Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 28

HOMEOSTAZA

LEKSIONI 7 | INFERMIERISTIKË E PËRGJITHSHME


G.BELISHTA
23/11
C’ËSHTË HOMEOSTAZA
• HOMEOSTAZA
• Përkufizohet si një gjendje e qendrueshme e trupit në sajë të
mekanizmave të koordinuar fiziologjik. Pra kemi të bëjmë me një
aftësi të organizmit për të vetërregulluar parametrat e tij fiziologjik
• P.sh nëse temperatura e mjedisit përreth bie ndjeshëm, trupi, me anë
të mekanizmave fiziologjik, bën të mundur që temperatura trupore të
rrijë në vlera normale (36.5-37 gradë Celsius), pra të ruajë
homeostazën.
HOMEOSTAZA
• Efektiviteti i mekanizmave homeostatik (mekanizma fiziologjike të
cilat bëjnë të mundur rregullimin e homeostazës) ndryshon gjatë
gjithë jetës. P.sh fëmijët e vegjël e kanë më të vështurë se të rriturit
për të ruajtur bilancin hidrik dhe elektrolitik. Në rast se ata sëmuren,
kanë temperaturë, të vjella dhe diarre, dehidratimi që shkaktohet
mund të jetë jetëkërcënues dhe duhet të ndërhyjmë menjëherë për ta
korrigjuar. Tek të moshuarit, bie eficenca e mekanizmave
homeostatik. Ata i tolerojnë më pak stresin psikoemocional, efortin
fizik apo ndryshimet në mënyrën e jetesës krahasuar me adultët e
shëndetshëm
SHEMBULL - HOMEOSTAZA
TEMPERATURA
E MJEDISIT: ↓

NXEHTESIA
TRUPORE =
HUMBJE

NGUSHTIM I
FRISONE (TE
ENEVE TE
DRIDHURA)
GJAKUT

ULET SASIA E SHTOHET


NXEHTESISE QE PRODHIMI I
HUMBET NXEHTESISE

TEMPERATURA TRUPORE KTHEHET NE


VLEREN FILLESTARE.
NIVELET E RREGULLIMIT FIZIOLOGJIK
Proceset rregulluese që marrin pjesë në inde, organe dhe sisteme
ndahen në dy kategori të mëdha:
• Rregullimi intrinsik ose vetërregullimi
• Rregullimi ekstrinsik ose i jashtëm
RREGULLIMI INTRINSIK
• Procese rregulluese që ndodhin brenda një indi apo organi të caktuar.
Quhet vetërregullim pasi vetë organi apo indi mundohet të rregullojë
aktivitetin e tij fiziologjik në mënyrë që të ruhet funksioni primar I
organit/indit. Një shembull mund të jenë qelizat pacemaker në zemër
ZEMRA DHE SISTEMI PACEMAKER
RREGULLIMI EKSTRINSIK
• Rregullim i aktivitetit të indeve apo organeve si rezultat i sinjaleve që
merren nga jashtë.
• Muskujt skeletik tkurren si pasojë e një sinjali elektrik që vjen nga
SNQ, përhapet nëpërmjet SNP deri tek pllaka neuromotorre, dhe
kështu ndodh tkurrja. Pra, rregullim i aktivitetit (në rastin tonë:
Tkurrja dhe lëshimi i muskujve ) të indeve apo organeve (Në rastin
tonë: muskuli skeletik) si rezultat i sinjaleve që merren nga jashtë
(sinjalet elektrike që vijnë nga nervat e SNP)
TKURRJA E MUSKUJVE SKELETIK,
RREGULLIM EKSTRINSIK
BILANCI HIDRIK DHE ELEKTROLITIK
• Lëngjet e trupit dhe elektrolitet luajnë një rol të rëndësishëm në
ruajtjen e homeostazës. Të gjitha lëngjet janë në lëvizje të
vazhdueshme për të transportuar nutrientë, elektrolite dhe oksigjen
për në qeliza, e për të marrë prej tyre mbetje dhe produkte të fundit
të organizmit. Metabolizmi përdor një sërë përgjigjesh dhe
mekanizmash fiziologjik për të mbajtur në nivele homeostatike
vëllimin e lëngjeve dhe të elektroliteve
CFARË JANË ELEKTROLITET?
• Elektrolitet janë substanca të cilat, kur treten në ujë, ndahen në jone.
Jonet i kemi pozitive, që quhen ndryshe Katione (psh K+; Na+; Ca+;
Mg+), dhe negative ose Anione (psh: Cl-; HCO3-; PO43-). SHUMICA E
PROTEINAVE JANË ANIONE.
KU DEPOZITOHEN LËNGJET?
• Trupi ynë përbëhet 50%-60% nga uji. Kjo sasi varet edhe nga gjinia, mosha apo
masa dhjamore. Sa më e madhe masa dhjamore aq më e ulët rezerva ujore
• I gjithë ky ujë, së bashku me elektrolitet e tretura në të, depozitohet në dy
vende kryesore, duke u emërtuar edhe sipas vendit ku depozitohet: Likidi
Intracelular (brenda qelizave) i cila përbën 40% të masës trupore dhe Likidi
ekstracelular (jashtë qelizave) që përbën 1/3 e masës trupore. Uji që ndodhet
jashtë qelizave depozitohet ose në hapsirën intersticiale (hapsira ndërmjet
qelizave) ose brenda enëve të gjakut, e tretur në plazmën e gjakut. Gjithashtu,
likid ekstacelular konsiderohet edhe limfa e likidet transcelulare, si psh LCS
(likuori/likidi cerebrospinal), lëngjet e TGI (traktit gastrointenstinal), lëngjet
sinoviale (brenda kapsulave artikulare të artikulacioneve).
MEKANIZMAT QË KONTROLLOJNË
LËVIZJEN E LIKIDEVE DHE
ELEKTROLITEVE
• Difuzioni
• Lëvizja e lëngjeve nga një hapsirë me përqëndrim më të lartë tek një
hapsirë me përqëndrim më të ulët. Lëvizja e molekulave ndalon kur
përqëndrimet barazohen. Është lëvizje pasive, nuk kërkon energji (ATP).
• Difuzioni i lehtësuar
• Elektrolitet që janë shumë të mëdha për të kaluar membranën, lëvizin
nga jashtë brenda qelizës nëpërmjet një proteine transportuese. Lëvizja
bëhët gjithashtu nga një hapsirë me përqëndrim më të lartë tek një
hapsirë me përqëndrim më të ulët, dhe nuk kërkon energji (ATP).
MEKANIZMAT QË KONTROLLOJNË
LËVIZJEN E LIKIDEVE DHE
ELEKTROLITEVE
• Transporti aktiv
• Molekulat lëvizin në kah të kundërt me gradientin e përqëndrimit.
Pompa Na+/K+ ATP-azë. Kërkohet energji.
• Osmoza
• Lëvizja e ujit në kah të kundërt të gradientit të përqëndrimit, nëpërmjet
një membrane gjysëmpërshkruese, nga një zonë me përqendrim më të
ulët, tek një zonë me përqëndrim më të lartë. Osmoza bëhët e mundur
nga produktet e tretura në ujë. Sa më i lartë përqëndrimi i produkteve të
tretura në ujë, aq më e lartë aftësia e këtyre produkteve për të tërhequr
ujin gjatë lëvizjes së tyre. Ky proces quhet presion osmotik.
MEKANIZMAT QË KONTROLLOJNË
LËVIZJEN E LIKIDEVE DHE
ELEKTROLITEVE
• Presioni hidrostatik
• Forca që ushtron një lëng në paretet e vendit ku është depozituar. Psh
tensioni arterial i gjakut përkufizohet si forca me të cilën përplaset
gjaku në endotelin arterial (shtresën e brendshme që vesh arteriet)
• Forcat e Starling
• Ka të bëjë me shkëmbimin e ujit intravaskular me likidin intersticial
ndërmjet membranave kapilare. Janë këto forca që prishen në rastin e
formimit të edemave. Pra forcat e Starling shërbejnë për të mbajtur
ujin intravazal (të tretur në gjak) në qarkullim, dhe për të marrë likidin
intersticial te tepërt dhe për ta futur atë gjithashtu në qarkullim.
DIFUZIONI I THJESHTË
DIFUZIONI I LEHTËSUAR
POMPA Na+/K+ ATP-azw
OSMOZA
PRESIONI HIDROSTATIK
FORCAT E STARLING
RREGULLIMI I BALANCËS HIDRIKE
1. ADH – HORMONI ANTIDIURETIK
Kur kemi pirë më pak ujë se duhet, osmoreceptorët (receptorë që
kontrollojnë osmolaritetin, policët e ujit) në hipotalamus nxisin etjen,
dhe nga hipotalamusi çlirohet hormoni ADH (hormoni antidiuretik) i cili
nxit renet (veshkat) të riabsorbojnë ujë nga tubulat distale
2. ALDOSTERONI
Aldosteroni është një mineralkortikoid potent i cili ka për qëllim
eleminimin e K+ nëpërmjet urinës dhe ripërthithjen e Na+. Me rritjen e
niveleve te Na+, rritet niveli i riabsorbimit të ujit nga renet në nivel të
tubave distale proksimal.
DISBALANCAT HIDRIKE
I NDAJMË NË:
1. DEFICENCA HIDRIKE
2. TEPRICAT HIDRIKE
DEFICENCAT HIDRIKE
• Ndodh në rastet kur kemi humbje të pakontrolluar të lëngjeve, psh në
rastin e te vjellave, diarresë, djersitjes eksesive apo edhe të
hemorragjive masive (në këtë rast shkaktohet diçka tepër serioze që
quhet shok hipovolemik). Dehidrim quhet humbja e pastër e ujit, pa
humbje të Na+ gjithashtu. Kujdesja për pacientët të cilët paraqiten me
dehidratim bëhet në varësi të shkallës së dehidratimit, moshës apo
patologjive të tjera shoqëruese
DEFICENCAT HIDRIKE
• Në kontekst, simptomatologjia kryesore është: sy të thatë, të nxirë.
Lëkurë e thatë, në ngjyrë të errët dhe e ftohtë. Lëkura gjithashtu e ka
humbur elasticitetin, gjë e cila vlerësohet nëpërmjet testit të turgorit
(tërheqim lëkurën e krahut sipër dhe shohim nëse shkon në vend me
vështirësi, shkalla e dehidrimit është e rëndë).
DEFICENCAT HIDRIKE
• Pacientët të cilët kanë dehidrim të moderuar i reanimojmë me likide
orale të tipit Tresol, të cilat përmbajnë edhe elektrolite gjithashtu
(Na+).
Pacientët me dehidrim të rëndë i menaxhojmë duke hapur rrugë
venoze e duke administruar likide intravenoze të tipit sol. Fiziologjik
NaCl 0.9% ose Ringer Lactate, në bazë të statusit elektrolitik.
TEPRICAT HIDRIKE
• Tepricat hidrike
• Vjen si pasojë e ingjestimit të tepruar të likideve, insuficienca
kardiake, insuficienca renale, prishjë të forcave të sterling, asciti, etj.
Këta pacientë shpesh menaxhohen me ndërprerje apo kujdes në
marrjen e likideve nga goja, rregullimin e disbalancave elektrolitike
dhe nëpërmjet administrimit të diuretikëve.
FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN!

You might also like