Ligjërata - IV MJEKSIA FIZIKALE Elektro-Diagnostika

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

Elektro-Diagnostika

Me ElektroDiagnostikë - kuptojmë aplikimin e rrymave për


qëllime diagnostike

Disa qeliza kanë veti specifike si p.sh qelizat muskulare dhe nervore,
kanë aftësi që të reagojnë në ndryshime të mjedisit dhe këtë veti të
qelizave e qujamë si ngacmueshmëri
Këta qeliza përveç ngacmueshmëris kanë edhe vetinë e
përçueshmërisë, që d.m.th e përcjellin impulsin edhe në qelizat tjera
Këta qeliza nga funksioni shoqërohen, kështu që kemi njësitë
motorike, senzitive dhe të tjera – krijojnë harqet refleksive
Elektrodiagnostika

Çdo qelizë e organizmit të njeriut e ka potencialin bioelektrik që


paraqet ndryshimin e ngarkesës elektrike brenda dhe jashtë
membranës qelizore
Potenciali elektrik është negativ brenda qelizës dhe pozitiv jashtë
membranës qelizore dhe ndryshimi i ngarkesës elektrike jashtë dhe
brenda membranës qelizore jep potencialin në qetësi dhe i cili reth (-
70) milivolt
Kur qeliza (muskulare, nervore) të jetë e ngacmuar, në vendin e
ngacmimit ana e jashtme e membranës qelizore bëhet negative derisa
ana e brendshme pozitive dhe kjo paraqet depolarizimin apo
potencialin aksional
Te aparatet moderne gjatë aplikimit të rrymave me
frekuencë të ulët për ED duhet të kontrollohet
Formën e impulsit
Intensitetin e impulsit (mA)
Kohëzgjatja e impulsit (ms)
Gradientin e rritjes së intenzitetit (mA)
Frekuencën e impulsit (Hz)
Pauzën ndërmjet impulseve apo serisë së impulseve (ms)
Prej metodave të cilat shfrytëzohen elektrodiagnostikë janë

Elektrodiagnostika klasike – hulumtohet reaksioni i muskujve dhe


nervave motorik në ngacmim me rryma galvanike dhe faradike
Lakorja intenziteti / kohë – lakorja ose elektrostimulogrami, na ofron
informata të sakta lidhur me ekscitabilitetin neuro-muskular. Për
paraqitjen e lakores shfrytëzohet sistemi koordinativ
Akomodabiliteti – pas përfitimit të lakores është e mundur shumë
lehtë të caktohet akomodabiliteti i muskujve ndaj ngritjes graduale të
intenzitetit të rrymës eksponenciale – që është cilësi e muskujve me
inervim normal
Elektromiografia
Elektrodiagnostika klasike – hulumtohet reaksioni i muskujve dhe nervave motorik në ngacmim me rryma galvanike
dhe faradike

Me ngacmim direkt të fijes nervore vie deri te kontraksioni i muskujve që


janë të inervuar nga ai nerv, kurse me veprimin e rrymës në vet muskulin
d.m.th shkaktohet vetëm kontrakcion i atij muskuli , megjithëse mund të
përhapet edhe në muskujt fqinjë
Ngacmimi së pari bëhet me rrymë galvanike. Intenziteti minimal i rrymës i
cili nevojitet për provokimin e një kontrakcioni quhet reobaza, derisa koha
më e shkurtër e cila nevojitet që impulsi të shkaktoj kontrakcion minimal
muskular quhet koha e dobishme
Koha e dobishme e reobazës së dyfishuar quhet si kronaksion, për qllime
diagnostike përcaktohet kronaksioni
Kronaksioni – është koha minimale e shprehur në milisekonda, e nevojshme
që impulsi i reobazës së dyfishuar të shkkatoj kontrakcionin minimal
Elektromiografia - EMG
Testimet elektromiografike tregojnë gjendjen e muskulit skeletor,
gjendjen e sistemit nervor periferik dhe përçueshmërinë në gjendjet
normale dhe patologjike
Zgjedhje e elektrodave është në varshmëri nga muskuli i cili
ekzaminohet, në EMG-në rutinore aplikohen elektroda si gjilpërë të
cilat vendosen në mënyrë intramuskulare, derisa muskujt e mëdhenj
dhe më sipërfaqësor mund ti testojmë edhe me elektroda
sipërfaqsore (kutane)
Llojet e testimeve elektromioneurografike
1. EMG detektive – për detektim të neuropative, miopative
2. Analizat Neurografike – analizat e përçueshmërisë motorike dhe
senzitive
3. Analizat refleksologjike – proprioreceptorëve dhe eksteroreceptorë
4. Analizat speciale në EMG – analiza e nervave kranial, muskujve të
syrit, fytyrës, muskulaturës laringeale etj
5. EMG kuantitative – analiza e njësis motorike
6. Kineziologjia elektromiografike – analiza e qëndrimit dhe lëvizjes
Gjatë EMG-së rutinore regjistrohen rezultatet gjatë
Aktiviteti insercional – insertimit të elektrodave
Relaksimit
Kontrakcionit minimal të vullnetshëm
Kontrakcionit mesatarisht të fortë e të vullnetshëm
Kontrakcionit maksimal të vullnetshëm

You might also like