Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

Dosje

HISTORI
Kryengritjet e Shqiptareve 1910-1912
• Kryengritja shqiptare e vitit 1910 ishte kryengritje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane. Ajo qe
reagim ndaj politikave të reja të centralizimit të pushtetit Xhonturqëve Osman në Shqipëri [1]. Kjo ishte
e para nga një seri kryengritjesh të mëdha. Taksat e reja vëna në muajt e parë të vitit 1910 çoi në
veprimtarinë e Isa Boletinit për të bindur liderët shqiptarë të cilët tashmë ishin të përfshirë në një
kryengritje në vtin 1909, për të provuar një tjetër kryengritjen kundër Perandorisë Osmane. Sulmet
shqiptare mbi osmanët në Prishtinë dhe Ferizaj, vrasja e komandantit osman në Pejë, dhe bllokimin i
hekurudhës të Shkupit në grykën e Kaçanikut nga kryengritësit, çoi në shpalljen e ligjit ushtarak të
qeverisë Osmane për këtë zonë. Kryengritësit korrën një sërë fitoresh por u mundën nga forcat
superiore osmane të cilat shtypën kryengritjen dhe ushtruan terror mbi popullsinë
• Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë është shpallja e pavarësisë së vilajetit shqiptar nga
Perandoria Osmane në kushtet e Luftës së Parë Ballkanike. Shqipëria u vetëshpall e pavarur
në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40
delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e
Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe
Pleqësinë.
Qeveria e Vlores
• Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë ishte qeveria e parë krijuar nga Kuvendi i
Vlorës me 4 dhjetor 1912. Krijimi i saj u vendos nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i
cili me kërkesë të Ismail Qemalit e caktoi vetë përbërjen e qeverisë. Ismail
Qemali, veç detyrës së kryetarit të qeverisë, mbajti edhe atë të Ministrit të
Jashtëm. Kuvendi zgjodhi edhe Pleqësinë, që funksiononte si organ këshillues e
mbikëqyrës i qeverisë. Shumë krahina u bashkuan me Qeverinë e Përkohshme të
Vlorës duke e njohur atë si qeveri të të gjithë Shqipërisë. Qeveria arriti rezultate
të rëndësishme në krijimin e aparatit shtetëror dhe në krijimin e një sistemi
gjyqësor sipas modeleve evropiane.
Konferenca e Londres
• Konferenca e ambasadorëve në Londër, mbajtur në 1912-1913 dhe njohur ndryshe edhe si "Konferenca e Paqes
në Londër", ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca,
Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia). Austro-Hungaria u perfaqesua nga ambasadori Memdsdorf.
Gjermania u perfaqesua nga ambasadori Lichnowsky. Italia u perfaqesua nga ambasadori Imperiali. Rusia u
perqafqesua nga diplomati Benckerdorff. Britania e Madhe u perfaqesua nga ministri i jashtem i saj Grey. Këto
fuqi u mblodhën në dhjetor 1912 si pasojë e sukseseve të ushtrive të Ligës ballkanike kundër Perandorisë
Osmane në Luftën e Parë Ballkanike. Në veçanti konferenca u përpoq të luante rolin e arbitrit ndërmjet fuqive
ndërluftuese për çështjen e shpërndarjes së tokave dhe gjithashtu përcaktoi të ardhmen e Shqipërisë, e cila
deklaroi pavarësinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Konferenca e Londrës u ndoq nga delegatët e vendeve të
Ligës ballkanike, përfshi Perandorinë Osmane dhe Greqinë, e cila nuk kishte nënshkruar armëpushim.
• Konferenca filloi punimet në shtator 1912 në St James's Palace nën drejtimin e Sir Edward Grey.[1] Sesionet e
tjera të konferencës vazhduan më 16 dhjetor 1912, po u ndërprenë pa ndonjë konkluzion më 23 janar 1913, kur
në Perandorinë Osmane u zhvillua një grusht shteti. [2]
• Më 30 maj 1913, konferenca kishte rimarrë punimet dhe nënshkroi Traktatin e Londrës, një marrëveshje sipas së
cilës Perandoria Osmane hiqte dorë nga të gjitha territoret në perëndim të kufirit Enos-Midia. Pas shumë
diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morrën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë
si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane
Ardhja e princ Vidit ne Shqiperi
• Princ Vilhelm Vidi]ose formailsht Madhëria e Tij Princ Vidi, Skëndërbeu II i Shqipërisë, ishte princ
gjerman i Shqipërisë për 6 muaj në vitin 1914 i cili mbretëroi nga 7 marsi 1914 deri më 3 shtator 1914.
Më 30 nëntor 1906 Vidi u martua me Princeshën Sofi me të cilën pati dy fëmijë Princesha Marie
Eleonore, Donika (1909–1956) dhe Princin trashgimtar Carol Victor, Skënderi (1913–1973). Princi
Vilhelm Vidi arriti në Durrës më 7 mars 1914 në orën 3 pasdite. Rrethet patriotike si dhe përkrahësit e
tjerë të Vidit nga radhët e çifligarëve e pritën me entuziazëm ardhjen e tij në Shqipëri, me bindjen se ai
do të realizonte aspiratat e tyre nacionale e shoqërore. Për kryeqytet të Shqipërisë Princ Vidi zgjodhi
pikërisht Durrësin, ku edhe kishte ndikim të fortë Esat Pashë Toptani. Esat Pasha me qëllim që të
siguronte një pozitë me rëndësi në kabinetin qeverisës të princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirëpret
caktimin e tij për princ të Shqipërisë, por fshehurazi vazhdoi tërë kohën, të nxiste lëvizjen për një princ
mysliman në vend. Më 17 mars Vidi formoi qeverinë e re shqiptare, në krye me Turhan Pashë
Përmetin, një diplomat i vjetër që kishte qenë ambasador i perandorisë Osmane për 25 vjet rresht në
Peterburg të Rusisë. Kabinetin e tij qeveritarë e përbënin: 1. Esat Pashë Toptani-Ministër i Luftës dhe i
Punëve të Brendshme; 2. Aziz Pashë Vrioni-Ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë; 3. Myfit bej Libohova-
Ministër i Drejtësisë dhe i Kultit; 4. Dr. Mehdi bej Frashëri-Ministër i Financave; 5. Hasan Bej Prishtina-
Ministër i Postë-Telegrafikeve; 6. Dr. Mihal Turtulli-Ministër i Arsimit; 7. Prenk Bib Doda-Ministër për
Punët Botore.
Synimet imperialiste-Formimi i aleancave
• Imperializmi është një politikë (mënyra e qeverisjes) në të cilën vendet e mëdha apo të fuqishme kërkojnë
të zgjerojnë autoritetin e tyre përtej kufijve të tyre. Politika e imperializmit synon krijimin e një perandorie.
Vendet imperialiste marrin nën kontrollin e tyre vende të tjera. Ata mund të përdorin forcën ushtarake për
ta bërë këtë. Megjithatë, ata gjithashtu mund të shmangin përdorimin e forcës ushtarake dhe thjesht mund
të vendosin kontrollin ekonomik dhe / ose politik mbi vendin tjetër. Politikat imperialiste të shteteve ose
mbretërive kanë qëllime për të marrë sa më shumë tokë për të krijuar perandori më të mëdha.
• Sundimtari i një perandorie fiton burime natyrore ku përfshihen produktet bujqësore dhe minierat.
Gjithashtu, mund te fitohen edhe burimet njerëzore. Popujt e pushtuar mund të detyrohen në skllavëri ose
në punë me paga të ulëta. Ata gjithashtu mund të detyrohen që të marrin pjesë në shërbime ushtarake në
emër të perandorisë. Gjithashtu, njerëzit nën një qeveri imperiale mund të detyrohen të blejnë produkte
nga ajo qeveri ose nga industritë e qeverisë.
• Kështu, politika imperialiste mund të pasurojë shumë shtetin imperialist. Ky përfitim mund të zgjasë gjatë
një periudhe të gjatë kohore. Imperializmi është praktikuar gjatë gjithë historisë së regjistruar. Megjithatë,
ekziston një periudhë historike që njihet në mënyrë specifike si Epoka e Imperializmit. Kjo periudhë ka
zgjatur nga fillimi i shekullit të 18-të deri në mesin e shekullit të 20-të. Disa shkrimtarë përdorin termin
"imperializëm" joformalisht. Ata e përdorin termin për të nënkuptuar çdo lloj sundimi të një vendi mbi një
pjesë tjetër të botës.
Formimi i aleancave politico ushtarake
• Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë
nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945.
• Marrëveshja e Versajës në Paris, ngarkoi Gjermaninë me të gjitha fajet e luftës. Sanksionet që
iu vendosën ishin të rënda, por Gjermania do të firmoste këtë marrëveshje. Inflacioni,
shkëputja e territoreve, kushtet e këqija të jetesës, si edhe shumë arsye të tjera do shkaktonin
fillimin e asaj që u quajt Lufta e Dytë Botërore.
• Tensioni i madh dhe çështjet e pa përfunduara të Luftës së Parë Botërore, do bënin që vetëm
pas 20 vjetësh të fillonte Lufta e Dytë Botërore.
• Përmbledhje Pas Luftës së Parë Botërore e quajtur ndryshe edhe Lufta e Madhe, Konferenca e
Parisit (disa e njohin edhe me emrin Traktati i Versajës) shënoi një hap të madh në negociatat
e paqes. Në këtë konferencë merrnin pjesë vendet fitimtare në luftë si Anglia, Franca e të
tjerë. Ndërmjet tyre edhe SHBA e përfaqësuar nga presidenti Wilson. Bisedimet vendosën
kushte të rënda mbi palët humbëse. Gjermania ishte një nga vendet që u dëmtua më shumë,
por Austria në të vërtetë pati humbjet më të mëdha si në njerëz, ashtu edhe në territore.
Konferenca e paqes-Paris
• Konferenca e Paqes e Parisit ishte takimi zyrtar në 1919 dhe 1920 i Aleatëve fitimtarë pas përfundimit të Luftës së
Parë Botërore për të vendosur kushtet e paqes për Fuqitë Qendrore të mundura. I dominuar nga udhëheqësit e
Britanisë, Francës, Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, rezultoi në pesë traktate që riorganizuan hartat e Evropës dhe
pjesëve të Azisë, Afrikës dhe Ishujve të Paqësorit, si dhe vendosën gjoba financiare. Gjermania dhe vendet e tjera
humbëse nuk kishin zë në diskutimet e Konferencës; kjo shkaktoi pakënaqësi politike që zgjatën për dekada.[1]
• Në konferencë morën pjesë diplomatë nga 32 vende dhe kombësi. Vendimet e saj kryesore ishin krijimi i Lidhjes së
Kombeve dhe 5 traktatet e paqes me shtetet e mundura; dhënien e zotërimeve gjermane dhe osmane jashtë shtetit
si "mandate", kryesisht Britanisë dhe Francës; vendosja e reparacioneve ndaj Gjermanisë; dhe përcaktimi i kufijve të
rinj kombëtarë, ndonjëherë duke përfshirë plebishitë, për të pasqyruar më nga afër kufijtë etnikë. Qëllimet
Wilsoniane, të deklaruara në Katërmbëdhjetë Pikat, u bënë baza për kushtet e dorëzimit gjerman gjatë konferencës,
pasi ajo kishte qenë më parë baza e negociatave të qeverisë gjermane në armëpushimin e 11 nëntorit 1918.
Rezultati kryesor ishte Traktati i Versajës me Gjermaninë; Neni 231 i traktatit vendosi të gjithë fajin për luftën mbi
"agresionin e Gjermanisë dhe aleatëve të saj". Kjo dispozitë u tregua shumë poshtëruese për Gjermaninë dhe hapi
terrenin për dëmshpërblimet e shtrenjta që Gjermania synonte të paguante (ajo pagoi vetëm një pjesë të vogël
përpara pagesës së fundit në 1931). Pesë fuqitë e mëdha (Franca, Britania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara)
kontrolluan Konferencën. "Katër të mëdhenj" ishin kryeministri francez Georges Clemenceau, kryeministri britanik
David Lloyd George, presidenti i SHBA Woodrow Wilson dhe kryeministri italian Vittorio Emanuele Orlando. Ata u
takuan joformalisht 145 herë dhe morën të gjitha vendimet kryesore përpara se të ratifikoheshin.
SHBA-ja gjate viteve 1919-1939
• SHBA-te te favorizuara nga lufta e pare boterore edhe pse pasluftes politika e jashtme nuk ishte edhe aq
aktive mirepo ndikimi i saj ne maredheniet nderkombetare ishte i madh.Kur Ruzvelti udheheqte ai ndryshoi
kursin e politikes se jashtme.Me 1933 u lidhen marredhenie diplomatike me BRSS-ne. U ndal presioni
ekonomik e politik ndaj Amerikes Latine. Ne periudhen e viteve 1935-1939 Ruzvelti u detyrua te ndiqte nje
politik neutrale te jashtme. Me 1935 u ndalua shitja e armeve te gjitha paleve nderluftuese. Kjo politike e
inkurajoi politiken agresive pushtuese te Italise fashiste dhe Gjermanis naziste.SHBA-te per te krijuar nje
baraspeshe forcash ne Evrope,me hua dha investime e ndihmuan zhvillimin ekonomik te Gjermanis
dheAnglise.Ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale te vitit 1920 fitoi kandidati republikan Woren Hardingu. Ai
beri shume ndryshime te rendesishme ne politiken e SHBA-se. Vemendja me e madhe iu kushtua problemeve
te brendshme dhe per te perforcuar pozitat e kapitalit vendas u hodh parulla "Amerika Amerikanve",Keshtu
be tregjet amerikane futeshin shume pak mallra te vendeve tjera kurse SHBA-te depertonin ne tregjet e
Kanadas, Zelandes se Re, Australis dhe te Amerikes Latine. Gjate kesaj kohe u kufizua ardhja e emigranteve ne
SHBA. Gjithe keto masa bene qe SHBA te permiresohet ne kushtet e jeteses se shtresave te tjera te shoqeris
amerikane.Kriza ekonomike boterore ne vitet 1929-1933 perfshiu edhe SHBA-te. Shenjat e para u paraqiten
ne tetor te vitit 1929. Kriza perfshiu te gjitha sferat e jetes ekonomike, sidomos financat. Dhe u mbyllen
shume fabrika. Kjo shkaktoi papunesi te miliona punetoreve. Me 1930 shperthyen demonstrata te medha dhe
u organizua marshi i te uriturve dhe i papuneve ne Uashington. Presidenti aktual Huverd thoshte se kriza ishte
dukuri e rendomte dhe ajo mund te kalohej lehte.
Shqiperia dhe Kovosa gjate luftes se pare boterore
• Shqipëria gjatë Luftës së Parë Botërore ishte një shtet i pavarur, pasi kishte fituar pavarësinë nga
Perandoria Osmane, më 28 nëntor 1912, pas Luftës së Parë Ballkanike. Ajo u njoh nga Fuqitë e Mëdha
si Principata e Shqipërisë, pasi Turqia hoqi dorë zyrtarisht nga të gjitha të drejtat e saj në maj të vitit
1913.[1] Duke qenë një vend i ri në rrëshqitje, u shpërbë shpejt dhe vetëm pak muaj pas marrjes së
pushtetit, sundimtari aristokrat gjerman., Princi Vidi, u detyrua të ikte. Pas shpërthimit të Luftës së
Parë Botërore, anarkia pushtoi vendin teksa fiset dhe rajonet u rebeluan kundër sundimit qendror.
Për të mbrojtur pakicën greke, kontrolli grek u vendos në rrethet jugore duke zëvendësuar njësitë
Vorio Epirote duke filluar nga tetori 1914. Në përgjigje të kësaj, Italia, edhe pse zyrtarisht neutrale,
dërgoi trupa në portin e Vlorës, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi morën kontrollin e rajoneve veriore. Në
1915 Serbia u pushtua nga forcat e kombinuara gjermane, austro-hungareze dhe bullgare; ushtria
serbe u tërhoq nëpër qafat malore të Shqipërisë veriore, drejt Adriatikut. Trupat italiane dëbuan
grekët nga Shqipëria e Jugut dhe vunë nën kontrollin e tyre pothuajse të gjithë territorin shqiptar.[1]
Forcat austriake pushtuan në qershor 1916, forcat austro-hungareze mbetën në Shqipëri deri në fund
të luftës kur një forcë shumëkombëshe aleate depërtoi dhe largoi ato në 1918.Vetëm një muaj pas
nënshkrimit të Protokollit të Korfuzit nga shqiptarët më 23 qershor 1914, shpërtheu lufta në Evropë.
Duke filluar zyrtarisht më 28 korrik 1914, lufta e hodhi Shqipërinë në kaos.
Lufta civile ne Spanje
• Lufta civile spanjolle ishte një luftë civile që shpërtheu në Spanjë ndërmjet rebelëve (të njohur si Nacionales) dhe
Republikës Spanjolle me të ashtuquajturit Republicanos (qeveria dhe përkrahësit e saj). Lufta u zhvillua midis muajit
korrik të 1936 dhe prill 1939 dhe përfundoi me humbjen e çështjes republikane, e ndjekur më pas nga diktatura e
Francisko Frankos (Francisco Franco).
• Lufta antifashiste e Spanjës është e njohur i një luftë internacionale në të cilën luftonin forcat e mbretit të mbështetura
nga fuqitë fashiste dhe forcat proletare popullore të mbështetura nga fuqitë vullnetare të lëvizjeve socialiste e
komuniste në Evropën e asaj kohe dhe më gjerë. Kjo luftë nga shumë të rinj në botë e edhe të rinjtë shqiptarë shihej si
luftë çlirimtare e popujve. Për këtë shkak në këtë luftë në radhët e brigadave internacionale antifashiste janë radhitur më
se 35 000 vullnetarë nga 53 shtete të botës.
• Në këto brigada kanë marrë pjesë edhe shumë të rinj shqiptarë ndër të cilët më të njohurit kanë qenë Xhemal Kada,
Ramiz Varvarica, Musa Kame-Fratari, Asim Vokshi të cilët më vonë nga lëvizja antifashiste shqiptar që fitoi luftën kundër
okupatorëve fashistë janë shpallur "Heronj të popullit“Lufta Civile në Spanjë nuk është vetëm një ndër ngjarjet më
kritike të historisë moderne, por edhe një prej më të studiuarat. Megjithatë ekzistojnë boshllëqe të habitshme. Gjatë
muajve që pasuan kryengritjen e Frankos në korrik të 1936-s, ndodhi një revolucion social me shtrirje të paprecedent në
pjesën më të madhe të Spanjës. Ai nuk pati një “pararojë revolucionare” dhe në dukje ishte kryesisht spontan, duke
përfshirë masat e punëtorëve urbanë dhe ruralë në transformimin radikal të kushteve sociale dhe ekonomike ekzistuese,
me një sukses mbresëlënës deri ditën kur u shtyp me forcë. Ky revolucion kryesisht anarkist dhe transformimi social
masiv që solli trajtohen nëpër studimet e fundit historike si një lloj lajthitjeje, si një telash i shtuar ndaj vazhdimit të
luftës së suksesshme për të shpëtuar regjimin borgjez nga rebelimi i Frankos.
Pushteti totalitar
Totalitarizmi është një formë qeverisjeje dhe një formë e sistemit politik që ndalon të gjitha partitë opozitare,
konsideron si to paligjshme pozitën individuale dhe grupore ndaj shtetit dhe ushtron një shkallë jashtëzakonisht të lartë,
nëse jo të plotë kontrolli dhe rregullimi mbi jetën publike dhe private. Totalitarizmi konsiderohet si forma më ekstreme
dhe më e plotë e autoritarizmit. Në shtetet totalitare, pushteti politik shpesh mbahet nga autokratë, si diktatorët
( diktatura totalitare ) dhe monarkët absolut, të cilët përdorin fushata gjithëpërfshirëse në të cilat propaganda
transmetohet nga masmedia të kontrolluara nga shteti për të kontrolluar qytetarinë. Gjatë periudhës së regjimit
komunist në Shqipëri u krijua një sistem sundues diktatorial i cili u mundua të siguronte mbijetesën e tij nëpërmjet
metodave të ndryshme frikësuese dhe sanksionuese të njerëzve. Shumë persona janë hetuar, akuzuar, dënuar,
persekutuar dhe ekzekutuar në emër të popullit për shkak të kundërshtimit të regjimit.
• Në vitet 1944 – 1947, tetë burgje ekzistuese në Shqipëri iu rezervuan të burgosurve politikë të cilët përcaktoheshin si
“armiq të popullit”, shtatë të burgosurve normal të përcaktuar si “ordinerë” dhe tre burgje ishin të përziera. Me
kalimin e viteve regjimi hapi burgje të reja në të gjitha qendrat kryesore, duke i specifikuar ato për të burgosurit
politikë dhe burgjet e destinuara për të burgosurit ordinerë.[2]
• Zakonisht në burgje dërgoheshin për të vuajtur dënimin personat e dënuar, të cilët, për shkak të gjendjes së tyre
fizike, nuk kanë pasur mundësi të kryenin ndonjë punë në kampet e punës (repartet e riedukimit), si dhe ata të cilët
gjatë kohës së mbajtjes së dënimit në kampet e punës kanë shkelur rëndë dhe në mënyrë sistematike rregullat e
brendshme, ose në ndonjë mënyrë tjetër mbajtja e tyre në kampet e punës ose repartet e riedukimit ka paraqitur
rrezikshmëri. Po ashtu burgjet dalloheshin nga kampet e punës edhe për nga regjimi i mbajtjes së dënimit. Në burgje
regjimi i mbajtjes së dënimit ishte më i rëndë në krahasim me kampet e punës ose repartet e riedukimit nëpërmjet
punës. Të dënuarit gjatë mbajtjes së dënimit në burgje kishin të drejta më të kufizuara sesa në kampet e punës.

You might also like