Ligjerata Per KL 11 Gjimnaz 2016

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 64

Teknologjia e informacionit dhe

e komunikimit (TIK) 11
Njohuri themelore
Përmbajtja:
• Njohuri të përgjithshme
• Hardveri
• Interneti
• Access
▫ Njohuri themelore
▫ Aktivizimi i Access-it
▫ Mundësi të tjera të aktivizimit
▫ Mbyllja e Access-it
▫ Tabelat
▫ Relacionet mes tabelave
▫ Pyetësit
▫ Formularët
▫ Raportet
Njohuri të përgjithshme

• Konceptet themelore
▫ Kompjuteri është paisje e cila përdorët për përpunimin e
informacioneve.

▫ Informacionet mund të jenë të paraqitura në formë të tekstit,


fotografisë, muzikës ose në forma të tjera.

▫ Kompjuteri përbëhet nga pjesa:


 Hardverike dhe
 Softverike
Hardveri
• Hardveri është emërtim përmbledhës për njesitë
fizike të kompjuterit të cilat përdorën për
përpunimin e të dhënave.

• Në hardver përfshihen paisjet nga më të


ndryshmet.

• Këto njësi dhe paisje përdoruësi i shehë, mund ti


prekë dhe pak a shumë është i informuar se qka
bëjnë.
Softver
• Softveri janë programet të cilat janë përgjegjëse
për atë se qka dhe në qfarë mënyre bënë
kompjuteri.

• Softveri përcakton a do të përdoret në një moment


kompjuteri për të udhëhequr kontabilitetin e
ndërmarrjes, për të degjuar muzikë, apo diqka
tjetër.

• Shfrytëzuësi kompjuterit është poashtu pjesë e


sistemit kompjuterik.
• Komponentet kryësore hardverike të një
kompjuteri janë:

▫ Njësia qëndrore,
▫ Memoria,
▫ Njësitë hyrëse-dalëse

Softveri i kompjuterit përbëhët nga:


Sistemi operativ dhe
Programet aplikative(kompajlerët, programet financiare,
video-lojrat, programet për udhëheqjen e bazave të të
dhënave etj).
• Sistemi operativ kontrollon dhe koordinon shfrytëzimin e
hardverit mes aplikacioneve të ndryshme të shfrytëzuësve
të ndryshëm.

• Programet shërbejnë për të shkruar një tekst, për të bërë


një kalkulim matematikorë, për të komunikuar me një
kompjuter tjetër në Internet.

• Kompjuteri që ofron shërbime quhët Server ose shërbyes,


kurse kompjuteret që kërkojnë shërbimet e këtijë
kompjuteri quhen klientë.

Programet Shfrytëzuësit
Hardveri Sistemi aplikative
operativ
Biti dhe bajti
• Kompjuterët janë paisje elektronike të cilat përpunojnë të
dhënat të shprehura në formë 0 dhe 1.

• 0 dhe 1 janë të vetmit numra më të cilët manipulon


kompjuteri.
• Numra 0 dhe 1 janë shifra të sistemit binar.

• Sistemi binar është sistem numerik që përdoret për të


shprehur sasinë.

• Përveq sistemit binarë dhe dekad(decimal), përdoren edhe


sistemi oktal, që përdor shifrat prej 0-7, dhe sistemi
heksadecimal që ka 16 simbole për shprehjen e vlerave
numerike,
• Vlera 8 në sistemin dekad mund të shprehët si 1000 në
sistemin binar.

• Njësia për matjen e sasisë së informatës është biti.


• Biti është njësi e vogël dhe shpesh sasia e informacionit
shprehët në shumëfisha si: kilobit, megabit, gigabit etj.

• Për të shpejtuar punën me të dhëna, kompj. Kryejn


operacioneme më shumë bita njëkohësisht.

• Një grup prej 8 bitashme të cilët kompjuteri kryen ndonjë


operacion, quhët bajt (ang. byte).

• Ka edhe shumfisha si: kilobajt, megabajt, etj.


• Biti dhe bajti përdoren për të shprehur sasinë e
informacionit, qoftë ato që mund të vendosen në disk,
qoftë ajo që tregon ndonjë cilësi të kompjuterit, ose ndonjë
komponente të tijë.

• Kapaciteti i disqeve të sotëm shprehët në Gigabajt, ndodh


të themi se kapaciteti i diskut është 500 GB.
• Dhe për memorien mund të themi se ka kapacitet 2 GB.
• Kur dëshirojmë të shprehim cilësin e procesorit të
kompjuterit themi p.sh., se procesori është 32 bitësh, ose
64 bitësh.
• Instruksionet e procesorit manipulojnë me të dhëna të
paraqitura me 32 ose 64 bitë.

• Procesori 64 bitë është më i shpejtë se ai 32 bitë dhe mund


të menaxhojë më shumë memorie.
Programimi
• Programet janë vargje të instruksioneve të cilat i tregojnë
kompjuterit si ta kryëjn një punë.

• Instruksionet në këtë rast janë instruksione të një gjuhe


programore.

• Gjuhët programore janë gjuhë që kanë një fond të kufizuar


fjalësh që u ngjajnë fjalëve të gjuhës angleze, përmes të
cilave i tregohet kompjuterit qka duhët të bëjë,

• Gjuhët programore më të popullarizuara janë: Basic, C, C+


+, C#, etj.
• Programi i shkruar në një gjuhë programore kalon disa
faza të përpunimit për t’u bërë program që mund të
ekzekutohet në kompjuter,

• Këto përpunime bëhen nga programe të ndryshme, të


njohura si programe sistemore.

• Këto programe janë:


 Editori,
 Kompajleri,
 Linkeri,
 Louderi,
 Debageri
• Editori- është program që përdoret për shkruarjen e një
programi në një gjuhë programore.

• Kompajleri- përkthyësi është program i cili përkthen


programin burimor, pra programin e shkruar në një gjuhë
programore të zerove dhe njishëve.

• Linkeri- lidhë programin e përkthyer me programe të tjera


tashmë të përkthyera.

• Louderi- është program që programin e përkthyer e të


lidhur e sjell në memorien e kompjuterit.

• Nëse programi ka gabime, ato mun të korrigjohen më


ndihmen e debagerit.
Bazat e të dhënave
• Shumë aplikacione softverike manipulojnë me të dhëna të
cilat janë të vendosura në tabela.

• Një grup i tillë i tabelave mes të cilave mund të egzistojnë


lidhje të caktuara mund të formojnë bazen e të dhënave.

• Baza e të dhënave të një shkolle mund të përmbajë p.sh,


tabelen e lëndëve që ligjerohën në atë shkollë, tabelën e
arsimtarëv, tabelën e klasëve, tabelën e nxënësve etj.

• Mes këtyre tabelave krijohen lidhjet, siq mund të jetë


relacionimes lëndëve dhe klasës.
• Relacionet mund të jenë: një me një, ku një element i
tabelës i përgjigjet vetëm një element i tabelës tjetër.

• Një me shumë, ku një element i tabelës i përgjigjen më


shumë elemente të tabelës tjetër.

• Shumë me shumë, ku disa elemente të një tabele i


përgjigjen disa elemente të një tabele tjetër.

• Secila tabelë e bazës zakonisht e ka një fushë e cila në


menyrë unike përcakton rreshtat e tabelës.
• Kjo fushë quhët qelës parësorë (ang. Primary key).

• Të dhënat në tabelë mund te jenë të tipave të ndryshëm!


Mbrojtja e të dhënave
• Kur flasim për mbrojtjen e të dhënave zakonisht mendojmë
për sigurimin e të dhënave nga dëmtimet hardverike dhe
softverike dhe përdorimi i paautorizuar apo i padijshëm i
kompjuterit.

• Edhe kompjuteri mund të prishet!


• Kjo prishje varsisht nga komponenta kompjuterike që goditet
mund të ketë përveq dëmtimit të drejtëpërdrejtë edhe
humbjen e të dhënave, vlera e të cilave mund të jetë
shumëfishë më e madhe se vlera e defektit të paisjes..

• Dëmtimi fizik i diskut, shiritit magnetik, CD-ROM-it, rezulton


me humbjen e të dhënave që kanë qenë të vendosura në to!
• Kujdes!
▫ Duhet marrë masa që të dhënat të ruhen rregullishtë në paisje të
tjera, nga të cilat të dhënat mund të kthehën, pasi që defekti të jetë
eliminuar.

Këto paisje zakonisht janë: CD-ROM-ët, disketat ose shiritat


magnetik.
Në institucione ku egzistojn rrjetet kompjuterike, një kopje e të
dhënave mund të ruhetedhe në server.

Ruajtja e të dhënave në server është edhe me kritike, për arsye se në


server zakonisht ruhen të dhënat me rëndësi për gjithë institucionin.

Institucionet e ndryshme caktojn rregulla të rrepta për ruajtjen e të


dhënave në kopjet rezervë, të cilat kopje ruajn gjendjen e të
dhënave sipas ditëve të caktuara.
• Mbrojtja e të dhënave bëhet edhe nga përdorimi i paautorizuar.
• Ka menyra të ndryshme të kësaj mbrojtje, duke filluar:

 Mbrojtja me emer të perdoruësit dhe me passvord,


 Përdorimi i elementeve biometrike të identifikimit të perdoruësit të
kompjuterit deri të kufizimi fizik i qasjes së kompjutereve.

▫ Emri i perdoruësit dhe passvordi janë elemente themelore të


mbrojtjes.
Siguria e të dhënave
• Të dhënat në kompjuter mund të humben edhe fizikisht asgjë
nuk është prishur, programet punojnë si duhet sidhe perduruësit
përdorin me përpikmëri të dhënat për identifikim.

• Me rritjen e numrit të kompjuterëve të lidhur në internet ose


rrjet lokal kompjuterik, rritet rreziku për humbjen e të dhënave
ose transmetimin e tyre përsonave të paautorizuar.

• Sot qdo ditë krijohen programe kompjuterike qëllimi kryësor i


të cilave është të infiltrohen në një kompjuter ose rrjet të
kompjuterëve dhe fshijnë, ndryshojnë ose transmetojnë të
dhënat që ruhen në to.
• Këto programe njhen si virus kompjuterik.
• Viruset kompjuterike:

▫ Përhapen në menyra të ndryshme.


▫ Viruset kompjuterike përhapëshin permes disketave në të cilat
ruhëshin më së shpeshti lojrat kompjuterike, sot viruset
kryësisht përhapen përmes postes elektronike, një aplikacion
shumë të popullarizuar në Internet.

▫ Viruset mud të shkaktojn fshierjen e të dhënave nga disku i


kompjuterit, dërgimin e paautorizuar të porosive, të cilat në
vete përmbajnë kopjen e vet virusit, apo të dergojnë sasi të
mëdha informacionesh në kompjuterë të zgjedhur në Internet,
për të shkaktuar bllokimin e punës së tyre, apo edhe në
bllokimin e punës së pjesëve të Internetit.
• Një problem tjetër që mund të shkaktojn viruset është
që të dërgojnë informacione shumë të ndjeshme
përsonale të perdoruesit siq janë numrat e kartelave
kreditore, dokumentet e regjistruara ne disqet e
kompjuterit, ose qkado tjeter që ruhet në kompjuter,
personave të panjohur në Internet.
Hardveri
• Kompjuteri moderrn është paisje e ndërlikuar!
• Kompj. Përbëhet prej shumë komponenteve të cilat janë të
lidhura mes vete.

• Qdo informat e cila duhet të përpunohet në kompjuter, duhet të


futet nga bota që na rrethon në kompjuter.

• Ajo duhet të shëndrrohet në formë të përshtatshme për përpunim


nga komponentet e kompjuter-it.
• Këtë funksion e kryejn paisjet kompjuterike të cilat quhën njësi
hyrëse.
• Njësitë hyrëse janë: tastiera, miu, skeneri, mikrofoni, kamera
digjitale, etj.
• Përmes ketyre pajisjeve të dhënat futen në kompjuter, në formë
të 0-ve dhe 1-ve.
• Të dhënat e futura në kompjuter zakonisht janë objekt i
përpunimit- ky përpunim zakonisht mund të jetë i thjeshtë ose i
ndërlikuar.
• Njësia e cila e bënë përpunimin e të dhënave quhët njësia
qëndrore procesorike ose procesor.

• Qfardo përpunimi I kryër në kompjuter, rezultati i tijë duhët t’i


paraqitet përdoruesit nëformë të pershtatshme.

• Pajisjet të cilat shërbejnë për paraqitjen e rezultateve të


përpunimit quhen pajisje ose njësi dalëse.
• Njësitë dalësë janë: monitori, printeri, ploteri, altoparlantet, etj.

• Përveq pajisjeve për hyrëse dhe pajisjeve dalëse egzistojn edhe


pajisje hyrëse-dalëse, siq janë: disqet, disketat, CD-ROM-et,
modemët, kartelat e zërit, etj.
• Hardveri i një sistemi kompjuterik përmban edhe një
kompontntë të rëndësishme për ruajtjen e përkohëshme të
të dhënave që përpunohen.

• Kjo njësi është memoria e kompjuterit!

• Për të përdoren shprehjet: memorie operative, memorie


punuese, RAM, memorie për shkrim dhe lexim, etj.

• Memoria shërben për ruajtjen e të dhënave dhe


instruksioneve të cilat barten në procesorë ku kryhet
përpunimi dhe pastaj rezultati I përpunimit në procesor
vendoset prap në memorie.
Njësia qëndrore - Mikroprocesori
• Mikroprocesori është komponenta kryësore e qdo
kompjuteri.
• Mikroprocesori përbëhet prej: njësisë kontrolluese,
njësisë aritmetiko-logjike dhe regjistrave.

• Bartja e të dhënave prej një komponente në komponenten


tjetër bëhet përmes linjave që quhen BUS.

• Njësia aritmetiko-logjike kryen të gjitha operacionet


matematikore dhe logjike në kompjuter.

• Njësia kontrolluese është pergjegjse për kontrollin e punes


së procesorit, sjelljen dhe dekodimin e instruksioneve dhe
komunikimin e komponenteve të procesorit.
• Busi është një grup linjash të cilat shërbejnë të barten të
dhënat, adresat e lokacioneve memorike dhe sinjalet
kontrolluese nga një pjesë e mikroprocesorit në tjetren.

 Regjistrat janë memorie interne e mikroprocesorit.

 Ata sherbejnë që në ta të ruhen instruksionet, operandet e


instruksioneve dhe rezultatet e operacioneve të kryera me
operandë.
 Regjistrat mund të kenë gjatësi të ndryshme.

 Sa më të gjatë regjistrat, aq me të ndërlikuara mund të


jenë instruksionet të cilat do të ekzekutohen.
• Procesoret punojn me të dhëna të organizuara në blloqe 8
bitëshe ose 1 byte-she.
 Procesoret e sotem punojn me fjalë 4 bajtëshe (32 bitëshe)
ose 8 bajtëshe (64 bitëshe).

 Gjatësia e fjalës së procesorit tregon me sa bitë procesori


mund të manipulojë në një takt.
 I gjithë mikroprocesori është I ndertuar nga një copë e
materialit gjysmëpërques.

 Komponentet ndërtuese të mikroprocesorit janë


transistorët. Transistorët janë komponente elektronike të
cilat në mikroprocesor ruajnë gjendjen 0 ose 1.
 Procesoret moderrnë kanë disa milionë transistorë.
• Memoria

 Memoria e kompjuterit mund të përbëhet prej moduleve të


ndryshme memorike me cilësi të ndryshme të punes dhe
organizim të ndryshëm.
Memoria operative- RAM
• Kur flitet për memorien e kompjuterit me së shpeshti
mendohet në memorien e cila i ruan përkohësisht të
dhënat dhe instruksionet, derisa kompjuteri është duke
punuar.

• Kur të nderprehet furnizimi në kompjuter, përmbajtja e


memories fshihet.

• Kjo memorie ose kujtesë quhet edhe memorie operative,


RAM, e cila është shkurtesë për Rondom Access Memory,
që do të thotë memorie me qasje të rastësishme.
• Ndryshe nga RAM-i, ka organizime të memories ku të
dhënat regjistrohen ose lexohen vetem sipas një renditje të
caktuar.
• Përmbajtja e RAM memories ndërron si rezultat I
operacioneve që kryen ose inicon procesori.

• Shpesh numer i madh i lokacioneve memorike ndërrojn


përmbajtjen e tyre si rezultat i bartjes së të dhënave prej
diskut në lokacionet e përmendura memorike.

Fig.2.2. Moduli i RAM memories


Memoria vetëm për lexim - ROM
• ROM (ang. Read-only memory, shq. – memorie vetëm për
lexim) është memorie përmbajtja e të cilës nuk mund te
ndërrohet.
• Njëher e regjistruar me proces specifik gjatë prodhimit të
saj, përmbajtja e kësaj memorie vetëm mund të lexohet.
• Përmajtja e kësaj memorie nuk fshihet kur nderpritet
rryma.
• Për këtë arsye këto memorie përdoren për ruajtjen e
informatave të nevojshme për startimin e kompjuterit.

• ROM memoriet në përgjithësi përdoren edhe në shumë


pajisje të tjera ku të dhënat dhe instruksionet e nje
përpunimi janë gjithmonë të njejta.
Njësitë hyrëse
• Tastiera

• Njësia e kompjuterit më të cilen më së pari jemi në kontakt


është tastiera.
• Përmes saj përdoruësi i fut informatat që ka në kompjuter.

Fig.2. Tastiera
MIU
• Miu është njëra ndër njësitë më të
përdorura të kompjuterit. Ai shërben që
të pozicionohemi në ndonjë objekt të
treguar në monitor, të zgjedhim ose të
zhvendosim ndonjë objekt.

• Funksionii miut është të transmetoj


Fig.2.5. MIU
lëvizjet e dorës së përdoruësit në
sinjalet të cilat përdoruësi i kupton.

• Bartja e të dhënave bëhet më kabëll ose


me lidhje pa tel.
Njësitë dalëse
• Njësitë dalëse sherbejnë vetëm për paraqitjen e rezultateve
të përpunimit.
• Përfaqsuës tipik janë monitori dhe shtypësi.

• Kartela grafike dhe monitori

 Kartela grafike luan një rol të rëndësishëm në një


kompjuter.
 Ajo e merr informaten digjitale që e prodhon kompjuteri
dhe e shëndrron në imazh që paraqitet në monitor.

 Kartela grafike është një pllakë e cila përbëhet nga disa


komponente të cilat kryejn një pjesë të punes për
paraqitjen e imazhit në ekran.
• Konektori i kartelës grafike është I njohur si VGA konektor.
• Konektori i ka 15 kontakte.
• Kartelat e sotme grafike vendosen në portin e posaqem.

• Monitori shërben që të dhënat e përpunuara nga procesori


dhe të përgatitura nga kartela grafike t’ia paraqet
përdoruesit të kompjuterit.

• Monitorët mund të përdorin gypin katodik (ang. Cathode


Ray Tube, CRT) për të paraqitur fotografinë ose kristalin e
lëngshëm.

• Monitorët e tillë njihën si LCD monitor.


Kartela grafike dhe lcd monitori
Njësitë hyrëse dhe dalëse
• Njësitë hyrëse dhe dalëse janë njësi të kompjuterit të
cilat funksionojn edhe si njësi hyrëse edhe si njësi dalëse.

• Ato mundësojnë që përmes tyre të dhënat të hyjnë në


kompjuter edhe të dalin nga ai.
• Njësi e tillë është p.sh., modemi, i cili shërben që përmes
tijë edhe te pranojmë edhe të dergojmë të dhëna në
Internet.
• Disa prej njësive të tyre siq janë disqet, disketat, shiritat
magnetik, dhe CD-ROM-et, quhen edhe memorie
periferike ose masive për arsye së në to ruhen të dhënat.
Disku
• Disku është pajisje e cila shërben për ruajtjen e sasive të
mëdha të të dhënave të cilave duhet t’i qasemi shpejtë.

• Të dhënat të cilat ruhen në disk nuk fshihen kur


ndërprehet furnizimi i diskut.

• Disku përbëhet prej një ose më shumë pllakash alumini


ose qelqi mbi të cilin është i vendosur materiali magnetik.

• Materiali magnetik është bartës i informatës.

• Materiali magnetik është i përshtatshëm për ruajtjen e të


dhënave për arsye se ato mund të shkruhen, lexohen dhe
fshihen lehtë.
• Koha e ruajtjes së informatave në mediumet magnetike
është e gjatë.
• Dendësia e të dhënave të cilat ruhen në disk është shumë e
madhe.

• Përparsi e disqeve është mundësia se cilësdo informat të


vendosur në disk mund t’I qasemi në cilindo moment, për
kohë shumë të shkurtër, që nuk është rasti me mediumet
tjera magnetike, p.sh., siq janë shiritat magnetik, tek
tëcilet shiriti magnetik duhet të mbështillet përpara ose
prapa derisa informata të arrin nen koken për lexim dhe
shkrim.

• Disku është i vendosur në kuti alumini. Në njëren anë


është elektronika e diskut e cila udhëheq punen e diskut.
• Elektronika e diskut është përgjegjëse për komandimin e
motorit dhe kokave të diskut.

• Ajo kontrollon procesin e leximit dhe shkrimit.

• Pjesa mekanike e diskut përbëhet prej pllakave të lidhura


në bosht dhe kokave të diskut të vendosura në majë të
krahut.

Fig.2.9 Disku
Kartela e zërit
 Kartela e zërit përdoret për riprodukimin dhe incizimin e
zërit në kompjuter.
 Ka edhe kartela të zërit të cilat janë të integruara në
pllaken amë.
 Sot janë të pranishme edhe kartela digjitale të zërit të
cilat mundsojnë transferimin e drejtëpërdrejtë të audio
informatave nga CD-të, DVD-të, etj, drejtëpërdrejtë në
kompjuter.
Fig.2.12
Kartela e zerit
Pllaka amë
• Të gjitha njësitë hyrëse dhe dalëse si dhe memoria e
procesori duhet disi të komunokojn mes veti.
• Pika ku lidhe tëgjitha këto njësi është pllaka amë.
• Pllaka amë është pllaka më e madhe në kompjuter.

• Pllaka amë është pllakë shumështresore.


• Linjat e bakrit bartin të dhënat dhe sinjalet nëpër pllaken
amë.

• Këto linja quhen busa.


• Nëper shtresa të ndryshme barten lloje të ndryshme të të
dhënave dhe tensioneve të furnizimit.
• Një pllakë amë i ka vendet në të cilat montohen procesori,
modulet memorike dhe kartelat tjera si ajo e zërit, e
rrjetit, kartela e grafikes, etj.

Fig. 2.13
Pllaka amë
Rrjeti lokal kompjuterik
• Derisa nuk u paraqiten kompjuteret e parë përsonal,
shumica e shfrytëzuësve të kompjuterëve punonin pranë
terminalevetë sistemit qëndror kompjuterik.
• Lidhja e treminaleve bëhej përmes kabllove ose kur
terminalet ishin të larguara nga qëndra përmes lidhjeve
telefonike të rezervuara dhe modemëve.

• Të gjitha të dhënat e nevojshme ndodhëshin në


kompjuterin qëndror, për mirëmbajtjen e të cilit kujdesej
ekipi i inxhinierëve dhe operatorëve.
• Kishte shum probleme!
• Për këtë arsye u shtrua nevoja e krijimit të një
infrastrukture hardverike dhe softverike për lidhjen në
rrjet të kompjuterëve përsonal që përfshijnë pajisjet e
nevojshme si: adapterët, kabllot, repetitoret, etj, si
dhe sistemin operativ që përkrahë këtë hardver në
menyrë të punës.
Llojet e rrjetave
 Kompjuterët përsonal mund të lidhen në rrjeta të madhësive
të ndryshme.
 Kur rrjeta është e realizuar në kuader të një ndërtese ose disa
ndërtesave të afërta, atëherë kemi fjalen për rrjetë lokale të
njoihur si LAN (ang. Local Area Network).

 Kur kompjuterët të lidhur në rrjetë I takojnë një hapësire më


të gjerë gjeografike, si p.sh., një qyteti oselokalitet më I vogel,
fjala është për rrjetë të qytetit të njohurë si MAN
(ang.Metropolitan Area Network).

 Nese në rrjetë janë të lidhur kompjuterë të cilët i takojnë


rrethit shumë më të gjerë siq mund të jetë një regjion, një
shtet ose edhe e tërë bota, atëherë kemi të bëjm me WAN
(ang.WideArea Network).
Interneti - Historik
• Interneti filloj zhvillimin e vet në bazë të kërkesës së
Departamentit të Mbrojtjes së SHBA, për krijimin e një rrjeti
kompjuterik që do të lidhte PC të ndryshëm, në lokacione të
ndryshme, që do të këtë mundësi të rikonfigurimit të rrugëve të
komunikimit.

• Ky rrjet u quajt ARPANET sipas agjensisë e cila e mendoi.

• Arpanet u përhap në institucione shtetrore, në universitete dhe


institute kërkimore.

• Aplikacionet e Internetit që u bënë të popullarizuara në fillim


ishin: posta elektronike, shkëmbimi i fajllave(FTP), lidhja nga
distanca e terminaleve(Telnet) etj.
Protokollet e internetit
• Për të thjeshtësuar disejnimin e pajisjeve të nevojshme
për komunikim në Internet egziston një standard që
quhet TCP/IP, e ndarë në 4 nivele.
▫ Niveli i rrjetit
▫ Niveli i Internetit
▫ Niveli i transportit
▫ Niveli i aplikacionit

Për qdo nivel ekziston një grup protokollesh që përdoren


për komunikim.
• TCP/IP protokollet janë bashkësi e protokolleve që
përdoren në Internet, mundsojnë komunikimin
ndërmjet rrjeteve të ndërlidhura, përbëhen nga
kompjuterë me arkitekturë të ndryshme hardverike dhe
sisteme të ndryshme operative.
• TCP – Transmission Control Protocol/Internet Protocol
që d.m.th. Protokoll për kontrollin e transmetimit/
Protokoll i Internetit.
World Wide Web, Komunikimi në Web
• World Wide Web(WWW ose vetëm Web) është aplikacioni
më i popullarizuar në Internet.
• Disa gabimisht e barazojn të gjithë Internetin me WWW.

• Në web ka përmbajtjte ashtuqë përveq teksitit ka edhe


fotografi, muzikë, video dhe shumëqka tjetër.
• WWW paraqet edhe një rrjet të prezantimeve të shpërndara
nëpër miliona kompjuter në Internet.

• Në këta kompjuter të njohur si server, ekzekutohet një


program i cili quhet Web Server, i cili u përgjigjet kërkesave
të klienteve dhe ua dergon faqen e kërkuar.
• Web server janë aplikacionet si Internet Information
Server i Microsoft-it, Apache etj.

• Keto faqe ose prezantime njihen edhe me emrin Web


sajte (ang.Site, shq. Vend).
• Një web sajt është një vend në boten viruale të Internetit.
• Informatat e prezantuara në një Web sajt janë të
formatizuara përmes instruksioneve të gjuhës
HTML(HyperText Markup Language), përdoret për
prezantimin e përmbajtjeve hipertekstuale.

• Përmbajtja e krijuar në këtë menyrë mund të shihet në


cilindo kompjuter, nën udhëheqjen e cilitdo sistem
operativ.
Shfletuesi( browser)
• Për të degjuar dhe pranuar informacione në Internet
është e nevojshme që ne kompjuter të jetë i intaluar një
program, i cili në anglisht quhet Browser (shq. Shfletuës)

Ai i interpreton instruksionet e gjuhes HTML dhe i


prezanton përmbajtjet në kompjuterin tuaj.
Internet Explorer është një ndër programet të cilat
përdoren për të parë përmbajtjet e ndryshme në
Internet.
Internet Explorer është pjesë përbërese e sistemit
operativ Windows.
Internet Explorer nuk është i vetmi program që përdoret
për këtë qëllim.
• Një program tjetër i njohur për shfletim të përmbajtjeve
në Internet është Netscape Communicator.
• Të gjitha verzionet e programeve siInternet Explorer,
Netscape Communicator mbeshteten në programin
NCSA Mosaic.
Shiriti i adreses
• Informata me e rendesishme që perdoruesi duhet ta japë që të
shohë një Web faqe në Internet është adresa e Web faqes.

• Kjo adresë shkruhet në shiritin e adresës.


• Adresa përbëhet prej disa pjesësh.

• Adresa fillon me http që paraqet protokollin e komunikimit.


WWW është shkurtes për World Wide Web.
• Pjesa e adresës që duhet të ditur është p.sh. Bbcworld.com,
telegrafi.com.
• Adresa e web faqes zakonisht përmban në vete emrin e
organizates, emrin e një prodhimi, një projekti, etj, që faqja
prezanton.
• Prapashtesa .com tregon se bëhet fjalë për organizatë,
ndermarrje ekonomike etj.
• Bbcworld.com paraqet domenin.
• Ndonjëherë pas .com ose .org ose cilësdo shkurtesë të
ndonjë domeni sipëror ndodhet simboli / I përcjellë
mëndonjë informatë që ka të bëjë me faqen e web sajtit.

• Adresat që i shkruajm në shiritin e adreses janë


prezantim tekstual i IP adresave të cilat paraqesin
numra.

• IP adresa është numer 32 bitëshqë përdoret për të


identifikuar një nyjë të rrjetit IP.
• Qdo nyjë e rrjetit IP duhet të këtë IP adresë unike.
• IP adresa përbëhet nga identifikatori(adresa) e
kompjuterit dhe identifikatori(adresa) e rrjetit.
Permbajtja e Web faqes
• Një Web faqe mund të përmbajë qfardo llojë
informacionesh. Në to mund të gjejmë tekst, fotografi,
muzikë, animacione dhe video.
• Përveq prezantimit të informacioneve, shumë web faqe
sot përmbajn aplikacione të cilat mund të kryejn shumë
punë tëdobishme.

• Shumë Web faqe të lidhura bashkë paraqesin web site.


• Prej njëres faqe të web sajtit në tjetren kalohet përmes
lidhëseve(ang. Link).

• Lidhëset paraqiten shpeshë me ngjyrë tjetër nga teksti që


e rrethon, ose paraqet një fotografi osepërmbajtje tjeter.
• Një klik I miut do t’ju bart në faqen në të cilen
tregon gishti treguës.

• Në web faqe më komplekse përdoren shpeshë


menytë për të na lehtësuar gjetjen e
informacioneve në kuadër të një web sajti.
Kërkimi i informacioneve në Internet
• Kerkimi i informacioneve në Internet është njëri ndër
aktivitetet me të shpeshta që bëjnë shfrytëzuesit e
Internetit.

• Interneti është medium interaktiv komunikues në të


cilin konsumuesi mund të jetë njëkohësisht edhe
prodhues i informacioneve.

• Nëse keni diqka që mendoni se duhet thënë, mund ta


krijoni Web faqen tuajeajo do të jetë në dispozicion të
miliona shfrytëzuësve.
• Kërkimi aktivizohet përmes ikones Search dhe
bënë kërkimin e informacioneve në bazë të
konfigurimit të Internet Explorerit.

• Në rastin gjeneral ky është Web sajti i


Microsoftit.

• Më i njohuri nderta është Google.com.

• Faqja e Google.com ka një kornizë për tekst në të


cilen vendosni shprehjen për të cilen kërkoni
informata.
• Kërkimi inicohet me komanden Google Search.
Prof. Eremira Balaj
Ve
rzioni punues

• Fig.3.14 Faqja me referenca te gjetura


• Kjo Web faqe ju tregon sa referenca janë gjetur,
sa kohë ka zgjatur kërkimi, sa referenca janë të
prezantuara në njëfaqe.

• Në fund të faqes keni komandat për shfletimin e


referencave të tjera para(Next) dhe
prapa(Previous), si dhe numra e faqeve në të
cilat mund të kalohet drejtëpërdrejtë.
Krijimi i Web faqes
• Web faqet mund të krijohen në menyra të
ndryshme dhe duke përdorur vegla të ndryshme.

• Varësisht nga informacioni që prezantojmë,


varësishtënga ajo se sa shpesh deshirojm ta
freskojm, qfarë njohurish kemi ose mendojm t’i
fitojm, sa kohë dëshirojmë të angazhohemi rreth
web faqes, varet cilen teknologji softverike dhe
cilat vegla softverike do t’i perdorim per të
krijuar një Web faqe ose Web sajt.
• Krijimi i web faqes mund të bëhët me një editor të
thjeshtë, por koha e shpenzuar dhe mundi i
angazhuar do të jenë shumë të mëdha.

• Duhet njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës HTML!

• Për të pasur rezultatet të mira me jo shumë mund


duhet zotëruar ndonjërin nga aplikacionet për
krijimin e web faqeve.

• Duhet patur njohuri edhe për aplikacionet që


bëjnë përpunimin e fotografive, animacioneve,
vizatimeve, zërit dhe videos, nëse web faqja
kërkohet të jetë e tillë.
• Në kuader të MS Office-it është programi Front
Page i cili është i dedikuar për krijimin e Web
faqeve.
• Front Page nuk ka shum mundësi të mëdha, por
mund të jetë vegël fillestare.
• Pos Front Page edhe MS Word mund të përdoret
për krijimin e Web faqeve, por vetem nëse nuk
ka zgjidhje tjera.

You might also like