me rregulloren e planifikimit;
- Koefiçienti minimal i shfrytëzimit të territorit për rrugë për njësinë;
- Kushte për infrastrukturën;
- Kushte të tjera, sipas rastit të përcaktuara në rregulloren e planifikimit dhe legjislacionit të posaçëm sektorial.
KUSHTET E ZHVILLIMIT
Neni 33,34,35,36, 37, 38, 39, 40 I VKM 408, Per miratimin e Rregullores se Zhvillimit te Territorit)

• TREGUESIT E DISTANCAVE

• DISTANCAT MINIMALE MIDIS NDËRTIMEVE d = nr. k obj.A + nr. k obj.B +2m

• DISTANCAT E LEJUARA MIDIS NDËRTIMIT DHE KUFIRIT TË PRONËS d= nr. k +1m

• DISTANCAT E LEJUARA MIDIS NDËRTIMIT DHE TRUPIT TË RRUGËS

• LARTËSIA E NDËRTIMEVE

• INTENSITETI I NDËRTIMIT

• KOEFIÇIENTI I SHFRYTËZIMIT TË TERRITORIT PËR NDËRTIM

• KOEFIÇIENTËT E SHFRYTËZIMIT TË TOKËS PËR RRUGË DHE HAPËSIRA PUBLIKE


Faleminderit.

Referenca dhe lexime të mëtejshme :


-Ligji 107/2014 “Per Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, I ndryshuar
-VKM 408, date 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit”
-www.planifikimi.gov.al

You might also like