Drejtesia Sipas Hartit 3

You might also like

Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 20

Drejtesia sipas Hartit.

Struktura e leksionit
• E drejta sipas Hartit
• Raporti e drejte-sanksion
• Raporti e drejte-moral
• Vleresime

2
E drejta sipas Hartit
• Harti argumenton se eshte e pamundur t’i japesh nje
pergjigje te sakte pyetjes “c’eshte e drejta’ duke trajtuar
vetem disa karakteristika te saj. (kur analizohet vetem tipari
i saj detyrues apo vetem lidhja e saj me moralin).

3
E drejta sipas Hartit
• Per te trajtuar ne menyre shkencore te drejten, duhet te jemi ne
gjendje t’u pergjigjemi tri ceshtjeve kryesore:
• Cila eshte marredhenia e drejte-moral? Ku dallon nje detyrim
moral nga nje detyrim ligjor?
• Cili eshte raporti midis se drejtes dhe sanksionit?
• Cfare natyre ka e drejta?

4
E Drejta sipas Hartit
- E Drejta si teresi rregullash:
-Hart argumenton se cdo shoqeri sado e zhvilluar te jete ose jo,
karakterizohet nga ekzistenca e rregullave qe informojne qytetaret
se si te veprojne.
-Rregulla te tilla qe gjenden ne cdo lloj shoqerie parashikojne detyrat
paresore te saj, specifikojne te drejtat dhe detyrimet e individeve.
Per Hartin, keto rregulla jane te domosdoshme, sepse perligjin
zbatimin e sanksionit ne rast te shkeljes se tyre.
5
E Drejta sipas Hartit

• Keto rregulla Harti i quan “Rregulla te Para”.


• Ne rast se nje shoqeri do te kishte vetem rregulla te para, ajo do te
karakterizohej nga nje sere problemesh.
• Nuk eshte e qarte nese keto rregulla jane te se njejtes kategori dhe kujt
duhet ti bindemi apo t’i japim perparesi. Vihet re mungesa e normave
qe rregullojne struktura te tilla si: legjislativi, gjykatat dhe institucionet
e tjera qe kane lidhje me administrimin e se drejtes.
• Ky lloj organizimi nuk mund te konsiderohet sistem ligjor i mirfillte
pasi hasen tri probleme kryesore:
6
E Drejta sipas Hartit
• 1. Problemi i pasigurise
• 2. Problemi i karakterit statik
• 3. Problemi i efikasitetit apo i pazotesise
• Hart i ka quajtur keto probleme semundje te shoqerive qe kane vetem
rregulla te para dhe ka argumentuar se ilaci i tyre gjendet te nje grup i dyte
rregullash, te cilat do te percaktojne procesin e krijimit, te vlefshmerise dhe
te transferimit te rregullave te para, si edhe gjykimin e ceshtjeve ne rast te
shkeljes se tyre.
• Perdorimi i ilacit per secilen nga keto te meta mund te konsiderohet ne
vetvete si nje hap drejt kalimit nga bota paraligjore ne boten ligjore
7
E Drejta sipas Hartit
- Harti e ka quajtur kete grup tjeter te rregullave me termin “Rregulla te Dyta”
ose dytesore (sekondare)
-Ndryshe keto lloj rregullash jane quajtur edhe rregulla per rregullat, d.m.th jane
rregulla ligjore te krijuara me qellim qe te qeverisin krijimin dhe veprimin e
rregullave paresore.
- Rregullat dytesore jane grupuar ne tri kategori, te cilat u korrespondojne
problemeve qe lindin ne nje shoqeri paraligjore:
- 1. Rregulli i njohjes
- 2. Rregulli i ndryshimit
- 3. Rregulli i gjykimit

8
Rregulli i njohjes
• Harti argumenton se Rregulli i Njohjes identifikohet si fakt empirik. Ne
kete menyrre ai percakton edhe natyren pozitiviste te qendrimit te tij,
pasi menjanon moralin si kriter identifikimi.
• Ai argumenton se rregulli i njohjes mund te jete i pashkruar apo mund te
mos gjendet ne nje norme te vetme, por te jete e shperndare ne disa
norma te cilat, ne kompleks parashtrojne burimet formale e te pranuara
te se drejtes ne nje shoqeri.
• Harti argumneton se Rregulli i Njohjes eshte etaloni i nje sistemi ligjor
dhe si i tille ai konsiderohet si i sakte.
9
Rregulli i Njohjes
Rregulli i Njohjes ka si funksion te percaktoje nese nje norme eshte
apo jo pjese e nje sistemi ligjor.
- Rasi i Anglise: Cfaredo qe miraton kurora mbreterore ne
Parlament eshte ligj.
- Rasti i Shqiperise: Rregulli i njohjes ne sistemin ligjor shqiptar
gjendet ne forme te shprehur ne Kushtetuten Shqiptare, ne
dispoziten ku parashikohet se cilat jane aktet ligjore ne
Republiken e Shqiperise:
10
Rregulli i Njohjes
• Neni 116
• 1. Aktet normative qe kane fuqi ne te gjithe territorin e RSH jane:
• a) Kushtetuta
• b) Marreveshjet Nderkombetare te ratifikuara
• c) Ligjet
• d) Aktet normative te Keshillit te Ministrave
• 2. Aktet qe nxirren nga organet e pushtetit vendor kane fuqi vetem brenda juridiksionit
territorial qe ushtrojne keto organe
• 3. Aktet normative te ministrave dhe te organeve drejtuese te institucioneve te tjera
qendrore kane fuqi ne te gjithe territorin e RSH brenda sferes se juridiksionit te tyre.
• Pra Rr.NJ i percakton normat juridike sipas hierarkise, varesise se tyre.
11
Rregulli i Ndryshimit
• Ndryshimet e marredhenieve juridike, te te drejtave dhe detyrimeve
ligjore mund te ndodhin si ne sferen publike dhe ate private.
• Ne kete menyre Harti argumenton se Rregullat e ndryshimit do te jene
dy llojesh:
• 1. Rregullat private te ndryshimit (keto rregulla mundesojne
ndryshimin e marredhenieve ligjore qe krijohen midis njerezve p.sh
rregullat e se drejtes kontraktore.

12
Rregulli i Ndryshimit
• 2. Rregulla publike te ndryshimit ( keto rregulla u japin zyrtareve,
ne kapacitetin e tyre si ligjvenes, pushtetin per te ndryshuar
rregullat paresore dhe rregullat e tjera te nje sistemi ligjor me
qellim qe te pershtaten me ndryshimet e nevojave te shoqerise.
• Pra Rregullat e Ndryshimit zgidhin problemin qe ekziston ne nje
situate paraligjore ku rregullat jane statike dhe nuk jane te afta per
ndryshime te shpejta me qellim qe te rregullojne situatat e reja.

13
Rregulli i gjykimit
• Keto rregulla u japin kompetenca dhe autoritet zyrtareve te
gjykatave ( prokurorise dhe gjykates) per te realizuar procesin e
gjykimit ne rast mosmarreveshjeje apo shkeljes se ligjeve.
• Rregulli i gjykimit parashikon standartet qe merr parasysh gjykata
kur percakton shkeljen e ligjit, masen apo denimin per shkeljen.
• Me ane te rregullave paresore dhe dytesore Harti pretendonte se
kishte gjetur celesin drejt shkences se jurisprudences.

14
Raporti e drejte-sanksion
• Ne dallim nga nga filozofet e tjere qe e vene theksin tek natyra
detyruese e se drejtes , Harti argumenton se modeli i “urdhrit te
mbeshtetur nga sanksioni” nuk ben dot dallimin midis ligjeve qe
percaktojne detyrime dhe ligjeve qe japin kompetenca dhe te
drejta.
• Ky model eshte i papaershtatshem per legjislacionin ne fushen
administartive dhe te drejtave te njeriut.

15
Raporti e drejte-sanksion
• E drejta sipas Hartit karakterizohet nga nje element i brendshem ,
qe ben qytetarin te kete nje ndjenje detyrimi per t’iu bindur ligjit.
Ne kete menyre Harti ben dallimin midis:
• - Te qenit / te jesh i detyruar
• Te qenit / te jesh nen nje detyrim
• Ne kete linje arsyetimi Harti argumenton se gjykatat apo zyrtaret e
njohin ligjin dhe e pranojne ate si detyrues, jo per shkak te frikes
por per shkak te autoritetit te rregullit te njohjes dhe pikepamjes se
brendshme
16
Raporti midis moralit dhe se drejtes.
• Si perfaqesues i pozitivizmit, Harti mendonte se nuk eshte nje e
vertete e domosdoshme qe ligji riprodhon apo kenaq kerkesat e
moralit.
• Pozitivizmi perjashtues deklaron se “ekzistenca dhe permbajtja e
nje ligji varet plotesisht nga prejardhjaq prej sovrani.
• Pozitivizmi perfshires argumenton se faktori apo elementi moral
mund te perfshihet ne kuadrin e kritereve formale te vlefshmerise.
• Harti e ka perkufizuar “pozitivizmin ligjor” si teori e cila “ nuk ka
lidhje me te domosdoshme midis ligjit dhe moralit”
17
Raporti midis moralit dhe se drejtes
• Ai gjithashtu argumenton se mund te flasim per nje “permbajtje
minimale” qe eshte e perbashket , si per ligjin ashtu edhe per
moralin, por jo me shume se nje permbajtje minimale, sepse
pavaresisht nevojes per bashkepunim, njerezit kane qellime te
ndryshme, shpesh konfliktuale.
• Por nuk do te thote se vlefshmeria ligjore varet nga vlefshmeria
morale. Keto te dyja duhet te mbahen te ndara nga njera-tjetra.

18
Ju faleminderit!

19
20

You might also like