3 Dozologjia

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 79

▶Kalkulimi dhe dozimi i barnave

▶Legjislacioni dhe literatura zyrtare e barnave


DOZOLOGJIA
 Pjesë e farmakologjisë e cila merret me përcaktimin e asaj sasie të barit, të
cilën duhet ta marrë i sëmuri apo pacienti që të arrihet efekti i dëshiruar
terapeutik;

 Dosis – shujtë dhe logos – shkencë

 Emërtohet edhe si Posologji ( nga greqishtja Posos – sa? dhe logos –


shkencë).

 Doza – sasia e barit e cila i përcaktohet të sëmurit.


 Doza individuale (dosis singula, dosis pro dosis) – dozë e veçantë
e barit, merret me një aplikim;

 Doza ditore (dosis pro die) – sasia e barit që merret brenda 24


orëve;

 Doza e përgjithshme (dosis totalis, dosis pro cursus) – doza e


tërësishme e mjekimit.
Nga çka varet doza e barit?
 Vetitë fizike, kimike dhe farmakologjike të barit
 Forma e barit
 Vendi i aplikimit të barit
 Masa trupore
 Mosha
 Kondicioni fizik
 Gjinia
 Shprehitë
 Natyra e sëmundjes dhe
 Rrethana të tjera
• Dozat e normuara – doza të mesme terapeutike të caktuara;
• Mjekut i lehtësojnë shkrimin e barit në recetë.
• Në vend të sasisë së barit në gram ose në njësi, mjeku shënon: ND (Norm
Dosen)
• Për doza 2 herë më të mëdha = 2 ND
• Për gjysmë doze = ½ ND
• Kështu zvogëlohet rreziku për vënien e gabuar të presës decimale për sasinë e
caktuar të substancës shëruese.
• Kjo vlen edhe për përqendrimet e normuara: NK (Norm Koncentracionen).
Përsëritja e dozave
• Veprimi i dozës terapeutike individuale = zgjatë prej disa min - disa orë
(jo më shumë se 1 ditë).
• Nëse duhet të zgjatet veprimi = doza përsëritet.
•Doza sulmi = doza e parë e dyfishuar ose e shumëfishuar (me qëllim të
arritjes më të shpejtë të koncentrimit terapeutik të barit në gjak).
•Doza e ngopjes (LD – Loading Dose) = sasia e barit e cila nevojitet që të
arrihet efekti i dëshiruar.
•Doza e mbajtjes (MD – Maintenance Dose) = sasitë më të vogla të barit që
shërbejnë për mbajtjen e mëtejme të remisionit.
Terapia tek fëmijët
 Terapia me barna te të posalindurit (prej lindjes deri në 1 muaj), foshnjet (nga
1 muaj deri 1 vjeç) dhe fëmijët e vegjël (1-12 vjeç), kërkon vëmendje të
veçantë për shkaktë rritjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm të fëmijës si dhe
për shkak të funksionit të organeve.

 Ndryshimet fiziologjike në organizmin e fëmijëve krahasuar me të


rriturit kushtëzojnë ndryshime në farmakokinetikën e barnave, andaj
trajtimi me barna është më pak i parashikueshëm sesa te të rriturit.
 Foshnjet janë veçanërisht të ndjeshme ndaj efekteve anësore të barnave
për shkak të funksionit të matur të mëlçisë dhe veshkave, që zgjasin
veprimin e barnave dhe rrisin rrezikun për toksicitet.

 Poashtu prania e proteinave plazmatike të pakëta ndikon në rritjen e pjesës


së lirë aktive në aspektin farmakologjik, veçanërisht te barnat që lidhen fortë
për proteina plazmatike.

 Meqë ka shumë pak studime në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e


barnave që janë kryer në fëmijë, diapazoni i dozave të sigurta terapeutike
nuk është mirë i definuar te fëmijët krahasuar me të rriturit.
Për barnat, diapazoni i dozave pediatrike apo doza për kg peshë trupore e të cilave
përshkruhet në literaturë, sa i përket dozimit është më e lehtë duke eliminuar nevojën për
formula.
 Megjithatë, ndonjëherë dozat për fëmijët duhet të përcaktohen me llogaritje nga dozat për të
rritur, në bazë të:
 Moshës së fëmijës
 Peshës trupore
 Siperfaqes trupore dhe
 Përvojës (terapi empirike).

•Gjatë tre muajve të parë të jetës = evitohet përdorimi i barnave.


 Arsyetimi për rregullimin e dozës në indikacionet pediatrike mund të
përcaktohet nga:

 Dallimet në farmakokinetikë, farmakodinamikë, sëmundje ose një


kombinim i këtyre faktorëve.

 Farmakokinetika e barnave tek fëmijët mund të ndryshojë nga të rriturit për


disa arsye: variabiliteti për shkak të moshës, gjinisë, përbërjes,
funksionalitetit të mëlçisë dhe veshkave dhe maturimi i sistemeve
enzimatike gjatë gjithë jetës nga neonatët tek të rriturit janë të gjitha burime
potenciale të dallimeve farmakokinetike.
Dozimi i Acetaminofenit (Paracetamolit)
1. Dozimi në bazë të moshës së fëmijës: - mënyra më e thjeshtë.

Formula e DILLING-ut:
Doza për fëmijë = (vitet e fëmijës / 20) x doza për të rritur

Formula e YOUNG-ut:
Doza për fëmijë = (vitet e fëmijës / vitet e fëmijës + 12) x doza për të rritur

Formula e BOLOGNIN-it: për përcaktimin e dozës për fëmijët nën 1 vjeç

Doza për fëmijë = ( 1 / 20 - m) x doza për të rritur.


Karakteristikat fiziologjike dhe pasojat farmakokinetike te të
porsalindurit, foshnjet dhe fëmijët
Karakteristikat fiziologjike Pasojat farmakokinetike

• ↑ absorbimi i barnave me aplikim lokal( psh kortikosteroidet


• Lëkura e hollë dhe permeabiliteti i rritur tek absorbohen mjaftueshëm për të frenuar funksionin e korteksit të
gjëndrës mbiveshkore
të porsalindurit dhe foshnjat

• Distribuim i rritur i barnave në SNQ (nuk është bërë mielinizimit)


• Bariera hematoencefalike e papjekur

• % e rritur e ujit në organizëm (rreth 80% tek • ↑ vëllimi i distribuimit të barnave krahasuar me të rriturit
të posalindurit dhe foshnjet krahasuar me
60% tek fëmijët mbi 2 vjeç dhe të rriturit;

• Lidhja për proteina deri në moshën 1 vjeçare • % më të madhe të pjesës së palidhur apo farmakologjikisht aktive dhe
rrezik i shtuar për efekte anësore. Kujdes: diazempam, digoksinë,
është e pakët, kur arrin nivelet e të rriturve lidokainë, fenitoin, fenobarbiton, teofilinë.
Karakteristikat fiziologjike dhe pasojat farmakokinetike te të
porsalindurit, foshnjet dhe fëmijët
Karakteristikat fiziologjike Pasojat farmakokinetike

• Ekskretim i ngadalësuar i barnave që eliminohen


• Shpejtësia e filtrimit glomerular e vogël përmes veshkave, duke kushtëzuar zvogëlimin e dozës
së tyre.
tek të porsalindurit dhe foshjnjet

• Zvogëlim i kapaciteti biotransformues të disa barnave.


Rezulton me metabolizim dhe eliminim të ngadalshëm,
• Aktiviteti i ulët i enzimeve hepatike që dhe rrezik të rritur për akumulim të barnave dhe
efekteve anësore.
metabolizojnë barnat tek te porsalindurit
dhe foshnjat
• Shtim i aktivitetit biotransformues të disa barnave. Kjo
• Aktivitet i rritur i enzimeve hepatike që rezulton me metabolizimin dhe eliminim të shpejtë të
metabolizojnë barnat tek të posalindurit barnave psh teofilina eliminohet rreth 30% më shpejtë
te një 7 vjeçare se sa të një i rritur.
dhe foshnjet
2. Dozimi në bazë të peshës trupore: - i përgjigjet më mirë zhvillimit
të fëmijës.
• Pesha mesatare e të rriturit: M = 70 kg; F = 60 kg

•Doza për fëmijë = ( pesha e fëmijës në kg / 70 ) x doza për të rritur

3. Dozimi në bazë të sipërfaqes trupore: - i përgjigjet më mirë biologjisë së


fëmijës. Kohëve të fundit rekomandohet më shumë meqë si metodë është
më e saktë sesa ato që bazohen në karakteristikat e përmendura më parë.
Sipërfaqja trupore përcaktohet nëpërmes Normogramit, të bazuar në peshë
dhe gjatësi Trupore sipas formulës :
Doza për fëmijë = ( sipërf. e fëmijës në m2 / sipërf. e të rriturit ) x doza për
të rritur

Vlerat referente: - Mashkulli 70kg= sipërfaqe trupore prej 1,76 m2


ROLI I INFERMIERIT NË ADMINISTRIMIN E BARNAVE

 Përgjegjës për administrimin e barnave sipas përshkrimit të mjekut.

 Te pacientët e hospitalizuar, barnat përshkruhen në fletën e trajtimit të


pacientit, sipas rregullave të përcaktuara.

 Infermierët pas aplikimit të barit, shënojnë inicialet e veta në rubrikat e


formularit.

 Infermierët janë përgjegjës në mënyrë legale për administrimin korrekt


të barnave tek të sëmurët.
ROLI I INFERMIERIT NË ADMINISTRIMIN E BARNAVE

 Administrimi i barnave është një aftësi themelore e infermierëve dhe kërkon


njohuri dhe aftësi komplekse për t'u ndërmarrë në mënyrë të sigurtë.

 Një nga aftësitë e kërkuara nga infermirët është aftësia për të llogaritur dozat
e barit dhe shkallët e administrimit të barit, për t'i administruar ato te pacienti
siç përshkruhen nga ana e mjekut.
Për të interpretuar në mënyrë korrekte përshkrimin e mjekut, infermieri duhet të ketë njohuri
lidhur me:
 Llojet e formulimeve farmaceutike;

 Veprimin e barnave;

 Dozat;

 Metodat e administrimit dhe shkurtesat e simbolet që përdoren gjatë përshkrimit të barnave.

Pesë rregullat e administrimit të barnave:


1. Pacienti i duhur
2. Bari i duhur
3. Doza e duhur
4. Rruga e drejtë e administrimit
5. Intervale të drejta të dozimit.
Gabimet mund të ndodhin kur:
 Bari i aplikohet pacientit të gabuar/ pa e vërtetuar identitetin e pacientit
para aplikimit.
 Bari i gabuar/ pa e vërtetuar mirë mirë emrin komercial apo gjenerik të barit
të përshkruar me emrin e barit në ambalazhin e medikamentit.
 Rruga e gabuar/ psh aplikimi e rrugë orale të një tablete shumështresore
e cila cila thehet ose përtypet, ose imtësohet para aplikimit.
 Koha e gabuar/ administrimi i barit para apo pas kohës së paraparë
për aplikim.
 Gjatë aplikimit të barnave që ndërveprojnë mes vete psh aplikimi i
antacideve me barna tjera, të cilat duhet të aplikohen 1 deri 2 orë para
antacideve.
Doza e gabuar/ zakonisht ndodhë për shkak të mosvertetimit të dozës së
shënuar në tiketen e barit.
Arsyet më të shpeshta të gabimeve nga profesionistët
shëndëtësor:
 Moskuptimi i njësive matëse për mjekimin, për shembull 'nanogramet' dhe
'mikrogramet';

 Përdorimi i pajisjeve të gabuara, për shembull gjilpëra me madhësi të gabuar për


injeksion;

 Bërja e gabimeve në llogaritjet e tyre që rezultojnë në administrimin e dozës ose


shkallës së gabuar të barit.

 Këto gabime mund të jenë rezultat i mungesës së njohurive ose aftësive të duhura
nga profesionistët shëndetësorë, ose si rezultat i faktorëve të tjerë, si
shpërqendrimet ose stresi.
Kalkulimi i dozimit të barnave
• Infermierët administrojnë barna të ordinuara nga ana e mjekut.

• Udhëzimet e mjekut duhet të përfshijnë:


• Emrin e plotë të pacientit
• Emrin gjenerik dhe fabrikues të barit
• Dozën
• Rrugën dhe shpeshtësinë e aplikimit.

•Udhëzimii mjekut duhet të ketë edhe daten, kohën dhe nënshkrimin e mjekut
udhëzues.

•Udhëzimi duhet të shkruhet nga infermieri në fletëzën apo kartonin e pacientit, nënshkruar nga
infermierja që ka marrë udhëzimin,e më vonë duhet edhe nënshkrimin e mjekut referues.
Të kuptuarit e matjes së barit
Barnat zakonisht maten sipas:
• Peshës së një bari (gram, miligram dhe mikrogram);

• Vëllimi (mililitra dhe litra);

• Njësitë ndërkombëtare të standardizuara;

• Forca e tretësirës, kur një peshë e një bari tretet në


një vëllim lëngu (për shembull miligramë për mililitër).
• Përqindjet, kur një bar është në 100 pjesë të një
produkti.
Shkurtesat më të përdorura gjatë përgatitjes së barnave:

 Rrugët:
• IM – intramuskulare
• IV– Intravenoz
• ID – Intradermal
• IN – Intranazale
• IP – Intraperitoneale
• IT – Intratekale
• p.o – Nga goja
• SC – Subkutane
• SL – Nën gjuhë
• vag. – Në mënyrë vaginale
 Një numër gabimesh mjekimi janë bërë duke mos konvertuar në mënyrë
korrekte midis njësive të ndryshme matëse, duke rezultuar në doza 10 ose
100 herë më të mëdha se sa të atyre të përshkruara.

 Për shembull, ka pasur një numër vdekjesh nga moskuptimi se si të maten


njësitë e insulinës, duke matur gabimisht këtë në mililitra dhe duke
administruar doza të mëdha insuline në pacientë, të cilët kanë rezultuar me
hipoglikemi dhe vdekje.

Insulina më së shpeshti ofrohet në 100 njësi/ml. Insulina administrohet duke


përdorur një shiringë insuline e cila është e kalibruar në njësi.
• Matjet kryesore të peshës me të cilat infermieret duhet të jenë të njohura dhe
të konvertohen me besim të lartë mes tyre janë gram, miligram, mikrogram
dhe nanogram.

• Marrëdhënia midis secilës prej këtyre matjeve është një faktor prej 1000,
kështu që konvertimet kërkojnë që infermierët të shumëzojnë ose ndajnë
dozat me 1000.

• Doza e përshkruar gjithmonë konvertohet në njësitë e dozës së


disponueshme të barit, në mënyrë që të jetë më e lehtë të krahasohet
receta me mënyrën e etiketimit të barnave.
Masat standarde ne farmakologji
• 1g (gram) = merret sa pesha e 1ml ujë të destiluar në 4◦C.
• 1g ujë i distiluar = 20 pika (1:20=0.05).
• Në temperaturë 20◦C = 1 pikë ujë e pikuar nga kjo pikatore, në pozitë vertikale është 0.05g.

Në praktikë merren këto vlera:


1g ujë= 20pika

1g vaj= 40 pika

1g alkool= 65 pika

1g eter= 80 pika

Dozat me lugë:
Luga e vogël (e kafës) = 5g

Luga e mesme (e çajit) = 10g

Luga e madhe ( e gjellës) = 15g


 Për shembull, nëse receta e dhënë për benzilpenicilinë është 1.8 g, por flakonët
e disponueshëm për këtë bar janë nga 600 mg, për të krahasuar dozat, kërkohet e
njëjta njësi matëse.

 Për të kthyer 1.8 g në dozën ekuivalente të miligramit,ajo duhet të shumëzohet


me 1000 për të marrë 1800 mg.

 Është e rëndësishme që konvertimet të kontrollohen me kujdes, duke përsëritur


llogaritjen.

 Pasi të jetë kontrolluar konvertimi, doza e përshkruar mund të krahasohet me


dozën e disponueshme për të llogaritur sasinë e barit që duhet administruar.

 Në këtë shembull, do të na duheshin tre shishe 600 mg


 benzilpenicilinë për të marrë 1,800 mg.
 Për doza të ngurta nga goja, si tableta ose kapsula, ky lloj llogaritje është
zakonisht mjaft i thjeshtë, pasi doza e përshkruar mund të ndahet me
dozën e disponueshme të barit për të përcaktuar se sa tableta duhet të
jepen.

 Për shembull, nëse receta është për 30 mg prednizon, dhe tabletat e


disponueshme janë 5 mg, atëherë numri i tabletave që do të administrohen
do të ishte gjashtë.

 Ju mund ta kontrolloni këtë duke shtuar dozën e çdo tablete dhe duke u
siguruar që totali është 30 mg.
 Lëngjet (tretësirat dhe suspensionet) përdoren në dozimet e fëmijëve -
për shembull për fëmijët që e kanë të vështirë gëlltitjen e tabletave ose
pacientët që kanë barna të administruara nëpërmjet një tubi gastrostomik
endoskopik perkutane. Këta faktorë mund të jenë pjesërisht përgjegjës për
shkallën më të lartë të gabimeve nga infermierë.

 Fuqia e një solucioni medicinal shprehet si pesha e barit që shpërndahet


në një vëllim specifik tretësirë, për shembull suspension amoksicilinë
125 mg/5 ml.
Ju do të duhet të përcaktoni se çfarë vëllimi duhet të administrohet për të
dhënë dozën e përshkruar. Pra, nëse përshkruhet 250 mg amoksicilinë,
sasia e suspensionit për t'u administruar do të ishte dy x 125 mg, që do të
ishte 10 ml.
 Infermierët përdorin metoda të ndryshme për të llogaritur vëllimin e
solucioneve ose numrin e ampulave për t'u administruar, në varësi të
disa faktorëve.

 Gjëja më e rëndësishme është të gjeni një metodë me të cilën ndiheni rehat


dhe të sigurt gjatë llogaritjes së barnave.

 Metoda më e mësuar më së shpeshti është ‘Formula e infermierisë'


(zakonisht cituar si: 'çfarë doni, mbi atë që keni, shumëzuar me atë
që është‘).
 Në shembullin e mësipërm të amoksicilinës, formula e infermierisë
jep:
 Vëllimi për të administruar = (250/125) x 5 = 10 ml
 Provat kanë filluar të sugjerojnë se metodat e përdorura për të manipuluar
forcën e disponueshme të peshës / vëllimit për të gjetur forcën e kërkuar të
peshës /vëllimit, mund të jenë më pak të prirur ndaj gabimeve.

 Kontrolli i dyfishtë rekomandohet për të gjitha llogaritjet komplekse.

 Kontrolli duhet të përfshijë principin e punës për çdo infermier që të bëjë


llogaritjen në mënyrë të pavarur, pastaj të kontrollojë përgjigjen së bashku.

 Ka disa prova që kontrolli i dyfishtë mund të rrisë rrezikun e gabimit,


pasi çdo infermierët mbështeten tek njëri tjetri për të kapur çdo gabim.

 Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që çdo infermier të bëjë


llogaritjen në mënyrë të pavarur përpara se të krahasojë me kolegët.
•Përgatitja e tretësirave më të holluara (me përqëndrim më të vogël) nga
tretësirat më të përqëndruara: a/b*c = d

d = Sasia e tretësirës më të përqëndruar e cila duhet të zbutet


a = Përqëndrimi që e dëshirojmë
b = Përqëndrimi i tretësirës më të përqëndruar
c = Sasia e tretësirës së zbutur që na nevojitet
Llogaritja e saktë e infuzioneve
• Medikamentet gjithashtu mund të përshkruhen në doza që duhet të
administrohen vazhdimisht për një periudhë të caktuar kohe.

• Prandaj, një infuzion administrohet me një shpejtësi rrjedhjeje që do të japë


dozën e kërkuar në orë ose minutë për pacientin.

• Në përgjithësi, zonat klinike do të kenë forca të standardizuara të infuzionit


që përdoren gjithmonë për barnat specifike, me shpejtësi të ndryshme sipas
dozës së përshkruar për atë pacient.

• Për shembull, aminofilina shpesh përshkruhet si 500 mikrogramë/kg/orë dhe


injektohet duke përdorur një tretësirë prej 500 mg në 500 ml klorur natriumi.
Llogaritja e saktë e infuzioneve
• Për të administruar dozën e duhur, duhet të llogaritet doza për peshën e
pacientit (doza x kg), pastaj mund të llogaritet numri i mililitrave të infuzionit
që do të jepet në orë për të dhënë këtë dozë. Kjo mund të bëhet në faza:

• Për të llogaritur mililitra/orë, fillimisht duhet të përcaktojmë se çfarë


doze ndodhet në një mililitër të dozës së infuzionit.
• Këtë mund ta bëjmë duke e ndarë vëllimin e dozës me peshën e ilaçit që
përmban.
•Në këtë rast 500ml/500mg = 1ml/mg.
•Prandaj, 1 ml e kësaj solucioni për infuzion përmban 1 mg aminofilinë;
• Më pas duhet të llogarisim dozën për peshën e pacientit dhe ta
shndërrojmë atë në miligram (pasi fuqia e disponueshme e infuzionit
është në miligram/mililitër).

• Për një pacient 45 kg, doza e kërkuar do të ishte 45 kg x 500


mikrogram/kg = 22,500 mikrogram.

• Shndërrimi i kësaj në miligram do të jepte 22.5 mg (22,500/1,000);

• Duke përdorur forcën e infuzionit, ju e dini se 1 ml do të administronte 1


mg aminofilinë, kështu që 22.5 ml do të administronte 22.5 mg.

• Prandaj, ne do ta vendosnim shpejtësinë e infuzionit si 22,5 ml/orë (22,5


mg/1, ku 1 është forca e dozës në ml/mg).
Përqindjet
•Sasia e barit në 100 pjesë të produktit.

•Për shembull, pacientëve u përshkruhet shpesh glukoza intravenoze 5%.


Kjo do të thotë se çdo 100 ml ujë në infuzion përmban pesë pjesë të
glukozës.

•Përqindjamë e zakonshme që do të hasni është pesha e një bari në një


vëllim (numri i gramëve në 100 ml).

•Një shembull është lidokaina anestetiku lokal, i cili vjen në solucione të


ndryshme përqindjeje, më së shpeshti 0,5% deri në 2%:
• 1% lidokainë përmban 1 g lidokainë në 100 ml ose 1000 mg në 100 ml;
• Për të gjetur numrin e miligramëve në një mililitër duhet të pjesëtoni me 100;
• 1 ml lidokainë 1% përmban 10 mg për ml.

• Ju mund të aplikoni të njëjtën llogaritje për 0,5% lidokainë: 0.5%


lidokainë përmban 500 mg lidokainë në 100 ml;
• Për të gjetur numrin e miligramëve në një mililitër duhet të ndani 500
mg me 100;

• 1 ml lidokainë 0,5% përmban 5 mg për ml.


• Kujdes:
• Kontrolloni shkurtesat për shembull, përshkruesit nuk duhet të
shkurtojnë mikrogramët (mcg) pasi kjo mund të ngatërrohet me
miligramë (mg)
Dozat e bazuara në peshë

 Barna mund të përshkruhen gjithashtu sipas peshës së pacientit në


kilogram, dhe kjo kërkon një hap shtesë llogaritës për të përcaktuar dozën
për peshën e pacientit, përpara se të mund të llogaritet doza e
administrimit të gjithë sasisë së barit.

 Një shembull do të ishte një recetë për ciklosporinë prej 10 mg/kg. Për të
llogaritur recetën e fëmijës, duhet të dini një peshë të saktë për fëmijën në
kilogram dhe më pas ta shumëzoni atë me dozën e specifikuar.

 Për shembull, nëse pesha e fëmijës ishte 12 kg, atëherë doza e kërkuar
do të ishte 10 mg/kg x 12 kg = 120 mg.
Legjislacioni në sektorin farmaceutik
• Barërat në çdo nivel të kujdesit shëndetësor, duhet të përshkruhen me
emërtime ndërkombëtare të pambrojtura; përjashtim bëjnë preparatet e
kombinuara dhe preparatet me lirim të ngadalshëm të substancës aktive, të
cilët përshkruhen me emra të mbrojtur nga kompania farmaceutike.
•Barërat e përshkruara nga mjeku ose stomatologu, mund të jepen vetëm nga
ose në prezencë të farmacistit të licencuar.
• Sektori farmaceutik rregullohet me ligje të veçanta
Cka është dosologjia?

 Pjesë e farmakologjisë që merret me përcaktimin e asaj sasie


të barit, të cilën duhet ta marrë i sëmuri apo pacienti që të
arrihet efekti i dëshiruar terapeutik.
Çka është doza?

 Sasia e barit e cila i përcaktohet të sëmurit.


Çka është doza individuale?

 Paraqet dozën e cila merret me një aplikim


Çka dallon doza ditore nga ajo e përgjithshme?

 Doza ditore paraqet sasinë e barit që merret gjatë 24 orëve,


kurse doza e përgjithshme paraqet dozën e tërësishme të
mjekimit.
Nga kush varet doza e barit?

 Doza e barit varet nga vetitë fizike, kimike dhe farmakologjike


të barit, forma dhe vendi i aplikimit të barit, masa trupore,
mosha, kondicioni fizik, gjinia, shprehitë, natyra e sëmundjes.
Çka është doza minimale?

 Sasia minimale e barit që merret menjëherë dhe mund të


shkaktoj ndryshime në organizëm.
Çka është doza terapeutike?

 Sasia e barit e cila shkakton efekt të dobishëm terapeutik.



Çka është doza standarde ose optimale?

 Sasia e barit ndaj së cilës shumica e pacientëve reagojnë në të


njëjtën mënyrë.
Çka është doza standarde efektive (ED50)?

 Sasia e barit e cila vepron në 50 % të njerëzve.


Çka është doza maksimale ditore?

 Sasia maksimale e barit e cila kur merret gjatë 24 orëve nuk


shkakton simptoma toksike.

Çka është doza toksike e barit?

 Sasia e barit që shkakton simptom helmimi.


Çka është gjeresia terapeutike?

 Diapazoni ndërmjet dozës minimale terapeutike dhe dozës


minimale toksike. Paraqet diapazonin e dozës brenda të cilit
bari ka veprim terapeutik, kurse nuk manifeston simptoma të
helmimit.
Çka është doza letale?

 Sasia e barit që shkakton vdekjen.


Çka është dozë sulmi?

 Nënkupton dozën e parë të dyfishuar ose të shumëfishuar me


qëllim të arritjes më të shpejtë të koncentrimit terapeutik në
gjak.
Çka është doza e ngopjes?

 Është sasia e barit e cila nevojitet që të arrihet efekti i


dëshiruar.
Çka është doza e mbajtjes?

 Nënkupton sasitë më të vogla të barit që shërbejnë për


mbajtjen e mëtejme të remisionit.
Në bazë të cilave kritere përcaktohen dozat për fëmijë?

 Dozat për fëmijë përcaktohen në bazë të moshës së fëmijës,


peshës trupore, sipërfaqes trupore si dhe përvojes (terapi
empirike).
Trego ndonjë nga formulat e dozimit në bazë të moshës së
fëmijës?

 Formula e Dillingut: doza per femije = (vitet e fëmijës/20) x


doza për të rritur
 Formula e Youngut: doza për fëmijë = (vitet e fëmijës/ vitet e

fëmijës + 12) x doza për të rritur.


Si bëhet dozimi tek femijet në bazë të peshës trupore?

 Doza për fëmije = (pesha e fëmijës në kg/ pesha mesatare e


të rriturit) x doza për të rritur.

Si bëhet dozimi në bazë të sipërfaqës trupore?

 Doza për fëmijë = (sipërfaqja e fëmijës në m2/ sipërfaqja e të


rriturit) x doza për të rritur.

JU FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN TUAJ!

You might also like