Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 17

UNIVERSITETI I TIRANËS

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë

DETYRË KURSI
LËNDA: SINTAKSË

TEMA: VËSHTRIM KRITIK MBI PLANET ANALITIKE VJETORE DHE


KRAHASIM MES TYRE

NËNTEMA: KRAHASIM I PLANIT ANALITIK ME LIBRIN “GJUHA SHQIPE “

PUNOI : BEJAZE ALLAJBEJ

2021
Për këtë detyrë kam marr në shqyrtim 3(tri) Plane analitike vjetore :

1.Planin analitik vjetor 2020-2021 nga Instituti I Zhvillimit të Arsimit;


2.Planin analitik vjetor 2020-2021 nga shtëpia botuese Albas;
3.Planin analitik vjetor 2020-2021 nga shtëpia botuese Pegi ,

për klasën e 8 (tetë) të arsimit të mesëm të ulët.

Gjithashtu kam marr në shqyrtim edhe librin :”Gjuha shqipe 8 “ nga botimet “Albas” për ta
krahasuar me Planin analitik vjetor po nga e njëjta shtëpi botuese (Albas).
1.Plani analitik vjetor 2020-2021 nga IZHA;

Ky plan analitik përmban 15 tema të ndara në dy periudha kohore gjatë semestrit të dytë
dhe të tretë ,periudha Janar- Mars dhe periudha Prill- Qershor.

Të gjitha këto tema (15 temat ) janë të ndara në 7 (shtatë) javë mësimore.

Java e 23 (njëzet e tre) perfshin 3 temat e para :


1.Funksionet gramatikore të fjalëve në fjali;
2.Llojet e kallzuesit : emëror dhe foljor;
3.Ushtrime për kallzuesi emëror dhe foljor.

Java e 25(njëzetë e pesë) përfshin 2 (dy) tema:


1.Fjalitë e përbëra me bashkërenditje;
2.Fjalitë e përbëra me nënrenditje kohore dhe vendore.

Java e 26 (njëzet e gjashtë ) përfshin 2 tema:


1.Fjalitë e përbëra me nënrenditje shkakore dhe qëllimore;
2. Fjalitë e përbëra me nënrenditje mënyrore dhe rrjedhimore
Java e 27 (njëzet e shtatë) pëfshin vetëm një temë:
1.Ushtrime për fjalitë e përbëra me nënrenditje.

Java e 28 (njëzet e tetë) përfshin 2 tema :


1. Fjalitë e përbëra me nënrenditje krahasore dhe kushtore;
2. Fjalitë e përbëra me nënrenditje lejore dhe sasiore.

Java e 29 (njëzet e nëntë) përfshin 3 tema :


1. Ushtrime për fjalitë e përbëra me nënrenditje;
2. Fjalitë e përbëra me nënrenditje përcaktore dhe ftlluese;
3. Ushtrime për fjalitë e përbëra me nënrenditje.

Dhe java e 32 (tridhjetë e dy) përfshin 2 tema:


1.Ligjërata e drejtë dhe e zhdrejtë ;
2. Kthimi I ligjëratës së drejtë në të zhdrejtë.

Ky plan analitik vjetor gjithashtu është I paraqitur në tabelën e mëposhtme .


Përsa I përket planit analitik vjetor të nxerrë nga botimet “Pegi” në shqyrtimin që unë kam bërë kam arritur
në përfundimin që eshtë I njëjtë më atë çfarë ka nxjerrë edhe IZHA,pra janë:

● 15 tema mësimore
● ruajnë të 15vkëto tema renditjen e njëjtë në të dyja planet
● këto tema gjithasht zhvillohen në periudha të njëjta kohore ,mësimore ( Janar-Mars; Prill- Qershor)
● gjithashtu javët mësimore janë të njëjta dhe të ndara po njësoj në tema.

Pra ,nga ky konstatim dal në përfundimin se shtëpia botuese “Pegi” ka ndjekur me shumë përpikmëri Planin
analitik vjetor të paraqitur nga IZHA.
Në ndryshim nga plani analitik që IZHA ka nxjerrë ,dhe sigurisht në ndryshim me planin e shtëpisë botuese “Pegi”,plani
analitik vjetor 2020-2021 I paraqitur nga shtëpia botuese Albas për “Gjuha shqipe 8” ka shumë ndryshime .
Fillmisht ndryshe nga dy planet e para ,shtëpia “Albas “ ka paraqitur një plan me 13 tema mësimore,për vetëm simestrin
e 3 (tretë) periudha Prill- Qershor.

Plani Analitik vjetor 2020-2021 botimet Albas:

1.Funksionet gramatikore të fjalëve në fjali.


2.Llojet e kallzuesit emëror dhe foljor
3.Ushtrime për kallzuesit emëror dhe foljor
4.Fjalitë e përbëra me nenrenditje shkakore dhe qëllimore
5.Fjalitë e përbëra me nenrenditje mënyrore dhe rrjedhimore
6.Ushtrime për fjalitë e përbëra me nënrenditje
7. Fjalitë e përbëra me nenrenditje krahasore dhe kushtore
8. Fjalitë e përbëra me nenrenditje lejore dhe sasiore
9. Ushtrime për fjalitë e përbëra me nënrenditje
10. Fjalitë e përbëra me nenrenditje përcaktore dhe ftlluese
11. Ushtrime për fjalitë e përbëra me nënrenditje
12.Ligjërata e drejtë dhe e zhdrejte
13.Kthimi I ligjëratës së drejtë në të zhdrejtë
Siç e vëmë re edhe nga renditja e të gjitha temave ka një diferencë ne numrin e temave .
Pra , mund të themi se “mungojnë” 2 (dy) tema:

1.Fjalitë e përbëra me bashkërenditje;


2.Fjalitë e përbëra me nënrenditje kohore dhe vendore.

Këto janë temat të cilat në planin analitik vjetor të Ministrisë gjenden në javën e 25 ( njëzet e pesë),po ashtu
gjenden edhe në planin analitik te botimeve Pegi.

Ndryshimet e planit analitik të botimeve Albas vihen re edhe në librin “Gjuha shqipe 8” po të botimeve
Albas.
Ka ndryshime edhe në tema .
Plani analitik vjetor tregon 13(trembëdhjetë) tema për pjesën e sintaksës,kurse në librin “Gjuha shqipe 8 “
jane 22 (njëzet e dy) tema për pjesën e sintaksës.
Më poshtë do të analizojmë librin “Gjuha shqipe 8” në vetvete ë më pas do të krahasojmë diferencat e
temave me Planin analitik vjetor të botimeve Albas.
Fillimisht ,
Libri “Gjuha shqipe 8” është vit botimi 2018 ,ndërsa
Plani analitik po I botimeve “Albas” është I vitit 2020-2021
Nr. Temat mësimore “Gjuha shqipe 8”
1. Gjymtyrët e fjalisë.Gjymtyrët kryesore të fjalisë.
2. Kallzuesi.Llojet e tij.
3. Përcaktori.Mënyrat e shprehjes.
4. Ndajshtmi
5. Llojet e kundrinorëve
6. Rrethanrët
7. Ushtrime për gjymtyrët e fjalisë.
8. Fjalitë e përbëra.Llojet e fjalive me nënrenditje.
9. Fjalitë e përbëra me pjesë të nënrenditur ftilluese.
10. Fjalia me pjesë të nënrenditur përcaktore.
11. Fjalitë e përbëra rrethanore.Fjalia me pjesë të nënrenditur vendore.

vazhdon….
Nr. Temat mësimore “Gjuha shqipe 8”
12. Fjalia me pjesë të nënrenditur kohore
13. Fjalia me pjesë të nënrenditur mënyrore
14. Fjalia me pjesë të nënrenditur shkakore dhe qëllimore
15. Fjalia me pjesë të nënrenditur sasiore dhe krahasore
16. Fjalia me pjesë të nënrenditur kushtore
17. Fjalia me pjesë të nënrenditur lejore
18. Fjalia me pjesë të nënrenditur rrjedhimore
19. Ushtrime për fjalitë e përbëra
20. Ligjërata e drejtë dhe e zhdrejtë.Kthimi I ligjëratës së drejtë në të zhdrejtë
21. Ndryshimet gjatë kthimit të ligjëratës së drejtë në të zhdrejtë
22. Ushtrime për kthimin e ligjëratës së drejtë në të zhdrejtë
Për pjesën e sintaksës në librin “Gjuha shqipe 8 “ të botimeve Albas kam bërë e ndarjen e
ushtrimeve në 3(tri) tipe ushtrimesh për çdo temë.

Në ushtrime me përkatësisht:

Zbatues me 64 ushtrime
Hulumtues me 27 ushtrime
Krijues me 26 ushtrime,

Të cilat krijijnë raportin e paraqitur më poshtë me grafik


Gjithashtu kam bërë edhe një ndarje tjetër të ushtrimeve përsa I përket numrit të kërkesave për çdo ushtrim që sjellin
rezultate të tilla:

Numri I kërkesave për të gjitha ushtrimet në kapitullin e


sintaksës
80
70 pyetje më 1 (një) kërkesë 54 pyetje
60
50
pyetje me 2 (dy) kërkesa 76 pyetje
40 pyetje me 3 (tri) kërkesa 1 pyetje
30
20
pyetje me 4( katër) kërkesa 1 pyetje
10
0
sintaksa

1 kërkesë 2 kërkesa 3 kërkesa 4 kërkesa


Në kapitullin e sintaksës gjithashtu kam analizuar edhe trajtimin që I është bërë çdo teme ,dhe sesi janë
trajtuar njohuritë gjuhësore në këto tema.

1. Temat nisin të gjitha me “Kujtojmë!” ku në tekstin e dhënë bëhet kërkesa për t’u rikujtuar njohuritë e
marra nga klasat e mëparshme.
2. Janë trajtuar në model të njëjte të gjitha temat ku fillimisht jepen informacione të përgjithshme dhe më
vonë fokusimi kalon në çështjet kryesore .
3. Gjithashtu në të majtë të faqes ka tabela ku vendosen pikat kryesore,gjë që personalisht e mendoj pozitive
dhe tepër ndihmuese për nxënësin ,pavarësisht njohurive që ai përmban.
4. Ushtrimet janë të alternuara ku I perfshijnë të 3 tipet e pyetjeve.
Ndryshime të dukshme ka edhe mes Planit analitik të botimeve “Albas” me librin “Gjuha shqipe 8”të
botimeve ”Albas”.

Tema që “mungojnë” në planin vjetor ,por që janë në libër:

1. Përcaktori.Mënyrat e shprehjes.
2.Ndajshtmi
3.Llojet e kundrinorëve
4.Rrethanrët
5.Ushtrime për gjymtyrët e fjalisë.
6.Fjalitë e përbëra.Llojet e fjalive me nënrenditje.
7. Fjalitë e përbëra rrethanore.Fjalia me pjesë të nënrenditur vendore.
8. Fjalia me pjesë të nënrenditur kohore
9. Ndryshimet gjatë kthimit të ligjëratës së drejtë në të zhdrejtë
10.Ushtrime për kthimin e ligjëratës së drejtë në të zhdrejtë
Tema që kanë ndryshime në formulim mes Planit analitik dhe librit “Gjuha shqipe”

Disa prej temave që në Planin analitik janë paraqitur sëbashku , në librin “Gjuha shqipe 8” janë
paraqitur më vete ose të bashkëngjitura me tema të tjera ndryshe nga Plani analitik.

Nr. Plani analitik vjetor “Albas” 8 “Gjuha shqipe 8” “Albas”


1 Fjalitë e përbëra me nënrenditje mënyrore dhe 1.Fjalia me pjesë të nënrenditur mënyrore
rrjedhimore;
2.Fjalia me pjesë të nënrenditur rrjedhimore
2 Fjalitë e përbëra me nënrenditje krahasore dhe 3.Fjalia me pjesë të nënrenditur sasiore dhe krahasore
kushtore;
4.Fjalia me pjesë të nënrenditur kushtore
3. Fjalitë e përbëra me nënrenditje lejore dhe sasiore. 5.Fjalia me pjesë të nënrenditur sasiore dhe krahasore
6.Fjalia me pjesë të nënrenditur lejore
4. Ushtrime për fjalitë e përbëra me nënrenditje 7.Në tekst gjendet vetëm një temë e tillë.
5. Fjalitë e përbëra me nënrenditje përcaktore dhe 8.Fjalitë e përbëra me pjesë të nënrenditur ftilluese.
ftilluese
9.Fjalia me pjesë të nënrenditur përcaktore.
6. Ushtrime për fjalitë e përbëra me nënrenditje. 10.Në tekst gjendet vetëm një temë e tillë.
7. Ligjërata e drejtë dhe e zhdrejtë 11.Ligjërata e drejtë dhe e zhdrejtë.Kthimi I ligjëratës së
drejtë në të zhdrejtë
8. Kthimi I ligjëratës së drejtë në të zhdrejtë.
MENDIME

Personalisht më duket frytdhënës vendosja e një teksti /ushtrimi për të rikujtuar njohuritë e marra më
parë,pasi në këtë mënyrë bëhet më e lehtë shtimi I një njohurie të re për nxënësin.Gjithashtu fakti që çdo
pjesë kryesore shoqërohet me pyetje ,përgjigjja e të cilës është dhe shpjegimi I mësimit.Fakti I vendosjes në
tabela me ngjyra informacionin që është për t’u mbajtur mend dhe I atyre që janë pak më të vështira për t’u
fiksuar nga nxënësi ,bën më të lëhtë mësimin e tyre ,pasi tërheqin vëmendjen e nxënësit shumë më shpejtë
sesa po të ishin shkruar pas shpjegimit të mësimit.
Përfundime:

Gjatë kësaj analize kam arritur në këto përfundime:

1.Plani analitik vjetor nga “Instituti i Zhvillimit të Arsimit” është mbajtur si shembull nga shtëpia botuese Albas
për të formuluar Planin e tyre analitik ,kurse nga shtëpia botuese Pegi është I njëjti me planin e IZHA-Së.

2.Plani analitik vjetor I shtëpisë botuese Albas ka “mangësi “ në tema në krahasim me 2 (dy) planet e tjerë.

3.Edhe përballë librit “Gjuha shqipe 8” ,plani analitik ka ndryshime ,si në numrin e temave ashtu edhe ne
formulimin dhe renditjen e tyre.

You might also like