Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 56

ADMINISTRIMI I

MEDIKAMENTEVE – pjesa e dyte


KANULIM
Kanulimi eshte procedure e
perditshme praktike Iqe
realizohet rendom te trajtimi i
pacienteve te hospitalizuar.

Vendi depertues ne
vene ,pergatitja lokale eshte
pothuajse e njejte si te
injektimi ( gjilpera) I.V
Vecanti,largimi nga nyjet dhe
vendeve lakuese kur perdorim
kanuka rigjide.
Llojet e
kanilave
Gjilperat metalike me fletezat plastike
sikur flutur jane te pershtatshme per
femije dhe tek injektimi teknikisht I
rende.
Per gjilperen eshte I ngjitur gypi
plastic qe perfundon me kapakun
mbylles. Njihet ne treg si BABYSET.
Keto lloj kanilash prodhohen me
madhesi gjatesi e trashesi te
ndryshme, nje gypeshe, me nje
ujerrjedhes te thjeshte pa ose me
ventil qe sherben per terapi.
Kanillat
Kanillat sipas ngjyres dhe madhesise
Madhesia e katetereve vaskular zakonisht eshte shpreh ne diametrin e
jashtem. Madhesia FRENCH eshte ekuivalent ne diametrin e jashtem te
shprehur ne milimetra te shumezuar me 3 p.sh. FRENCH SIZE =diametri i
jashtem ne Xmm x 3 .

Ndersa sistemi GAUGE eshte I perbere prej gjilpres dhe mbeshtjellesit te


plastikes te adaptuar per kanila ose katetra.
GAUGE SIZE zakonisht numerohet nga numri 14 (diametri me I madh)
deri ne 24 (diametri me I vogel).

Diametri I katetrit –kaniles ka rendesi per shpejtesine e rrjedhjes qe


duhet te rrjedhe neper te p.sh. KANILA GAUGE 16 ka nje rrjedhje prej
118 ml ne min. dhe GAUGE 22 e cila ka nje rrjedhje prej 31 ml ne min.
Rrjedhja neper kanila varesisht nga madhesia

Gauge: 24/G 22/G 20/G 18/G 17/G 16/G 14/G

Ngjyra: Vjollce Qielli Trendafili Gjelbert Verdhe Hiri Portokalli

Diametri ne mm:
I jashtem0.65 0.80 1.0 1.20 1.40 1.70 2.0
I mbend. 0.50 0.65 0.75 0.95 1.10 1.30 1.70

Ml/min:
Infuzion 25 31 55 80 118 180
270
Tr. gjak. 18 30 45 76 105 172
Procedura e kanulimit
Per zbatimin e kaniles eshte me rendesi te behet pergatitja e
te:
- SEMUARIT dhe MATERIALIT

Eshte procedure e metejshme dhe e perditshme praktime


qe realizohet gjate trajtimit te te semureve
– vendi depertues eshte vena
APLIKIMI I
KANILAVE
Gjilperat metalike zbatohen ne vende te ndryshme zakonisht
perdoren per zbatimine terapise ne rruget intravenoze te
antibiotikeve, tretesirave infusive, etj.

Kanila me madhesi prej 20G apo me e vogel shfrytezohet per


mirembajtjen e tretesirave infusive per tretjen e antibiotikeve me
dozim te caktuar kohor.

Per dhenjen e gjakut zakonisht perdoren gjilperat apo kanilat me


nr. 18G ngase bene rrjedhen perkatese te tretesires.
Kanilat 14G dhee 16G perdoren tek te semurirt e traumatizuar
zakonisht tek mosha e re.
Vendi depertues eshte vena, pas gjetjes digjitale te venes, behet
dezinfektimi I lekures.

Pas ndaljes se rrjedhjes venoze, lekura fiksohet dhe shpohet nen


kendin 35-45 shkalle ku arrihet deri ne vene, ne kete rast
deperton gjaku ne gypin plastik transparent.
Kontrollimi dhe mirembajtja

Vendin e punktuar duhet kontrolluar me shpesh.

Kanilla ne cdo 48 deri ne 72 ore duhet larguar e nese


eshte e nevojshme vendoset kanille e re.

Te te semuarit nese nuk nevojiten, ordinimi permanent i


lengjeve dhe i medikamenteve, permes kanulimit periferik
e njejta mbyllet me kapakun nyjor (apo mbrojtesin).
Komplikimet e mundshme

Shfaqen si:

-Koagulimi i gjakut te venepuksioni i gjate,


-Tejkalimi i gjilperes neper vene,
-Rrjedhja paravenoze,
-Tromboflebiti dhe
-Infeksioni lokal ose i pergjithshem.
INFUZIONI

Infuzionet janë tretësira terapeutike me ndihmën e cilave behet futja në


organizëm në mënyrë paranterale e barit dhe e materieve të tjera
ushqyese në sasi të madhe.

Metodat e të ushqyerit parenterale zënë vend me rëndesi nga se:


Në mënyre efikase
Të shpejtë dhe
Urgjente futet ushqimi në venë.
Rëndësia e infusioneve

Në praktikên e përditshme është njëra ndër veprimet tekniko-medicinale


mjaftë e rëndësishme dhe zbatohen për këto qëllime:
Rehidrimi i të sëmuarit me rrugë parenterale
Zbatimi parenteral I medikamenteve
Zbatimi I materieve ushqyese ndihmëse për të sëmuarët
Zbatimi total I materieve ushqyese me rrugë parenterale.
Kur aplikohet ushqimi parenteral

Aplikimi I ushqimit parenteral bëhet kur marrja për-os është e ndaluar ose
e kufizuar p.sh
Pacienti me gjendje pa vetëdije
Tek djegijet
Të humbja e sasirave të mëdha të lëngjeve
Te gjendje të shokut
Tek gjendjet post-operative
Reanimacionet
Per zbatimin e tretësirave infusive me rendesi është të bëhet përgaditja e:
Sëmuarit-psiqikisht,fizikisht
Materialit:
Tretësira infusive
Sistemi për infusion,shiringa,gjilpêra sterile,mikrosistemi,kanila
Disa copa gaze,pambuk,mjete dezinfektuese,leukoplast,
Lidhësja e gomës,kompresa me mbajtëse
Varêsja e shishes se tretesires infusive
Ena veshkore.
Gjate dhënjës se infuzionit,pacienti duhet të jetë:
• I shtrirë
• Dora mbështetet në siperfaqe të forte,e vendosur në pozite fiziologjike
• Vendoset kompresa e pastër nen dore,
• Palpohet vena,
• Dezinfektohet lëkura
• Injektohet vena
• Fiksohet gjilpêra
Gjate dhënjes se infuzionit,pacienti duhet të jetë….
Nese vena e pacientit nuk eshte e theksuar atëhere lëkura fërkohet me
alkool,ndersa shuplaka e dores mbyllet dhe hapet
Injektimi i infuzionit bëhet:
Drejtperdrejte në vene dhe
Tërthorazi,permes indit nënlëkurore.
Infuzionet tek fëmijet e vegjël

Ipen me sistemik e metodes se gravitetit


Kjo mund të arrihet permes aparateve të posaqme VACOSET dhe
PEDATROL
Per ngjitjen e infuzionit të femijet perdoret gjilpëra flutur(seti pediatrik)
me gjilperen n.2.
Shpejtesia e rrjedhêse eshte 15 pika/min ashtu qe në nje ore duhet të
rrjedhe afer 60 ml tretesire ose 1440ml
Me aparatin VACOSET mund të rregullohet qe 1 pike e infuzionit të
tretësires të rrjedhe per 1 minute (1 ml per 1 ore)
Llojet e infuzioneve per ushqim parenteral

Glukoza
Diuretiket osmotic
Aminoacidet
Elektrolitet ( natriumi,kaliumi,kloridet,bikarbonatet,laktetet,calciumi,janë
të tretura në ujë të destiluar)
NaCl 0.9% ,Ringer-lactat,Hartman,
Glukosalini ( kloruri I natriumit+ glukoza)
Llojet e tretjeve infusive
Formula e administrimit te infuzionit

Kalkulatori e Shkalles se Rrjedhjes


se Infuzionit IV
Faktori i Rënies 20 pika/ml

Vëllimi Total 500 ml

Koha e Infuzionit 120 min

Rezultatet e shkallës se Fluidit


Kujdes…

Me rrugë paranterale-endovenoze përdoren vetëm tretësirat të cilat


treten në ujë.
Asesi nuk përdoren tretësirat që treten në yndyrë për shkak të
ndërlikimeve të cekura më lartë.
Tretësirat infusive duhet të jenë sterile apirogjene.
Pikat medicinale-llojet e tyre

Pikat janë përgatesa te lëngëta që dozohen me pikatore.Në këtë formë


shkruhen tretësirat të cilat duhet të merren në sasi shumë të vogla.
Mund të jenë:
Pika për përdorim të brendshëm,dhe
Pika për përdorim të jashtëm.
Pikat për përdorim të brendshëm

Merren për OS
Zakonisht si tretës perdoret uji i destiluar

Pikat për përdorim të brendshëm zakonisht pihen:


Me nje lugë me ujë (qumësht ose me lëng tjeter),ose
Me nje kokërr sheqer
Doza terapeutike individuale zakonishte duhet të gjendet në 5-20 pika.
Pikat dozohen me pikatore të standardizuar me “pikatoren normale”
Ne temp.20 C = 1 pikë ujë të destiluar të pikuar nga kjo pikatore,kur kjo
është në në pozitë vertikale është 0,05 g
Në praktikë merren këto vlera:
1 g ujë = 20 pika
1 g vaj = 40 pika
1 g alkool = 65 pika
1 g eter = 80 pika
Pikat për përdorim të jashtëm

Pikat për përdorim të jashtëm janë përgatesa të lëngëta medikamentoze


për përdorim të jashtëm,që ushtrojnë veprim lokal,te të cilat sasia e
substancës aktive shprehet në përqendrim terapeutik (P.th).
Jepen ne sasi: 5-10 g
Në pikat për përdorim të jashtëm bëjnë pjesë:
Pikat për sy - Oculoguttae
Pikat për hundë - Rhinoguttae
Pikat për vesh. - Otoguttae
Pikat për sy

Pikat për sy janë përgatesa të lëngëta sterile,që dozohen me pika dhe


aplikohen në qesken konjuktivale.
Sasia e pikave për sy është deri në 10 gram,ndërsa nëse janë tretësira për
shpërlarjen e syrit (Collyria),aplikohen në sasi më te madhe.
Të sëmurin duhet udhëzuar që të pikojë në qesken konjunktivale 1-2 pika.
“Dhjetë hapat” gjatë aplikimit të pikave për sy

Laj duart në fillim


Mbaje shishen e pikave në dorë për pak kohë për ta ngrohur,por mos e
prek hapjen e pikatores(vendin nga dalin pikat)
Shiko larte
Tërhiqe poshtë kapakun e poshtëm për të krijuar një “ulluk”
Vendose pikatoren sa më afër “ullukut” që të jetë e mundur,por pa e
prekur syrin.
Hidhe sasinë e për shkruar të pikave në “ulluk”
Mbylle syrin për rreth 2 minuta.Mos e mbyll shumë fortë.Shtype këndin e
brendshëm të syrit për të shmangur largimin përmes kanalit të lotit.
Lëngu I tepërt që del mund të largohet me gazë
Nëse përshkruhen dy pika të të njëjtit bar apo të barnave të ndryshme
duhet të pritet së paku 5 minuta,para se të pikohet pika e dytë
Pikat në sy mund të shkaktojnë një ndjenjë djegie por kjo nuk duhet të
zgjasë më tepër se disa minuta.
Pikat për vesh

Pikat për vesh janë përgatesa të lëngëta dozohen me pika dhe pikohen në
kanalin e veshit
Si tretës zakonisht përdoret uji I destiluar dhe përzierja e ujit dhe e
alkoolit.
Sasia e përgjithshme është 10 gram, dhe pikohen në vesh nga 4-5 pika
Hapat gjatë aplikimit të pikave për vesh

Ngrohi pikat për vesh duke e mbajtur shishen në dorë për disa minuta
Lakoje kokën anash apo shtriju në anën e pa sëmurë duke lënë veshin e
sëmurë lartë
Tërhiqe butësisht larte dhe prapa laprën e veshit (pjesën kërcore) për të
zbuluar kanalin e veshit
Hidhe sasine e përshkruar të pikave
Pikat për hundë

Përgatesa të lëngëta,dozohen me pika dhe pikohen në vrimë të hundës


Zakonisht si tretës përdoret uji I destiluar dhe tretja fiziologjike
Sasia e përgjithshme nuk duhet të jetë mbi 10 gram,dhe pikohen në
hundë nga 2-4 pika
Hapat gjatë aplikimit të pikave për hundë

Shfryj hundët
Ulu dhe hedhe kokën prapa
Vendose pikatoren 1 centimetër në vrimë të hundës
Hidhe sasinë e përshkruar të pikave
Menjëherë pas kësaj përkule fort kokën përpara (“koka midis gjunjëve”)
Kthehu në pozicionin drejt pas disa sekondash,pikat pas kësaj do te bien
në faring
Përsërite procedurën në vrimën tjetër nëse është e nevojshme
Shpërlaje pikatoren me ujë të vluar.
Barnat që aplikohen në rektum

A.KLIZMAT
Janë përgatesa të lëngëta që aplikohen në rektum me anë të irigatorit ose
me shiringë me balon prej gome.Nga greq.klysma =
shpërlaj,pastroj,klizmë
Para aplikimit duhet ngrohur në temperaturë të trupit (37 C)
Dallojmë tri lloje klizmash:
Klizmat mjekeuese - Clysmata medicata
Klizmat ushqyese - Clysmata nutrientia
Klizmat pastruese - Clysmata evacuantia
1. Klizmat mjekuese

Dozat e substancave aktive janë të njëjta me dozat e tyre për përdorim


peroral.
Sot aplikohen më rrallë
Dy orë para aplikimit të tyre duhet të zbrazet zorra e trashë (klizmë
pastruese)
Sasia e tyre zakonishte është 50-100 ml.Klizmat,në zorrë të
trashë,aplikohen me anë të irigatorit.
Nëse sasia e klizmës është nën 20 ml,atëherë kemi të bëjmë me
mikroklizma.
Mikroklizmat përgatiten në formë të përgatesave me konsistencë
xhelatinoze dhe paketohen në tuba të veçanta (ose në shiringa të
veçantë),me zgjatim plastik,I cili shërben për aplikim në rektum.Në
rektum bari aplikohet me shtrydhje të tubës,e jo me irigator.
2. Klizmat ushqyese

Ndonëse në formë të klizmave ushqyese mund të jepen tretësira ujore të


glukozës dhe NaCl,në sasi 100-200 ml, te cilat perthithen nga mukoza e
rektumit,sot kanë aplikim të pakët sepse substancat e lartëpërmendura
sot aplikohen parësisht me rrugë intravenoze.
3. Klizmat pastruese

Klizmat pastruese (evakuuese) aplikohen për të pastruar apo largu at


masat fekale nga rektumi.
Jepet më së shpeshti tretësire ujore e sapunit,në sasi 500-1000 ml.
Aplikohet:
para klizmave mjekuese dhe ushqyese
në rast obstipacioni (kapsllëku)
Parapërgatitjet për ndërhyrje operative
Parapërgatitje për ekzaminime endoskopike
B. Supostet (supozitoriet)

Janë përgatesa të dozuara barnash për aplikim rektal.Kanë formë


cilindrike me maje,ose formë konike.
Në temperaturë të dhomës = me konzistencë gjysmë të ngurtë;
Në temperaturë trupore = shkrihen.
Supostet përdoren:
për të ushtruar veprim lokal në mukozën rektale dhe
për të ushtruar veprim të përgjithshëm (sistemik)
Udhëzime për dhënjen e suposteve rektale

Laj duart
Shpjegoja pacientit procedurën dhe pyete nëse ka nevojë të defekojë
Vesh doreza josterile
Vendose pacientin në pozitën e Simsit (pacienti qëndron I shtrirë në anën
e majtë,me këmbën e sipërme të mbledhur,me ç’rast ekspozohet anusi
dhe relaksohet sfinkteri).
Apliko një sasi të vogël të lubrifikantit në maje të supostes për të pakësuar
iritimin si dhe në gishtin tregues
Fute suposten me majën përpara në kanalin rectal rreth 10 cm te të
rriturit dhe rreth 5 cm te fëmijet
Tërhiqe gishtin dhe fshije zonen anale me pallomë
Udhëzoje pacientin të qëndroje I shtrirë për rreth 15 minuta dhe që të
mos defekojë
Vagjitoriet (globulet vagjinale)

Janë përgatesa të dozuara barnash për aplikim vagjinal.Kanë formë të


rrumbullakët ose konike.
Globulet me formë vezore = Ovula.
Me rrugë vagjinale jepen vëtem barna që ushtrojnë veprim lokal në
mukozën vagjinale.
Transfuzioni i gjakut

Transfuzion d.m.th përcjellje e gjakut nga njëri tek organizmi I tjetrit ose
futje e gjakut të shëndoshë ose përbërësve të tij në qarkullim gjatë ose
pas operimeve në enët e gjakut të të sëmurit.
Rasti i parë I transfuzionit është shënuar në Francë në vitin 1666,dhënës
ka qenë kafsha kurse marrës njeriu,por rezultati ishte negativ.
Me 1917 në Angli u krye me sukses transfuzioni I parë.
Qëllimi i transfuzionit

Kompenzon sasinë qarkulluese


Lehtëson qarkullimin e O2 në inde,
Stimulin palcën kockore të formojë eritrocite,leukocite dhe trombocite
Ka ndikim dezintoksues dhe hemostatik
Qëllimi i transfuzionit

Për plotesimin e lëngjëve të humbura apo gjakut si zëvendësim


përdoret:
Gjaku i konzervuar me citrate (CPDA1)
Plazma e gjakut të konzervuar
Tretja e albuminave
Zëvendësuesit e plazmës janë:
Dekstrani 40% dhe 70%
Zhelatina 6% dhe 10%
Amidoni 3.5%
Sistemi transfuziv

Në parim është universal:


Kompleti ka sistemin çajrosës
Në filtrat e sistemit transfuziv bëhet ndarja e derivateve të gjakut,
Në qesen e tyre drenuese bëhet grumbullimi I derivateve të gjakut
Sistemi transfuziv….

Këshillë pas përgaditjes së materialit


Lëngu të largohet ngadalë përmes sistemit infuziv deri sa të largohet edhe
fluska e ajrit nga sistemi.
Kur arrihet rrjedha e lëngut mbyllet ndërprerësi cilindrik I rrjedhjes dhe
mbrohet fundi I sistemit
Tretësira infuzive vendoset në lartesi rreth 2 metra afër të sëmuarit
Pacienti vendoset në pozitë të shtrirë ose të ulur,ndërsa dora duhet të
marrë pozitë të përshtatshme fiziologjike.
Kërkesat elementare ditore për lëngje

Janë afro 30 ml/kg,ndërsa ato mesatare rreth 50 ml/kg


Gjate funksionimit normal të veshkave lëngjet humbin:
Me perspiracion (nëpër lëkurë) 400 ml
Me frymëmarrje (neper mushkëri) 400 ml
Me temperature (me 38.8 C) 1000 ml
Me diurezë-1600 ml
Nga kjo len të kuptohet se brenda 24 orëve nevojiten >3000ml lëngje.
Këshillë pas përgaditjes së materialit

Lëkura-vendi ku do të bëhet injektimi pastrohet me tretësire


dezinfektuese.
Nëse ka depërtuar gjilpëra në venë,fiksohet me leucoplast para se gjithash
gypi I polietilenit,ashtu që edhe sistemi infuziv fiksohet mirë.
Me ndërprerësin cilindrik rregullohet rrjedhja e pikave në minut.
Këshillë pas përgaditjes së materialit

Rrjedhja e pikave kristaloide është 60 pika/min


Varësisht nga gjendja shëndetësore e pacientit,rrjedhja normale të pikave
në minutë duhet të jenë 40-80.
Të bëhet kontrollimi,që tretësira të mos shkojë me rrugë para venoze ose
të mos shkaktojë reaksione të padëshirueshme
Nuk këshillohet që bërryli të lakohet që është dukuri e rëndomtë,ngase
shkaktohet staza venoze.

You might also like