Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 25

E drejta administrative

Hyrje në të drejtën administrative


Kuptimi i përgjithshëm i së drejtës

 E drejta nënkupton një sistem normash juridike të cilat i sanksionon


shteti, qëllimi i të cilave është mbrojtja e rendit të caktuar shoqëror

 Pra, e drejta përbëhet nga normat juridike, si pjesë më të rëndësishme të


saj

Çka janë normat juridike?

 Normat juridike janë rregulla sipas të cilave duhet të sillen njerëzit dhe që
mbrohen nga aparati shtetëror

 Pra, e drejta është një familje e madhe disiplinash të veçanta që studiojnë


marrëdhënie shoqërore të caktuara e që rregullohen me norma juridike

• Përkujtesë: ku është dallimi në mes normave shoqërore dhe normave


juridike ?
 Shoqëria krijon norma sipas nevojave dhe mundësive të veta

 Ato, si rregull, shprehin realitetin shoqëror në një shkallë të cktuar të zhvillimit


të saj

 Pra, si përfundim njerëzit, edhe pse sillen sipas vullnetit dhe ndërgjegjës së
vet, në fakt, atë sjellje e kanë të kushtëzuar nga realiteti shoqëror në të cilin
jetojnë

 Kjo do të thotë se njerëzit në shoqëri ndaj anëtarëve tjerë të shoqërisë nuk


mund të sillen ashtu siç dëshirojnë por ashtu siç kërkon prej tyre shoqëria me
rregullat e saj

 Shoqëria krijon norma të shumta dhe të shumëllojshme

 Më të njohura ndër to janë:

- Zakonet
- morali
- dhe e drejta
 Normat juridike përbëjnë një kategori të normave shoqërore

Ato përbëhen nga dy elemente qenësore:

1. dispozicionit (dispozita)
2. dhe sanksionit

 Dispozicioni përmban rregullën e sjelljes me të cilën urdhërohet ose ndalohet


diçka

- P.sh. urdhërohen qytetarët e komunës së Prishtinës që mos ujisin kopshtet dhe parqet prej
datës 1 qershor deri me datën 1 shtator

 Mosrespektimi i asaj rregulle, dispozicionit, shpie deri te zbatimi i sanksionit, pra i


dhunës shtetërore, dënimit

- Shqiptimi i dënimit për të gjithë ata që kanë shkel urdhëresën përkatësisht kanë ujitur
kopshtet dhe parqet prej datës 1 qershor deri me datën 1 shtator

- A nënkupton përherë dhunë shtetërore dënimi ?


Kuptimi i përgjithshëm i shtetit

• Shteti paraqet shprehje të nevojës së shoqërisë për ekzistencën e një


pushteti të organizuar

• Ndryshe shteti është organizatë e dhunës (aparat i dhunës) ku qytetarët


realizojnë të drejtat e tyre (Aparat i dhunës apo shtrëngimit )?

• Në kuptim më të ngushtë paraqet tërësinë e organeve dhe individëve


që në kuptim hierarkik ushtrojnë punë shtetërore

• Pra, shteti është i pajisur me mjetet e duhura të shtrëngimit dhe


aftësinë për ta drejtuar shoqërinë

• E gjithë kjo bëhet nëpërmjet normave juridike duke i imponuar


zgjidhjet që atij i duken të arsyeshme

• Shteti realizon funksionet e tij përmes pushtetit


Kuptimi i përgjithshëm i pushtetit

 Pushteti paraqet raportin midis dy subjekteve në të cilin njëri subjekt i


urdhëron subjektit tjetër, ndërsa ky i dyti atë urdhër e kryen dhe e respekton

 Me fjalë të tjera, pushteti nënkupton dhënien e urdhrave për sjelljen e


tjetrit i cili ato urdhra i dëgjon dhe i kryen

Kuptimi i pushtetit shtetëror

 Pushteti shtetëror është i veshur me apartin e dhunës apo të shtrëngimit që


paraqet karakteristikat thelbësore të tij

 Pra, pushteti shtetëror përbëhet nga dhënia e urdhërave për sjelljen e


njerëzve në shoqëri, prapa të cilave, në rast të mosrespektimit të tyre,
qëndron aparati shtetëror i dhunës

 Në këtë mënyrë, shteti ushtron pushtetin e tij në dhënien e urdhrave për


sjelljen dhe për sanksionin që nënkupton të drejtën
Kuptimi i shtetësisë

 Shtetësia paraqet lidhje ose marrëdhënie të veçantë juridike në


mes të individit dhe pushtetit

 Kjo marrëdhënie juridike që krijohet në mes të individit dhe


shtetit pasqyrohet (shpërfaqet) me të drejta dhe detyrime për të
dyja palët, mbi bazën e rregullave që i përcakton shteti

 Nocioni i shtetësisë nuk identifikohet me nocionin e kombësisë

 Kombësia manifeston përkatësinë e një kombi, ndërsa shtetësia


përkatësinë një shteti

 Ku është dallimi në mes kombit dhe Shtetit ?


Kuptimi i organit shtetëror

 Fjala organ ka dy kuptime:

1. kuptimi subjektiv
2. dhe ai objektiv

 Sipas kuptimit subjektiv, fjala organ nënkupton njerëzit, qoftë si


individ, qoftë si grup individësh, nëpërmes të cilëve ushtrohen
punë të caktuara

 Sipas kuptimit objektiv, fjala organ nënkupton vëllimin e


veprimtarisë së individëve apo të grupeve të individëve nëpërmes
të cilëve shteti ose bashkësia e caktuar shoqërore ushtron punët e
veta

 Cilat janë ato punë përkatësisht shërbime ?


• Organi shtetëror sipas kuptimit subjektiv nënkupton personat fizik
të cilët ushtrojnë shërbime shtetërore

• Organi shtetëror sipas kuptimit objektiv nënkupton vëllimin e


punëve apo të shërbimeve që ushtrojnë personat fizik të ngarkuar
nga shteti

• Organet e administratës shtetërore përbëjnë atë pjesë të aparatit


shtetëror të ngarkuar me veprimtari administrative si njërën nga
veprimtaritë e ndryshme që ushtron shteti

• Cilat jane veprimtarite tjera shteterore ?

• Karakteristika themelore që organet e administratës i cilëson si


organe shtetërore është veshja e tyre me targat e pushtetit

• Përkujtesë: cka ishte targi i pushtetit, përkatësisht pushteti ?


• Targat e pushtetit të organeve të administratës
shtetërore manifestohen përmes të drejtave dhe
detyrave të tyre :

- që të nxjerrin akte juridike administartive me të cilat shprehet


vullneti i shtetit

- dhe të mbrojnë e të zbatojnë ligjet e tij nga çdo shkelje duke


përdorur edhe fuqinë shtrënguese
Kuptimi i veprimtarisë shtetërore

• Forma e parë dhe kryesore e veprimtarisë që ushtron shteti njihet si veprimtari


ligjvënëse

• Veprimtaria ligjvënëse shprehet me nxjerrjen e ligjeve

• Organet e pushtetit shtetëror që ushtrojnë këtë veprimtari, në sisteme të


ndryshme kanë emra të ndryshëm (kuvend, kuvend popullor, etj,)

• Forma e dytë e veprimtarisë së shtetit është veprimtaria ekzekutive -


administrative

• Kjo veprimtari ushtrohet nga organet e pushtetit shtetëror të cilat


themelohen në bazë te ligjit dhe për zbatimin e ligjeve

• Ku është dallimi në mes veprimtatrisë ekzekutive dhe administrative ?


• Forma e tretë e veprimtarisë së shtetit është
veprimtaria gjyqësore

• Kjo formë e veprimtarisë ushtrohet nga


organet e veçanta të pushtetit shtetëror të cilat
themelohen për dhënien e drejtësisë

• Pra, këto janë gjykatat kompetencash të


ndryshme dhe shkallësh të ndryshme
Kuptimi i veprimtarisë administrative shtetërore

• Administrata shtetërore përfaqëson njërin nga instrumentet


e aparatit shtetëror, përmes të cilit shteti ushtron
veprimtarinë e vet të gjërë dhe të gjithanshme

• Meqë veprimtaria e shtetit është e gjërë dhe e gjithanshme


ajo nuk mund të ushtrohet në një formë të vetme

• Veprimtaria administrative është njëra nga format e


veprimtarisë së shtetit që ushtrohet nga një sistem i veçantë
organesh shtetërore

• Ajo zbaton ligjet, aktet nenligjore vendimet e gjykatave, etj.


Aktet juridike përmes të cilave zhvillohet veprimtaria
administrative

Kushtetuta

• Kushtetuta është akti më i lartë juridik i një vendi me fuqi më të lartë nga
aktet tjera juridike me të cilin rregullohen marrëdhënie të caktuara shoqërore

Ligji
• Ligji, krahas kushtetutës, paraqet një formë tjetër juridike fuqia e të cilit
është më e ulët se kushtetuta por më e lartë në raport me aktet tjera juidike

Akti nënligjor
• Akti nënligjor konsiderohet çdo akt, fuqia e të cilit është nën ligjin

• Ai nxirret në bazë të ligjit dhe për zbatimin e ligjit


Akti administrativ

 Në kuptimin formal, konsiderohet akti i organit shtetëror ose


ndonjë subjekti tjetër, të autorizuar me ligj, i cili nxirret sipas një
procedure të caktuar administrative me qëllim të njohjes së një të
drejte ose përcaktimit të një detyrimi për palën

• p.sh. vendimi i organit të administratës per qytetarin NN për


dhenien e lejes ndërtimore

 Në kuptimin material, konsiderohet vullneti i organit shtetëror


ose ndonjë subjekti tjetër, të autorizuar me ligj, që një subjekti të
caktuar i njeh ndonjë të drejtë ose i përcakton ndonjë detyrim
Marrëdhëniet juridike

 Në marrëdhënie juridike paraqiten dy anë, njëra që kërkon të drejtën ndërsa në anën


tjetër janë ato subjekte që kanë një detyrim

 Prandaj, thuhet se e drejta e një ane i përgjigjet detyrimit të anës tjetër dhe anasjelltas
detyrimet e njërës palë i përgjigjen të drejtave të palës tjetër

Marrëdhëniet juridike administrative

 Marrëdhëniet juridike administrative janë marrëdhënie të cilat janë rregulluara me


normë juridike administrative

 Krijohen si rregull përmes aktit administrativ por mund të krijohen edhe me heshtje të
administratës

- Cka nënkuptojmë me heshtje të administratës ?

 Marrëdhëniet juridike administrative dallohen nga marrëdhëniet juridike shoqërore


sepse rregullohen me norma juridike administrative dhe krijohen në fushën e
veprimtarisë administrative
Rendi juridik

 Rendi juridik është rend i organizuar i marrëdhënieve shoqërore të rregulluara me


norma juridike

 Rendi juridik përfshin vetëm atë pjesë të rendit shoqëror e cila është e rregulluar
me të drejtën ndërsa rendi shoqëror përveç se në rendin juridik shtrihet edhe në ate
moral, ekonomik dhe politik

Sistemi juridik është përmbledhje e normave të përgjithëshme juridike, të


sistematizuara sipas rregullave të caktuara në grupe adekuate të mëdha dhe të
vogla, ashtu që bashkërisht formojnë tërësi të veçantë dhe jokundërthënëse

 Grupimi i normave juridike në tërësi të caktuara bëhet në bazë të ngjashmërisë së


tyre

 Kriteri që përdoret më shpesh për sistematizimin e normave juridike është


përmbajtja e tyre, gjegjësisht, përmbajtja e marrëdhënieve shoqërore të cilat ato i
rregullojnë

 Sipas këtij kriteri, eksistojnë : enti juridik, dega juridike dhe sfera juridike
Enti juridik (institucioni) i përfshin normat juridike të cilat
rregullojnë marrëdhëniet e njëjta shoqërore, gjegjësisht
rregullojnë sjelljen e njëjtë të njerëzve(p.sh. martesa, adoptimi,
shitblerja, pronësia etj)

Dega juridike është përmbledhje e më shumë institucioneve


juridike të cilët rregullojnë lloje të njejta të marrëdhënieve
shoqërore

• Së pari janë formuar e drejta penale dhe e drejta qytetare, ndërsa pastaj
janë paraqitur edhe degët e tjera juridike (e drejta kushtetuse, e drejta
amdinistrative, e drejta e punës, e drejta tregtare, e drejta financiare etj).

Sfera juridike është pjesë e sistemit juridik e përbërë nga më


shumë degë juridike
Dega juridike:
 Nënkupton tërësinë e institucioneve të cilat rregullojnë të njejtën
fushë të marrëdhënieve shoqërore mbi baza të njejta

Subjekti juridik
 Subjekti juridik ose subjekti i së drejtës është titullari i të drejtave dhe
detyrave në marrëdhënien juridike

Organizata administrative
 Paraqet atë lloj të organizatës në të cilën njerëzit kryejnë punë të
përgjithshme shoqërore të cilat shprehen në ushtrimin e pushtetit si
dhe në ushtrimin e shërbimeve të caktuara për subjektet juridike me
mundësinë e shfrytëzimit të autorizimit publik

 Organizatat administrative kryejnë punë të përgjithshme shoqërore që


shprehen me ushtrimin e pushtetit dhe me ushtrimin e shërbimeve për
subjektet juridike me mundësinë e shfrytëzimit të autorizimit publik
(pushtetin e deleguar)
Procedura administrative

Procedura administrative paraqet:

- Garanci për palën që të nxirret një vendim i ligjshëm dhe i drejtë

- Përputhje të gjendjes faktike me ate juridike

- Mbrojtje juridike të të drejtave të subjekteve

- Ndjenje të sigurisë së palës

- Zbatim të normave juridike materiale

- Pra, procedura administrative nënkupton zbatim të normave juridike


materiale për rregullimin e materieve të veçanta administrative (zbatim të
ligjit)
Konflikti administrativ

Dallohen tre grupe pikpamjesh rreth konfliktit administrativ

• Sipa kriterit formal, konflikti administrativ përkufizohet si


konflikt që zhvillohet para gjykatave të veçanta administrative,
pra ai zgjidhet në procedurë të veçantë gjyqësore

• Në konfliktin admnistrativ, administrata paraqitet si palë paditse


apo e paditur

• Pikepamja e tretë thekson se zbatimi ose shkelja e dispozitës


juridike shkakton konflikt administrativ

• Përfundimisht, mund të themi se konflikti administrativ paraqet


mbrojtjen gjyqësore të ligjshmërisë së akteve juridike
Kundërvajtja:

• Paraqet shkelje të rendit publik, e cila me ligj ose me ndonjë normë tjetër
është rregulluar dhe për të cilën është parashikuar dënimi kundërvajtës
ose masa mbrojtëse

• Me shkelje të rendit publik kuptohet shkelja e normave me të cilat


urdhërohet ose ndalohet një veprim

• Rregullimi me ligj nënkupton normimi faktik i kundërvajtjes

• Pra, nuk ka kundërvajtje po qe se ajo nuk është parashikuar me ligj ose me


ndonjë normë tjetër dhe po qe se për te nuk është përcaktuar sanksioni

• Dënimi për kundërvajtje mund të shqiptohet vetëm nëse kundërvajtja


është kryer dhe si e tillë është parashikuar me ligj ose me ndonjë normë
tjetër dhe po qe se denimi ka qenë i normuar në momentin e kryerjes së
kundërvajtjes
Ju faleminderit !
• Organ - Pjesë e trupit të qenieve të gjalla ose pjesë e bimëve, që kryen
një funksion të caktuar

2. Institucion i veçantë a forum, që kryen një detyrë të caktuar në


administratën shtetërore ose në një nga fushat e tjera të jetës politike
shoqërore

• Organ i lartë (i ulët). Organet vartëse (udhëheqëse, drejtuese). Organ


ligjvënës (urdhërdhënës, përfaqësues). Organet qendrore (lokale).
Organet ekonomike (gjyqësore, financiare). Organet udhëheqëse të
partisë (të pushtetit). Organet e arsimit (e shëndetësisë). Organet e
policisë (e ndjekjes)

3. Gazetë ose revistë e përditshme a periodike, që e nxjerr një parti, një


organizatë, një shoqëri, një institucion etj. dhe që shpreh pikëpamjet e
tyre, pasqyron veprimtarinë e tyre ose popullarizon krijimtarinë e tyre.
Organ politik (letrar, shkencor, teorik). Organ periodik (i përditshëm, i
përjavshëm, i përmuajshëm). Organet e shtypit
• INSTITUCION

• Organizëm shtetëror a shoqëror, që e zhvillon veprimtarinë e vet në një fushë të


caktuar të ekonomisë, të shkencës, të arsimit, të kulturës, të jetës shoqërore,
politike etj

• Institucion shtetëror (shkencor, parashkollor, shëndetësor, artistik, shoqëror).


Institucion ideologjik (politik, ushtarak). Institucion fetar

• Institucionet qendrore.

• Mënyrë jetese ose sjelljeje që është rregulluar sipas disa ligjeve, normave e
zakoneve të vendosura brez pas brezi në një shoqëri, te një popull a te një
shtresë shoqërore; tërësia e normave, e ligjeve dhe e të drejtave në një fushë të
caktuar të marrëdhënieve shoqërore

• Institucion shoqëror. Institucion i vjetër. Institucionet familjare

• Institucioni i martesës (i hakmarrjes). E drejta zakonore si institucion

You might also like