Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

PROJEKT

Tema:Rendesia e Eposit ne Historine e


Shqiperise
Informacione te pergjithshme

Eposi i Kreshnikëve: Një Pasuri nga Veriu i Shqipërisë


Eposi i Kreshnikëve, një cikël këngësh me motiv legjendar që shoqërohet me lahutë e në qendër ka heroizmat e Mujit dhe Halilit. Konsiderohet si një
pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore, e megjithatë ende nuk ka marrë statusin që meriton nga UNESCO. Por, ku
qëndron rëndësia e këtyre këngëve
-PREJARDHJA E EPOSIT TË KRESHNIKËVE
Eposi i Kreshnikëve është një thellim në botëkuptimin e zonave të Shqipërisë veriore. Pavarësisht se këto këngë kanë kaluar gojë më gojë, brez pas brezi,
mendohet të jenë krijuar si rreth kohës para pushtimeve sllavenë Ballkan. Kryesisht është kënduar në zonat e Malësisë së Madhe si Theth, Vermosh, Lëpushë,
Selcë, Tamarë, Hoti, Gruda, Bogë, në Pukë e Dibër, si edhe në Kosovë kryesisht në rrafshin e Dukagjinit: Pejë, Gjakovë, Prizren, Rahovec, Deçan, Istog e
Suharekë. Megjithatë, sot Eposi njihet në të gjithë Shqipërinë e më gjerë për vlerat e tij kulturore dhe gjuhësore. Ai është mbajtur gjallë nga rapsodët e lahutarët
e këtyre anëve dhe i ka rezistuar pushtimeve të shumta ndër shekuj.
-PËR ÇFARË FLITET NË EPOSIN E KRESHNIKËVE?
Eposi ka një karakter epiko legjendar ku mesazhi kryesor mbetet rezistenca ndaj armiqve në emër të lirisë. Me një përdorim fantastik të gjuhës
popullore si një mjet arti, vlerat e tij kanë arritur të tërheqin vëmendjen edhe të studiuesve të huaj. Veçanërisht, vlen të përmenden përkthimi në
gjuhën angleze nga Robert Elsie, si edhe ruajtja në një nga koleksionet e Universitetit të Harvardit. Gjithashtu, Eposi na sjell një përshkrim të
përkryer të zonave të veriut dhe mënyrës së jetesës me bukuritë, por edhe vështirësitë e terrenit. Pa lënë mënjanë edhe elementet mitologjike si
Zanat dhe Orët e maleve, këngët e Eposit i shtojnë edhe më shumë misticizmin atij mjedisi. Jo më kot sot kjo pjesë e Shqipërisë është një
destinacion turistik i cili, ashtu si në ato vargje, ka magjepsur çdo vizitor
Ky epos,qe perben nje pjese te rendesishme te epikes legjendare shqiptare ne pergjithesi,jeton jo thjesht si nje relikt I nderuar dhe i cmuar etno-
kulturor,por kryesishtper mesazhin e madh qe sjell- rezistencen ne emer te lirise,te se drejtes e te dinjitetit,-si dhe per vlerat e larta artistike.
Rendesia
•Epoka e kreshnikëve është një periudhë historike e shënuar në
kulturën e popullit shqiptar, e cila fillon në mesjetë dhe përfundon në
fillim të shekullit të 20-të. Kjo periudhë është konsideruar si një kohë
e lavdishme për shqiptarët, e cila shënoi ndryshime të rëndësishme
në historinë, kulturën, dhe traditën e tyre.
•Rendësia e epokës së kreshnikëve vjen nga fakti se në këtë periudhë
u ndërtua një identitet kombëtar dhe u formua një kulturë e
përbashkët për shqiptarët, duke u bazuar në traditën dhe zakonet e
tyre të hershme.
•Kreshnikët ishin një kategori e veçantë e njerëzve, të cilët
konsideroheshin si herojë dhe mbrojtës të popullit shqiptar. Ata ishin
burra të fuqishëm, me aftësi luftarake të jashtëzakonshme dhe
shumë fisnike. Për shumë shqiptarë, kreshnikët ishin shembujt ideale
të përkushtimit ndaj atdheut dhe traditës.
•Në këtë periudhë, shqiptarët zhvilluan një kulturë të lashtë të luftës
dhe fisnikërisë, që është ende e vlefshme në kohën moderne. Kjo
periudhë e lavdishme është kujtuar dhe festuar si një pjesë e kulturës
popullore shqiptare dhe si një pjesë e historisë së tyre kombëtare.
Mbi Eposin

Këngët e kreshnikëve na japin një pamje të gjerë të asaj mënyre të shprehjes gjuhësore popullore ku politesa dhe
arroganca, miklimi dhe ironia, shpotia dhe sarkazma etj, paraqiten me mjete gjuhësore të qëlluara, të gjetura mirë e
të bukura, me larmi e përpikëri, që dëshmojnë për shije të hollë artistike, po edhe për traditë të lashtë të shprehjes
së përpunuar, të gjuhës si mjet arti. Nga ky këndvështrim, nuk e teprojmë kur themi se këngët e kreshnikëve janë
përmendore madhështore e kulturës së gjuhës shqipe. Të tillë e kanë vlerësuar edhe shumë albanologë dhe
folkloristë të
shquar shqiptarë e të huaj. Për fat të mirë, eposit tonë i janë kushtuar rreshta dorëmbarë nga mbledhës të zellshëm,
në krye të herës Marin Sirdani, pastaj etërit Bernardin Palaj e Donat Kurti, me lëndën e paçmueshme të botuar në
“Visaret e Kombit”, po në atë lëmë kanë punuar edhe mbledhës e studiues të huaj si M.Lambertz e A.Lord, A.
Desnickaja etj., pastaj dijetarët e folkloristët shqiptarë nga IF, sot IKP, si dhe nga IAP me mbledhjet e qëmtimet e
vijueshme e botimet më të plota të vëllimeve të Eposit të Kreshnikëve na kanë vënë themelet e ngehinës
madhështore të eposit tonë si thesar i pavdirë i artit të fjalës dhe na kanë çelur edhe shtegun e mbarë të të
vlerësimit të këngëve të kreshnikëve si relikat më të bukura të palcës së kombit shqiptar.
Këngët e kreshnikëve apo Epika popullore shqiptare e Veriut ka qenë dhe vijon të jetë si mineralet e çmueshme, që
mblidhen e nxiren prej thellësive të nëntokës e prej rrethinave a viseve malore më skajore, porse ato, pikërisht për
shkëlzimin, hijeshinë dhe vlerat e tyre të çmueshme, bëhen menjëherë objekt gjakimi e pëlqimi prej masës së gjerë
të studiuesve, njësoj si ari e argjendi prej zejtarëve ndejtarë e të ngulur të qyteteve
Eposi si pjesi I Eposi Homerik
Eposi shqiptar është i njohur për personazhet me fuqi dhe tipare te jashtëzakonshme. Qysh pas mbledhjes që iu bë kësaj pasurie të
patjetërsueshme të kombit shqiptar nga fretërit shqiptarë, kryesisht atë Shtjefën Gjeçovi, atë Donat Kuri dhe atë Benedikt Demaj studimet për
to nuk kanë qenë në lartësinë e kërkuar.
Përveç kësaj, për thuajse 50 vjet, studimet në këtë fushë kanë munguar, ndoshta për të fshehur kontributin e klerit katolik në këtë fushë.Një
krahasim interesant i cili synon të gjejë gjenezën e Eposit tonë kombëtar është bërë nga atë Zef Pllumi dhe është botuar për herë të parë në
librin “Françeskanët e Mëdhaj”. Krahasimi është mes personazheve të Eposit tonë dhe atij homerik.Sipas atë Zefit, vëllezërit Muji e Halili kanë
tipare të ngjashme me Hektorin dhe Paridin. Ndërsa personazhi i Tanushës së Krajlit në eposin homerik përfaqësohet nga Helena e Trojës. Sa
për vendin, Kotorret e Reja që përmendet te Eposi ynë, në Eposin homerik kemi Trojën. Ndërsa mbrojtja që Zotat i bëjnë Akilit në Eposin tonë
përfaqësohet me mbrojtjen që Zanat i bëjnë Mujit.Prandaj atë Zefi del në konkludimin se Cikli legjendar i kreshnikëve është një fragment ose
reminishencë e eposit homerik.
Mund te thuhet se temes baze, rezistences ndaj shqeve, i nenshtrohen te gjitha temat e tjera, si : lindje e
mbinatyrshme e heronjve, mosmarreveshjeve keqkuptimet e perkohshme midis vete kreshnikeve, marredheniet
familiare, rrembimet e ndersjelleta te kuajve, te grave etj. Keshtu, forca e jashtezakonshme qe fiton kryekreshniku
Muji me ndihmen e Zanave konsumohet per t' u rezistuar shkieve mosmarreveshja midis vllezerve Muji dhe Halili,
qe gati sa nuk arrin ne dyluftim (kenga “Halili I qet bejleg Mujit"), giykohet nga nena e tyre si dicka qe do ta uronin
shkiet. Ne kete menyre tere eposin e pershkon fryma e rezistences kunder shqeve, fryma o alarmit te
vazhdueshem
per shkak te tyre, fryma e pasigurte dhe e nevojes sé vigjilences se perhershme per te ruajtur boten kreshnike'mos
me hy as korbi“.

Tematika te tjera Ne vargun e gjate te poemave qe perbejne eposin, situatat ku zberthehen temat tane nga me te larmishmet, me
fantastiket, me terheqeset, mé madheshtoret, gati marramendese. Kemi aty kulla hije renda, ku gdhijne e ngrysin
ditet e armepushimeve heroike te; marredheniev midis vellezerve, kunatave, vellameve ; zjarre alarmesh qe
paralajmerojne rrezikun ;zana qe i afrohen kulles se kreshnikut ne muzg per t’u ankuar per dicka:festa qe
nderpriten nga nje kushtrim rrenqethes:marshime te gjata,ndeshje te egra ne bjeshke,dyluftime,pas mbarimit te te
cilave toka mbetet djerre nga zhgerryerja e kembeve te njerezve e te kuajve:ndjekje homerike midis
pamjeve
madheshtore te natyres;karvane dasmoresh qe levizen drejt dasmash te rrezikshme.

Se fundmi,lidhur me tematiken e eposit te kreshnikeve vlen te permendet se ne asnje rast nuk kemi
konflikte
fetare.
Mbledhesit e perlave
Këngët e kreshnikëve na japin një pamje të gjerë të asaj mënyre të shprehjes
gjuhësore popullore ku politesa dhe arroganca, miklimi dhe ironia, shpotia dhe
sarkazma etj., paraqiten me mjete gjuhësore të qëlluara, të gjetura mirë e të
bukura, me larmi e përpikmëri, që dëshmojnë për shije të hollë artistike, po
edhe për traditë të lashtë të shprehjes së përpunuar, të gjuhës si mjet arti. Nga
ky këndvështrim, nuk e teprojmë kur themi se këngët e kreshnikëve janë
përmendore madhështore e kulturës së gjuhës shqipe.Këngët e kreshnikëve
apo Epika popullore shqiptare e Veriut ka qenë dhe vijon të jetë si mineralet e
çmueshme, që mblidhen e nxiren prej thellësive të nëntokës e prej rrethinave a
viseve malore më skajore, pasi ato, pikërisht për shkëlqimin, hijeshinë dhe
vlerat e tyre të çmueshme, bëhen menjëherë objekt gjakimi e pëlqimi prej
masës së gjerë të studiuesve, njësoj si ari e argjendi prej zejtarëve ndejtarë e
të ngulur të qyteteve. Me vlerë të madhe ka qenë, ndër të tjera, studimi hyrës
nga Z.Sako e Qemal Haxhihasani në vëllimin “Folklor Shqiptar, II Epika
Legjendare, Tiranë, 1966, ku jepet një pamje e hapët e vlerave të këngëve të
kreshnikëve si pjesa më përfaqësimtare e shpirtit krijues të popullit shqiptar
dhe posaçërisht e Malësisë së Veriut ku ndodhet edhe vatra e tyre.
Kenget e kreshnikeve kendohen ne tubime popullore me rendesi,ne dasma,ne oda te burrave,ne
mjediset familjare,festat kombtare etj.Kur kendohen kenget e kreshnikeve auditori degjon me
nderim e
vemendje te madhe.Gjithmone ky epos eshte vleresuar si nje krijmtari me peshe ndikuese
edukative.Mund te themi se malesori shqiptar eshte ushqyer me kenget e kreshnikeve,jo vetem

Transmetimi I nepermjet auditorit te tyre re mirefillte ku ato kendoheshin por edhe nga percjellja e tyre goje e
nenave

Vlerave te femijet.Ndre Mjeda nje nga vleresuesit me te medhenj te shpirtit malesor,ka cituar ne nje nga
vjershat e tij:”Qe nder djepa rrisin nanat e Hotit djelmenine ushtore,e idhnim n’anmikun neper gji
u
qesim’.Kemi ne keto vargje poetitke nje sinteze te atij realiteti qe ndeshet kudo neper Malesine e
Madhe:nenat malesore e kane pasur tradite qe t’ua mesojne kenget epike femijeve,sidomos
djemeve,t’ua ushqejne ato ne zemra se bashku me qumshtin.

You might also like