Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 14

Nocioni dhe objekti i së Drejtës Sociale.

• E Drejta Sociale si disiplinë juridike: objekti i studimit, metodat,


parimet, etj;
• Dispozitat juridike të së Drejtës sociale;
• Institucionet e miratimit dhe zbatimit të politikave sociale-të
dispozitave të se Drejtës sociale;
• Raportet qe rregullojnë dispozitat e së drejtes sociale dhe politikat
sociale;
• Efektet dhe rezultatet e Politikave sociale dhe të se Drejtes
sociale; shkaqet, pasojat, faktoret dhe proceset ndikuese;
• Raporti i të Drejtës Sociale me degët juridike dhe disiplinat tjera.
Burimet e së Drejtës Sociale:

• Dispozitat shtetërore si burime të së Drejtës sociale:


• 1. Kushtetuta;
• 2. Ligji;
• 3. Aktet nënligjore;
• Burimet autonome të së drejtës sociale;
• Burimet e të Drejtës sociale me origjinë ndërkombëtare.
-Të gjitha dispozitat në këto akte-që i përkasin të Drejtës
sociale dhe Politikave sociale, përbëjnë sistemin-bazën
juridike të se Drejtës sociale.
Politika sociale
• Politikat sociale paraqesin masat-vendimet dhe dispozitat qe synojnë të parandalojnë
dhe lehtësojnë situatat e problemeve sociale, varfërinë dhe gjendjen e individeve e
grupeve pa të ardhura, me qellim të sigurimit të të ardhurave bazë-mbrojtje nga
varfëria dhe nga izolimi social;
• Politika sociale konsiston në përdorimin e pushtetit politik-institucionet dhe
legjislacionin për politika sociale, për të ndikuar në mekanizmin e sistemit ekonomik-
përemes politikave tatimore-fiskale, etj për të rishperndar mirëqenie si sigurime e
ndihma sociale;
• Shteti social(Etat-Providence)-ndërhyrje funksionale për rregullimin e fushave
ekonomike e sociale duke rishperndar në rastet varferi, smundje, pleqeri, papunësi,
familje pa të ardhura, etj. (solidaritet midis grupeve per drejtësi sociale) ;
• Shteti përmes politikave sociale kujdeset të sigurojë një jetesë të përshtatshme për
shtetasit, me synimin e arritjes të mirëqenies së përgjithshme të tyre; nëpërmjet
politikave sociale, institucioneve dhe legjislacionit të se Drejtës sociale garanton
individët dhe familjet e tyre me një minimum të ardhurash në situata si sëmundja,
pleqëria, papunësia, etj.
Objektivat,Misionet dhe Sfidat e Politikës sociale
• Objektivat: a) drejtësia sociale-paanësia, barazia e shancave, etj; b)
sigurimet shoqerore-mbrojtjen egzistencioale ekonomike ,etj; c) paqen
sociale; d) rritjen e prosperitetit për të gjithë dhe pjesëmarrjen e të gjithëve
në këtë prosperitet të përbashkët;
• Misionet: a) misioni i rishperndarjes; b) misioni I aftësimit-barazia e
shancave, arsimi, shendetësia, etj; c) misioni rregullativ-aprovimi dhe
zbatimi i bazës juridike të se Drejtës sociale; d) misioni mbrojtes-ruajtja e
dinjitetit njerëzor dhe sigurimi e respektimi I të drejtave themelore; etj.
• Sfidat: puna, punësimi, formimi professional, mbrojtja sociale, sigurimi
shëndetësor, arsimi, personat me veshtirësi (lypesit, te pastrehet), personat
e moshuar, etj. Lufta kundër përjashtimit social dhe aftësimi I të gjithëve;
qe të gjitha shtresat-individet të kontribojnë për mirëqenie dhe të jenë sa
me pak barrë e ekonomisë dhe e shoqërisë. (solidariteti dhe reciprociteti).
Faktorët e Modelet e politikës sociale dhe të së Drejtës sociale;
• Faktorët e politikës sociale: faktori demografik; faktori ekonomik; faktori politik; faktori i
jashtëm (ndërkombëtar). Të gjithë këta factor ndikojnë reciprokisht-bashkarishtë në
politikat sociale dhe në legjislacionin konkret te së Drejtës sociale në kohë dhe hapsirë.
• Dallime ne menaxhimin dhe organizimin ekonomik e social; dallime në menyren e
sigurimit te mjeteve; në parime te udhëheqjes; qellime te veçanta; shtrirje; baza
financiare; menaxhim të shpenzimeve sociale, etj. Kështu, dallohen këto Modele të
politikës sociale;
• 1. Sistemi modern liberal (SH.B.A.); reduktim I nderhyrjes se shtetit ne ekonomi dhe ne
politikat sociale. Mundesia e kontributit politikat sociale nga aktor tjere;
• 2. Modeli social demokratik (Suedi); theksimi I nderhyrjes nga partit-programet social
demokrate për zhdukjen e varferisë dhe paksuar pabarazinë sciale- ‘shtet ndihmues’ qe
avancon ne maksimum sigurimet e përfitimet sociale;
• 3. Modeli modern konservativ (Gjermani). Shteti nderhyn ne sferen ekonomike dhe
sigurinë sociale me teper se tek vendet e tjera te qeverisjes liberale.
• Por asnjëri tip nuk është krejtësisht i pastër nga elementet e tjetrit; këto sisteme
përmbushin njëra-tjetrën; gjithnjë ka reforma e kerkesa te ndikuara nga ndryshimet dhe
proceset.
Kuptimi i Shtetit të mirëqenies Sociale.
• Politikat shtetrore rregulluan: ekonominë e tregut të lirë me komponentin social-sigurimet e përfitimet
sociale dhe krijuan: “Sistemi i ekonomisë sociale të tregut”. Kemi emërtime të ndryshme: shteti i kujdesit
social; shteti i së drejtës sociale; shteti social-demokratik, shteti social ligjor, etj.
• “Përkujdesja shoqërore”, e shtetit te “Mirëqenies Sociale” eshtë sistemi i mbrojtjes shoqërore i nevojshëm
për të zbutur efektet negative të ekonomisë së tregut. Shteti i mirëqenies sociale është mjeti nëpërmjet të
cilit shpërndahet-rishperndahet mirëqenia sociale për të nevojshmit.
• Otto Van Bismark (1815-1898), i cili konsiderohet themelues i politikave të sigurimeve sociale (modeli
konservativ në Gjermani). Ai,theksoi se, “Politika e shtetit duhet të jetë e tillë, që të kultivojë te klasat pa
pronësi idenë se shteti është jo vetëm një institucion i nevojshëm, por gjithashtu është i atillë, që njeh
sjelljen e mirëqenies dhe përparësitë e drejtpërdrejta.”
• Burrështetasi anglez Viston Çërçill (18874-1965) dha një vizion të ri politik për shtetin, duke vënë theksin në
mirëqenien dhe në të drejtat ekonomike e sociale të individëve që duhet të sigurohen brenda shtetit.(Parimi
I obligushmerisë). Me këto politika sociale kishin për qellim edhe shmang’jen nga rreziqet e kerkesat qe
vinin nga socialistët marksistë dhe kerkesat ekstreme e orientimeve të majta dhe levizjeve sindikale të
kohes.
• Frenklin Rusvelt (1892-1945), presidenti i SHBA-ve deklaronte: “Qeveria ka detyrë të përcaktuar të përdorë
të gjithë pushtetin dhe burimet e saj për të përballuar problemet e reja sociale me kontrolle të reja sociale,
tu sigurojë personave të drejtën në jetën e tyre ekonomike dhe politike, lirinë dhe kërkimin e lumturisë.
(modeli liberal).
• Arkitektët e shtetit të përkujdesjes shoqërore dhe teoricient si:- Beveridge, Keynes, Myrdal, Moller, etj,
argumentojnë qartë se rendimenti ekonomik e social rritet nën ndikimin e shtetit modern të përkujdesjes
sociale. (Parimin e reciprocitetit dhe solidaritetit).
Format e sigurimeve dhe asistencave sociale

• Mbështetjet Sociale paraqiten në formë të sigurimeve e asistencave sociale.


• Sigurimet sociale kanë të bëjnë me kujdesin, mbrojtjen dhe sigurimin me
përfitime materiale të shtetasve në këto momente: në gjendje të vështirësisë
ekonomike-papunësisë, aftësive të kufizuara të punës (rast të aksidenteve të
ndryshme në punë), invaliditetit, pensioneve, kujdeseve shtesë familjare,
kujdesit fëmijëror, etj.
• Sigurimet: Sigurimi shëndetësor; Sigurimi në rast papunësie; Sigurimi në
rast invaliditeti; Sigurimi për dëmtimet në punë; Sigurimi i paaftësisë në
punë; Sigurimi familjar (kompensimet familjare); Sigurimi i nënave me
fëmijë; Sigurimi për pension pleqërie; etj.
Konsolidimi “Mirëqenies Sociale” ne shtetet e zhvilluara-I
• Proceset e modernizimit ekonomik dhe mobilizimi social e politik I masave te gjera të popullsisë,
ndikuan ne konsolidimin e shtetit te mireqenies sociale dhe të se drejtes sociale “demokracia
elektorale-e pjesëmarrjes, perfaqësuese”,dhe kërkesat e organizimeve sindikale, te partive me
programe te majta, si dhe politikat strategjike zhvillimore të vendeve të caktuara, ndikuan ne reformat
dhe lindjen e konsolidimin e shtetit të mirëqenjes sociale dhe te se Drejtes sociale.
• Gjithënjë u rritë ndërhyrja e shtetit në veprimtarinë ekonomike dhe në avancimin e perkrahjeve sociale
nepermjet legjislacionit: në kushtet e punes; në skemat sigurimit në rast smundjesh dhe aksidenteve
në punë; sigurimet sociale të të moshuarve; ngritjen e sistemeve të sigurimeve sociale , etj.
• Per te arritë një tip konzervator te shtetit të mireqenies sociale dhe per te synu kohezionin social (në
Gjermani: Bizmarku, ne Britani: Benjamin Dezraeli, etj,) filluan reformat sociale që binin ndesh me
politikën e laissez-faire. Keto reforma u shfaqen edhe në Norvegji, Danimarkë, Francë, etj në
projektimin dhe zbatimin e legjislacionit social të shtetit të mirëqenies sociale. Në vitin 1877 në Francë,
u vendos përgjegjësia parlamentare dhe u arrit sanksionimi i lirive civile dhe projektuan reformat
sociale. Edhe ne Britani me reformat elektorale I shpejtuan reformat sociale: ne vitin 1906 u miratu
Ligji mbi kompenzimin e punëtorëve për dëmtimin fizik gjatë punës-sanksionoheshin detyrimet e
punëdhënesit; u miratu Ligji mbi ushqimin ne shkollë; me 1908 Ligji për sigurimin e pensioneve për të
moshuarit; Më 1909 u hapen Zyrat e punes; dhe me 1911 u miratu skema për sigurimin e të papunëve-
u siguronte të papuneve në 7 deget e industrisë ne rastet e krizave ekonomike; parimet ligjore të Pages
minimale; reforma sociale me e madhe dhe me e rendesishme ishte: Ligji per vendosjen e sigurimit
kombëtar shendetësor. Etj.
Konsolidimi i shtetit të mireqenies sociale-II
• Ndodhi zhvillimi ekonomik dhe politik “mrekullia ekonomike”. Komponenti social mbeshtetej në
kontributet e punonjesve dhe të sipermarrësve te lidhura me punësimin dhe kujdesin për
familjen.
• Në Komponentin social ishin marreveshjet e bashkëpunimit dypalesh dhe trepalesh punë-kapital-
qeveri.
• Pra, në vendet europiane ne vitet e 60-ta deri 80-ta nëpermjet shtetit të mirëqenies sociale u
arriten garantime të shumta të të drejtave sociale të individit. Si rezultat I zhvillimit të
qendrushem ekonomik u arrit niveli punësimit dhe garantimi i pages minimale për të gjitha
kategoritë e punësimit. Përfitime familjare: kujdesi mjekësor falas për fëmijë; ushqim falas në
shkollë; reduktimi I taksave për prindërit me shumë femijë dhe pagesa e përfitimeve me numrin e
femijëve.
• Kujdesi shëndetësor per të gjithë popullsinë në llogari të shpenzimeve qeveritare; Penzionet për
të moshuarit; Mbizotëruan pikëpamja se qeveria duhet të luante rolin kryesor në: arsim, shkencë,
kulturë dhe art. Barazia në mundësitë e arsimit; në të gjitha vendet e Europes përendimore dhe
veriore u bë falas, ose me pages simbolike; Strehimi u përkrahë duke iu dhënë perparësi ndertimit
të shtepive të reja;, zgjerimit hapsinor të banimit; Kujdesi i shtuar ndaj shendetit publik: mjedise
higjeno sanitare ne vendet e punës, ne shkolla, kopshte e qerdhe, etj.; dhe Mbrojtja e mjedisit.
• E gjithë kjo u theksu edhe me rritje te madhe te taksave dhe shpenzimeve shtetërore–shumica e
të cilave ishin në sferen sociale e të mirëqenies ; numrit të punonjësve në këtë sektor dhe
legjislacionin përkatës të se Drejtës sociale.
Sfidat e shtetit të mirëqenies sociale
• Avancimi dhe rezultatet e shtetit të mireqenies, paten si rrjedhoj edhe sjellje jo te mira
si psh.: varësi të tepruar ndaj përkrahjes sociale dhe perkrahjes nga shteti; ngurtësim të
nismave individuale dhe shmang’je e përgjegjësive individuale; ulje e interesimit të
nismes për sipermarrje vetjake e private..
• Teknologjia elektronike solli ndryshime rrënjësore në strukturen e punësimit dhe te
menyres se prodhimit e sherbimeve, globalizimi ekonomik-korporatat shumekombëshe
dhe transaksionet financiare globale “shteti pa kufij”, integrimet e shumta, etj ndikuan
qe investimet te levizin lirshem nga shteti ne shtet dhe t’i ikun taksave, dhe te
investojne atje ku ka taksa e çmime te ulta te fuqise punetore; dhe kjo ndikoj ne taksat
dhe burimet e politikave sociale.
• Pra, u krijuan rrethana e sfida te reja edhe ndaj shtetit të mireqenies sociale-kerkohen
reforma dhe politika te reja sociale. Veçmas nga Teoria neoliberale dhe nga subjektet
politike qe i perfaqesojnë keto ide; dolen kerkesa per shkurtimit te shpenzimeve
shtetrore për mireqenjen dhe per reduktimin e shtetit të mireqenies sociale
• Programet, politikat e idet e socialdemokracise u vjetruan si rezultat I ndryshimeve te
shumta strukturale ne fuqine punetore dhe nga proceset globale te tregut dhe levizjes
globale-transaksioneve te kapitalit financiar, etj.
Parimet e së drejtës sociale:

• Parimi i obligueshmërisë dhe vullnetarizmit; (Politika-përkrahja


sociale dhe dispozitat juridike të se Drejtes sociale janë obligative
dhe janë domosdoshmeri qeverisese e shoqerore dhe nga kjo del
edhe vullnetarizmi duke I kuptuar domosdoshmerinë e dobit
reciproke qe dalin nga sigurimet sociale).
• Parimi i solidaritetit dhe i reciprocitetit; (solidariteti midis grupeve
për drejtësi sociale dhe dobitë reciproke qe dalin nga kjo perkrahje
e politikes sociale)
• Parimi i demokratizimit dhe participimit të siguruarit në qeverisje; u
mundeson pjesëmarrje aktive në proces të demokratizimit,
përjashton mundësin e izolimit social-fuqizon kohezionin social dhe
zvoglon veprimet e organizimet ekstreme dhe pasojat përcjellëse.
Politikat sociale në Kosovë -I
• Në Kosovë, ka të arritura në konsolidimin e politikave sociale sipas praktikave,
modeleve e legjislacionit të vendeve perëndimore. Por, niveli i ultë i zhvillimit
ekonomik dhe dukurit negative ne institucione dhe në qeverisje, po e veshtirësojnë
nivelin e konsolidimit të shtetit të mirëqenies sociale.
• Kosova ka bërë hapat e pare të konsolidimit të bazes juridike e institucionale,
dispozitat kushtetuese, Ligjet dhe Udhezimet administrative me aktet tjera nenligjore,
qe rregullojnë raportet ne fushen e mbrojtjes-sigurisë sociale dhe skemave sociale;
• Kërkohen politika ekonomike zhvillimore të qarta e të qendrushme dhe politika
sociale per shtresa e grupe sociale pa të ardhura, deri të reforma-konsolidimi i
qendrushem ekonomik;
• Politikat sociale të janë në favor të pjesëmarrjes se te siguruarve ne procesin e
qeverisjes demokratike.Të drejtat sociale dhe ekonomike janë të lidhura ngushtë me
qeverisjen demokratike.
• Politikat sociale të kontribojnë-të shkojnë në favor të zhvillimit të qendrushem
ekonomik.
Politikat sociale në Kosovë -II
• Kosova mundë t’I avancon politikat sociale me: politikat të qarta zhvillimore;
duke avancu sigurimet dhe asistencen sociale në favor te prosperitetit, dhe duke
u përshtatur proceseve globale e rajonale-integrimit dhe reformave për të
përballu konkurencen.
• Objektiv i politkës sociale në Kosovë është: drejtësia sociale (barazia e shancave
dhe paanësia); sigurimet sociale, paqja sociale dhe rritja e mirëqenies.
• Misionet: rishperndarjen; aftësimin (barazia e shancave, arsimi, shendëtsia, etj);
misioni rregullativ-konsolidimi e respektimi-zbatimi e aplikimi i legjislacionit te
së Drejtes sociale; mbrojtja e dinjitetit të shtresave e qytetarëve me sigurimet
sociale.
• Pra, Politika sociale në Kosovë mund t’i arrij objektivat dhe misionet e
lartëpërmendura: nese arrihet cilësi në procesin e qeverisje; nëse arrihet
zhvillim i qendrushem ekonomik; dhe, nëse avancohet procesi integrues.

You might also like