Rrjeti Profesional Takimi - Vleresimi

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 14

RRJETI PROFESIONAL

ARSIMI FILLOR
2023 - 2024

———— VLORE ————


D H J E TO R 2 0 2 3
Vlerësimi i nxënësve në
TEMA: klasën I-III dhe IV-V
Vlerësimi i nxënësit bëhet për:
njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet
ashtu siç përshkruhet në rezultatet e të nxënit, në programin
lëndor.
Në çdo rast mësuesi ka për detyrë që të informojë personin që
ushtron përgjegjësinë prindërore dhe nxënësin mbi ecurinë dhe
mundësinë që ai ka për të bërë progres gjatë vitit shkollor.
Vlerësimi i nxënësve në
klasën I-III Për nxënësit e këtij cikli skema
përfshin:
vlerësimin përshkrues,
vlerësimin përmbledhës
vlerësimin përfundimtar.
Vlerësimi përshkrues bëhet në përfundim të secilës
periudhë të vitit shkollor dhe mbështet në përgatitjen
dhe në përformancën sistematike të nxënësit, që
përbën 45 për qind të peshës së vlerësimit, në
punimet krijuese dhe nismat individuale produktet
Vlerësimi përshkrues dhe detyrat specifike që nxënësi bën në grup për
realizimin e një projekti kurrikular që përbën 25 për
qind të peshës së vlerësimit dhe ka lidhje me
interesin e nxënësit për të nxënë, si dhe në diktimet e
testimet që përbëjnë 30 për qind të peshës së
vlerësimit, të cilat dëshmojnë qëndrueshmërinë e
rezultateve të të nxënit gjatë periudhave të vitit
shkollor.
Vlerësimi përshkrues bëhet me përshkrim për secilën kompetencë të
fushave të të nxënit të lëndëve që zhvillohen në arsimin fillor. Në
regjistër vlerësimi përshkrues i nxënësit do të realizohet me kodet 1-5,
të cilat përkojnë me pesë nivelet e arritjes së kompetencave.

Niveli 1 ka të bëjë me “Arritje të pakënaqshme”, kur nxënësi nuk


përmbush kompetencat bazë të të nxënit të përcaktuara në skemën e
vlerësimit.
Vlerësimi përshkrues Niveli 2 ka të bëjë me “Arritjet që kanë nevojë për përmirësim”, kur
nxënësi ka arritur vetëm pak nga kërkesat bazë dhe që duhet të
punohet më shumë me të.
Niveli 3 ka të bëjë me “Arritje të kënaqshme”, kur nxënësi ka
përmbushur kërkesat bazë të të nxënit, por mund të arrijë të përparojë
më shumë.
Niveli 4 i vlerësimit ka të bëjë me “Arritje shumë të kënaqshme”, kur
nxënësi ka përmbushur pjesën më të madhe të kërkesave të të nxënit.
Niveli 5 ka të bëjë me “Arritjet e shkëlqyera” kur nxënësi përmbush
plotësisht dhe me cilësi kërkesat e të nxënit.
Vlerësimi përmbledhës mbështetet në tre vlerësimet përshkruese duke
pasur parasysh përparimin progresiv të nxënësit.
Nota përfundimtare që do të marrë
Vlerësimi i nxënësve në nxënësi në çdo lëndë që zhvillon gjatë
klasën IV-V procesit mësimor do të përcaktohet nga
vlerësimi i tre treguesve që janë:

• vlerësimi i vazhduar,
• vlerësimi me test/ detyrë përmbledhëse
• vlerësimi me projekt kurrikular.
Bazohet në vëzhgimet dhe në
gjykimet e mësuesit mbi përgjigjet me
gojë ose me shkrim, punët në grup,
diskutimet, si dhe në teknikat e tjera
të vlerësimit të nxënësit.
Vlerësimi i vazhduar Mësuesi e vlerëson nxënësin me notë
në regjistër dhe ia komunikon atë,
vetëm pasi të jetë siguruar që ky
është një vlerësim objektiv, i
argumentuar dhe shpreh shkallën e
qëndrueshmërisë së nxënësit për një
periudhë të caktuar kohe.
Mësuesi shënon në regjistër të paktën dy vlerësime me
notë për çdo periudhë për lëndët që zhvillohen me 1 ose 2
orë në javë, si dhe të paktën 3 vlerësime me notë, për
lëndët që zhvillohen më shumë se 3 orë në javë. Për çdo
periudhë mësuesi nxjerr notën e vlerësimit të vazhduar
duke u bazuar në notat e nxënësit në regjistër.
Në lëndët:
Edukim fizik, sporte dhe shëndet, Art
pamor, Muzikë, Kërcim, Teatër, Tik,
Aftësim teknologjik
Vlerësimi me detyrë vlerësimi do të bëhet vetëm me detyrë
përmbledhëse përmbledhëse.Mësuesi përcakton
detyrën përmbledhëse në përputhje
me veçoritë e lëndës dhe duke marrë
parasysh nivelet e arritjeve për lëndën
përkatëse.
Për këtë tregues mësuesi planifikon dhe
vlerëson një projekt të shtrirë gjatë gjithë
vitit shkollor. Projekti kurrikular mund të
jetë lëndor ose ndër-lëndor, mund t’i
Vlerësimi me projekt përkasë një fushe të nxënit, ose të shtrihet
kurrikular në më shumë fusha, si dhe mund të
zhvillohet në grup, ose individualisht. Koha e
prezantimit të projektit planifikohet nga
drejtoria e shkollës dhe nota e këtij projekti,
po ashtu hidhet në regjistër në kolonën
përkatëse.
Vlerësimi i nxënësit do të bëhet nëpërmjet
vlerësimit periodik dhe atij përfundimtar.
Vlerësimi periodik përmban dy nota, që janë
nota e vlerësimit të vazhduar,si dhe nota e
vlerësimit me test dhe detyrë
përmbledhëse.
Vlerësimi përfundimtar
me notë Vlerësimi përfundimtar bëhet në përfundim
të çdo viti shkollor sipas formulës së
përcaktuar. Nota përfundimtare vjetore për
nxënësit klasa e IV - V do të bëhet nga nota
vjetore e vlerësimit të vazhduar për të tre
periudhat, nota vjetore e testit dhe detyrës
përmbledhëse, si dhe nota e vlerësimit të
projektit kurrikular.
PYETJE DHE DISKUTIME
FALEMINDERIT!

You might also like