Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 21

Kolegji HEIMERER

Drejtimi: INFERMIERI
Lënda: LEGJISLACIONI NË INFERMIERI

Java e I-rë

PARAQITJE E PËRGJITHSHME E LËNDËS


HYRJE NË SISTEMIN DHE NOCIONET ELEMENTARE
JURIDIKE

Ligjërues: Dr. DITAR KABASHI


Lënda do t’i aftësojë studentët për:

 kuptimin e organizimit dhe funksionimit të sistemit shëndetësor


dhe posaçërisht kujdesit infermieror

 institucionet relevante që menaxhojnë kujdesin

 standardet e cilësisë

 kategoritë e kujdesit
Lënda do t’i aftësojë studentët për:

 të drejtat dhe përgjegjësitë e infermierit,

 të drejtat e pacientit,

 edukimin në infermieri,

 procedurat për licencim, etj.


Synimi i lëndës:

 njoftimi me sistemin shëndetësor të Kosovës në përgjithësi

 njoftimi i të drejtave dhe obligimeve të tyre ligjore në kuadër të


përgjegjësive që mbajnë në profesionin e infermierisë.
Pritshmëria për studentët:

 Pajisja me njohuri elementare përkitazi me sistemin juridik të


Republikës së Kosovës

 Pajisja me njohuri të avancuara përkitazi me sistemin e kujdesit


shëndetësor

 Pajisja me njohuri përkitazi me të drejtat, detyrat dhe


përgjegjësitë juridike e etike të infermierëve
Pritshmëria për studentët:

 Pajisja me njohuri përkitazi me organizimin e sektorit të


infermierisë

 Pajisja me njohuri përkitazi me të drejtat e pacientëve

 Pajisja me njohuri përkitazi me procedurat akredituese dhe


licencuese në infermieri.
Burimet juridike për lëndën:

 Ligji për Shëndetësi

 Ligji për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë

 Ligji i Punës

 Kodi Penal

 Statuti i OIK-ut

 Kodi Etik i Infermierëve


PLANI I DIZAJNUAR I MËSIMIT
Para kollokiumit të parë:

 Parimet themelore të organizimit të sistemit shëndetësor

 Nivelet organizative të sistemit shëndetësor

 Licencimi dhe akreditimi i institucioneve shëndetësore

 Kujdesi shëndetësor në burgje + Kujdesi shëndetësor gjatë gjendjeve emergjente

 Odat e Profesionistëve Shëndetësorë - Oda e Infermierëve të Kosovës


Para kollokiumit të dytë:

 Të drejtat kontraktuale të infermierëve

 Të drejtat dhe detyrimet profesionale të infermierëve

 Etika në infermieri

 Të drejtat e pacientëve

 Përgjegjësitë penale dhe civile të personelit shëndetësor + Procedurat disiplinore dhe


gjyqësore në shërbimin infermieror
SISTEMI JURIDIK DHE NOCIONET
ELEMENTARE JURIDIKE
Shteti
 Organizatë shoqërore me një organizim të lartë

 Organizim politik, juridik dhe social të një vendi

 Ka popullsinë, territorin dhe sovranitetin

 Përveç elementeve të detyrimit dhe kontrollit, ushtron edhe shërbime publike në interes të
përgjithshëm

 Dallimi i shtetit nga organizatat tjera qëndron te organizimi më i lartë dhe karakteri politik
që ka

 E krijon të drejtën dhe kufizohet nga e drejta.


Sistemi juridik

 Përmbledhje e normave të përgjithshme juridike, të


sistematizuara sipas rregullave të caktuara dhe të ndërlidhura
mes vete.
Kushtetuta

 Akti më i lartë juridik i vendit

 Të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore duhet të jenë në pajtim me të

 Interpretimin final të Kushtetutës e bën Gjykata Kushtetuese.


Ligji
 Akt i përgjithshëm juridik që rregullon një sferë të caktuar shoqërore

 Duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën

 Ka fuqi më të lartë juridike se aktet nënligjore

 Ligji ka karakterin abstrakt, rregullon numër të pacaktuar të rasteve, rregullon


rastet që do të ndodhin në të ardhmen

 Përmes ligjit, qytetarëve u garantohet e drejta, njëkohësisht u ndalohet ndonjë


veprim apo sjellje e caktuar, sikundër urdhërohen që të veprojnë në mënyrë të
caktuar.
Person fizik
 Subjekt i së drejtës që bart të drejta dhe detyrime

 Ka dy zotësi: zotësinë juridike dhe zotësinë e veprimit

 Zotësia juridike është aftësia për të qenë subjekt i së drejtës dhe fitohet me lindjen e
personit fizik. Këtë aftësi e kanë të gjithë personat fizikë pavarësisht moshës a
gjinisë

 Megjithatë, nuk mjafton vetëm zotësia juridike për të qenë subjekt i së drejtës, por
duhet të ekzistojë edhe zotësia e veprimit

 Zotësia e veprimit nënkupton aftësinë për të lidhur punë juridike në përputhje me


të drejtën dhe për të qenë bartës i përgjegjësive për veprimet e kundërligjshme.
Person juridik

 Krijesë artificiale

 Bashkim i njerëzve dhe regjistrim i tyre në regjistra zyrtarë si person juridik,


përkatësisht si organizatë fitimprurëse ose jo fitimprurëse

 Për dallim nga personat fizikë, personat juridikë nuk e kanë vullnetin dhe vetëdijen,
andaj nuk mund të bëhet dallimi midis zotësisë juridike dhe asaj të veprimit. Këto
cilësi në emër të tyre i ushtrojnë vetë njerëzit që veprojnë në emër të personave
juridikë.
Ministria

 Organ administrativ qeveritar

 Harton politika publike për drejtimin, koordinimin, kontrollin dhe


mbikëqyrjen e të gjithë sistemit ministror brenda fushës përkatëse.
Shërbim publik

 Shërbimet publike janë shërbime që plotësojnë disa nevoja të përbashkëta shoqërore

 Shërbimi publik përcakton një veprimtari që ka për qëllim interesin e përgjithshëm


që realizohen nga subjektet e caktuara juridike që janë të ngarkuar me ushtrimin e
këtyre veprimtarive të interesin publik

 Shtetet moderne u kanë dhënë hapësirë personave juridikë të ndryshëm që të


konkurrojnë për ofrimin e shërbimeve publike më cilësore dhe më të lira, ndërsa
kanë ruajtur të drejtën e tyre ekskluzive në mbrojtjen e rendit publik dhe ofrimin e
sigurisë. Megjithatë ka shtete që përbëjnë përjashtim edhe në këto sfera.
Ankesë

 Mjet i rregullt juridik në procedurat: administrative, penale, civile,


kontesteve të punës, etj., kundër vendimeve të autoriteteve të caktuara
publike.
Pyetje - përgjigje

JU FALEMINDERIT!

You might also like