Ligjërata - V Mjeksia Fizikale Magnetoterapia

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 10

MAGNETOTERAPIA

Magnetoterapia
Njëra prej formave më të vjetra të terapisë fizikale është përdorimi i
fushës magnetike. Me këtë formë të terapisë janë marr Hipokrati,
Paracelsusui etj.
Në vitin 1820 H.C. Oersted e zbuloi veprimin e magnetit, në rrymën
elektrike dhe kështu ia hapi rrugën elektromagnetizimit
Radiacioni elektromagnetik mund të përhapet pa pasur mjedis. Të
gjitha qeniet e gjalla janë vazhdimisht të ekspozuara radiacionit
elektromagnetik nga burimi natyral, siç është fusha magnetike e tokës
dhe radiacionit ultraviolet nga dielli, si dhe burimet manifaktuarale siç
janë aparatet elektrike të amvisrisë dhe kompjuterët
• Radiacioni elektromagnetik me frekuencë të ulët, duke përfshirë
frekuencën me valë ekstrem të ulta, valë të ulta, mikrovalë
• Radiacionin elektromagnetik me frekunecë të lartë, si rrezet X dhe
rrezet gama është i jonizuar dhe mund ti thyej lidhjet molekulare dhe
të formojë jone
• Radiacioni jonizues në klinikë shfrytëzohet në doza shumë të vogla, në
radiologji (Rtg, CT, MRI) ose te sëmundjet malinje, me qëllim të
shkatërrojë indet
• Forcat magnetike kalojnë nëpër të gjitha substancat edhe pse dihet se
substanca të ndryshme kanë permeabilitet të ndryshëm
Veprimi
o Varësisht nga madhësia e fushës magnetike mund të flitet për intenzitetin e lartë
dhe intenzitetin e ulët
o Fusha magnetike e intenzitetit të lartë mund të shkaktojë veprime termike dhe
jo-termike, deri sa fusha magnetike e intenzitetit të ulët veprime jo-termike
o Veprimi termik karakterizohet me temperaturë të lartë në tërë organizmin dhe
mund të shfrytëzohet në shërimin e disa sëmundjeve
o Veprimet jo-termike ndikojnë në sistemin nervor qendror dhe vegjetativ edhe në
gjëndrat me sekrecion të brendshëm
o Shpjegimi i veprimit biologjik të fushës magnetike është se ai depërton nëpër
tërë trupin e njeriut dhe formon rrymë. Me depërtimin e fushës magnetike
nëpër trup përfshihet çdo qelizë
o Si pasoj e këtyre ndryshimeve kemi veprimin sekondar: vazodilatacioni, zvogëlimi
i vizkozitetit të gjakut, përmisimi i fuqisë imunulogjike, antiedematoz,
analgjetik, sedativ etj
Përdorimi i magnetoterapisë për shërim

Shërimi me anë të fushës magnetike kryhet përmes aparateve me


osciloscop, të cilët e analizojnë fushën magnetike në të gjitha parametrat
që do të thotë se mund ta përcaktojnë intenzitetin, polaritetin e valëve,
formën e valëve, frekuencën dhe kohëzgjatjen e impulsit
Impulset të cilat përdoren janë pulsative dhe paraqiten me frekuenca të
caktuara, dallojmë frekuencën e ulët 1-5Hz, 5-10Hz, 50-100Hz dhe
frekuencën e lartë e cila është mbi 100 Hz
Kohëzgjatja e aplikimi varet nga frekuenca dhe është zakonisht 30 minuta.
Numri i seancave terapeutike mund të zgjas prej disa ditë te traumat
akute e deri në disa muaj te pseudoartroza,osteoporoza
Efekti terapeutik është i dyfishtë. Së pari ka efekt antiflogjistik dhe
antiedematoz, e pastaj e shpejton reparimin e indeve.
Indikacionet

1. Sëmundjet e sistemit osteo-muskular


 Trauma: kontuzionet, muskujt e tendosur, ligamentet e dëmtuara,
luksacionet dhe distorzionet, frakturat (sidomos kur ka vështirësi në
formimin e kallusit), nekroza e kokës së femurit etj
Sëmundjet reumatike degjenerative, inflamatore (gjendjet akute dhe
kronike), osteoporoza, sëmundjet e indeve të buta jashtëartikulare
Rehabilitimi postoperativ: gjendjet pas operimit të diskut
intervertebral, muskujve dhe tetivave, kontrakturat etj
Indikacionet
2.Simptomat e sistemit nervor qendror dhe periferik : neuralgjitë, parezat spastike,
kokëdhimbjet, sindromi ekstrapirimidal

3. Sëmundjet e zemrës dhe qarkullimit të gjakut: hipotonia dhe hipertonia, çrregullime të


qarkullimit periferik: arterial (claudicatio intermittens), venoz (ulcus cruris), dekubitet,
limfoedemat, sëmundja Raynaud, sëmundja Burger, celuliti, hemoroidet

4.Sëmundet e organeve të frymëmarrjes : sinusitis, otitis, bronhitis, tonzilitis, faringitis,


laringitis, astma bronkiale

5.Sëmundjet gjinekologjike: infeksionet akute dhe kronike

6.Çregullimet psikosomatike: gastritis, ulcus duodeni, koloni iritabil, koliti ulceroz, çrregullime
të gjumit

7. Vështirësitë në pleqëri: vështirësit klimakterike prostatitis, hipertrofi e prostatës


Dozim dhe mënyra e aplikimit
Intenzitetin optimal i dozimit. Preferohet frekuenca e ulët (3-300Hz)
dhe intenziteti i ulët (1-10mT). Terapia mund të zgjasë prej 1 ore – 12
orë në ditë edhe atë çdo ditë ose çdo të dytën ditë prej 6 javëve – disa
muaj
Aplikimi-në treg egzistojnë aparate të ndryshme të cilat përdoren në
terapinë me fushë magnetike..zakonisht flitet për një mbështjellës, i
cili e nxit fushën magnetike. Vendi në të cilin aplikohet terapia me
elektromagnet nuk kërkon ndonjë pregaditje të posaçme (valët
magnetike mund të depërtojnë edhe përmes teshave dhe imobilizimit
me gips)
Magnetoterapia – masat e kujdesit

Nuk duhet të aplikohet mbi sinusin karotid


Kujdes te nefrolitiaza dhe holelitiaza (mund të mobilizohen
konkrementet)
Sëmundjet vaskulare okluzive
Kundërindikacionet
Të sëmurët me stenozë ose okluzion të enëve të gjakut të
ekstremiteteve e sidomos gjatë angiopatisë diabetike
Të sëmurët me angina pectoris
Kundërindikacionet kryesore janë: stimulatori i vendosur në zemër,
tuberkulozi, gjakderdhje të Sistemit gastro-intestinal, shtatzënia,
dermatomikozat dhe diabeti juvenil
Preferohet shmangia e diagnostikës radiologjike ose terapisë me
radiacion
Aplikimi në orët e vona mund të shkaktojë çrregullime të gjumit edhe
përkundër se përdoret për shërimin e pagjumësis

You might also like