P.point Latinisht 7 (2)

You might also like

Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 8

Universiteti Europian i Tiranës

Terminologji Latine

Msc. Elvira Xhamani


Bona fortuna te iuvet
Përbërja e recetës

I - Inscriptio (mbishkrimi, kreu i recetës). Në këtë pjesë të recetës bëhet regjistrimi i


emrit të institucionit shëndetësor, ku punon mjeku që ka lëshuar recetën si dhe
adresa e tij; shënohet gjithashtu dega, reparti dhe numri i regjistrit.

II – Nomen aegroti (emri i të sëmurit). Në këtë pjesë të recetës shënohet emri,


mbiemri, mosha dhe adresa e të sëmurit.

III - Invocatio ose praepositio (thirrja ose propozimi). Kjo pjesë e recetës
përmban porosinë e mjekut drejtuar farmacistit për marrjen e substancave
medikamentoze dhe përgatitjen e barit që i nevojitet të sëmurit. Kjo pjesë fillon me
foljen Recĭpe (merr, prano) që zakonisht shënohet shkurtimisht Rp.:
IV - Praescriptio ose Designatio materiārum (përshkrimi, tregimi i
materialeve).
Receta është e thjeshtë (receptum simplex ose formŭla remediōrum simplex).
Receta quhet e përbërë (receptum composĭtum ose formŭla remediōrum composĭta).
Renditja e substancave medikamentoze në recetën e përbërë bëhet sipas rolit që
luajnë në efektin mjekues. Kështu kemi:
● Remedĭum base ose remedĭum cardinale ose remedĭum princeps (substanca
kryesore). Kjo është substanca medikamentoze bazë ose kryesore, që jep efektin më të
rëndësishëm mjekues.
● Remedĭum adiŭvans (substanca ndihmëse). Kjo substancë shënohet kur është e
nevojshme dhe mund të jetë një ose disa. Ajo ka për qëllim të forcojë ose të zbusë
veprimin e substancës kryesore.
● Remedĭum corrĭgens (substanca ndreqëse ose korrigjuese). Kjo substancë shërben
për ndreqjen e shijes së keqe të barit dhe të erës së rëndë ose të rregullojë ngjyrën e
përbërësit a të përbërësve të lëndës kryesore. Sheqernat, shurupet, që zënë 1/3 e
peshës ose vëllimit të medikamentit, përdoren si përbërës korrigjues.
● Remedĭum constituens ose formans ose excipiens (substanca formuese). Kjo
substancë i jep formën dhe konsistencën barit të caktuar, i cili mund të jetë i ngurtë, i
butë ose i lëngët. Për shembull, në tretësirat, si lëndë e tillë shërben shpesh uji ose
alkooli; në pomadat, shqërbejnë yndyrnat e ndryshme, vazelina etj. Zakonisht këto
substanca nuk kanë vlera mjekësore, por përbëjnë një mjedis në të cilin bashkohen,
treten dhe shpërndahen në mënyrë të barabartë të gjitha lëndët medikamentoze.
Përdorimi i këtyre lëndëve nuk është gjithmonë i domosdoshëm; shpesh mjeku e lë
sasinë e saj në dorë të farmacistit, duke shkruar përbri “quantum satis” (aq sa duhet).
V - Subscriptio (nënshkrimi, shënimi, udhëzimi). Në këtë pjesë të recetës mjeku i
jep udhëzime farmacistit, duke i treguar se çfarë veprimesh duhen kryer me
substancat e përshkruara, se çfarë forme i duhet dhënë barit dhe në çfarë sasie, ene
ose paketimi duhet lëshuar.
Në këtë pjesë jepet urdhri: “Misce” ose “Misceātur” (Përzieje ose Të përzihet) që në
recetë shkruhet e shkurtuar: M.
Pas fjalës (“Misce”, “Misceātur”) vijon fjala “fiat” ose “fiant” (“Të bëhet” ose “Të
bëhen”), që shkurtimisht shkruhet “f”, duke treguar edhe formën e barit që
dëshirohet të përgatitet (pluhur, pastë, pilulë, pomadë, etj). Për shembull: Misce (ut)
fiat pulvis (pasta, unguentum, etj.)

Urdhri i lëshimit të barit nga farmacia shprehet me fjalën “Da”, “Detur”, “Dentur”,
që shkurtimisht shkruhet “D”.

Në këtë pjesë të recetës shkruhet se çfarë sasie apo doze duhet dhënë dhe nganjëherë
shënohet edhe mënyra e paketimit të barit. Për shembull: Da (Detur, Dentur) ad
scatulam – Jepe (të jepet, të jepen) në kuti. Da (Detur, Dentur) ad saccŭlum. Da
(Detur, Dentur) in flacōnis. Da (Detur, Dentur) ad chartam.

Për këtë vihet shënimi Dentur (da) tales doses numĕro 10, që do të thotë: “Të jepen
(jep) të tilla doza numër 10” dhe shkurtimisht në recetë shkruhet: D.t.d.N. 10. Sasia e
dozave mund të shkruhet me shifra arabe ose edhe romake kur është me pika.
VI ­- Signatura (Të shënuarit, udhëzimi). Në këtë pjesë të recetës, mjeku shënon
mënyrën e përdorimit të barit dhe frekuencën e marrjes së tij nga i sëmuri. Kjo pjesë e
recetës fillon me fjalën latine “Signa” ose “Signētur”, (“Shëno” ose “Të shënohet”),
shkurtimisht “S”.
Kjo porosi jepet edhe gojarisht, edhe me shkrim njëkohësisht në mjetin e paketimit, me të
cilin lëshohet bari.
Pas këtij shkurtimi shënohet në gjuhën amtare mënyra e përdorimit të barit, sasia e dozës
së njëhershme, sa herë gjatë ditës duhet përdorur bari, koha e pirjes, etj. Për shembull,
lëndët e hidhura merren 10-15 minuta para ushqimit, lëndët që ndihmojnë tretjen
përdoren në kohën e ngrënies, kurse lëndët me veti irrituese për mbulesën mukoze të
aparatit tretës, porositen të përdoren pas ushqimit.
Nëse mjeku mendon se do ta përdorë vetë barin, atëherë në këtë pjesë ai shkruan “Ad
manus medici” (në duart e mjekut), “Ad usum propium” (për përdorim vetjak), “pro
auctore” (për autorin).
Kjo pjesë e recetës lidhet drejtpërdrejt me të sëmurin, prandaj duhet shkruar në gjuhën
shqipe pastër, qartë dhe kuptueshëm.
VII - Nomen medĭci (emri i mjekut). Në këtë pjesë të recetës shënohet emri dhe
mbiemri i mjekut që lëshon recetën. Këto shkruhen të plota dhe në mënyrë të
lexueshme. Pastaj vihet nënshkrimi i mjekut, vula e institucionit shëndetësor, data e
lëshimit të recetës, etj.
Nëse bari nevojitet sa më shpejt, d.m.th., kur për nevoja urgjente të të sëmurit receta
nuk duhet vonuar në farmaci, atëherë mbi të në krahun e majtë lart dhe pjerrtas, mjeku
shënon një nga këto fjalë: “cito” (shpejt), “citissĭme” (sa më shpejt, urgjentisht),
“statim” (aty për aty, menjëherë, në çast), “ex tempŏre” (jashtë kohe, aty për aty, në
çast, urgjentisht, etj). Recetat që kanë shenja të tilla, duhet të pranohen menjëherë para
të tjerave, të përgatiten dhe barërat të jepen nga farmacia jashtë çdo radhe.
1. Përktheni dhe thoni kuptimin e termave të mëposhtëm të recetave

Receptum: Formūla remediōrum. Formūla remediōrum simplex. Formūla


remediōrum composĭta. Verte: “V”; inscriptio, invocatio, designatio
materiārum, subscriptio, signatūra, nomen aegrōti, nomen medĭci, recĭpe,
basis, remedium cardināle, remedium adĭuvans, remedium corrĭgens,
remedium constituens. Da in oblātis, in ampullis, in vitro nigro, pro dosi. Misce
ut fiat pulvis. Dentur tales doses numero 20. Divĭde in partes aequāles
numĕro 10. Misce, fiant pilŭlae numero 30. Pro me, pro auctōre; ad usum
proprium, ad usum internum, ad usum externum, repetātur, bis repetātur, cito,
citissĭme, statim, pro usu interno; pro usu externo, pro usu proprio, gratis, ex
tempŏre, signētur suo nomĭne (S.S.N); formŭla magistrālis, formŭla officinālis,
secundum artem, relatio medĭca.

2. Memoriā tenete

1. Asĭnus asĭnum fricat. 2. Veri amici thesaurus sunt. 3. Honesta vita, beāta
vita. 4. Ab ovo usque ad mala. 5. Etĭam sine magistrō vitia discuntur. 6.
Galenus recte pater pharmaciae apellatur.
Faleminderit
Gratiam Vobis

You might also like