Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 56

KORRUPSIONI AKTIV DHE PASIV I

FUNKSIONARËVE PUBLIKË DHE NË


SEKTORIN PRIVAT

S.Kllapi
1 Trainim vazhdues
Shkolla e Magjistratures
02-03 Mars 2023
Dhimitër Lara & Sotir Kllapi
PËRKUFIZIMI I KORRUPSIONIT
 Simone Marani, : …një marrëveshje e veçantë (pactum
sceleris) mes një funksionari publik apo subjekteve te
tjera të specifikuara dhe një subjekti privat, përmes të

S.Kllapi
cilit, i pari pranon nga i dyti, për një sjellje që lidhet me
detyrën e tij, një shpërblim që nuk i takon.
 …një aktivitet i kundërligjshëm (si abuzim me detyrën,
favorizim, nepotizëm, etj që realizohet nëpërmjet dhënies
së një rryshfeti), duke u keqpërdorur autoriteti apo fuqia
që gëzon një funksionar publik ose një privat me qëllim
arritjen e të mirave private, financiare ose jo. (www
.sciencedirect.com – Internation Business Revieë. Vol 29,
Çështja 4, gusht 2020). 2
AKTE NDËRKOMBËTARE
 Ligji nr. 8635 dt 06.07.2000 Për ratifikimin e konventës
civile për korrupsionin

S.Kllapi
 Ligji Nr. 8778, datë 26.04.2001 “Për ratifikimin e
"Konventës Penale për korrupsionin”
 Ligji Nr. 9492, datë 13.3.2006 “Për ratifikimin e
Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër
korrupsionit”

3
PËRKUFIZIMI I KORRUPSIONIT
 Premtim, dhënie, ofrim ose kërkim, marrje, pranim
(Kodi Penal: Premtim N.259, Ofrim N.328)

S.Kllapi
 Drejtpërdrejtë ose tërthorazi

 Për vete ose dikë tjetër

 Një shpërblimi që nuk i takon

 Për të vepruar ose mosvepruar në ushtrim të funksioneve

4
K.PENAL
 Sipas subjektit: Korrupsioni i kryer nga:
 Shtetasit;

S.Kllapi
 Funksionarët publikë;

 Funksionarët e lartë;

 Të zgjedhurit vendorë;

5
PËRKUFIZIMI I I KORRUPSIONIT DHE FORMAT E
TIJ SIPAS KONVENTËS PENALE PËR
KORRUPSIONIN
 Në nenin 2 të Konventës Penale për Korrupsionin jepet kuptimi i
korrupsionit aktiv të zyrtarëve publik kombëtar, ku thuhet se: “Secila
Pale do te miratoje masa te tilla legjislative dhe te tjera, qe janë te nevojshme,
për përcaktimin si vepra penale, sipas legjislacionit te saj kombëtar, kur kryhen

S.Kllapi
me qellim premtimin, ofrimin ose dhënien direkt ose indirekt te
çfarëdolloj avantazhi, qe nuk i takon cilitdo zyrtari publik te asaj Pale,
për vete ose për dike tjetër, ndaj tij/saj, për te vepruar ose mosvepruar
ne ushtrim te funksioneve te tij/saj.”.
 Në nenin 3 të Konventës Penale për Korrupsionit jepet kuptimi i
korrupsionit pasiv të zyrtarëve publik kombëtar, ku thuhet se: “Secila
Pale do te miratoje masa te tilla legjislative dhe te tjera, qe janë te nevojshme,
për përcaktimin si vepra penale, sipas legjislacionit te saj kombëtar, kur kryhen
me qellim kërkimin ose marrjen nga cilido prej zyrtareve publike te asaj
Pale, direkt ose indirekt, te çfarëdolloj avantazhi qe nuk i takon, për
vete ose për te tjerë, ose pranimi i një oferte ose premtimi apo
avantazhi te tille, për te vepruar ose mosvepruar ne ushtrim 6 te
funksioneve te tij/saj.”.
PËRKUFIZIMI I KORRUPSIONIT DHE FORMAT E TIJ
SIPAS KONVENTËS PENALE PËR KORRUPSIONIN
 Në nenin 12 të kësaj Konvente është dhënë kuptimi i ushtrimit të
ndikimit të paligjshëm:
 Secila Pale do te miratoje masa te tilla legjislative dhe te tjera, qe janë te

S.Kllapi
nevojshme, për përcaktimin si vepra penale sipas legjislacionit te saj
kombëtar, kur kryhen me qellim premtimin, dhënien ose ofrimin,
direkt ose indirekt, te çfarëdolloj avantazhi qe nuk i takon cilitdo
qe siguron ose konfirmon se është i afte te ushtroje ndikim ne
vendimmarrjen e cilitdo personi te referuar ne nenet 2, 4, 5, 6, 9,
10, 11, ne përputhje me këtë dispozite, kur avantazhi qe nuk i takon
është për atë vete apo për te tjerë, sikurse (the kërkimi, marrja ose
pranimi i ofertës ose premtimi i një avantazhi te tille, ne
përputhje me këtë ndikim, pavarësisht nëse ndikimi është
ushtruar ose jo ose pavarësisht nëse ndikimi i supozuar çon ose jo
7
ne rezultatin e synuar.”.
KONCEPTI I “NEPUNËSIT PUBLIK” APO
“PERSONIT ZYRTAR” SIPAS KONVENTAVE
 Sipas nenit 2 të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit”:
 a) "Nëpunës publik" është:

S.Kllapi
 (i) çdo person që mban në post legjislativ, ekzekutiv, administrativ ose
gjyqësor në një shtet palë, i emëruar ose i zgjedhur, i përhershëm ose i
përkohshëm, i paguar ose i papaguar, pavarësisht nga kohëzgjatja e shërbimit
të personit;
 (ii) çdo person tjetër që ushtron një funksion publik, duke përfshirë në
agjenci publike ose ndërmarrje publike, ose që kryen një shërbim publik,
sipas përcaktimit të ligjit të brendshëm të shtetit palë dhe sipas zbatimit në
sferën përkatëse të ligjit në shtetin palë;
 (iii) çdo person tjetër të përcaktuar si "nëpunës publik" në ligjin e brendshëm
të shtetit palë, megjithatë, për qëllimet e disa masave specifike që
parashikohen në kapitullin II të kësaj Konvente, "nëpunës publik" është çdo
person që ushtron një funksion publik ose jep një shërbim publik sipas 8
parashikimit të ligjit të brendshëm të shtetit palë dhe sipas zbatimit në fushën
përkatëse të ligjit të shtetit palë.
KONCEPTI I “NEPUNËSIT PUBLIK” APO “PERSONIT
ZYRTAR” SIPAS KONVENTAVE

 b) "Nëpunës publik i huaj" është çdo person që ka një post


legjislativ, ekzekutiv, administrativ ose gjyqësor të një shteti të

S.Kllapi
huaj, i emëruar ose i zgjedhur, dhe çdo person që ushtron një
funksion publik për një vend të huaj, duke përfshirë një agjenci
publike ose një ndërmarrje publike.
 c) "Nëpunës i një organizate publike ndërkombëtare" është një
punonjës i shërbimit civil ndërkombëtar ose çdo person që është i
autorizuar nga një organizatë e tillë për të vepruar në emër të asaj
organizate.

9
KONCEPTI I “NEPUNËSIT PUBLIK” APO “PERSONIT
ZYRTAR” SIPAS KONVENTAVE

 Sipas nenit 1 të Konventës Penale për Korrupsionin me:


 a) "Zyrtar publik" do te kuptohet ne reference me
përkufizimin e "zyrtar" "oficer publik", "kryebashkiak",

S.Kllapi
"ministër", ose "gjyqtar", ne ligjin kombëtar te shtetit ne te
cilin personi ne fjale ushtron funksion dhe sikurse zbatohet
ne ligjin e tij penal;
 b) termi "gjyqtar" i referohet paragrafit te mësipërm "a" dhe
përfshin prokuroret dhe mbajtësit e shërbimeve
gjyqësore;
 c) ne rastin e procedimeve qe përfshijnë një zyrtar publik te
një shteti tjetër, shteti procedues mund te zbatoje
përkufizimin e zyrtarit publik, vetëm ne rast se ky 10
përkufizim përputhet me ligjin e tij kombëtar";
FUNKSIONARI PUBLIK DHE
SHERBIMI PUBLIK
 Funksionar publik
 Neni 357 i K.Penal italian “Nocioni i zyrtarit publik”:

S.Kllapi
 “Për efekt të ligjit penal, janë funksionarë publikë, ata që
ushtrojnë një funksion publik legjislativ, gjyqësor apo
administrativ.
Me të njëjtat efekte është publik funksioni administrativ i
rregulluar nga normat e së drejtës publike ose nga akte
autoritative që karakterizohen nga formimi ose
manifestimi i vullnetit të administratës publike ose
zhvillimit të pushteteve të saj autoritative ose çertifikuese.

11
FUNKSIONARI PUBLIK DHE
SHERBIMI PUBLIK
 Shërbim publik
 Neni 358 i K.Penal italian “Nocioni i personit të

S.Kllapi
ngarkuar me një shërbim publik”:
“Për efekt të ligjit penal, quhen të ngarkuar me një
shërbim publik ata të cilët me cfaredo titulli ofrojnë
shërbim publik.
Me shërbim publik duhet kuptuar aktiviteti i rregulluar
në të njëjtat forma si funksioni publik por
karakterizohet nga mungesa e pushteteve tipike të kesaj
të fundit, dhe me përjashtim të zhvillimit të detyrave të
thjeshta të zakonshme dhe të veprimeve tërësisht
12
materiale.”
FUNKSIONARI PUBLIK DHE
SHERBIMI PUBLIK
 Shërbim publik
 Neni 359 i K.Penal italian “Personat që ushtrojnë një

S.Kllapi
shërbim publik nevojshmërie”:
“Për efekt të ligjit penal janë persona që ushtrojnë një shërbim
publik të nevojshëm:
Privatët që ushtrojnë profesione mjeko ligjore ose sanitare,
ose profesione të tjera ushtrimi i të cilave është i ndaluar
nga ligji pa një certifikim të veçantë nga shteti, kur
shërbimin e tyre publiku është i detyruar ta marrë për
efekt të ligjit;
Privatët që nuk ushtrojnë funksione publike por ushtrojnë një
shërbim publik, kryejnë një shërbim të deklaruar publik të 13
nevojshëm përmes një akti të administratës publike.”
FUNKSIONARI PUBLIK DHE
SHERBIMI PUBLIK
 Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Neni 2 “Përkufizime”

 1. “Autoritet publik”:

S.Kllapi
a) është çdo organ administrativ i parashikuar në legjislacionin në fuqi për
procedurat administrative, organet ligjvënëse, gjyqësore dhe ato të
prokurorisë së çdo niveli, organet e njësive të qeverisjes vendore të çdo niveli,
organet shtetërore dhe entet publike, të krijuara me Kushtetutë ose me ligj;

b) janë shoqëritë tregtare ku:


i) shteti zotëron shumicën e aksioneve;
ii) ushtrohen funksione publike, sipas parashikimit të shkronjës “c” të kësaj
pike;

c) çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose
çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e 14
ushtrimit të funksioneve publike.
FUNKSIONARI PUBLIK DHE
SHERBIMI PUBLIK
 Ligj nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e
administratës shtetërore”

S.Kllapi
 Ligj nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”

15
FUNKSIONAR I LARTË

 Në konceptin funksionar i lartë shtetëror futen dy kategori


punonjësish:
 1) funksionarët politikë, ku përfshihen deputët, Ministrat, stafet

S.Kllapi
politike të tyre (këshilltarë dhe drejtues kabineti), drejtuesit e
institucioneve qëndrore të emëruar nga Kuvendi apo Këshilli
Ministrave
Ligj nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e
administratës shtetërore” përcakton se Kryeministri dhe ministrat
janë organet e larta të administratës shtetërore. Kabineti i ministrit
mund të ketë një drejtor, këshilltarët dhe sekretarët. Ata emërohen
dhe shkarkohen nga ministri dhe kanë statusin e funksionarëve
politikë, sipas ligjit.
 2) funksionarët e lartë shtetëror që parashikohen në Ligjin
16
“Për shërbimin civil”. Këtu përfshihen sekretarët e përgjithshëm,
drejtorët e departamenteve dhe drejtorët e përgjithshëm.
TË ZGJEDHUR VENDORË
 Të zgjedhur vendor janë kryetarët e bashkive,
komunave, anëtarët e këshillave bashkiake dhe
komunale, të cilët zgjidhen drejtpërdrejt nga populli.

S.Kllapi
17
NENI 259
KORRUPSIONI PASIV I PERSONAVE QË
USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE

S.Kllapi
 “Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose
i një premtimi të tillë, deri në vlerën 50.000 lekë, ose ekuivalencën në monedhë të
huaj, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi të tillë që
vjen nga një përfitim i parregullt, nga personi që suhtron funksione publike, për të
kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me
burgim nga dy deri në tre vjet.
Po kjo vepër, kur përfitimi i parregullt ose premtimi i një përfitimi të tillë
është mbi vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, dënohet
me burgim nga tre deri në tetë vjet”.

18
ELEMENTËT E FIGURËS SË VEPRËS
PENALE “KORRUPSION PASIV”
 Në lidhje me objektin e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i personave
që ushtrojnë funksione publike”. Për të pasur konfigurimin e veprës
penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë detyra publike,

S.Kllapi
duhet që të realizohet cenimi i objektit të veprës penale, domethënë që të
vërtetohet cenimi i një marrëdhënie juridike të rëndësishme, siç është ajo e
vendosur nga shteti për të siguruar autoritetin dhe funksionimin e
rregullt dhe të paanshëm të administratës publike, si dhe mbrojtjen e
interesave të ligjshme të personave fizikë apo juridikë të mbrojtura
posaçërisht nga legjislacioni penal. Qëllimi i mbrojtjes së marrëdhënies
juridike nga norma penale është mbrojtja dhe ruajtja e ushtrimit të
ligjshëm të funksioneve publike, si dhe ruajta e besimit që individët kanë
tek funksionarët që ushtrojnë detyra publike në përputhje me parimin e
ligjshmërisë dhe besnikërisë së ushtrimit të detyrës publike, duke i
shërbyer me përpikëri vetëm interesave publikë, në mënyrë të paanshme
dhe objektive. 19
ELEMENTËT E FIGURËS SË VEPRËS
PENALE “KORRUPSION PASIV”
 Në lidhje me anën objektive (actus rea) të figurës së veprës penale
“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në
kuptim të nenit 259 të Kodit Penal, nga ana objektive kjo vepër penale

S.Kllapi
kryhet me veprime aktive të shprehura në mënyra të ndryshme, me anë të
kërkimit ose marrjes, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të çfarëdo përfitimi të
parregullt nga ana e funksionarëve publik apo/ose pranimit të një oferte a
premtimi, për vete ose për persona të tjerë, me qëllimin për të kryer ose
moskryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tyre. Në
respektim të parimit të ligjshmërisë që lidhet me cilësimin juridik të faktit
penal duhet të sqarohet kuptimi i termave të përmendura në këtë dispozitë.
“Kërkimi” i referohet një veprimi të njëanshëm të kryer nga funksionari
publik, i cili në mendjen e një personi tjetër i jep të kuptojë në mënyrë të
qartë ose të nënkuptuar se ai duhet të paguajë për veprimin e kërkuar.
“Marrja” është pranimi i një përfitimi të parregullt drejtpërdrejt nga ana e
funksionarëve publik ose nga një ndërmjetës që mund të jetë i afërm, 20
familjar etj.
ELEMENTËT E FIGURËS SË VEPRËS PENALE
“KORRUPSION PASIV”
 Në lidhje me anën subjektive të figurës së veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave
që ushtrojnë funksione publike”. Kjo vepër kërkon si formë faji dashjen direkte. Për
konfigurimin e veprës penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë detyra
publike, mund të merret apo pranohet përfitim, nëse funksionari publik është i

S.Kllapi
ndërgjegjshëm (ka dijeni) që subjekti tjetër, jep ose ofron një përfitim të parregullt.
Parregullsi e përfitimit do të thotë që ai nuk është ligjshëm dhe i detyrueshëm, sipas
normave të së drejtës dhe se funksionari nuk ka as të drejtën, as tagrin, as detyrimin për ta
marrë atë. Prandaj, mund të merret dhënia e një përfitimi material apo pranimi i një
premtimi të parregullt, në mënyrë të shprehur, të heshtur, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo
edhe të tërthortë, por gjithnjë nëse ekziston dijenia që marrja apo pranimi është në
korrelacion më dhënien apo premtimin e një të treti. Një premtim i thjeshtë për
përfitime në të ardhmen, pa iu drejtuar konkretisht funksionarit dhe pa u pranuar nga
ana e tij, duke u ndërgjegjësuar dhe pasur dijeninë rreth saj nuk do të mjaftonte për
konfigurimin e kësaj vepre penale. Prandaj premtimi duhet të jepet në mënyrë të atillë që
jetë i konkretizuar dhe të lejojë ndërgjegjësimin dhe njohjen e tij nga ana e funksionarit në
mënyrë që të mundësojë mbajtjen e tij. (Shiko vendimin Nr. 216, datë 16.12.2015 i Kolegjit
Penal të Gjykatës së Lartë.) Qëllimi, pra kërkimi ose marrja e çfarëdo përfitimi të
parregullt ose pranimi i një oferte të parregullt është element i domosdoshëm i figurës së
21 së
kësaj vepre penale. (Shiko vendimin Nr. 484, datë 19.05.2010 i Kolegjit Penal të Gjykatës
Lartë.)
ELEMENTËT E FIGURËS SË VEPRËS
PENALE “KORRUPSION PASIV”
 Në lidhje me subjektin e veprës penale. Neni
259 i Kodi Penal është një dispozitë, subjekti i

S.Kllapi
të cilës hyn në kategorinë e subjekteve të
posaçme. Si rrjedhim, subjekti i veprës
penale, duhet të ketë disa cilësi të veçanta të
njohura nga ligji dhe këto cilësi duhet të jenë
ndikuese në kryerjen e veprës penale.
Konkretisht, funksionari publik duhet të ketë
kompetenca vendimmarrëse.
22
NE LIDHJE ME DETYRËN FUNKSIONALE
TË ZYRTARIT (KAZUS 1)
 Të pandehurit B.P. dhe P. F. ndihmës specialist për hetimin e krimeve ndaj pronës në
policinë e Tiranës.
 Në datën 10 Mars 2010 ata kanë konstatuar shtetasin D. K. dhe i kanë ushtruar

S.Kllapi
kontroll personal nga ku i kanë gjetur me vehte 20.000 leke.
 Sipas D.K. ata i kanë thënë se kishin dyshime se ai vidhte në autobuza. E kanë çuar
tek disa pallate dhe i kanë thënë se nuk do ta çonin në Komisariat, por do i marrin
shumën monetare që i kanë gjetur.
 Ne datën 12 Mars 2010, ata i kanë telefonuar përsëri dhe i kanë kërkuar takim. Pasi
janë takuar i kanë thënë se ai mund të vazhdonte të vidhte i qetë, do ta mbronin ata,
por si shpërblim duhet tu jepte një pagesë prej 15.000 lekë në javë sejcilit.
 Shtetasi D. K. vendos të paraqesë kallëzim dhe të lidhë marrëveshje me oficerin e
policisë gjyqësore.
 Në përfundim prokuroria i akuzon për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të
personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga
neni 259 dhe 25 të K.Penal.

23
VENDIMET E GJYKATËS
 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr. 1062 datë 14 Korrik 2010
vendos të deklarojë fajtorë të dy të pandehurit për veprën penale të “Vjedhja e kryer
duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 135-25

S.Kllapi
të Kodit Penal. “….në veprën penale të korrupsionit pasiv, duhet të ekzistojë
gjithnjë një person që kryen një funksion publik të caktuar, dhe nga ana tjetër një
person i interesuar, i cili kërkon që nëpërmjet shpërblimit apo përfitimit punonjësi i
ngarkuar me funksion publik të kryej apo mos të kryej një veprim të caktuar që
lidhet me detyrën, ose që ky i fundit të kryej ose të mos kryej nw mwnyrw të
ligjshme ose të paligjshme një veprim të caktuar.
 Gjithashtu objekti i veprës penale të korrupsionit janë marrëdhëniet juridike që
mbrojnë veprimtarinë normale të administratës apo shërbimeve publike, ndërsa
objekt i veprës penale të vjedhjes me anë të shpërdorimit të detyrës janë
marrëdhëniet juridike të vendosura për të mbrojtur pronën dhe pasurinë e
qytetarëve apo të personave juridik shtetëror nga veprimet e punonjësve, që për
shkak të funksionit të tyre kanë potencialin për të futur në dorë këtë pasuri… në
rastin konkret të pandehurit nuk po kryenin ndonjë veprim procedurial në ngarkim
të dëshmitarit D.”
24
 Vendimi është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë me Vendimin Nr. 305 datë
17 Mars 2011 dhe nga Gjykata e Lartë me Vendimin Nr. 297 datë 13 Nëntor 2013.
NE LIDHJE ME DETYRËN FUNKSIONALE
TË ZYRTARIT (KAZUS 2)
 Të gjykuarit K.V., D.G., Y.K. dhe S.D. janë punonjës policie pranë Komisariatit Nr. 1
Tiranë.
 Në datën 25 Tetor 2005, te Kthesa e Lundrës kanë ndaluar një automjet në të cilin

S.Kllapi
udhëtonin shtetasit S.R dhe S.I.
 Punonjësit e policisë i kanë thënë drejtuesit të mjetit shtetasit S.R. se automjeti i tij ishte
i vjedhur dhe bashkëudhëtari S.I. ishte person në kërkim (fakte të pavërteta). Në këto
rrethana mjeti do bllokohej.
 Në momentin që S.R është afruar pranë automjetit të policisë, ka nxjerr nga xhepi një
kartëmonedhë 100 Euro dhe ia ka dhënë punonjësve të policisë. Punonjësi i policisë
D.G. i ka thënë se shuma prej 100 Euro është pak për 4 persona, dhe automjeti do
shoqërohej në komisariat.
 Rrugës për në komisariat automjeti policisë i cili shoqëronte automjetin e shtetasit S.R.,
ka ndaluar përsëri mjetin e shtetasit S.R dhe pasi i ka marrë shumën e ofruar në fillim
prej 100 Euro, e ka lejuar të largohet.
 Akuza ndaj punonjësëve të policisë “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë
funksione publike” e kryer në bashkëpunim N.259 – 25 K.Penal.
25
VENDIMET E GJYKATËS
 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr. 462 datë 05
Maj 2006 ka vendosur të deklarojë fajtorë të pandehurin K.V. për
veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”

S.Kllapi
parashikuar nga neni 135 I K.Penal, dhe të pandehurit e tjerë
D.G., Y.K., S.D, për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”
parashikuar nga neni 300 I K.Penal.
 Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin Nr. 432 datë 01 Qershor
2007 ka vendosur “Lënien në fuqi të vendimit”.
 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin Nr. 1 datë 13 Janar
2010, ka vendosur “Ndryshimin e vendimit dhe deklarimin fajtorë
të të katër të pandehurve për veprën penale të 135-25 të Kodit
Penal.” “…tek vepra penale e korrupsionit pasiv, subjektet e
posaçëm me veprimet e tyre, sjellin si pasojë dëm në zbatimin e
26
detyrës, ndërkohë që në rastin konkret ngjarja nuk ka ndodhur
në zbatim të detyrës”.
NENI 244
KORRUPSIONI AKTIV I PERSONAVE
QË USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE
“Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i

S.Kllapi
çfarëdo përfitimi të parregullt deri në vlerën 50.000 lekë ose
ekuivalencën në monedhë të huaj personit që ushtron
funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë për të kryer
ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën ose funksionin e
tij, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në një vit.
Po kjo vepër, kur përfitimi i parregullt i personit që ushtron
funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë, është mbi
vlerën 50.000 lekë, ose ekuivalencën në monedhë të huaj,
dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.”.
27
ELEMENTËT E FIGURËS SË VEPRËS
PENALE “KORRUPSION AKTIV”

 Në lidhje me objektin e veprës penale “Korrupsioni aktiv i


personave që ushtrojnë funksione publike”. Kjo vepër penale

S.Kllapi
nga Kodi Penal në Pjesën e posacme të tij, në Kreun VII,
Seksioni I të titulluar “Vepra penale kundër veprimtarisë
shtëtërore të kryera nga shtetasit”. Sipas nenit 244 të Kodit
Penal rezulton se, ligjvënësi ka parashikuar një mbrojtje të
posaçme, për një marrëdhënie juridike të rëndësishme, siç
është ajo e vendosur nga shteti për të siguruar funksionimin
normal dhe autoritetin e institucioneve shtetërore, si dhe
interesave të ligjshme të personave fizikë apo, juridikë.
Cenimi i kësaj marrëdhënieje nga shtetasit përbën krim dhe
passjell përgjegjësi penale. 28
ELEMENTËT E FIGURËS SË VEPRËS PENALE
“KORRUPSION AKTIV”

Në lidhje me anën objektive (actus rea) të figurës së


veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë

S.Kllapi
funksione publike”. Në kuptim të nenit 244 të Kodit Penal,
vepra penale kryhet nga ana objektive nëpërmjet premtimit,
propozimit ose dhënies, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i
çfarëdo përfitimi të parregullt, personit që ushtron
funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë për të
kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën ose
funksionin e tij.
 Në respektim të parimit të ligjshmërisë që lidhet me
cilësimin juridik të faktit penal, duhet të sqarohet kuptimi
29
i
termave të përmendura në këtë dispozitë.
ELEMENTËT E FIGURËS SË VEPRËS PENALE
“KORRUPSION AKTIV”
 “Premtimi” – i referohet situatës së dhënies së rryshfetit
nga premtuesi pas veprimit që duhet të ndërmarrë
zyrtari.

S.Kllapi
 “Propozimi” – i referohet situatës kur propozuesi shfaq
gatishmërinë e tij për të dhënë rryshfetin në çdo moment.
 “Dhënia” – i referohet situatës kur dhuruesi e ka
transferuar përfitimin e parregullt drejt zyrtarit.
 “Tërthorazi” nënkupton rastet kur transaksioni mund të
realizohet edhe me anë të ndërmjetësve, pavarësisht
faktit nëse përfituesi ose pranuesi i përfitimit të
parregullt mund të jetë zyrtari publik ose një palë e tretë.
30
 “Ofrimi” – N.328 ?????
ELEMENTËT E FIGURËS SË VEPRËS
PENALE “KORRUPSION AKTIV”
 “Për vete ose për persona të tjerë” nënkupton rastin
kur përfitues është vetë personi subjekt i veprës penale
të korrupsionit pasiv, ndërsa “persona të tjerë”

S.Kllapi
përfshin rastet kur përfitimi i parregullt jo
domosdoshmërisht i jepet personalisht zyrtarit, sepse
përfitimi i parregullt mund ti jepet p.sh. të afërmit ose
të njohurit të zyrtarit, partisë anëtar i së cilës është
zyrtari etj. I rëndësishëm në rastet kur “përfitimi shkon
në dobi të një personi të tretë”, është kushti që personi që
ushtron funksionin publik së paku duhet të jetë në
dijeni të këtij veprimi, dhe në mënyrë të shprehur apo
të heshtur “pranon” që përfitimi i parregullt të shkojë
në dobi “të personit të tretë” (i cili mund të jetë familjar, 31
mik, i afërt, shok apo bashkëpunëtor i tij).
ELEMENTËT E FIGURËS SË VEPRËS PENALE
“KORRUPSION AKTIV”
 Që të konsumohet vepra penale e korrupsionit aktiv i funksionarëve
publik, duhet që i pandehuri të kryejë veprën penale me veprime aktive të
kundërligjshm nëpërmjet premtimit, propozimit ose dhënies
drejtpërdrejtë ose tërthorazi, “çdo lloj përfitimi të parregullt” si: para apo

S.Kllapi
përfitime të tjera jo materiale, si dhe krijimi i favorizimeve, përfitimi i
shërbimeve apo privilegjeve të parregullta, personit që ushtron
funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos
kryer një veprim, që lidhet me detyrën ose funksionin e tij. Sikundër
mund të vërehet, në themel të anës objektive të kësaj figure të veprës
penale, parashikohet një shkëmbim i kundërligjshëm dhe i ndërsjellë,
në të cilën veprimet ose mosveprimet e funksionarit publik konsistojnë në
kërkimin e premtimit, ose marrjen e një përfitimi për vete ose për të tjerë,
apo pranimin e një oferte, me ato të një subjekti të jashtëm, i cili nga ana e
tij premton ose ofron një përfitim të paligjshëm. “Parregullsi e përfitimit” do
të thotë që ai nuk është ligjshëm dhe i detyrueshëm, sipas normave 32 të së
drejtës dhe se funksionari nuk ka as të drejtën, as tagrin, as detyrimin për
ta marrë atë.
ELEMENTËT E FIGURËS SË VEPRËS
PENALE “KORRUPSION AKTIV”

 Në lidhje me anën subjektive të figurës së

S.Kllapi
veprës penale. “Korrupsioni aktiv i personave
që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar
nga neni 244 i Kodit Penal kryhet me dashje.
 Në lidhje me subjektin e veprës penale.
Subjekti i kësaj vepre është i përgjithshëm.

33
ELEMENTET E VEPRES PENALE
PERFITIMI QE JEPET

 Premtimi apo propozimi nuk është e nevojshme të jenë të


specifikuara pra shuma e parave, shërbimi që i ofrohet,
ndërkohë që duhet domosdoshmërisht që të jenë të

S.Kllapi
identifikuara sjelljet që i kërkohen të kryhen
funksionarit publik në këmbim të këtyre ofertave
 A ka ndonjë kufi? Në rastet e dhuratave të vogla mund
të përjashtohet korrupsioni por vetëm kur detyra është
kryer sipas ligjit e asnjëherë në kundërshtim me të (edhe
në Shqipëri kemi konceptin e dhuratave). Për t’u
diskutuar, dhënia e një shume parash të vogël,
vazhdimisht infermierëve, mjekëve, policave etj.
34
SJELLJA NË KËMBIM TË PËRFITIMIT
 Sjellja që kërkohet nga funksionari, lidhet me detyrën e
tij. Nuk do të gjendemi para korrupsionit në rast se
funksionari merr para për të kryer një veprim që nuk

S.Kllapi
lidhet me detyrën e tij.
 Nuk është e nevojshme që veprimi që kërkohet të kryhet
të jetë i përfshirë në pushtetin e detyrave të funksionarit
publik por mjafton që të jetë një veprim që kryhet nga
zyra apo institucioni ku punon ky funksionar publik dhe
ku ai mund të ketë akses - — Sez. 1 sent. 4177 del 4-2-
2004 (ud. 27-10-2003) rv. 227100.

35
SJELLJA NË KËMBIM TË PËRFITIMIT
 Kemi dy lloje korrupsionesh:
 Për të kryer detyrën sipas ligjit apo në kundërshtim me të.

S.Kllapi
 Në rastin e parë, kur e kryen detyrën sipas ligjit e për këtë
kërkon para kemi cënimin e administratës publike në vetë
funksionimin e saj, pra të parimeve të saj, në paanësi,
korrektësi etj, në rastin e dytë kemi edhe një dëm tjetër që
është më i prekshëm, ndoshta edhe materialisht, që derivon
nga sjellja e kundraligjshme.
 Do të quhen detyra në kundërshtim me funksionet e veta jo
të vetëm ato që janë në kundërshtim me ligjin por edhe ato
që edhe pse duken të rregullta, cënojnë parimin e
korrektësisë apo barazisë, paanësisë. — Sez. 6 sent. 3388 36
del 23-1-2003 (ud. 4-12-2002) rv. 224056.
SJELLJA NË KËMBIM TË PËRFITIMIT
 Në përputhje me detyrën apo jo? A ka konkurrim me
shpërdorimin e detyrës?

S.Kllapi
 Në shpërdorimin e detyrës, qëllimi që karakterizon
subjektin pasqyrohet në sjelljen e tij me të cilën
drjetpërdrejt kërkohet të arrihet një avantazh, përfitim,
për vete ose për të tjerët, si objektiv primar — Sez. 6
sent. 708 del 15-1-2004 (ud. 8-10-2003) rv. 227280. Pra
në korrupsion qëllimi është të merren paratë apo
përfitimi apo të jepen ato, ndërkohë tek shpërdorimi,
përfitimi realizohet si derivim i drejtpërdrejtë i sjelljes së
paligjshme pa qenë nevoja që të jetë një person që ofron
para. 37
NE LIDHJE ME LLOJIN E PËRFITIMIT
 I pandehuri SH.XH. ka qenë drejtues institucioni vendor.
 Shtetasja A.A. ka dashur të filloj punë në institucionin që drejtohej nga shtetasi SH.XH.
 Shtetases A.A. i kërkohen favore seksuale në këmbim të sigurimit të një vendi pune, në
institucion nga shtetasi SH.XH.

S.Kllapi
 Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me Vendimin Nr. 3 datë 12 Janar 2017 ka
vendosur deklarimin fajtor të shtetasit SH.XH për veprën penale “Korrupsionit pasiv i
funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurëve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i
K.Penal.
 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me Vendimin Nr. 22 datë 03 Prill 2017 vendos ndryshimin
e vendimit dhe deklarimin fajtor për veprën penale “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar
marrëdhëniet e varësisë apo detyrës” parashikuar nga neni 105 i K.Penal.
 Arsyetimi i Gjykatës “…pavarësisht se vepra penale e korrupsionit parashikon edhe përfitime
të tjera për kryerjen e saj, objekti nuk mund të zgjerohet kaq shumë… fjala korrupsion merr
kuptimin e të kërkuarit, ofrimit, dhënies ose pranimit të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë të një
mitmarrje ose të cdo lloj avantazhi ose përfitimi, që deformon kryerjen e cdo detyre ose sjellje
të kërkuar nga pranuesi i mitmarrjes, për pasojë edhe të avantazhit të përfitimit të padrejte. Por
në dallim nga sa ka arsyetuar Gjykata e faktit, Gjykata e Apelit vlerëson se “avantazhi ose
përfitimi që deformon kryerjen e detyrës”, nuk mund të përfshijë edhe përfitimin e shërbimeve
seksuale…”
38
 Gjykata e Lartë me Vendimin Nr. 1829 datë 18 Nëntor 2022 ka vendosur mospranim të
rekursit.
NË LIDHJE ME LLOJIN E PËRFITIMIT
KAZUS 2
 Shtetasi SH.Ç. është gjyqtar në Gjykatën X.
 Shtetasja I.T. është palë në zgjidhje martese në çështjen e gjykuar nga gjyqtari SH.Ç.
 Në një takim jashtë gjykimit, shtetasja I.T. i kërkon ndihmë gjyqtarit dhe ky i fundit

S.Kllapi
kërkon si shkëmbim favore seksuale. Kjo gjë rezulton edhe nga komunikimi telefonik.
 Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me Vendim Nr. 1 datë 9 Janar 2017 ka
vendosur deklarimin fajtorë të SH.Ç. Për veprën penale të “Korrupsion pasiv i
gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” parashikuar nga neni
319/ç i K.Penal.
 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me Vendimin Nr. 13 datë 27 Shkurt 2017 ka
vendosur lënien në fuqi të vendimit. Arsyetimi i gjykatës “…aplikimi i fjalorëve
juridik nga mbrojtja për të shpjeguar konceptin e llojit të përfitimit sipas nenit 319/ç
të K. Penal, eleminohet nga vetë dispozita në fjalë sepse norma penale në trup të saj
është formuluar qartë dhe thjeshtë, duke përfshirë të gjitha llojet e përfitimit
nëpërmjet të cilave favoret seksuale si një përfitim i llojit jo material. Fakti tipik i
veprës penale të korrupsionit, është sjellja kundër detyrës së funksionarit të drejtësisë,
në rastin konkret gjyqtarit i cili kryen tregtine e paligjshme të vetë detyrës së tij duke
cënuar kështu parimet dhe qëllimin që inspirojnë bazën ligjore të tij…”
39
 Gjykata e Lartë me Vendimin Nr. 882 datë 14 Korrik 2017 ka vendosur : “Mos
pranimin e rekursit” për shkak të heqjes dorë.
SJELLJA NË KËMBIM TË PËRFITIMIT
 A ka konkurrim me shkeljen e barazisë në tendera?
 Parimisht po. Analizohet objekti që ato mbrojnë

S.Kllapi
 Si do dallohet korrupsioni me ushtrimin e ndikimit?

 Sez 6, nr. 3606 datë 20.10.2016.

 Sez. 6, nr. 24535 datë 10.04.2015 Mogliani, rv. 264124


dhe Sez 6, 33435 datë 04.05.2006 Battistella rv. 234361.

40
SJELLJA NË KËMBIM TË PËRFITIMIT
 Concussione - Zhvatja
 Gjykata e Kasacionit, 10.04.2018, nr. 15792.

S.Kllapi
 Një kryetar bashkie është dënuar pasi ka shtrënguar
administratorin e një azili, për të pranuar tek ky i fundit
dy persona të rekomanduar nga kryetari i bashkisë, duke
e ka kërcënuar se në të kundërt, do t’i largonte nga
godina dhe nuk do të rinovonte më kontratën.
 Kemi shfrytëzimin në mënyrë abuzive të pushtetit,
nëpërmjet akteve të dhunës, kërcënimit, për ardhjen e një
dëmi, duke i hequr palës tjetër mundësinë e zgjedhjes.
Pra pala tjetër nuk përfiton ndonjë avantazh por vendoset
41
para zgjedhjes, që ose të pësojë dëmin ose të paguajë.
KRYERJA E KRIMIT
 Kur quhet i kryer krimi?
 Për t’u quajtur i kryer korrupsioni, mjafton që të jetë

S.Kllapi
kërkuar, marrë apo premtuar përfitimi i padrejtë
pavarësisht nëse është kryer apo jo sjellja e kërkuar në
ushtrim të funksioneve. - Sez. 1 sent. 4177 del 4-2-2004
(ud. 27-10-2003) rv. 227099.
 A mund të ekzistojë tentativa?

 Kur subjekti privat ndërmerr masa për të kryer


korrupsion.

42
NENI 322 I K.P.ITALIAN
“SHTYRJA NË KORRUPSION”
 “Kushdo që ofron ose premton para ose të mira të tjera
që nuk i takojnë një funksionari publik ose një të
ngarkuari me shërbim publik, për ushtrimin e

S.Kllapi
funksioneve ose pushteteve të tij, nëse oferta ose
premtimi nuk pranohen,….
 Nëse oferta ose premtimi bëhen për të shtyrë një
funksionar publik ose një të ngarkuar me shërbim publik
të mos kryejë ose vonojë një veprim që ka për detyrë ose
të bëjë një veprim në kundërshtim me detyrat e tij, fajtori
dënohet, nëse oferta dhe premtimi nuk janë pranuar,
….
43
KORRUPSIONI NË SEKTORIN PRIVAT
 Vendimi nr. 679 datë 30.04.2012 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
 E pandehura B.M. ka qene punonjese e Bankes Pro Credit ne periudhen 19.05.2003 –
23.01.2006, me detyre si analiste kredie ne deget e Tiranes.

S.Kllapi
 Shtetasi A.A. në datë 14.05.2005 ka aplikuar me një kërkesë për kredi biznesi në Degën
e Pro Credit Bank - Tiranë, me objekt ”blerje paisje për aktivitetin e zdrukthtarisë”.
Shuma e kërkuar ka qenë 1.800.000 lekë dhe afati i shlyerjes 36 - 40 muaj.
 Njohjen e klientit me bankën e ka realizuar shtetasi P.T., daja i A.A.
 Kjo praktikë është ndjekur nga analistja e kredisë, e pandehura B.M, e cila ka vizituar
biznesin, ka administruar e përgatitur dokumentacionin përkatës dhe ka propozuar
miratimin e saj. Propozimi ka qenë për shumën e 1.300.000 lekëve dhe është paraqitur
në komitetin e kredisë. Kredia është aprovuar dhe në vijim, është lidhur kontrata para
noteres.
 Në praktikën e dokumentacionit të kredisë, ndër të tjera, bëjnë pjesë ditarë të xhiros
mujore të plotësuar me dorëshkrim, dhe kopja e çertifikatës së regjistrimit në organin
tatimor Krujë, me nr. NIPT 0332174981 e me nr. serial 0023432. Çertifikata ka një
vulë rrethore, në emër të Degës së Tatimeve Tiranë, e cila është e ndërprerë tek pjesa
44
e fotos së shtetasit AA. Ky dokument lehtesisht mund te konstatohej si i fallsifikuar.
KORRUPSIONI NË SEKTORIN PRIVAT
 Vendimi nr. 679 datë 30.04.2012 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
 Shtetasi A.A., ka deklaruar se: nuk ka qenë në dijeni për përfshirjen në
dosjen e kredisë të çertifikatës së mësipërme dhe fletëve të ditarëve mujore.

S.Kllapi
Ai …nuk mbante ditarë…. Me perpilimin e ketyre dokumenteve eshte marre i
pandehuri E.Gj. Shtetasi A.A. ishte interesuar dhe me pare per te marre kredi
ne nje filial te kesaj banke ne Durres, por nuk ishte realizuar per shkak te
mungeses se dokumentacionit.
 ka qenë ky i pandehur qe me punonjesen e bankës, te pandehuren B.M., që i
kanë shkuar tek Zdruktharia - Fushë Krujë (Aty B.M. ka mbajtur disa
shënime mbi paisjet që ndodheshin në të).
 ka qenë i pandehuri E.GJ. që i ka njoftuar për miratimin e kredisë;
 ka qenë i pandehuri E.GJ. që i ka udhëzuar për bllokimin e pronës të
vendosur si garanci;
 ka qenë po ky shtetas që i ka njoftuar për ditën kur do të dispursohej kredia.45
Per nxjerrjen e kredise E.GJ. u ka kerkuar 150.000 leke, te cilat ia ka dhene
ne momentin e terheqjes se shumes nga banka.
KORRUPSIONI NË SEKTORIN PRIVAT
 Veçoria me korrupsionin e funksionarit publik
 Duhet që sjellja të jetë në kundërshtim me detyrën. A

S.Kllapi
konkurron me nenin 164?
 Në korrupsionin në sektorin privat nuk parashikohet ushtrimi
i ndikimit të paligjshëm.
 Subjektet që konsumojnë veprën penale.

46
LINDJA E PËRGJEGJËSISË PENALE TË
PERSONIT JURIDIK
 N. 45 i K.Penal i R. Shqiperise
 Ligji Nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të

S.Kllapi
personave juridikë”

 Subjekti aktiv që kryen veprën penale:


- organet dhe përfaqësuesit

 në emër ose në dobi të tij

47
DOBITE E PERSONIT JURIDIK
 Gjykata e Apelit Milano, sez. II, vend 25 janar, Pres. Lapertosa, Est. Maiga,
ric. Banca Italease S.p.A. Çfarë nënkuptohet me interes apo avantazh
për shoqërinë? Gjykata është shprehur se efektet favorizuese që ka pasur

S.Kllapi
shoqëria menjëherë pas kryerjes së veprave penale do të quhen në interes
të shoqërisë pavarësisht dëmit që mund t’i vijë në përfundim shoqërisë –
ngarkimi me përgjegjesi penale.
 Eshtë trajtuar koncepti “përfitim” nga vepra. Nga mbrojtja u pretendua se
nga një falsifikim nuk mund të ketë ardhur një përfitim material. Gjykata
është shprehur se përfitimi i konsiderueshëm, mund të jetë çdo dobishmëri
ekonomike e në këtë mënyrë, në rastin e mospagimit të taksave do të jetë
shuma e rritur e pasurisë që ka ardhur si rrjedhojë e falsifikimeve që do të
përbëjë përfitim të krimit.
 Në rastin e shkeljes së barazisë në tendera, cili është përfitimi I shoqërisë?
(Sez. VI, vendimi 44995 datë 03.12.2008). 48
DEMI I PERSONIT JURIDIK
 A kemi dëm përderisa veprimi kryhet në kundërshtim me detyrën?
 Në rast se shoqëria është e dëmtuar, a mund të ngrihet
akuzë edhe ndaj saj sipas ligjit për përgjegjësinë penale

S.Kllapi
të personit juridik?
 A, administrator i shoqërisë X korrupton B, që bën pjesë
në komisionin e vlerësimit të ofertave, me qëllim që
fitues për një punë të caktuar të dalë shoqëria Y.

49
LLOJET E VEPRAVE
QE KRYEN PERSONI JURIDIK
 Vepra penale kunder konsumatoreve ose komunitetit ne teresi.
 Vepra penale ne dem te shtetit.
 Vepra penale kunder punemarresve te shoqerise.

S.Kllapi
 Vepra penale kunder shoqerive tregtare konkurente

50
NENI 52/A
PERJASHTIMI OSE ULJA E DENIMIT PER BASHKEPUNETORET E
DREJTESISE DHE VIKTIMAT.

S.Kllapi
 Personi qe ka premtuar pse ka dhene shperblim ose perfitime te tjera
sipas neneve 164/a, 244, 244/a, 245, 312, 319, 319/a, 319/b,
319/c dhe 328 te ketij Kodi mund të përfitoje perjashtim nga
vuajtja e denimit ose ulje te tij, nëse bën kallëzim dhe jep
ndihmesë në procedimin penal të këtyre veprave.
 Në dhënien e vendimit, gjykata mban parasysh edhe kohën
kur është bërë kallëzimi, ardhjen ose jo të pasojave të
veprës…
 Por nuk jane perfshire ne kete dispozite veprat e tjera penale
245/1, 248, 257, 258, 259, 259/a, 260, 309, etj.
51
VENDIMI NR. 347 DATË 10.03.2009
I GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË
 B. ka bërë kallzim ndaj A.
 Djali i B. eshte arrestuar per shkak te nje konflikti qe ka patur me nje
punonjes te policise. B. ka kontaktuar me A., i cili ka marre persiper

S.Kllapi
mbrojtjen e djalit te tij e për këtë arsye i ka kerkuar B. nje shume parash,
duke i thene se nevojiteshin per t’ia dhene prokurorit dhe gjyqtarit.
 Duke qene se kallzuesi gjendej ne kushte te veshtira ekonomike, A., i ka
thene se është i punesuar ne P.SH.M, e do t’a ndihmonte per te nxjerre nje
kredi ne kete institucion ne shumen 400.000 leke.

52
VENDIMI NR. 347 DATË 10.03.2009
I GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË
 Per shkak se i demtuari kishte marre nje kredi ne P.SH.M, i pandehuri A., ka
propozuar e me pas ka nxjerre nje kredi ne emer te djalit te shtetasit Bardhyl
te quajtur D. Si dorezanes ne kontraten e kredise eshte vendosur G., vellai i

S.Kllapi
B. Para marrjes se kredise, nisur nga kerkesa e kallzuesit, bashkeshortja e
B., ne prani te djalit te saj, i ka dhene A. 50.000 leke. Kete shume A. e ka
kerkuar per t’ia dorezuar kolegeve te tjere te P.SH.M-se, me qellim
miratimin e kredise.
 Dy dite pas marrjes se kredise, i pandehuri A. i ka thene kallzuesit se djali
do te dilte ne gjyq shume shpejt. Ai i ka kerkuar kallzuesit ne prani te
bashkeshortes se tij nje shume prej 200.000 lekesh, me pretendimin se do
t’ia jepte prokurorit dhe gjyqtarit. Kallzuesi i ka dhene te pandehurit
shumen prej 200.000 lekesh te reja.
 Akuzat:

53
VENDIMI NR. 1331 DATË 21.12.2012 I
GJYKATËS SË APELIT TIRANË
 Në muajin gusht të vitit 2009, në faqen zyrtare të APP-se është publikuar
për njoftim procedura e prokurimit me objekt “Blerje veshjesh, etj”, e cila
do zhvillohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Prokurimeve pranë M së

S.Kllapi
Brendshme. Kjo procedurë prokurimi ishte ndarë në 14 lote sipas llojeve të
veshjeve që u nevojiteshin institucioneve të ndryshme. Në këtë procedurë
prokurimi kanë marrë pjesë 5 shoqeri. Secila prej tyre ka paraqitur ofertat
respektive. Per shkak te nje difekti te ndodhur ne serverin e APP eshte
shtyre hapja e ofertave te operatoreve ekonomike nga data 01.09.2009 ne dt
09.09.2009.
 Rezultoi e provuar se hapja e ofertave nga anetaret e KVO eshte realizuar
me dt 09.09.2009, ku jane prezantuar (lexuar) ofertat se bashku me
dokumentacionin perkates dhe me pas Komisioni eshte terhequr per
analizimin e tyre dhe shpalljen e subjekteve fituese per ne dt 25.09.2009.

54
VENDIMI NR. 1331 DATË 21.12.2012 I
GJYKATËS SË APELIT TIRANË
 Nga ana e organit te akuzes është pretenduar se te pandehurit pjesemarres
ne kete procedure prokurimi I., A, J dhe F. respektivisht perfaqesues te shoq
përkatëse, jane takuar ne lokalin e te pandehurit J., ku kane rene dakort te

S.Kllapi
konkurojne secili ne lote te vecanta dhe te paguajne 5 % te vleres limit te
lotit perkates me qellim shpalljen e tyre fitues.
 Sasia e mesiperme e vlerave monetare e mbledhur prej te pandehurve
ofertues do t’i jepej nga i pandehuri I. Kryetarit te KVO, te pandehurit B.
me qellim ndikimi ne vendimmarrjen perfundimtare.
 Akuzat: ?

55
LITERATURA
 Dritan Rreshka – Prezantime të Shkollës së
Magjistraturës

S.Kllapi
 Enkeleda Millonai, Prezantime të Shkollës së
Magjistraturës
 Marjola Mërtiri/Lllaci (Tema mbi veprimet simuluese)

 Aktet ndërkombëtare dhe ligjet e cituara

 Vendimet gjyqësore të cituara

56

You might also like