Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 30

Marrëdhëniet Juridike

• Marrëdhëniet juridike, janë ato marrëdhenie shoqërore, ku ekzistojnë dy palë: njëra


palë që urdhëron dhe tjetra që duhet të sillet sipas urdhërave të palës urdhëruese

• Kjo marrëdhënie që të jetë juridike duhet të realizohet përmes normave juridike

• Marrëdhëniet juridike janë pjesë e marrëdhënieve shoqërore, ndërsa marrëdhëniet


shoqërore, nuk janë gjithëherë edhe marrëdhënie juridike

• Pse ?

• Sepse një numër i madh i marrëdhënieve shoqërore rregullohet me norma të tjera-jo


juridike, p.sh. me norma morale, norma zakonore, norma fetare...

• Të gjitha marrëdhëniet shoqërore qofshin ato ndërmjet shokëve, marrëdhëniet


religjioze, mund të shndërrohen ne marrëdhënie juridike

• Kur shndërrohen në marrëdhënie juridike ?

• Nëse urdhërohet nga organi shtetëror që të bëhën pjesë e rendit juridik


• Marrëdhëniet juridike krijohen sipas normës së përgjithshme dhe
normës së veçantë juridike

• Me normë të përgjithshme, marrëdhëniet shoqërore rregullohen


më herët, pa marrë parasysh se a paraqiten raste apo jo

• P.sh., “të gjithë qytëtarët që kanë pasuri të patundshme duhet të


paguajnë tatim”

• Ndërsa me normë të veçantë rasti është i dhënë dhe norma e


veçantë e rregullon duke u bazuar në normën e përgjithshme

• P.sh. “Agroni ka pasuri të patundshme, prandaj duhet të paguaj


tatimin”

• Nëse Agroni nuk e paguan tatimin çka ndodh ?


Elementët e marrëdhënieve juridike

•Sipas një grupi të autorëve elementët e marrëdhënieve juridike


janë dy:
1.autorizimet dhe
2.detyrimet

•Ndërsa sipas grupit tjetër të autorëve janë:


•të drejtat
•Detyrimet
•Subjektët e së drejtës dhe
•Objekti i së drejtës

•Në marrëdhëniet juridike gjithnjë ekzistojnë subjektet, personat ndërmjet të cilëve


krijohen marrëdhëniet juridike

•Sepse njëri subjekt në marrëdhënie ka të drejta (autorizime), ndërsa subjekti tjetër ka


detyrime juridike

•p.sh., te huaja, huadhënësi ka të drejtë të kërkojë kthimin e borxhit nga huamarrësi, pra
huamarrësi është i detyruar që t’ia kthej borxhin huadhënësit
• Por mund të ndodh që në një marrëdhënie
juridike, një subjekt të ketë edhe të drejta edhe
detyrime

• P.sh. të kontrata e shitblerjes, kur shitësi është i


detyruar me pajtimin e çmimit ta dorëzojë mallin
– sendin, ndërsa është i autorizuar ta kërkojë
çmimin (paratë) dhe anasjelltas

• Pra, e dorëzon mallin dhe pastaj kërkon paratë

• Blerja e një telefoni celular, blerësi jep paratë,


fiton të drejtën e merr telefonin

• Pra, kjo marrëdhënie ndërmjet autorizimit dhe


detyrimit është marrëdhënie korrelative
Subjektet e së drejtës

•Njerezit (subjektët) janë ata të cilet veprojnë-krijojnë dhe realizojnë


marrëdhëniet juridike, sepse në fund të fundit, janë pronarë të
sendëve, pavarësisht nga natyra e tyre

•Marrëdhëniet juridike krijohen:


•Ndërmjet subjekteve private
•Ndërmjet subjekteve private dhe personave juridikë, si dhe
•Ndërmjet vet shtetit dhe subjekteve private etj

•Njeriu dhe subjektet artificiale (juridike) për të qenë palë në një


marrëdhënie juridike, duhet të plotësojnë kushte të caktuara, në
mënyrë qe të kenë mundësi psikike dhe fizike për të qenë bartës të
të drejtave dhe detyrimeve

•Ky subjekt i së drejtës, qoftë individ apo subjekt kolegjial, duhet të


ketë aftësi psikike dhe fizike që vendimet e veta t’i shpreh në
mënyrë të vetëdijshme dhe me dashje dhe për këto akte në mënyrë
të drejtë të jetë i motivuar
• Subjekte të së drejtës konsiderohen:

1. personat fizikë dhe


2. personat juridikë

Personat fizik

1. Person fizik si subjekt i së drejtës është vetë njeriu

2. Njeriu është bartës i të drejtave dhe detyrimeve

3.Aftësia për të qenë subjekt i së drejtës quhet zotësi juridike

4.Zotësinë (aftësinë) juridike e ka çdo individ, pavarësisht nga


mosha dhe gjinia
• Zotësia e veprimit paraqet aftësinë për të lidhur punë juridike, punë të cilat
janë në pajtueshmëri me të drejtën

• Ndërsa zotësia deliktore paraqet aftësinë për të bartur përgjegjesinë për


veprat e kundërligjshme

• Të gjithë qytetaret me të lindur e fitojnë zotësinë juridike

• Bie fjala, edhe frytit në barkun e nënës i njihet subjektiviteti juridik me të


vetmin kusht që të lind i gjallë

• Pra, fëmija i palindur konsiderohet si i lindur - me të vetmin justifikim për


mbrojtjen e interesit pronësor

• Zotësia e veprimit dallon nga zotësia juridike, sepse njeriu mund ta ketë
zotësinë e veprimit vetëm nëse është i vetëdijshëm për veprimet e veta dhe
veprimet e tij duhet të jenë në pajtim me normën juridike
• Personi fizik për të pasur zotësinë e veprimit:
1.duhet të jetë i moshës madhore
2.duhet të arrij shkallen e pejkurisë fizike dhe mendore

• Është irelevante të caktohet kjo shkallë me moshë (18 +)

• Qenësore është, që personi fizik të ketë zotësi që t’i kuptojë


të drejtat (autorizimet) dhe detyrimet (obligimet) e tij, në
mënyrë të drejtë dhe të ketë zotësi që këto t’i bartë (qofshin
pasoja pozitive apo negative)

1.Sot me zhvillimin e shkencës-teknologjisë, personi fizik


madje i moshës më të re bën mrekulli të jashtëzakonshme

2.(p.sh., kërkohet pëlqimi që fëmija i moshës 14 vjeçare mund


të lidh kontratë, fëmija i moshës 16 vjeçe mund të shkruaj
testament etj) ...
• Zotësia e veprimit mund të jetë e plotë dhe jo e
plotë, e pjesërishme

• Zotësia e plotë e veprimit është e mundur që të


fitohet edhe para moshës madhore (18 vjeçe), në
qoftë së personi i caktuar lidh martesë

• Zotësia e veprimi, varësisht prej moshës lëviz, ku


dallojme tri faza:

• fazën pa zotësi të veprimit (deri në 10 vjet)


• fazën e zotësisë së pjesërishme (10-16 vjeç) dhe
• fazën e zotësisë së plotë (18+)
• Zotësia deliktore parasheh përgjegjësinë për
realizimin e shkeljes (deliktit), përgjegjësia penale
e cila varet nga mosha

• Kemi shkallëzimin e përgjegjësisë sipas moshës


siç është:
1.Fëmija
2.fëmija i mitur dhe
3.personi madhor

• d.m.th., se për vepër penale përgjegjësinë e bartin


edhe personat para moshës madhore duke
ndjekur procedurë të veçantë

• Zotësia e veprimit personave fizikë mund t’iu


kufizohet për shkak të të metave fizike dhe
mendore
• Ky kufizim i zotësisë së veprimit mund të zvoglohet edhe për arsye
të sjelljes, të metave dhe mangësive në sjelljet përkatëse në
shoqëri

• Bie fjala, njerëzitë që luajnë bixhoz, njerëzitë që konsumojnë pije


alkoolike në masë të tepruar, njerëzitë që konsumojnë pije
narkotike

• Të gjithë këtyre personave mund t’iu merret zotësia e veprimit në


tërësi, sepse rrezikojnë ekzistencën e familjes

• Me vdekjen shuhet zotësia e veprimit, pse?

njejtën kohë
• Sepse shuhen të gjitha marrëdhëniet juridike ekzistuese, por në të
lindin marrëdhënie të reja juridike, si bie fjala, marrëdhënia e
trashigimisë etj

• Menyrë tjetër e shuarjes së zotësisë së veprimit konsiderohet edhe zhdukja e personit


fizik

• P.sh. shpallja e personit fizik i humbur, mirëpo në ketë rast personit nuk i shuhen
veprimet juridike, d.m.th., zotësia juridike dhe as e veprimit, me kusht që të
PERSONAT JURIDIKË

•E drejta u njeh personave juridikë subjektivitetin si edhe


personave të tjerë që të jenë bartës të të drejtave dhe
detyrimeve,

•Jeta e bujshme bashkëkohore imponon domosdoshmërinë e


pjesëmarrjes edhe të njësive të tjera organizative si subjekte
të së drejtës që janë të nevojshme dhe të domosdoshme për
komunikimin juridik, që të krijojnë raporte juridike dhe duke
ushtruar punë dhe veprime juridike

•p.sh., lidhja e kontratave nga personat juridikë dhe kështu ata


të jenë bartës të të drejatve dhe të detyrimeve, të jenë
subjekte të së drejtës

•Subjekte të së drejtës mund të jenë të gjitha ato organizata,


shoqata, klube, ndërmarrje, kompani etj. të cilat shteti i
pranon si të tilla
• Këto subjekte juridike i njeh organi i caktuar shtetëror, duke
plotësuar kriteret e parapara me normën e përgjithshme juridike që
kërkohet:

• veprimtaria me të cilën merret subjekti:


- të jetë e lejuar
- duhet të ketë anëtarësinë e vet
- duhet të ketë organet e veta
- duhet të ketë aktet e veta në çka e mbështet tërë aktivitetin e vet, pra duhet të ket statutin, rregulloret
përkatëse
- dhe në fund edhe shënimet lidhur me identitetin e vet, çka synon ???

• E drejta u njeh subjektivitetin juridik edhe organizatave të cilat nuk kan ë


kapital-pronësi, sepse ato kanë karakter humanitar, madje as organet
shtetërore nuk kanë pasuri (institucionet shkollore, kulturore, sh ëndetësore
etj)!!!! Është gabim në libër, (institucionet shkollore, kulturore, shëndetë
ndetësore,
sore, kanë pronësi)

• Zotësia juridike e personave juridikë njihet nga shteti me rastin e regjistrimit


e regjistrimit të tyre, p.sh., në gjykata, në organet komunale të
administratës ...MSHP...etj.

• Personin juridik e përfaqëson drejtori si brenda ashtu edhe jashtë, duke bartur
edhe përgjegjësinë si për të punësuarit ashtu edhe ndaj subjekteve të tjera
me të cilat ka lidhje afariste
AUTORIZIMI JURIDIK

•Autorizimi juridik nënkupton autoritetin (sjelljen) e caktuar të


subjektit juridik i cili është bartës i autorizimit, pra i së drejtës

•Këtë sjellje janë të detyruar ta respektojnë të gjithë të tjerët,


d.m.th., sjellja e tij paraqet detyrim për subjektin tjetër që t’i
përmbahet kërkesës së subjektit i cili është bartës i autorizimit

•Nëse vepron ndryshe, subjekti i detyrimit do të bëj shkelje

•Subjekti i detyrimit është i obliguar të sillet në dy raste sipas sipas


kërkesës së subjektit të autorizimit:

•Në sjellje pasive – të mos veprojë kundër sjelljes së subjektit të autorizimit dhe
•Në sjellje aktive- të veprojë në pajtim me kërkesën e subjektit e subjektit të autorizimit

•P.sh. Ndalja jonë nga policia në komunikacion ...


E DREJTA SUBJEKTIVE

•Është autorizim i cili i takon subjektit të së drejtës duke u


bazuar ne normën juridike për të mbrojtur interesin e vet

•Subjekti i së drejtës është i lirë të sillet si të dojë, pra, ta


mbrojë apo edhe ta realizojë atë të drejtë

•E drejta subjektive ndahet:


•në të drejtën absolute
•dhe në të drejtën relative, apo në të drejtën reale dhe obligatore

•E drejta absolute vepron ndaj të gjithëve - të gjithë subjekteve, ndërsa e


drejta relative vepron ndaj subjekteve të caktuara

•E drejta e pronës vepron ndaj të gjithëve p.sh., e drejta ime për lapsin
qëndron në faktin se me të mund të sillem sipas d ëshirës sime: ta shes, ta
huazoj, ta fal, ta shkatërroj, është e drejta n ë send
•Çështja qendron ndryshe me të drejtën relative apo atë detyrimore,
sepse e drejta e sendit vepron ndaj një personi të caktuar, pra mund
të kërkohet nga ndonjë person që të bëj diçka (ta kthej borxhin ...)

•Ekziston edhe një ndarje e bazuar në sendet e luajtshme (të


levizshme) dhe sendet e paluajtshme (të palëvizshme), apo ndryshe
mund të quhen sendet që bartën dhe sendet që nuk mund të bartën

•P.sh. Ndërtesa, libri...cili është send i luajtëshëm dh cili i pa


luajtëshm ?
Keqpërdorimi i autorizimit - Keqpërdorimi i së drejtës subjektive

•Në histori është keqpërdorur autorizimi duke njohur vetëm të drejta por jo edhe detyrime
p.sh. Veprimet e monarkut absolut

•P.sh., institut i këtillë është konsideruar: prona ndaj robit dhe pronësia ndaj sendit

•Në të drejtën romake kemi maksimen në të kuptuarit e së drejtës subjektive: “ai i cili
realizon apo shfrytëzon të drejtën e vet subjektive, nuk mund ta demtoj ë askend-lëndojë“

•Me kalimin e kohës është treguar se duke u shërbyer me të drejtën subjektive, mund t’i
shkaktohet dëm subjektit tjetër, të drejtës apo edhe vetë shoqërisë p.sh., hapja e pusëve,
ndërtimi i shtëpisë afër shtëpisë tjetër

•Në rastin e parë kemi ”shterrjen e pusit” në afërsi, ndërsa në të dytin kemi “pengimin e
depërtimit të rrezeve të diellit” p.sh. Ndërtimi i rrokaqiejve ...

•Këto raste paraqesin konfliktin e të drejtave subjektive


TEORIA SUBJEKTIVE

•Për të ekzistuar keqpërdorimi i së drejtës, mjafton që në


rastin e realizimit të së drejtës private mbi pronën, të
ekzistojë “dashja” që tjetrit t’i shkaktojë dëm

•Ndërsa teoria objektive keqpërdorim të së drejtës subjektive


konsideron, momentin e ekzistimit të faktit se subjektit tjetër
i është “shkaktuar” dëmi, pavarësisht nga vullneti apo dashja
që tjetrit t’i shkaktohet dëmi

•Andaj, konkludojmë se: keqpërdorim të së drejtës subjektive


kemi atëherë kur, me realizimin e së drejtës së subjektive i
shkaktohet dëmi subjektit tjetër, se sa po të mos realizohej
kjo e drejtë
Kompetenca

•Kuptohet si ushtrim i së drejtës nga ana e subjektit të


caktuar, jo për interesin e vet, por për interesin e të tjerëve

•Kompetenca është e llojllojshme por për ne është interesant


kompetenca shtetërore (e policit, gjykatësit, nëpunësit) e
atyre që ushtrojnë kompetencën-autorizimin, jo për vete dhe
në interesin personal, por për interesin publik, ndryshe, pra në
interes të shtetit
Keqpërdorimi i kompetencës

•Keqpërdorimi i së drejtës subjektive nga ana e organ eve shtetërore, i cili


rëndom quhet “keqpërdorim i detyrës zyrtare”

•Konsiderohet si vepër penale, kur zyrtari i tejkalon autorizimet ligjore, duke


shfrytëzuar pozitën zyrtare për qëllime të tjera, e jo edhe në interesin publik

•Keqpërdorimi ekziston në rastin kur pozita zyrtare e subjektit i cili duke


ushtruar kompetencën, shfrytëzon rastin që të përfitoj në interesin e vet apo
për tjetrin, mirëpo e tërë kjo në kuadrin e normës juridike, d.m.th.,mbi bazën
ligjore

•P.sh. Dhënia e tenderëve një kompanie ndërtimore ...

•Këtu bëhët fjalë për keqpërdorimin e pushtetit – autorizimit zyrtar

• P.sh., me rastin e konkursit për zgjedhjen e nj ë zyrtari, nuk zgjedhet individi


i cili do ta ushtronte funksionin e tij me së miri dhe natyrisht se do të
mbronte interesin publik, por zgjedhet tjetri i cili është i af ërt apo i
përkatësisë partiake, familjare etj...
OBLIGIMI (DETYRIMI) JURIDIK

•Nëse një subjekt ka të drejta ndaj subjektit tjetër, atëherë


subjekti tjetër ka detyrim ndaj subjektit të parë

•P.sh. Huadhënësi dhe huamarrësi: I pari ka të drejta i dyti


detyrime

•Obligimet juridike ndahen në:


•obligime juridike të njëanshme – kthimi i huasë
•obligime të dyanshme - shitblerja
•obligime juridike të cilat mund të bartën – dhënia e autorizimit
•dhe që s’mund të bartën – nuk mund të autorizohet askush për të votuar
OBJEKTI I SË DREJTËS

•Është me së e natyrshme që objekti i së drejtës paraqet një element, do të


thoshim themeltar për t’u krijuar një marrëdhënie juridike

•P.sh., marrëdhënia e shitblerjes, nëse shkojmë, të bukëpjekësi dhe blejmë bukë,


do të vërejmë së blerësi dhe shitësi, si subjekte të së drejtës, ndërmjet vete
komunikojnë me ndihmën e ndonjë sendi, pra me të holla, në njerën anë dhe me
bukë në anën tjetër

•Në shembullin e përmendur kemi cekur së mjeti dhe arsyeja janë shkak për të
cilin janë takuar vullnetet e shitësit dhe blerësit, janë buka dhe paraja

•Këto dy gjëra paraqesin vlera shoqërore, pra janë objekte të së drejtës

•Si objekte të së drejtës konsiderohen sendet si vlera materiale, marrëdhëniet


juridike, dhe vlerat jomateriale, si bie fjala, marrëdhëniet prindërore ndaj
fëmijeve, pastaj transferimi i të drejtave subjektive (borxhi)
Lindja, ndryshimi dhe shuarja e marrëdhënieve juridike

•Marrëdhëniet juridike lindin në bazë të normës juridike e cila


obligon subjektet për sjellje përkatëse

•P.sh., marrëdhënia e shitblerjes

•Nëse shkojmë, bie fjala, të bukëpjekësi dhe blejmë bukë, do


të vërejmë së blerësi dhe shitësi, si subjekte të së drejtës,
ndërmjet vete komunikojnë me ndihmën e ndonjë sendi, pra
me të holla, në njerën anë dhe përmes bukës në anën tjetër
• Në shembullin e përmendur kemi cekur se mjeti dhe arsyeja
janë shkak për të cilin janë takuar vullnetet e shitësit dhe
blerësit, janë buka dhe paraja

• Atëherë për t’u krijuar marrëdhënia juridike, përveç


ekzistimit të normës juridike, duhet të plotësohet edhe
kushti i normës juridike

• P.sh., Norma juridike parasheh, që e drejta e votës arrihet


me arritjen e moshës madhore-18 vjeçe

• Këtu marrëdhënia juridike krijohet në momentin e


përbushjes së kushtit -18 vjeç
• Të normt juridike jokushtëzuese, kushti nuk parashihet me normë juridike,
prandaj marrëdhënia juridike fillon me hyrjën e normës në fuqi

• Shumë marrëdhënie juridike krijohen në baz ë të normës konkrete juridike,


e të cilat rrjedhin prej ndonjë norme, apo akti të përgjithshëm juridik

• p.sh., dhënia e lejes për ndërtimin e shtëpisë bazohet në aktin e


përgjithshëm, ndërsa akti konkret vetëm e konkretizon atë, natyrisht duke
i obliguar subjektet për sjellje të caktuar

• Marrëdhëniet shoqërore me kalimin e kohës ndryshojnë,


andaj edhe normat juridike pësojnë ndryshime, e me ketë ndryshojnë edhe
marrëdhëniet juridike

• p.sh. Me rritjen e inflacionit, rriten çmimet – çmimi i bukës

• Marrëdhëniet juridike mund të shuhen: me shuarjen e normës


juridike (me humbjen e fuqisë juridike)

• Marrëdhëniet juridike shuhen, duke u mbështetur në llojin e


normës juridike, p.sh. Studenti diplomon, shuhet raporti juridik me
universitetin
Normat kushtëzuese shuhen me plotësimin e kushtit

•p.sh., “kujdestaria ndaj të miturit pa prindër pushon me


arritjen e moshës madhore (18)”,

•Marrëdhënie e ndërtuara në bazë të normës jokushtëzuese


shuhen me shuarjen e normës, pra kur norma përmbushet

•P.sh., sipas lejes së ndertimit të shtëpisë, me ndërtimin e


objektit, akti i këtillë nuk vlen më, pra akti në fjalë nuk vlen
për rastet tjera

•Marrëdhëniet juridike mund të shuhen me vdekjen e subjektit


i cili është palë në marrëdhënien juridike, (me vdekjen e njërit
prej bashkeshortëve-pushon marrëdhënia juridike e
martësës)

•Rruga me e mirë e shuarjës së marrëdhënies juridike është


përbushja e obligimit, p.sh., kthimi i borxhit
Faktet juridike

•Faktet juridike janë rrethana objektive të cilat nxisin krijimin, ndryshimin dhe
shuarjen e marrdhnieve juridike

•Faktet të cilat nxisin ketë proces të pashmangshëm i quajmë fakte juridike


relevante-sepse prodhojnë pasoja juridike

Faktet i ndajme në:

•fakte të rëndomta dhe


•fakte juridike

Kjo ndarje është në bazë të kriterit juridik a janë dukuri juridike apo jo

•P.sh., fakte të rëndomta janë të gjitha ato situata të cilat përcaktohen, sipas
ligjeve natyrore (vdekja, pleqëria, vërshimet, tërmeti, lindja)

•Faktet juridike janë ato fakte, të cilat e drejta i kualifikon a janë fakte
juridike apo jo p.sh., paramendimi, faji, dashja etj
Parashkrimi dhe dorëmbajtja

•Parashkrimi humbës është institut i së drejtës me të cilin nënkuptojm ë


shuarjen e një të drejtë subjektive (autorizimit) me kalimin e kohës

•P.sh., pala e pakënaqur me një aktvendim të organit shtetëror, nëse nuk e


shfrytëzon kohën e cila është paraparë për ta deklaruar ankesën (afati 8
apo 15 ditë), humb të drejtën e atakimit të sërish ëm të aktvendimit

•D.m.th., parashkruhet (vjetrohet) e drejta e ankimimit

•Dorëmbajtja (parashkrimi fitues) nënkupton institutin e së drejtës


që me kalimin e kohës e drejta ushtrohet, pavarësisht se subjekti i
cili e ushtron ketë të drejtë a është bartës i së drejtës, d.m.th.,
pronar formal i pronës, përveç së është bartës faktik, ai bëhet edhe
pronar formal, pra fiton një të drejtë të cilën nuk e ka pasur me
herët
•P.sh. X personi e ka shfrytëzuar banesën 30 vjet, ndërsa pronari faktik, kurr nuk e ka kontestuar
këtë shfrytëzim, atëherë, pronari faktik shndrrohet në pronar juridik
JU FALEMINDERIT !

You might also like