Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

SISTEMI BANKAR DHE

VLERËSIMI FINANCIAR I
BANKAVE
\

P
Permbajtja

 Banka, sistemi bankar


 Sistemi Bankar ne Shqiperi
 Zhvillimet monetare dhe Tregjet financiare
 Ecuria e Sektorit bankar
 Monitorimi I Rreziqeve ndaj te cilave ekspozohet sektori Bankar
BANKA, SISTEMI BANKAR

  Banka eshte nje institucion financiar ndermjetesimi


  Sherben per te vendosur ekuilibrat midis subjekteve me teprice fondesh
 dhe atyre me mungese fondesh ne ekonomi
  Objekti I veprimtarise se tyre eshte tregtimi I parase
  Teresia e llojeve te ndryshme te bankave, me lidhje te ndersjellta me
njeratjetren dhe me funksione te caktuara perben SISTEMIN BANKAR te cdo
 vendi
  Sistemi bankar I cdo vendi mund te jete I ndertuar me nje ose me dy nivele
  Ne sistemin bankar me nje nivel, qe quhet ndryshe SISTEM MONOBANKAR
  Ne sistemin bankar me dy nivele ku ekzistojne dy lloje bankash. Ne nivelin e
 pare BANKA QENDRORE dhe ne nivelin e dyte BANKAT TREGTARE
Sistemi Bankar ne Shqiperi

  Veprimtaria e bankave ne Shqiperi ze fill nga fundi I shek. XIX, me deget e


 Bankes Otomane dhe Bankes Bujqesore Turke
  Keto banka e nderprene aktivitetin me shpalljen e pavaresise se Shqiperise
 me 1912. Qeveria e Ismail Qemalit beri shume perpjekje per krijimin e
 Bankes se Shtetit Shqiptar
  25 mars 1925 – Qeveria e Zogut krijoi keshtu Banken Kombetare te
 Shqiperise
  13 janar 1945 – u krijua Banka e Shtetit Shqiptar
  Deri ne vitin 1991 – Shqiperia pati vetem nje banke, Banken e Shtetit
  Me 22 prill 1992 – u krijua Banka e Shqiperise ne baze te Ligjit nr. 7559 “Mbi
 bankat ne Shqiperi
Sistemi Bankar ne Shqiperi

  Harton, miraton dhe zbaton politiken monetare


  Rregullon regjimin e kembimit valuator
  Licenson aktivitetin bankar te bankave te nivelit te dyte
  Mbikeqyr veprimtarine bankare te bankave tregtare
  Disponon dhe administron rezervat e saj valutore
  Sherben si agjent fiscal dhe banke keshilluese per qeverine
  Nxit funksionimin e sistemit te pagesave
  Emeton monedhat dhe kartmonedhat kombetare
Sistemi Bankar ne Shqiperi

  Bankat Tregtare
  Ne planin teorik
 Jane institucione te ndermjetesimit financiar, te cilat ofrojne dhe kryejne
shumicen e
 sherbimeve bankare per publikun dhe shoqerite tregtare
  Ne planin juridik
 Banka percaktohet “si nje person qe kryen veprimtare bankare”
  Bankat grumbullojne para ne formen e DEPOZITAVE dhe I shperndajne ne
formen
 e KREDIVE
Monitorimi I Rreziqeve ndaj te cilave
ekspozohet sektori Bankar
  Rreziku i kreditit
  Rreziku i likuiditetit
  Rreziqet e tregut
  Rreziku i kursit të këmbimit
  Rreziku i normës së interesit
Rreziku I kreditit

Rreziku i kredisë nënkupton rrezikun që rrjedh nga


pamundësia e kredimarrësit dhe e garantuesit të kredisë ose të kundërpartisë për aktivet e
tjera, për të përmbushur detyrimet ndaj bankës ose degës së bankës së huaj, sipas
kushteve të marrëveshjes së lidhur midis tyre. Banka sipas kërkesave të BSH klasifikon
dhe vlerëson aktivet e saj brenda dhe jashtë bilancit; krijon fonde rezervë për mbulimin e
humbjeve të mundshme nga zhvlerësimi i aktiveve, mbi bazën e klasifikimeve dhe
vlerësimeve të saj; harton metoda të brendshme vlerësimi për rrezikun e kredisë.
Gjithashtu, banka mban një dokumentacion të plotë dhe të qartë lidhur me çdo fazë të
proçesit të dhënies se kredisë dhe proçesit të investimit, duke realizuar një administrim të
sakte të proçesit të kredidhënies, masave dhe mënyrës së monitorimit të tij, si dhe
kontrollin e duhur mbi rrezikun e kredisë.
Rreziku i likuiditetit

 bankat mbajnë likuiditetin në një shumë,


 strukturë dhe raporte që i lejojnë ato të përmbushin detyrimet e tyre dhe angazhimet
e
 marra, sipas afateve kohore në një kosto të arsyeshme dhe me një rrezik minimal; me
 qëllim administrimin e rrezikut të likuiditetit, në mënyrë efektive, banka ose dega e
 bankës së huaj harton dhe zbaton politika lidhur me: a) planifikimin e lëvizjeve të
cash-it,
 përfshirë edhe ngjarjet e papritura; b) monitorimin në vazhdimësi të likuiditeteve; c)
 marrjen e masave të duhura për parandalimin ose eliminimin e shkaqeve të mungesës

 likuiditetit
Rreziku I tregut

 Rreziku i tregut është një nga rreziqet më të goditura financiare. Rreziku i tregut është
mundësia e humbjes për shkak të faktorëve që ndikojnë në performancën e përgjithshme të
tregjeve financiare në të cilat është përfshirë një investitor. Rreziku i tregut quhet edhe
rrezik sistematik.

 Rreziku i tregut mbulon aktivet dhe pasivet ne librat tregtare.

 Burimet kryesore të rrezikut të tregut përfshijnë recesionet, luhatjet e normave të interesit,


trazirat politike, katastrofat natyrore dhe sulmet terroriste. Rreziku i tregut, nga vetë natyra
e tij, ka tendencë të ndikojë në të gjithë tregun në të njëjtën kohë. Prandaj, është e
vështirë të mbrohet nga rreziku i tregut. Ndryshimet e mprehta në kurset e këmbimit,
luhatjet e papritura të normave të interesit, ngjarje gjeopolitike ose recesione janë të gjitha
situata që shkaktojnë rrezikun e tregut.

 rreziku i tregut është rreziku i humbjes së investimeve financiare që rezultojnë nga lëvizjet
negative të çmimeve
Norma e interesit
Normat e interesit kanë fuqinë të ndikojnë jetët e njerëzve: sa dëshirë kanë njerëzit të kursejnë dhe sa interes

kanë bizneset të investojnë. Kur normat e interesit ulen, investimet rriten, si rezultat i uljes së kostos së
huamarrjes.
Zakonisht, normat e interesit ndikohen nga tre lloje rreziqesh:

• Rreziku i mospagimit brenda afatit. Ndodh që edhe huamarrësit më korrektë të mos jenë në gjendje të

paguajnë borxhin e tyre për një sërë arsyesh. Në qoftë se huamarrësit nuk i kryejnë pagesat e tyre në kohë,
interesi që marrin huadhënësit reduktohet; kur huamarrësit nuk paguajnë një pjesë të principalit të tyre, interesi i
huamarrësve është negativ. Të gjitha huatë mund të preken nga rreziku i moskryerjes në kohë të pagesave ose të
përballen me probleme, të cilat pengojnë kryerjen e pagesave. Huadhënësit preferojnë që ta reduktojnë rrezikun
kur japin hua.
 • Rreziku i likuiditetit Përkrah rrezikut të mospagimit qëndron edhe rreziku i likuiditetit, i cili ndikon normat e

interesit. Në qoftë se një letër me vlerë shitet përafërsisht me të njëjtin çmim që është blerë, ajo konsiderohet me
likuiditet të lartë. Kjo do të thotë që ajo mund të shndërrohet në para shumë më lehtë se sa një letër me vlerë, e
cila nuk shitet përafërsisht me çmimin e blerjes. Rrjedhimisht, është më pak e rrezikshme se sa një letër me vlerë,
e cila ka një diferencë të madhe midis çmimit të blerjes dhe atij të shitjes.
 • Rreziku i maturitetit .Transaksionet e kredive në përgjithësi përfshijnë dhënien dhe marrjen e fondeve, për një

periudhë të caktuar kohe. Në përfundim të kësaj kohe, huaja konsiderohet e maturuar dhe duhet të paguhet.
Kohëzgjatja e maturitetit është një tjetër burim i rrezikut të maturitetit. Letrat me vlerë afatgjata janë më tepër të
rrezikuara se sa ato afatshkurtra, sepse e ardhmja është e pasigurt dhe mundësia që të shfaqen probleme është
më e madhe kur kohëzgjatja e maturitetit është e lartë. Ky rrezik zakonisht shkakton rritjen e normave të interesit
RREZIKU I KURSIT TE KEMBIMIT
 Rreziku i kursit të këmbimit është një rrezik i ndryshimit të mundshëm të kursit të
këmbimit valutor, i cili veçanërisht vjen në shprehje gjatë një strukture të ndryshme të
aktiveve dhe detyrimeve, gjegjësisht mjeteve në dispozicion dhe kërkesave, përkundër
detyrimeve dhe borxheve për pagesë. Në këtë pikëpamje, ekziston një rregullore e
veçantë për bankat e cila ka të bëjë me ekspozimi e tyre ndaj rrezikut të këmbimit, me
qëllim kufizimin efekteve të mundshme negative nga mospërputhja valutore e aktiveve
dhe detyrimeve të tyre. Sipas logjikës së njëjtë, bankat janë të detyruara gjatë analizës
së kredisë dhe miratimit të kredive në valutë të huaj për kompanitë të cilat merren me
tregti të jashtme dhe rrjedhimisht janë të ekspozuara ndaj rrezikut të kursit të
këmbimit, të shqyrtojnë nëse kompania merr parasysh nivelin e mbulimit të detyrimeve
të saj në valutë të huaj (kredia që do të marrë) me hyrjet në valutë të huaj. Për
investuesit të cilët megjithatë rrezikun e kursit të këmbimit e vendosin përpara kthimit,
gjegjësisht marrin parasysh të jenë të mbuluar për rrezikun e kursit të këmbimit,
ekzistojnë edhe alternativa tjera investuese në formë të depozitave në denarë me
klauzolë valutore (si dhe letra shtetërore me vlerë në denarë me klauzolë valutore).
Klauzola valutore nënkupton kompensim në rast të shfaqjes së rrezikut të kursit të
këmbimit, gjegjësisht gjatë ndryshimit të kursit të këmbimit drejt një valute të caktuar,
nëse e njëjta ndodh gjatë periudhës së mbajtjes së instrumentit financiar. Megjithatë,
për shkak se këto alternativa financiare janë më pak të rrezikshme (përfshinë edhe
mbrojtje nga rreziku i kursit të këmbimit), kontributi i tyre është më i ulët krahasuar me
depozitat në denarë (ose letrat shtetërore me vlerë në denarë
Punoi Devi Rembeci
Denis Lena
Pranoi Armanda Tola

You might also like