Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 70

LËNDËT E PARA ME

ORIGJINE BIMORE
FRUTAT
Bazat e Përgjithshme Të Tknologjisë 1
Prof. Ass. Dr Arbenita Hasani

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Hyrje
• Fosilet e gjetura kanë dëshmuar për njohjen e tyre që nga viti 4000 p.e.s.,
prejardhja konsiderohet Azia juglindore (për mollën), dardha (ilirët grekët,
romakët) etj.
• Në Evropë përhapja e frutave mendohet se është realizuar nëpërmjet udhëtimeve
të popullsive të lashta si (romakët, ilirët, grekët etj). Përzgjedhja e kultivarëve
filloi të bëhej sistematikisht nga fundi i shekullit të 13-për mollën.
• Pemët kanë filluar të kultivohen së pari nga popujt e lindjes së lashtë: Egjiptianët,
Babilonasit, Asirianët, Fenikasit, Persianët, Indianët, Kinezët, Arabët etj.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


RËNDËSIA E LËNDËVE TË PARA ME BAZË FRUTAT
• Rëndësia e lëndëve të para me bazë frutat shihet në disa drejtime:
• Rëndësia ushqyese: Frutat kanë vlera të larta ushqyese dhe luajnë rol të
rëndësishëm në proceset metabolike dhe jetësore në jetën e njeriut. Ato dallohen
për përmbajtje të lartë të lëndës së thatë, karbohidrateve (si fruktozë në tepricë),
glukozë, sakarozë dhe shërbejnë si burim i drejt për drejtë energjie, acide organike
si mbizotërues ai malik, në pakicë acidi citrik, tartrik.
• Vitaminat: janë të llojeve të ndryshme A, B1, B2, B6, C, PP etj.
• Kripërat minerale si kalciumi, potasi, natriumi, silici, magnezi, klori, alumini, hekuri, që
gjenden në sasi të konsiderueshme tek frutat luajnë rol të rëndësishëm në organizëm.
• Gjithashtu frutat janë të pasura me celulozë, protopektinë e pektinë që janë të
dobishme pasi sigurojnë funksionin normal të aparatit tretës. Ndërsa proteinat
dhe ndodhen në sasi të vogël
• Rëndësi ekonomike: lëndët e para frutat japin kontribut të rëndësishëm në industrializimin e vendit
(rëndësi ekonomike), sepse janë burim i furnizimit në industrinë e lehtë ushqimore, për përpunim të
mëtutjeshëm të produkteve të rëndësishme si lëngjeve të ndryshme të frutave, reçelra të ndryshëm,
marmelatë dhe lëndë të para në të ushqyerit e kafshëve.
• Rëndësi mjekuese: frutat që në lashtësi janë përdorur në mjekimin e shumë sëmundjeve të ndryshme, ku
edhe sot rekomandohen nga mjekësia humane popullore. Frutat janë të pasura edhe me vitamina E, PP p.sh.
molla, pjeshka, kajsia, luleshtrydhja ku vitamina PP tek pjeshka arrin deri 25-50mg/kg.
• Frutat përmbajnë edhe acide organike ku ndër to mbizotëron acidi malik, e më pak acidi citric, tartrik e
salicilik, ky i fundit gjendet tek luleshtrydhja dhe ndikon në kurimin e artritit pasi jep të njëjtat reaksione si
dhe acidi etil-metil-salicilik pa dhënë asnjë shenjë intoksikimi.
• Hulumtimet e bëra për materiet pektike që gjenden në fruta flasin se ato e pengojnë grumbullimin e
kolesterinës në enët e gjakut, kështu ndikojnë në pengimin e shfaqjes së sëmundjes së rrezikshme
arteriosklerozës dhe infarktit.
• Në përgjithësi frutat janë të pasura edhe me vitaminat B1,B2,B6 që kanë veprim kurues ndaj sëmundjeve të
ndryshme dhe mbrojtje nga lodhjet e ndryshme nervore.
• Mbrojtëse: frutat kultivohen pa probleme në zonat kodrinore – malore, në toka të papërshtatshme për tu
mbjellë me bimët e arave, si rezultat i kësaj aftësie mbrojnë tokat e pjerrëta nga veprimi dëmprurës nga
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
erozioni etj.
PRODHIMTARIA LËNDËVE TË PARA ME BAZË FRUTAT
Prodhimtaria e
frutave në Evropë

Prodhimi
Frutat ( milion ton )
2002 2003 2004 2 2006 2007
0
0
5
Mollë 11.9 12 12.1 12.2 11.8 10
Portok 5.5 6 7 8 9 8
all
Dardhë 7 7 7 8 9 8

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


KARAKTERISTIKAT MORFOLOGJIKE TË PEMËVE FRUTORE
• NDARJA E PEMËVE FRUTORE NË VARËSI TË ORGANEVE NËN DHE MBITOKËSORE
DHE JETGJATËSISË:
• 1. Barishtore shumëvjeçare
• Kulturat që bëjnë pjesë në këtë grup kanë rrënjë shumëvjeçare dhe pjesë mbitokësore njëvjeçare, që
dalin nga sytha të mbrojtura mirë në qafën e rrënjës. Në këtë grup bën pjesë Luleshtrydhja.
• 2. Shkurret
• Kanë sistem rrënjorë nga i cili dalin disa trungje me madhësi të ndryshme. Në këtë grup marrin
pjesë: ftoi, mushmolla dimërore, lajthia, shega etj. Zakonisht në kultivimin e ftoit dhe mushmollës
dimërore, lidhet vetëm një trung mbi të cilin dalin degët për formimin e kurorës.
• 3. Drunorët
• Përbëhen nga një trung i shëndoshë, ku në një distancë të caktuar nga toka formohet kurora. Këtu
bëjnë pjesë molla, dardha, pjeshka, arra, qershia, vishnja,kajsia,etj.
• 4. Kacavjerrëse
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
• Në këtë grup bëjnë pjesë kulturat që kanë nevojë për mbështetje. Përfaqësues është Aktinidia
( kivi ).
KARAKTERISTIKAT MORFOLOGJIKE TË PEMËVE FRUTORE
• NDARJA E PEMËVE FRUTORE NË VARËSI TË KARAKTERISTIKAVE
• MORFOLOGJIKE TË FRUTIT
• 1. Farorë:
• Bëjnë pjesë ato pemë të cilat formojnë fruta të rremë ku në ndërtimin e futit merr pjesë i gjithë shtrati i lules. Fruti përbëhet nga
perikarpi dhe karpelet që janë të veshura përbrenda me një paret të hollë kërcor në brendësinë e të cilave ndodhet fara. Në këtë
grup bëjnë pjesë molla, dardha, ftoi etj.
• 2. Bërthamorë:
• Janë pemë që formojnë fruta të vërtetë ku në ndërtimin e frutit merr pjesë vetëm vezorja. Kanë tul të butë, në brendësi të tij
ndodhen farat të mbështjella me guaskë të fortë duke formuar në këtë mënyrë bërthamën. Në këtë grup bëjnë pjesë kumbulla,
vishnja, qershia, pjeshka, kajsia etj.
• 3. Manorë:
• Janë pemë që formojnë fruta të butë me shumë fara. Janë fruta shumë të ndjeshëm gjatë transportit dhe ruajtjes. Në këtë grup bën
pjesë: luleshtrydhja, rrushi etj.
• 4. Arrorë
• Kultivohen kryesisht për thelbin e frutit që është i mbështjellë me një guaskë shumë të fortë. Në këtë grup bën pjesë: arra,
bajamja, lajthia, pistaku, gështenja etj.
• 5. Subtropikal
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani

• Ky grup përbëhet nga familja me përbërje të ndryshme botanike si fiku, shega, agrumet ( portokalli, limoni, mandarina,
grejpfruti) etj. Pemët që bëjnë pjesë në këtë grup nuk i durojnë dot temperaturat shumë të ulëta.
KLASIFIKIMI BOTANIK, PËRSHKRIMI I KULTIVARËVE,
• MOLLA(Malus sp) 1. FARORËT

• Klasifikimi botanik i mollës



• Bën pjesë në familjen trëndafilore (Rosaceae) nënfamiljen pomoidea, gjininë malus.
Molla e kultivuar njihet me emrin Malus pumila(Mill)ka prejardhje nga Malus
sylvestris (molla e egër). Në të njëjtën familje futen edhe specie të tjera si:
• Malus floribunda Sieb
• Malus baccata Bockh
• Malus prunifolia Mak
• Malus atrosanguinea Schneid
• Malus prunifolia
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani Borkth
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
Kultivarët me pjekje te hershme(korrik-gusht)

• Stark Earliest ( Shtarkëlist )


• Astrakan i bardhë
• Astrakan i kuq
• Gravenshtejn
• Parmendor ( parmena e artë )

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


• Fruti është i vogël ose mesatar, me
formë sferike të shtypur. Cipa është e
Stark Earliest brishtë, e lëmuar, me shtresë të lehtë
( Shtarkëlist ) dyllore, ngjyra e verdhë e mbuluar me
nuanca të kuqe të ndritshme. Tuli është i
bardhë, i butë, i lëngshëm, me shije
freskuese, lehtësisht aromatike. Pjekja
optimale, përfundon në mesin e muajit
korrik. Frutat janë të qëndrueshëm ndaj
transportit. Në grupin e kultivarëve të
hershëm ky llogaritet si më i miri dhe
meriton përhapje.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Astrakan i bardhë

• Fruti është i vogël ose mesatar, me cipë


të hollë, ngjyrë të verdhë në trëndafili.
Tuli është i bardhë, me shije freskuese.
Pjekja përfundon në gjysmën e dytë të
muajit korrik. Pas vjeljes duhet kushtuar
kujdes, sepse është shumë i ndjeshëm
dhe prishet shpejtë. Duhet kujdes gjatë
transportit dhe ruajtjes. Fruti është i
përshtatshëm për konsum direkt dhe
përpunim.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Astrakan i kuq

• Fruti është mesatar, sferik, lehtësisht i


shtypur, cipë të hollë, me ngjyrë të
verdhë, me nuanca të kuqërremta, të
çelura. Tuli është i bardhë, i butë, jo
shumë i lëngshëm, me shije të ëmbël,
aromë të pëlqyeshme. Fruti piqet nga
mesi i muajit korrik dhe është i
ndjeshëm ndaj transportit dhe ruajtjes.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Gravenshtejn
• Fruti ka peshë mesatare, formë sferike të
shtypur, cipë shumë të hollë me shtresë të
brishtë dylli, me ngjyrë të verdhë të mbuluar
me vijëzime të çrregullta ngjyrë të kuqe të
çelur, ndonjëherë edhe me njolla të
kuqërremta. Tuli është i bardhë, mesatarisht i
fortë, i lëngshëm, me shije freskuese,
majhoshe dhe me aromë të lehtë. Pjekja
përfundon në muajin gusht në zonat e ulëta,
kurse në zonat e larta në fund të muajit
shtator. Frutat e vjela para kohe dëmtohen nga
kalbëzimi i hidhët, kurse ato të vjela në kohën
e tejpjekjes njollëzohen gjatë ruajtjes. Fruti
është i mirë për konsum direkt dhe përpunim
të mëtutjeshëm .
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
Parmendor ( parmena e artë )
• Fruti është mesatar, sferik i shtypur, me
cipë shumë të trashë, të lëmuar, dyllore me
ngjyrë të verdhë të mbuluar me vijëzime të
kuqe në portokalli. Tuli është i bardhë në
krem, shumë i fortë, i lëngshëm, shumë i
ëmbël dhe freskues, me aromë të lehtë.
Frutat kanë qëndrueshmëri të lartë në
ruajtje. Frutat e vjela para kohe rrudhosen,
kurse ato që vilen të tejpjekura njollosen.
Në ruajtje të gjatë frutat mundë të preken
nga kalbëzimi. Sidoqoftë është kultivar me
vlerë të madhe si për konsum në gjendje të
freskët ashtu edhe për përpunim të
mëtutjeshëm.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
Kultivarët me pjekje te mesme ( vjeshtore )

• Delishes • Braeburn
• Stark Delicious • Delishes i artë
• Idared • Summerred
• Fuji • Jerseymac
• Gala
• Jonagold

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Delishes I kuq

• Fruti është i madh, konik, i zgjatur,


brinjezuar në gjatësi, me cipë të
trashë dhe me kurorë në formë të
gungave të gishtave. Ngjyra është
e kuqe në të verdhë në varësi të
kultivarit të këtij grupi dhe zonës
së kultivimit.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Stark Delicious

• Fruti është mesatarisht i madh, konik i


zgjatur, lehtësisht i brinjezuar në gjatësi,
cipë trashë. Fruti është i kuq, me tul të
bardhë, të ëmbël, të shkrifet dhe
aromatik

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Idared
• Kultivar Amerikan zbulimi i parë 1935. Me
kryqëzim në mes të Jonathan dhe Wagner,
prodhimi i parë viti 1942. Shija: Idared ka
shije të theksuar parfemi, Ngjyra e tulit: e
bardhë në verdhë, tekstura e butë, shija e
ëmbël - acide. Është e shkëlqyeshme për
përpunim industrial dhe konsum të freskët.
Kultivar dimëror: Pjekja mezi i tetorit
( fund shtator fillim tetor) Fruti: peshon180
- 250 g, formë rrethi. Ngjyra: ngjyra e
lëkurës e kuqe me nuanca të verdha, tuli i
bardhë. Pjalmues: Golden Delicious, James
Grieve, Grany Smith, Jonathan, Vista Bela
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
Fuji
• Fuji llogaritet si kultivar më modern i mollëve në botë. Origjina
llogaritet Japonia. Prejardhja: molla fuji është krijuar nga Hibritizimi
në mes Delishes dhe Rals Janet, në shkencën Hortikulturore në
Tohoku, Marioko Japoni. Për herë të parë është selektuar në vitin
1939 si Tohoku 7, ndërsa me emrin Fuji është futur në përdorim në
vitin 1962. Shija: është mollë aromatike, shija është e ëmbël
freskuese, përmbajtja e materieve të tretshme të thata arrin deri 16
%, acide të përgjithshëm 0,45%. .
Kultivar dimëror :
• Pjekja dekada e dytë e muajit tetor.
• Fruti: mesatarisht i madh (150 - 180g), formë rrethi. Ngjyra: ngjyra e
lëkurës e kuqe, tuli ka ngjyrë të bardhë.
• Pjalmuesit: Gala, Golden Delicious, Granny Smith.
• Pjekja : pjekja përfundon 20-25 ditë pas delishesit të artë, ose 150-
180 ditë pas lulëzimit të plotë, ky është si kriter determinues për
përcaktimin e afatit të vjeljes.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
Gala

• Kultivar atraktiv vend prejardhja Zelanda e re,


është krijuar duke kryqëzuar Golden Delicious dhe
Kidd’s Orange Red;
• Shija: mollë shumë aromatike;
• Lloji vjeshtor: pjekja fundi i gushtit fillimi i muajit
shtator;
• Fruti: i vogël deri gjysëm i madh (150-180 g);
• Ngjyra: e kuqe me pika të verdha. Pjalmues:
Golden Delicious.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Jonagold
• Jonagold është mollë Amerikane, në prodhim ka
hyrë në vitin 1968;
• Shija: e ëmbël si Golden Delicious;
• Kultivar dimëror: pjekja fillim shtator – fund
shtator;
• Fruti: i madhë (180-250 g), formë rrethi;
• Ngjyra: gjelbër, verdhë deri në kuqe;
• Pjalmues: Idared, Gloster, James Grieve, Elstar,
Breaburn, Gala.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Braeburn
• Vend origjina: Zelanda e re;
• Shija: ka shije të theksuar dhe freskuese,është e
balancuar me karbohidrate;
• Kultivar dimëror: tejpjekja mesi i muajit tetor;
• Fruti: i imët deri madh (150-220g), formë konike;
• Ngjyra: e kuqe me pika të verdha;
• Pjalmues: Fuji, Gala, Granny Smith, Golden
Delicious.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Delishes I artë • Vend origjina: Virxhinia perëndimore në vitin 1914;
• Shija: e ëmbël, tuli i fortë, shfrytëzimi është i gjërë si
për konsum të freskët edhe për përpunim
industrial;
• Kultivar dimëror: pjekja mesi i shtatorit deri fund
shtatori;
• Fruti: mesatarisht i madh dei i madh (150-220 g),
formë konike;
• Ngjyra: e verdhë floriri, me pika të zeza;
• Pjalmues: Red Delicious, Gloster, Jonathan, Idared,
James Grive,Breabrun, Gala.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Summerred
• Summerred: është me prejardhje Kanadeze është
krijuar me kryqëzimin në mes McIntosh dhe Golden
Delicious në vitin 1964;
• Shija: Summerred ka shije të ëmbël – deri acide,
është mollë për desert dhe zierje;
• Kultivar veror: pjekja realizohet dekada e dytë e
muajit gusht;
• Fruti: mesatarisht i madh (120 - 140 g), formë koni;
• Ngjyra: e kuqe e errët me pika të bardha.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Jerseymac • është kultivar Amerikan ‘McIntosh’ tipi, prejardhja
nga New Jersey viti1971;
• Shija: Jerseymac është mollë aromatike, shije e
ëmbël-lehtësisht acide;
• Tuli: me teksturë të lëngshme, Është mollë e mirë
për prodhim industrial.
• Kultivar veror:pjekja muaji shtator
• Fruti: mesatarisht të mëdhej(120 - 140g)
• Ngjyra: lëkura e kuqe me lara të verdha, tuli ngjyrë
të bardhë.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Kultivaret me pjekje dimërore
• Greni Smith
• Anurka

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Greni Smith • Ky llogaritet si kultivar më i njohur në botë, vend
prejardhja është Australia daton nga vitet e 60-ta.
• Fruti është i madh (200 - 250 g), me formë trung-koni të
shtypur.
• Lëkura është e trashë, e mbuluar me shumë dyll që ngjitet
në gishta gjatë prekjes, me ngjyrë të gjelbër të errët,
rrallëherë të verdhë në anën që e zë dielli, e mbuluar me
pikëzime të shkurtra e të dukshme.
• Tuli është i bardhë në të gjelbër, shumë i qëndrueshëm, i
lëngshëm, majosh, pa aromë të veçantë. Frutat kanë
qëndrueshmëri të lartë po që se vilen në kohën e pjekjes së
plotë. Pjekja realizohet nga fundi i muajit tetor. Fruti
shfrytëzohet për konsum të freskët, prodhim sallate
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
frutash, përpunim industrial.
Anurka

• Fruti është i vogël ose mesatar, në formë sferike të


shtypur. Lëkura është mjaft e trashë, e mbuluar me një
shtresë dyllore të trashë, e lëmuar, me ngjyrë të kuqe e
vijëzime të errëta, kurse në anën që e zë dielli,
mbulohet me njolla të çrregullta. Tuli është i bardhë, i
fortë, me pak lëng, mjaft i ëmbël, freskues dhe
aromatik. Frutet janë të qëndrueshme dhe ruhen në
lokale të freskëta dhe frigorifer për një kohë të gjatë.
Pjekja realizohet në fund në muajin nëntor.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Pramenka e artë dimërore

• Origjina: Anglia
• Shija:e ëmbël lehtësisht acide me tul të
fortë.
• Fruti: mesatar,i madh(120 - 140 g),
formë rrethi.
• Ngjyra: verdhë me lara të kuqe.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


DARDHA (Pyrus communis)
• Klasifikimi botanik i dardhës
• Dardha bën pjesë në familjen trëndafilore(Rosaceae)
ne gjininë Pyrus me rreth 60 specie te përhapura ne
Evropë, Azi, Afrikë dhe Amerikë.
• Dardha ndahet në llojin:
• Evropian: Aziatik:
Pyrus assuriensis
• Pyrus comunis
Pyrus pyrifolia
• Pyrus nivalis Pyrus serotinia
• Pyrus amigdaliformis Pyrus calleryana
Pyrus betulaefolia
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
Kultivari i dardhës Williams
• Shija: e ëmbël lehtësisht acide, ka aromë
të theksuar;
• Verore e vonë: zbuluar në vitin 1770 në
Angli ;
• Pjekja: 15 - 25 gusht;
• Fruti: mesatar deri madhë (160 - 260 g);
• Ngjyra: ngjyra e lëkurës gjelbër, verdhë;
• Pjalmues: Gijoova, Clap’s Favourite,
Packham’s Triumph, Drushtvenka,
Conference;
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani • Ruajtja: shumë mirë.
Kultivari i dardhës Conference
• Shija: e ëmbël lehtësisht acidike;
• Kultivar vjeshtor: zbulimi në vitin 1880
në Angli;
• Fruti: mesatar deri i madhë(140 - 240 gr);
• Ngjyra: gjat vjeljes optimale ngjyrë e
gjelbër me pika kafe;
• Pjalmues: Gellertova, Williams, Guyot,
Drushtvenka, Krasanka etj.;
• Shartues: Ftoi MC.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
Kultivari dardha e artë e Lipjanit
• Shija: e ëmbël, shumë aromatike;
• Kultivar veror – është pranuar si kultivar
në vitin 1979, shumë rezistente gjatë
ngricave, thatësirës ;
• Fruti: madhësia mesatare përafërsisht ( 70
g);
• Ngjyra: e verdhë floriri e kuqe e
theksuar nga ana e diellit;
• Pjalmues: Morettini;
• Shartues: Pyrus communis.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
FTOI ( Cydonia vulgaris )

Ftoi bën pjesë në familjen


trëndafilore(Rosaceae)gjini
a Cydonia specia C.
oblonga dhe Vullgaris Mill.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Përshkrimi i kultivarëve të ftoit

• Kultivari i ftoit Vora


• Ky kultivar ka frut shumë të madh, cipa e lëmuar, ngjyra e verdhë si limoni, e
mbushur me push të errët. Tuli është i athët, aromatik, me kokrriza rreth
zemrës. Vilet nga fundi i shtatorit, realizohet ruajtje deri në muajin janar. Fruti
përmban përafërsisht 8-11% sheqer, 2.5-3% lëndë pektike, 0.7-0.8% acide, sasi
të lartë të vitaminës C.
• Kultivari i ftoit Shampion
• Fruti ka formë të rrumbullakët, i madh me peshë ( 600-700gr), cipa ka trashësi
mesatare, e lëmuar, ngjyrë të verdhë. Tuli i butë, i ëmbël, pa athtësi. Pjekja
realizohet gjatë muajit tetor ruhet mirë deri në muajin janar. Fruti përmban
përafërsisht 8-12% sheqer, 3% lëndë pektike, 0.7-0.9% acide, sasi të lartë të
vitaminës C.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
2. BËRTHAMORËT
• PJESHKA( Persica Vulgaris )
• KAJSIA (Prunus armeniaca)
• QERSHIA (Cerasus avium)
• VISHNJA (Prunus cerasus L)
• KUMBULLA (prunus sp)

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


PJESHKA( Persica Vulgaris )
• Klasifikimi botanik i pjeshkës
• Bën pjesë në familjen
trëndafilore(Rosaceae)në gjinin Prunus dhe
specien Prunus persica. Pjeshka e zakonshme
në literaturë mund të gjendet edhe me emrin
Persica vulgaris, Persica davidiana, Persica
ferghanensis, Persica kansuensis, Persica
andersonii.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
• Origjina : konsiderohet Kina, në Evropë
Pjeshka ( prunus persica )
prodhohet më tepër në Francë, Itali,
• Greqi dhe Turqi;
• Vlerat ushqyese: Përmban 9-10% sheqer, 0.3%
acide organike, 0.1% lëndë azotike,
• vitamina dhe 80-95% ujë;
• Fruti: është bërthokël dhe përbëhet nga egzokarpi,
mezokarpi (pjesa e ngrënshme), dhe
• endokarpi i fortë që është bërthama;
• Ngjyra: e verdhë me nuanca të kuqe, ngjyra e tulit
e verdhë. Nënshartesa –Nemaguard.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
Kultivari i pjeshkës Spring
time (pranvera) • Fruti: i vogël-mesatar, i rrumbullakët me
ngjyrë të verdhë dhe njolla të kuqe,
• pushëzim mesatar;
• Tuli: është i ngjitur me bërthamën, ka ngjyrë të
bardhë në krem, është i lëngshëm dhe
• pak i ëmbël;
• Koha e pjekjes: fundi i majit deri fillim
qershorit;
• Destinimi: për konsum të freskët(tryezë) dhe
përpunim industrial.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
Kultivari i pjeshkës Early
Elberta • Fruti: mesatar, i zgjatur me gropëz në majë
dhe me thumb karakteristik.
• Ngjyra e lëkurës: e verdhë me njolla të kuqe
dhe me pak push.
• Tuli: ka ngjyrë të verdhë me nuanca të kuqe në
zonën e bërthamës dhe është i ndashëm me
bërthamën.
• Koha e pjekjes: fundi i korrikut.
• Destinimi: për konsum të freskët dhe lëndë e
parë në industrinë ushqimore.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
Kultivari i pjeshkës Hale • Fruti: i madh, i rrumbullakët me gropëz në
majë. Cipa ka ngjyrë të verdhë në të gjelbër me
njolla të kuqe dhe ka pak push.
• Tuli: ka ngjyrë të verdhë portokalli me nuanca
të kuqe në zonën e bërthamës dhe është i
ndashëm me bërthamën. Është i fortë, i
lëngshëm, i ëmbël dhe aromatik.
• Koha e pjekjes: mesi i gushtit.
• Destinimi: për konsum të freskët dhe lëndë e
parë në industrinë ushqimore.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


KAJSIA (Prunus armeniaca)
• Kajsia bën pjesë në familjen
trëndafilore(Rosaceae) në gjininë
Prunus ose armeniaca. Kajsia që
njihet më tepër është ajo e butë
(Armeniaca vulgaris) që tek ne njihet
me emrin shefteli

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


• Kultivar me rritje të fuqishme, fruti është mesatar ose
i madh, cipa e frutit me ngjyrë të verdhë në portokalli
Kultivari i kajsisë Kanina
nuanca të kuqe. Pjekja realizohet në mesin e muajit
qershor, fruti ka përmbajtje 8-17 % sheqer, 0.5-0.7%
acide organike, kripëra minerale ( kalium, fosfor,
kalcium ), proteina, pektinë, provitaminë A, B1, PP,
C, O acid folik etj.
• Fruti është i përshtatshëm si për konsum ashtu edhe
për përpunim të mëtutjeshëm.
• Kultivar të tjerë të kajsisë përmendim : Bulida,
Bokuçia, Poloneze, Reale d’Imola , e kuqja e
Rusijonit, berzheron të cilat kanë karakteristika
përafërsisht të njëjta si kultivari kanina.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
QERSHIA (Cerasus avium)
• Qershia bën pjesë në gjininë Cerasus,
familjen Rosaceae dhe nën familjen
Prunoidae.
• Në gjininë Cerasus dallohen llojet
Cerasus avium-ssp., silvestris ose
qershia e egër dhe Cerasus avium-
ssp., sativa nga ku kanë rrjedhur një
numër shumë i madh kultivarësh.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
• Shija – aromatike e ëmbël, tuli mesatarisht i
Kultivari i qershisë Bing fortë;
• Kultivarë i mesëm-vonë – vend prejardhja
SHBA;
• Pjekja – përafërsisht fundi i qershorit;
• Fruti – I madh, tuli i kuqë në të errët;
• Ngjyra – e kuqe intensive;
• Pjalmues - Van, Sue, Hedelfinger dhe Stella;
• Shartues - Prunus avium.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
Kultivari i qershisë Germersdorf

• Shija: e ëmbël e kënaqshme, tuli shumë i


fortë;
• Kultivar i vonë: vend prejardhje nga
Gjermania;
• Pjekja: mesi i muajit qershor;
• Fruti: i madh, ngjyra e tulit e kuqe-errët;
• Ngjyra: kuqe-errët.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


VISHNJA (Prunus cerasus L)
• Klasifikimi botanik i vishnjës
• Vishnja i përket familjes
Rosaceae dhe nenfamiljes
Prunoidae.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


• Kultivari i vishnjës Monmorens
• Kultivari i vishnjës Hortensia
• Fruti i vishnjës është i madh ose • Kultivar me frut të madh ose shumë të madh,
shumë i madh, forma e rrumbullakët, forma e frutit konike e gjerë, cipa ka ngjyrë të
me bisht të shkurtër, cipa e lëkurës kuqe në trëndafil i çelur. Gjatë pjekjes së plotë,
me ngjyrë të kuqe e çelur. Tuli është i në pjesën e bishtit merr ngjyrë të kuqe të errët,
verdhë, shumë i lëngshëm, me ngjyrë kurse nga ana e majës të kuqe në të verdhë. Tuli
trëndafili të çelur ose gati pa ngjyrë. është i verdhë, me aciditet të ndijshëm e të
Pjekja realizohet kah mesi i qershorit. shijshëm. Pjekja realizohet në mesin e muajit
Madhësia e frutit është 2.5-4.5 gr. qershor. Është prodhues i mirë dhe i rregullt.
Fruti përmban përafërsisht: sheqer 6- Fruti përmban përafërsisht: sheqer 12-17%, 1.5-2
lëndë tanike, vitamina C, P, PP, B1, B2. Është
14%, 1.5-2.5 lëndë tanike, vitamina
kultivar i përshtatshëm për përpunim industrial,
C, P, PP, B1, B2. Është kultivar i përgatiten lëngje të koncentruar, komposto, likere
përshtatshëm për përpunim industrial, të ndryshëm etj. Kultivar tjerë identik të vishnjës
përgatiten lëngje të koncentruar, janë : nefris, montmorensi, marela, reksele,
komposto, likere të ndryshëm etj. keleris 14, hajamnova, vishnja hungareze etj.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
NDËRTIMI ANATOMIK I FRUTIT TË VISHNJES

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


KUMBULLA (prunus sp)
• Klasifikimi botanik i kumbullës
• Kumbulla futet në familjen rosaceae, nën familjen
Prunoidae, gjinia Prunus e cila përmban 32 specie te cilat
ndahen ne katër grupe të mëdha ekologjike gjeografike qe
janë:
• Kumbulla Kino-Japoneze(Prunus salicina,Prunus
triflora,Prunus simoni)
• Kumbulla Europano-aziatike (Prunus domestica, Prunus
spinosa,Prunus insititia, Prunus cocomila, Prunus
cerasifera).
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
• Shija: shije e përshtatshme aromatike dhe
freskuese;
• Kultivar veror:vend prejardhja SHBA, e
California blue

përhapur në gjith vendet e Evropës dhe tek


ne;
• Koha e pjekjes: mesi i shtatorit;
• Frutat: të mëdhej (47 g), formë veze,
bërthama e imët dhe leht ndarëse nga tuli;
• Ngjyra: e kaltër e errët;
• Pllenues: vetpllenim.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
• Shija: shije e ëmbël;
Kultivari i kumbullës Stanley
• Kultivar veror: prejardhja SHBA, është futur në
prodhim për herë të parë në vitin 1926;
• Koha e pjekjes: mesi i shtatorit;
• Fruti: i madh (36 - 40 g),formë ovale,bërthamë të
madhe dhe leht e ndarë nga tuli;
• Ngjyra: kaltër e errët;
• Pjalmues: vetpjalmues;
• Shartues: Myrobalana.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
3. ARRORET
• ARRA (Junglans sp)
• Arra bën pjesë në gjininë Juglans, në familjen Juglandaceae, specien
Juglans regia, ku përveç llojit Juglans regia (arra e butë ), bëjnë pjesë
edhe llojet Juglans tigra (arra e zezë)dhe Juglans manshurica ( arra e
Mançurisë ).
• Specie te tjera që përfaqësojnë këtë gjini janë: Juglans Californica, -
Juglans Cinerea, - Juglans Rupestris, - Juglans Major, - Juglans
Cordiformis, - Juglans Manshurica, - Juglans Boliviensis.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
• Kultivari i arrës Dorza
• Fruti është mesatar, vezak me guaskë të butë, thelbi është i
plotë, me ngjyrë të verdhë të artë dhe me përmbajtje të lartë
vaji.
• Frutat e arrës ( thelpinjtë ) kanë vlera shumë të larta ushqyese.
Përbërja kimike e tyre është vaj 60-75%, proteina 8-20%,
sheqer 10-13%, kripëra minerale të fosforit, kaliumit, magnezit,
kalciumit etj. Vitaminat C, A, B1, B2, E, PP etj.
• Kultivarë të tjerë identik janë: gizavezhda, kokërrmadhja, arra e
shupalit etj.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
LAJTHIA (Corylus avellana)

• Klasifikimi botanik i lajthisë


• Lajthia bën pjesë në familjen Betulaceae,
në gjininë Corylus, ku bëjnë pjesë shum
lloje, shkurre ose drurë. Më të përhapura
janë Corylus avellana( lajthia e
zakonshme), Corylus colurna ( lajthia
turke ), Corylus pontica, Corilus maxima,
Corilus colurna, Corilus tubulosa etj.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
Kultivari i lajthisë Negretta
Fruti: është mesatar, me formë të zgjatur e të shtypur, pesha e frutit
1.96g, ngjyra e kuqërremtë, guaskë të trashë dhe thyerje me vështirësi.
Thelbi: është i plotë, mesatarisht i shijshëm, i yndyrshëm dhe përfaqëson
diku 40-45% të sipërfaqes së frutit. Kultivar të tjerë përmendim Extra
Jagli, Sirvi Jagli, Pallaz, Madem etj.
Kultivari i lajthisë (Bournette, Bouche, Rouge, Erbeli )
Fruti: është aken, i rrethuar me një perikarp lëkuror të gjelbër e me
gjemba që në kohën e pjekjes hapet në 4 pjesë. Në brendi të tij ndodhen
2-4 fruta me ngjyrë kafe të errët të ndritshme. Kultivarët: Bournette,
Bouche Rouge, Erbeli i Dibrës etj.
Vlerat ushqyese: fruti ka përmbajtje 60% yndyrë, 10-12% proteina, 20-
25% amidon, 2,5% celulozë,2-5-2,8% kripëra minerale,dhe vitamina
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani

sidomos C.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
Klasifikimi botanik i bajames

• Bajamja bën pjesë në gjininë


Amygladus K., në familjen
Rosaceae, ku vlerën e
përhapjen më të madhe e ka
lloji Amygladus communis L.

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


• Kultivari i bajames Nonparej
• Fruti është mesatarisht i madh, në formë të zgjatur dhe me guaskë
shumë të butë. Thelbi është shumë i fryrë, aromatik, me përmbajtje
të lartë vaji ( 60-65%).
• Pema ka rritje të fuqishme dhe prodhimtari të lartë. Pjalmues i mirë
për këtë kultivar është Teksas. Thelpinjtë e bajames kanë vlera të
larta distike dhe ushqyese. Ato janë të pasura me lyra ( 50-60% ),
proteina ( 15-20% ), sheqerna ( 5-10% ), vitamina C,A,B1,B2,PP,E
etj, lëndë minerale ( kalium, fosfor, magnez, kalcium, jod, squfur,
hekur, natrium etj ).Fruti përdoret si për konsum të freskët, ashtu
edhe për përgatitjen e ëmbëlsirave për nxjerrjen e vajit, si dhe në
mjekësi e parfumeri. Kultivar tjetër identik është Teksas etj
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
4. MANORËT

• AKTINIDIA (Actinidia chinensis)


• LULESHTRYDHJA (Fragaria Vesca)
• MANAFERRA (Rubus sp.)

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


AKTINIDIA (Actinidia chinensis)

Klasifikimi botanik i aktinidies


Aktinidia përfshihet ne familjen Actinidiaceae, gjininë Actinidia. Specie tjera
jane:
A.arguta, A.colomicta, A.arisanensis, A.eriantha, A.ratifolia, A.polygama etj.

Përshkrimi i kultivarëve të aktinidies


Fruti i aktinidies konsumohet i freskët, por përdoret edhe në prodhimin e
kompostove, sallatave të frutave, marmelatës, lëngjeve, ëmbëlsirave etj.
Ai ka vlera të larta ushqyese pasi përmban: sheqerna 7-13%, proteina 0.7-
1.3%, acide organike 0.9-1.7%, vitaminë C 49-150mg/100g, ujë 78-86%,
pektinë 0.4-1.2%, taninë 0.013-0.13%, beta karoten 0.4-7.4% mg/100g, yndyrë
0.001%, si dhe kripëra N, P, K, Na, Ca, Fe, Mg etj.

Kultivari Hayward: kultivar që ka frut të madh(90-100gr),forma e frutit


vezake e zgjatur. Kultivari ka vlerë dhe përhapje dhe ruhet mirë në kushte
frigoriferike.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
LULESHTRYDHJA (Fragaria Vesca)

Klasifikimi botanik i luleshtrydhes


Luleshtrydhja bën pjesë në familjen trëndafilore(Rosaceae), në gjininë Fragaria dhe
specien Vesca. Në të njëjtën gjini bëjnë pjesë edhe 47 specie. Në Evropë njihen 7 specie
nga te cilat 4 janë më të rëndësishme:
Fragaria elatior, Fragaria vesca, Fragaria colina, Fragaria grandiflora.
Luleshtrydhja e zakonshme i përket species Fragaria elatior(Erth), kurse luleshtrydhja
fryt madhe e kopshtit species Fragaria grandiflora , lulshtrydhja e pyllit (Fragaria
colina).
Përshkrimi i kultivarëve të luleshtrydhes
Frutat kanë vlera të larta ushqyese pasi përmbajnë substanca shumë të dobishme për
metabolizmin e organizmit të njeriut. Në 100 ml lëng luleshtrydhe ndodhen mesatarisht
5mg baza purinike të azotuara, 6-7mg acid oksalik, 60-100mg acid askorbik, 0,08mg
karotinë, 0,1mg laktoflavinë(vit B2), 0,3mg niacinë si dhe kripëra të K, Ca, Na, Fe, Mg.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
Frutat përmbajnë 8-15% sheqerna.
Kultivari i luleshtrydhes Gorello
Vend prejardhja Hollandia, si hibrid është kultivuar në vitin 1960. Fruti
peshon 9-9.5 gr, forma konike me majë të rrumbullakët, ngjyra e
kuqërremtë. Pjekja fundi i muajit maj deri fund qershor, rendimenti i
prodhimit është 200-250g fruta/bimë ose 60-75kv/ha. Tuli është me
konsistencë të ngjeshur me fara pak të dala në sipërfaqe.

Kultivari i luleshtrydhes Kembrixh


Vend prejardhja Anglia. Fruti është mesatarisht i madh, me peshë 10-11g.
Fruti ka formë konike, ngjyrë të kuqe të çelur. Fruti përmban 8.5% sheqer,
80mg vitaminë C, aciditet 1.2%. Rendimenti i prodhimit është i lartë 230-
270g fruta / bimë ose 60-80 kv/ha. Tuli ka ngjyrë të kuqe, është me
konsistencë të ngjeshur, aromatik.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani

Kultivarë të tjerë përmendim:Klimaks, Suprize, Oranda, Suvenir, Perla etj


MANAFERRA (Rubus sp.)
• Klasifikimi botanik i manaferrës
• Manaferra bën pjese ne familjen trëndafilore(Rosaceae), në gjininë Rubus dhe speciet Rubus
ideaus(mjedrra)dhe Rubus eubatus(manaferra)
• Përshkrimi i kultivarëve të manaferrës
• Frutat e manaferrës përdoren si ushqim me vlera të larta, kurse pjesë të tjera të bimës përdoren për vlera
mjekësore . Nga frutat prodhohen lëngje të ndryshme, reçelra, komposto, ëmbëlsira etj.
• Frutat përmbajnë përafërsisht 8-15% sheqerna, rreth 20-30mg vit C, 0.9-1.4% acide organike, vitamina B1, PP,
E , karoten, kripëra të Ca,K,P etj.
• Kultivari i manaferrës Himalaja
• Vendprejardhja:Gjermania;
• Fruti:mesatarisht i madh me peshë 4-5g,në formë globi,me ngjyrë të zezë;
• Tuli: është i butë,i ëmbël dhe aromatik;
• Pjekja:fundi i korrikut deri fund gushti;
• Përdorimi: konsum i freskët dhe përpunim industrial
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
• Kultivarë të tjerë: Boysen, Jong, Isobilna, Eboni King, Darow, Beily, Thornfree, Evergreen etj .
5. FRUTAT SUBTROPIKALE
• FIKU(Ficus carica L); Limoni (Citrus limon ); Portokalli ( Citrus sinensis )
• Klasifikimi botanik i fikut
• Fiku bën pjesë në familjen Urticaeae, në gjininë Ficus, në llojin Ficus carica.
• Dallohen dy nënlloje:
• - Ficus carica ( fiku i butë );
• - Ficus carica caprificus ( fiku i egër ).

Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani


Kultivari i fikut Roshniku
Fryti është mesatar, i rrumbullakët, bishti i shkurtër me ngjyrë kremi në
të verdhë, tulor, me pak fara dhe shumë i ëmbël. Prodhon një herë në
vit. Fruti piqet nga fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit. Është
kultivar me prodhim shumë të lartë. Fruti ka përbërje kimike si : sheqer
12-24 %, proteina 1-2%, acide organike 0.2-0.8%, kripëra minerale
0.5-0.9%, yndyrë 0.26-0.3%, si dhe vitamina A, C. Fruti përdoret për
konsum të freskët, si dhe përpunim ( marmelatë, reçel, bukë fiku, pije
të ndryshme etj).
Kultivar të tjerë të fikut përmendim: adriatiku, kallamata, perdhikul,
etj.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
Limoni (Citrus limon )
Limoni ka prejardhjen nga Azia Juglindore, në Evropë është
sjellë nga arabët në shekullin XI. Fruti ka formë vezake, me
ngjyrë të verdhë, tuli është i lëngshëm me shije acide, me farë
ose në mungesë të sajë. Përbërja kimike e frutit të limonit
është: karbohidrate 3,16%, proteina 0,7%, yndyrë 0,6%,
materie minerale: natrium 1,9mg, kalium 170mg, kalcium
11mg, fosfor 16mg, magnez 28mg, hekur 0,45mg, vitamina
A: 0,56 µg, B-karoten: 3,4 µg, B1: 0,051mg, B2: 0,02mg,
niacinë 0,17mg, B6: 0,06mg, acid folik 6,3mg, C: 51mg.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani
Portokalli ( Citrus sinensis )
Portokalli ka prejardhjen nga Azia Juglindore, fruti është i
veçantë, që nuk ngjet me frutat e familjeve tjera dhe quhet
hespirid ose rrushkë. Pjesa e jashtme e cipës së frutit është
ekzokarpi me ngjyrë të verdhë.
Përbërja kimike e frutit të portokallit është: karbohidrate
8,25%, proteinë 1%, yndyrë 0,2%, kcal 42, lëndë minerale
në mg /100 gr( natrium 1,4, kalium 165, kalcium 40, fosfor
20, magnez 12, hekur 0,186, fluoride 5µg,), vitamina në
µg/100gr, vitaminë A 13, Beta karoten 52, B1 0,079mg, B2
0,042mg, niacinë 0,3mg, B6 0,104mg, acid folik 29, C 49
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani

mg.
Prof.Ass. Dr. Arbenita Hasani

You might also like