Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 20

LEZIONET E MUKOZËS ORALE TË

SHKAKTUARA NGA AGJENTË


MEKANIKË, FIZIKË DHE KIMIKË
Demtimet nga faktoret e jashtem kategorizohen ne:

1. Dëmtimet gjatë helmimeve kronike


2. Dëmtimet nga lëndët kimike(acide, baza)
3. Dëmtimet nga procedurat ortopedike e terapeutike
4. Dëmtimet mekanike të mukozës së gojës
5. Dëmtimet kronike
6. Dëmtime nga agjentë fizik
7. Dëmtime nga rrezatimi jonizues
8. Reaksione alegjike nga medikamentet dhe protezat
Dëmtimet gjatë helmimeve kronike
 Ndër helmimet kronike më të rënda janë helmimet nga plumbi e sidomos nga
kripërat, karbonatet e oksidet. Ndodh helmimi kronik tek punëtorët në
shtypshkronja, uzina baterish dhe në të gjitha vëndet e tjera ku përdoret
plumbi.

 Karakteristikë janë gjerdanet Burton. Ky është 0.5 deri në 1mm dhe imiton
formën e gingivës sidomos poshtë me ngjyrë gri të errët. Kjo vjen nga formimi i
sulfurit të plumbit.

 Në gojë gjatë helmimit kemi gingivite difuze, grumbullim gurëzash e cipash,


paradontite në gradë të ndryshme kryesisht të avancuara.

 Pamja e gojës në helmimin me plumb ka rëndësi të madhe simptomatogjike


pasi janë paraprirëse për manifestimet e tjera nga ky helmim.
MJEKIMI
 Mjeku stomatolog duhet të bëjë mjekimin e gingiviteve, paradontiteve e
higjenës së gojës. Gjithashtu nqs pacienti nuk është në mjekim të përgjithshëm
ta drejtojë atë tek mjeku i përgjithshëm.
 Kur bie në kontakt mukoza me baza acide të koncentruara ose të holluara por
që veprojnë për një kohë të gjatë në gojë, shfaqen djegie të gradave të
ndryshme, enjtje, skuqje masive, erozione, ulçeracione me dëmtime masive të
indeve të buta.
Dëmtimet nga lëndët kimike(acide, baza)

Shkaqet:
 Rastësisht ose gabimisht përdoren nga pacientët

 Pakujdesia e stomatologut:
Acid trikloracetik
Nitrat argjendi
Klorfenol
Trikrezolformalina

 Përdorimi i aspirinës lokalisht


MJEKIMI

 Merret anamneza e hollësishme që ka rëndësi për veprimet e mëvonshme,


pastaj duhet të përdoren antidotë, nqs dëmtohen nga acidi përdoret bazë dhe
anasjelltas.

 Menjanojmë ulçeracionin, nëse eshtë masiv përdoren antibiotikë, po ashtu


shpëlarje me antiseptikë te ndryshem për higjene të gojës, si Eludril,
 klor heksidine etj.

 Demtime te gradave te ndryshme ndodhin gjatë kryerjes direkt të ribazimit te


protezave totale, nga temperatura e lartë që krijohet nga polimerizimi i
plastmasit si dhe nga sasia e tepërt e monomerit që përdoret. Në gjithë
regjionin ku është bërë polimerizimi vërehet shmangie e mukozës, lezione
erosive e ulçeroze, edemë e theksuar, shtim i salivacionit, dhimbje gjatë
marrjes së ushqimit etj.
ASPIRINA

NITRAT ARGJENDI
FENOLET

ACIDI TRIKLORACETIK
DJEGIE NGA PROTEZA TOTALE DIREKTE
Dëmtimet nga procedurat ortopedike e terapeutike

MJEKIMI
 Heqja e protezës derisa të ndodhë shërimi, shpëlarje me antiseptikë të lehtë
dhe në raste të rënda dhe antibiotik.
Dëmtimet mekanike të mukozës së gojës
 Mund të ndodhin si rezultat i heqjeve traumatike, ku mjeku duke mos
përcaktuar qartë kufirin ndarës me mukozën ose duke mos bërë shkëputjen e
ligamentit cirkular bën që të lacerojë një pjesë të mirë të mukozës. Po ashtu
dëmtimet traumatike si p.sh. një rrëzim, fëmijët që fusin gjëra në gojë,
dëmtimet traumatike që shoqërojnë frakturat e nofullave.
Dëmtimet kronike

 Janë dëmtime që ndodhin në raste si: nga skajet e mprehta të dhëmbëve, të


protezave, krosheve, mbushjeve difektoze, si dhe tek ata persona që mbajnë
në gojë gozhda, gjilpëra, penj, etj.

 Klinikisht gjatë dëmtimeve acute vërehen plagë me madhësi dhe thellësi të


ndryshme në varësi nga traumat, ndërsa gjatë dëmtimeve kronike vërehen
erozione e ulçeracione jo të mëdha por të bezdisshme për të sëmurin.

 Përreth ulçeracioneve vërehen skuqje dhe regjion edematoz.

 Ulçeracionet sidomos ato me origjinë kronike duhen diferencuar me aftet,


duhen dalluar me stomatitet ulçeroze dhe nga fillimet e sëmundjeve buloze.
MJEKIMI
 Në rastet kronike bëhet largimi i shkakut, pra eliminimi i skajit të mprehtë të
dhëmbit, i kroshesë, etj. Përdoret mjekimi lokal me antiseptikë ose
medikamentet me përdorim oral.
 Ndërsa për traumat akute nqs shoqërohen me dëmtime të tjera ato mjekohen
paralel me mjekimin e tyre, por si princip bazë i mjekimit është higjena e gojës
brënda mundësive të pacientit.
Dëmtime nga agjentë fizik

 Hasen tek punëtorët që punojnë në fabrikat e qelqit, saldatorët, në fabrikën e


tullave dhe gjithë profesionet në të cilët temperatura e ambjentit është e lartë
ose e ulët. Vërehen dëmtime në temperatura shumë të ulta p.sh.nga kontakti
me azotin e lëngshëm (krioterapia) që është terapi që bazohet në nekrozën
indore si rezultat i veprimit të temperaturave shumë të ulta, përdoret në
stomatologji, dermatologji, etj.
 Kjo konsiston në hedhjen e azotit në formacionet e ndryshme në lëkurë me
anë të ftohjes që bën nekrozë. Nga dëmtimet me agjentë fizikë duhet të kemi
parasysh që nqs formohet bula ajo duhet të çahet dhe pastaj të bëhet mjekimi
me antiseptik. Po ashtu nevojitet higjenë e mirë e gojës dhe po qe nevoja
përdoren dhe antibiotikë.
 Reaksionet alergjike ndodhin më shpesh në protezat totale, rreth 35% të
alergjive, por nuk është e thënë që të vërehet edhe në protezat e tjera prej
plastmasi. Kjo patologji mund të jetë me origjinë kimike, mekanike, infeksioze
dhe alergjike.
Simptomatologjia

 Në përgjithësi fillon në mënyrë alarmante 6-40 orë pas vendosjes së protezës


me një skuqje difuze të mukozës bukale me erozione dhe ulçeracione. Shpejt
faringu, pjesa e brendshme e faqeve, buzëve inflamohen. Vërehet dhe edemë
labiale dhe palpebrale, mund të ketë edhe turbullime respiratore.

 Pacienti e heq spontanisht protezën dhe shkon drejt shërimit. Po të vendosen


protezat përsëri dhe me një mjekim shoqërues me antihistaminik shenjat
shfaqen përsëri në një kohë prej 6 muaj deri në 2 vjet.

 Shkaku i këtyre mund të jenë përbërësit e rezinës, si ngjyruesit, monomerët e


tepërt, por më shumë duhet kërkuar defekti në zbatimin e parregullt të
polimerizimit dhe llustrimit.
Diagnoza
 Në anamnezën e pacientit ndihmon zhdukja e shenjave pas heqjes së protezës
dhe rishfaqja pasi vendoset, po ashtu bëhen edhe teste kurative pozitive
(vendosen pjesë nga protezat në lëkurë).
Mjekimi
 Nqs vërtetohet reaksion nga rezina hiqet proteza dhe vendoset protezë tjetër
pa ngjyrues. Kur janë të vjetra zëvendësohen me të reja.

 Medikametet më kryesoret që japin reaksion janë:


• Antipiretikët (Aspirinë, Analginë)
• Antibiotikët
• Sulfanilamide (Sulflax, Baktrimë)
• Imunodepresore
Klinika
 Vërehet larmi e madhe formash si dëmtime eritematoze, vezikula buloze,
petekie, afte e ulceracione të ndryshme, keilite, glosite, gingivitë etj.

Mjekimi
 Bëhet ndërprerja e medikamentit dhe zëvendësimi i tij. Konsultimi me një mjek
alergolog ose dermatolog. Lokalisht bëhen gargare me antiseptik, higjene dhe
antibiotik kur lind nevoja.
KRIOTERAPIA

KRIOTERAPIA
DJEGIE E PALATUMIT

ALERGJI NGA PROTEZA

You might also like