Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 20

Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Drejtësisë
Departamenti i së Drejtës Civile
Lënda: E Drejtë Biznesi

LEKSIONI NR. 10

Tema: Prokurimi publik. Kontratat e prokurimit publik. Kuptimi I Prokurimit publik, llojet dhe kontratat
e prokurimit publik
2. Nxitja dhe mbrojtja e investimeve private, vendase dhe te huaja
Mbrojtja e posacme per investimet e huaja. Njohja dhe lejimi i investimeve te huaja. Garantimi ndaj
veprimeve arbitrare te shtetit. Riatdhesimi i te ardhurave, Trajtimi i investitoreve te huaj ne raport
me pronesine mbi token.
Pedagog: Donalb Xibraku

Tiranë, më 16.01.2021
TRADITA HISTORIKE E PROKURIMIT PUBLIK

• Rregullimi I pare ligjor ne fushen e prokurimit publik duhet ti


referohemi ligji nr.7971 date 26.07.1995 “Per prokurimin Publik”
• Ligji nr.9643 date 20.11.2006 “Pwr Prokurimin Publik » i cili ka per
objekt
PERKUFIZIMI I PROKURIMIT PUBLIK

• Instrument i perdorur nga autoritetet publike, qendrore


dhe vendore, ose organe te tjera qe veprojne nen
regjimin e se drejtes publike me qellim blerjen e
mallrave, sherbimeve si dhe kryerjen e puneve publike
me fonde shteterore.
• Përcaktimi i rregullave që do të zbatohen për
prokurimet e mallrave të punëve dhe të shërbimeve
të autoriteteve kontraktore.
QËLLIMI I PROKURIMIT PUBLIK (shih nenin 1 te ligjit nr.9643 date 20.11.2006 (I
ndryshuar)

• të rrisë efiçencën dhe efikasitetin në procedurat e prokurimit publik, të kryera nga


autoritetet kontraktore;
• b) të sigurojë mirëpërdorim të fondeve publike dhe të ulë shpenzimet procedurale;
• c) të nxisë pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik;
• ç) të nxisë konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë;
• d) të sigurojë një trajtim të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë operatorët
ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit publik;
• dh) të sigurojë integritet, besim publik dhe transparencë në procedurat e prokurimit
publik.

LLOJET E KONTRATAVE TË PROKURIMIT PUBLIK

• “Kontratat publike” janë kontratat me shpërblim, të lidhura nëpërmjet


shkëmbimit të komunikimit me shkrim, ndërmjet një apo më shumë
operatorëve ekonomikë dhe një ose më shumë autoriteteve kontraktore, që
kanë si objekt kryerjen e punimeve, furnizimin e mallrave dhe shërbimeve,
në përputhje me këtë ligj.
• “Kontratat publike për shërbime” janë kontratat publike që kanë objekt
kryerjen e shërbimeve. Kontrata publike, që ka si objekt mallra dhe
shërbime, vlerësohet si “kontratë publike për shërbime”, nëse vlera e
shërbimeve në kontratë tejkalon atë të mallrave në të njëjtën kontratë.
Kontratat publike, që kanë objekt shërbimet, por që përfshijnë edhe punime
të lidhura në mënyrë dytësore me objektin kryesor të kontratës, vlerësohen
“kontrata publike për shërbime
LLOJET E KONTRATAVE TE PROKURIMIT
PUBLIK.
• “Kontrata publike furnizimi” janë kontratat publike, që kanë objekt
blerjen, blerjen me pjesë ose me këste, qiranë me ose pa mundësi
blerjeje të mallrave. Një kontratë publike, që ka objekt furnizimin me
mallra dhe që përfshin në mënyrë dytësore edhe vendosjen dhe
instalimin, vlerësohet si “kontratë publike furnizimi”, nëse vlera e
mallrave e tejkalon vlerën e vendosjes apo instalimit.
• “Kontratat për punë publike” janë kontratat publike, që kanë objekt
realizimin, projektimin dhe realizimin e punimeve apo të punës ose
realizimin me çfarëdo mjeti të një pune, që përputhet me kërkesat e
përcaktura nga autoriteti kontraktor
FONDE PUBLIKE
• “Fondet publike” janë:
• a) çdo vlerë monetare e Buxhetit të Shtetit, e përcaktuar për përdorim në
prokurimet publike;
• b) çdo vlerë monetare e buxhetit vendor, e përcaktuar për përdorim në
prokurimet publike;
• c) fonde ndihme ose kredi, të dhëna nga donatorë të huaj, sipas një
marrëveshjeje ndërkombëtare, në të cilën kërkohet zbatimi i procedurave të
këtij ligji;
• ç) të ardhura nga shteti, ndërmarrjet lokale, shoqëritë tregtare dhe entet e
tjera, ku shteti zotëron shumicën e aksioneve ose të kapitali ( Shih nenin 2 te
ligjit nr. nr.9643 date 20.11.2006 (I ndryshuar) “Per Prokurimin Publik”
ORGANIZIMI I PROKURIMIT PUBLIK

• Autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin e fondeve publike, në përputhje me


dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij. 2. Autoriteti
kontraktor duhet të mbajë procesverbale dhe dokumentacion të plotë për procedurat e
kryera në përcaktimin e fituesit të kontratës, në mënyrë të tillë që të lejojnë kontrollin e
zbatimit të ligjit (neni 12 I ligjit Per prokurimin publik”)

• Komisioni i Prokurimit Publik , Formimi i ketij organi perben nje nder nderhyrjet me te
rendesishme qe iu bene LLP me ligjin e vitit 2009 dhe nje hap drejt harmonizimit me
legjislacionin e Bashkimit Evropian.

• Hartimi I rregullave me te hollesishme per organizimin dhe funksionimin e KPP-se. Ne fakt
ne mars te vitit 2010 u miratua VKM nr.184 date 17.03.2010 « Per miratimin e rregullores
« Per organizimin dhe funksionimin e Komisionit te Prokurimit Publik »
TE DHENAT QE DUHET TE MBAJNE PROCESVERBALET

• Autoriteti Kontraktor pergjegjes per prokurimin e fondeve publike është


i detyruar te mbaje një procedure të prokurimit publik duke e pasqyruar
atë në procesverbal. Te dhenat qe procesverbali duhet të përbajë janë :
• Një përshkrim të shkurtër të mallrave, punëve ose shërbimeve, që do të
prokurohen, ose të nevojës për prokurim, për të cilën autoriteti
kontraktor ka vendosur nisjen e procedurës;
• Arsyet për zgjedhjen e një procedure të caktuar;
• Një përmbledhje të të gjitha kërkesave për sqarim për dokumentet e
tenderit, përgjigjet e dhëna për këto kërkesa, si dhe një përmbledhje të
të gjitha korrigjimeve të bëra në këto dokumente;
TE DHENAT QE DUHET TE MBAJNE PROCESVERBALET

• Emrat dhe adresat e ofertuesve që kanë dorëzuar oferta, emrin dhe adresën e
ofertuesit, nëse ka një të tillë, oferta e të cilit është përcaktuar si fituese, si dhe
vlerën e kontratës;
• mënyrën e kualifikimit të ofertuesve ose kandidatëve apo të mungesës së tyre;
• Vlerën ose mënyrën e përllogaritjes së vlerës dhe një përmbledhje të kushteve
të tjera thelbësore për çdo ofertë dhe kontratë prokurimi;
• Një përmbledhje të vlerësimit dhe të krahasimit të ofertave;
• Në rast të refuzimit të të gjitha ofertave, sipas nenit 24 të këtij ligji, deklaratën
dhe arsyet e këtij refuzimi;
• Për rastin kur një ofertë është refuzuar për shkaqe të parashikuara në nenin 47
të këtij ligji; 10. Një përmbledhje të ankesave dhe të zgjidhjes së tyre
AGJENCIA E PROKURIMIT PUBLIK

• Agjencia e Prokurimit Publik është organ qendror, person juridik publik në varësi të
Kryeministrit, që financohet nga Buxheti i Shtetit.
• Agjencia e Prokurimit Publik ka detyrimin:
• Paraqet në Këshillin e Ministrave propozime për rregullat e prokurimit
• Nxit dhe organizon kualifikimin e punonjësve të qeverisjes qendrore dhe vendore, të
përfshirë në veprimtaritë e prokurimit publik
• Harton dhe nxjerr Buletinin e Njoftimeve Publike, siç është përshkruar në rregullat e
prokurimit. Agjencia e Prokurimit Publik shpall në Buletinin e Njoftimeve Publike listën e
operatorëve ekonomikë të përjashtuar, në përputhje me nenin 45 të këtij ligji
• Harton dokumentet standarde të tenderit, që do të përdoren në procedurat e prokurimit,
sipas rregullave të prokurimit publik;
• Jep keshilla per asistente teknike, per autoritetet kontraktore, qe ndermarrin nje procedure
prokurimi;
AGJENCIA E PROKURIMIT PUBLIK
• Paraqet nje raport vjetor ne Keshillin e Ministrave per funksionimin e pergjithshem te sistemit te
prokurimit publik.
• Bashkepunon me institucionet nderkombetare dhe me entet e tjera te huaja per ceshtje qe lidhen
me sistemin e prokurimit publik;
• Planifikon dhe bashkerendon ndihmen teknike te huaj per Shqiperine ne fushen e prokurimit publik;
• Nxit dhe mbeshtet perdorimin e standarteve teknike nderkombetare per pergatitjen e specifikimeve
teknike kombetare, si dhe mban lidhje te vazhdueshme me Drejtorine e Pergjithshme te
Standartizimeve;
• Verifikon zbatimin e procedurave të prokurimit publik, pas fazës së nënshkrimit të kontratës së
prokurimit, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore, shqyrton
rekomandimet e organeve audituese për procedurat e prokurimit, si dhe monitoron mbarëvajtjen e
sistemit të prokurimit publik, nëpërmjet informacioneve të marra nga raportet periodike të
autoriteteve kontraktore

DALLIMI I PROKURIMIT PUBLIK DHE KONCENSIONET

• Elementi qe dallon kontratat koncensionare nga ato te prokurimit publik eshte risku- nese
pjea kryesore e riskuti merret persiper nga partneri privat kemi te bejme me nje
marreveshje koncensionare.Ne te kundert kemi kontrate te prokurimit publik.
• Kontratat e prokurimit publik jane te ngjashme me kontatat e shitblerjes apo furnizimit ku
detyrimi kryesor i njeres pale (entit prokurues) eshte ai i kryerjes se pageses ne favor te
pales tjeter brenda nje afati te caktuar.
• Nderkohe tek PPP duke qene se palet marrin persiper te bashkeveprojne ne faza te
ndryshme te realizimit te vepres ose nje projekti te caktuar apo ofrimi i nje sherbimi te
drejtat dhe detyrimet e seciles lindin ne faza te ndryshme. Vete nga termi partneritet
kuptojme qe palet kane rene dakort se bashku per arritjen e qellimeve te perbashketa.
Pala shteterore ketu ne kete kontrate paraqitet si partner me privatin per kryerjen apo
realizimin e nje projekti. Duke qene partnere, marredhenia e tyre duhet te karakterizohet
nga besimi hapja, te punuarit ne skuader, keshillimi ndarja e pergjegjesive dhe risqeve te
investuarit bashkerisht.
Nxitja dhe mbrojtja e investimeve te huaja

Mbrojtja e posacme per investimet e huaja. Njohja dhe lejimi i


investimeve te huaja. Garantimi ndaj veprimeve arbitrare te shtetit.
Riatdhesimi i te ardhurave, Trajtimi i investitoreve te huaj ne raport me
pronesine mbi token.
MBROJTJA E POSACME PER INVESTIMET E HUAJA

• Fillesat e reformave dhe miratimi i instrumenteve te para ligjore nga


Kuvendi i Republikes se Shqiperise, u be ne vitin 1993 ku u
prezantuan nje sere instrumentesh te rendesishme per garantimin dhe
nxitjen e investimeve te huaja ne Shqiperi.

• Me amentimin e ligjit ne vitin 2010 legjislatori prezantoi dhe


instrumentin e mbrotjes se posacem per invenstitoret e huaj.
NJOHJA DHE LEJIMI I INVESTIMEVE TE
HUAJA
• Ligji qe lejon investimet e huaja garanton mosdisktiminimin e
bizneseve mbi baza origjine. Investimet e huaja nuk duhe te pajisen
me leje paraprake psi parimi i lirise dhe garantimit te nismes private
mbrohen me kushtetute.
• Ligji percakton se investimet e huaja trajtohen mbi bazen e kushteve
jo me pak te favorshme se ato qe iu njohen investimeve vendase dhe
ne te gjitha rastet kane trajtim te barabarte dhe te paanshem dhe
gezojne mbrojtje e siguri te plote. Ligji angazhon ligjvenesin shqiptar
qe ne cdo rast kuadri ligjor mbi investimet e huaja te ruaje standartet
nderkombetare gjeresisht te pranuara per kete qellim.
GARANTIMI NDAJ VEPRIMEVE
ARBITRARE SHTETËRORE
• Një ndër pikat me të ndjeshme për cdo investitor të huaj eshte ceshtja e kufijve te se drejtes
shteterore per te kryer shpronesime apo shtetezime mbi pronat private me qellim per te
kurajuar investimet e huaja
• Ligji per “Investimet e huaja” garanton se investimet e huaja ne Shqiperi nuk mund te jene
object shpronesimi shtetezimi apo masave qe ne mënyre te drejtperdrejte ose te terthotre jane
te barazvlefshme me to.
• Perjashtimisht mund te kryhen keto veprime kur plotesohen keto kritere:
• A) Veprimi duhe te jete I mbeshtetur ne ligj;
• B) Ai kerkohet ne interes te perdorimit publik;
• C) Veprimi nuk diskriminon investitoret e huaj te cilet jane object I ketij veprimi nga
investitoret e tjere te huaj apo vendas;
• D) Vendimi I shpronesimit apo shtetezimit shoqerohet me konmpensim te menjehershem, te
pershtatshem dhe efektiv e ne perputhje me procedurat ligjore.
RIATDHESIMI I TE ARDHURAVE
• E drejta e perfitimit financiar eshte nje nga te drejtat themelore dhe arsyeja
ekonomike e cdo aktiviteti tregtar.
• Ne rastin e investitoreve te huaj, aspekti I rendesishem I te drejtave financiare eshte
mundesia e riatdhesimit te perfitimeve financiare te aktivitetit per ne vendin e
origjines se investitorit.
• Ligji shqiptar garanton parimin e lirise se riatdhesimit te perfitimeve financiare te
investimit ku perfshihen: te ardhurat nga aktiviteti, kompensimet ne rast shpronesimi
apo shtetezimi, pegesat e perfituara nga nje vendim gjyqesor apo arbitral mbi nje
mosmarreveshje, pagesat kontratkore apo ne baze te nje kontrate huaje, te ardhurat
qe rezultojne nga shitja ose likudimi I pjesshem a i plote I nje investimi.
• Kjo e drejte mund te kufizohet por gjithmone duke u mbajtur ne konsiderate parimi I
mosdiskriminimit dhe zbatimi I ligjit me paanesi
TRAJTIMI I INVESTITOREVE TE HUAJA
NE RAPORT ME PRONESINE MBI TOKËN
• Investimet e huaja ne Republiken e Shqiperise nuk kushtezohen nga nje autorizim
paraprak. Ato lejohen dhe trajtohen mbi bazen e kushteve jo me pak te favorshme se
ato qe iu njohen investimeve vendase ne kushtet te ngjashme me perjashtim te
pronesise mbi token, e cila rregullohet me ligj te vecante.
• Per subjektet fizike apo juridike te huaja nje gje e tille jo gjithmone eshte e mundur.
Ligji “Mbi transferimin e pronesise se tokave bujqesore” percakton se subjektet
fizike dhe juridike te huaja nuk kane te drejte te blejne apo marrin ne pronesi ne
menyra te tjera toke bujqesore, pyje ara e kullota, ato mund te disponojne kategori te
tilla toke me ane te kontratave te qirave me nje fat maksimal deri ne 99 vjet.
• Ne rastin e tokes truall ligji parashikon se subjektet fizike dhe juridike te huaja
mund te blejne toke truall, me kusht qe vlera e investimeve te tyre mbi token te jete
sa trefishi I vleres se tokes.
Kuader ligjor plotesues
• Ne aspektin e zhvillimit te turizimit, investitoret e huaj, ne menyre te
barabarte me ata vendas, jane mbeshtetur dhe nga dy ligje te tjera .
• Ligji per personat e stimuluar;
• Ligji “Per zhvillimin e zonave me perparesi turizimin” (I ndryshuar)

You might also like