Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Mark Krasniqi (1920-2015)

Etnograf, publicist, shkrimtar, profesor, akademik e përkthyes


• Mark Krasniqi u lind në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon) afër Pejës më 19 tetor 1920. Shkollën
fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizren. Prej vitit 1941-1943 ka
studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), e prej 1946-l950 ka studiuar gjeografinë e
etnografinë në Universitetin e Beogradit.

• Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin


e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-l949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e
emisioneve në gjuhën shqipe) si gazetar-redaktor.

• Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd si asistent, pastaj


bashkë-punëtor shkencor. Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960 ka doktoruar në
Universitetin e Lub-janës në Slloveni. Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e
Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor.

• Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e


kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së
Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (që
nga viti 1993).
• Ka botuar më se 35 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer
disa romane e përmbledhje poezish nga serbo-kroatishtja, sllovenishtja e maqedonishtja në
gjuhën shqipe.

Mark Krasniqi mbi letërsinë për fëmijë


• Nisur nga rëndësia e shumëfishtë e letërsisë për fëmijë, detyrat që shtrohen para
shkrimtarëve që e krijojnë atë janë të mëdha e të veçanta; nëpërmjet veprave të tyre ta
pasurojnë artistikisht shpirtin e fëmijëve e të rinjve dhe t’i përgatitin ata për të sotmen dhe
për të nesërmen gjë të cilën e citon edhe Mark Krasniqi:
“[...] përgjegjësia shoqërore e shkrimtarit duhet të shprehet para së gjithash në fushën e
literaturës për fëmijë.
Fëmija ende nuk mund të gjykojë në mënyrë kritike mbi atë që lexon.
Prandaj ata që shkruajnë për fëmijë, përveç aftësisë letrare, duhet të kenë edhe shumë
mirëkuptim dhe aftësi pedagogjike”.

• Mark Krasniqi ndër të tjera është edhe autor i përmbledhjes së poezive për fëmijë "Posta e
porositur". Autori shkruan poezi për fëmijë dhe të rritur, po ashtu merret me studime
POSTIERI I MALEVE rrethi i Prizrenit,
fshati Nashec.”
Lepur-postieri rrallëherë pushon, Një natë dimri,
me çantën nën sqetull pyellit vrapon: n’dritë t’hënës së zbehtë
shkresa zyrtare sjell me rëndësi pruri përgjigjen lepuri këmbëlehtë,
prej rrafshit – në male, me adresë t’shkurtër, përmbajtje t’thellë:
prej malit – në vrri. “Për tezen dhelpër,
letra, përshëndetje, lajme ekspres n’bjeshkë t’Sharrit –
lepur-postieri ka plot një thes: në shpellë.”
ujku i shfaq deles dashuri pa masë, letërdërguesi - Pula e Këndusi”…
arusha bletës – t’fala me thasë…
Shumë letra t’tjera n’çantën e vet
Një letër të gjatë, me firmë e vula, postieri i malit – thonë - do të ketë:
mori prej dhelprës n’kët adresë pula: pyetje, përgjigje, t’fala, urime,
plot fjalë të ëmbla, por dhe kërcënime…
“Për zonjën pulë lepur – postieri me zell e gëzim
• Veprat letrare:
Jehona e kohës , 1972.
Përrallat e gjyshit, 1953.
Drita e parë, 1956.
Posta e porositur, 1959.
Lepuri analfabet, 1974.
Postieri i maleve, 1984.
Kulla e buburrecit, 1989.
Borëbardha (adaptim), 1956.
Vjersha të zgjedhura për fëmijë, 1998.

• Përkthime letrare:
Marimangat – roman nga Ivo Qipiko.
Shërbëtori Jernej dhe e drejta e tij – roman nga Ivan Cankar.
Zambarja e shelqes – përmbledhje poezish nga Grigor Vitez.
Shkrimtarët maqedonas për fëmijë – përmbledhje poezish.
Lexo e gjezdis Kinë e Paris – poezi nga Majakovski (me E. Mekulin).
Gjeli i artë – poezi , A. Pushkin (me E. Mekulin).
Legjenda mbi carin Salltan – poezi, A. Pushkin.

You might also like