Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 11

ELEKTRO-

TERAPIA
Mjekësia Fizikale
Elektroterapia është lëmi e terapisë fizikale e cila për qëllime
terapeutike shfrytëzon lloje të ndryshme të rrymës elektrike
Elektroterapia është pjesë edhe e elektromedicinës – e cila merret
me hulumtimin, aplikimin, diagnostikim dhe trajtimin me energji
elektrike në mjekësi
Sot, elektroterapia në kuadër të mjekësis fizikale bashkohore,
veçanërisht në kuadër të rehabilitimitm mjekësor - përdoret në
mënyrë racionale
Egzistojnë dy forma të Elektroterapisë
Elektroterapia direkte - ku në mënyrë të drejtpërdrejtë aplikohet
rryma elektrike për qëllime terapeutike : galvanizmi, galvanizmi
impulsiv, rrymat diadinamike dhe interferente
Elektroterapia indirekte – ku energjia elektrike shëndrohet në formë
tjetër të energjisë, të cilët njëherit e shfrytëzojmë për shërim
(mekanoterapia)
Ndarja e elektroterapisë

Rryma konstante
Rryma diadinamike...50-100Hz
Rryma të Leducit...prej 140 Hz
Rryma interferente apo endogjene...4000 Hz
Rryma me frekuencë të lartë...0,5-4000 Hz (shëndrohet në energji të
nxehtësis
Elektrostimulim (elektrostimulimi klasik) të cilin e shkakton rryma me
impulse të ndryshme, për provokimin e kontraksionit dhe eliminimin e
dhembjes
Galvanizmi – Aplikimi praktik i rrymës galvanike

Rrymat galvanike janë rryma konstante njëkahshe që për terapi


përfitohet prej rrymës alternative të rrjetit të qytetit, kjo arrihet me
ndihmën e aparatit që e ka drejtuesin (tranzistorit ose gypave
elektronik) e cila e lëshon rrymën vetëm në një drejtim
Përçues të mirë të rrymës janë: gjaku, urina, limfa, organet
parenkimatoze dhe muskujt.
Përçues të dobët janë: indi dhjamor, tetivat, kapsulat e nyjeve, nervat
dhe kockat
Jo përçues janë: shtresa keratinoze e lëkurës, lëkura e thatë, thonjët
dhe flokët.
Veprimi në nervat vazomotorik
Është edhe veprimi kryesor i rrymës galvanike. Ky ngacmim i nervave
vazomotorik, çon deri te vazodilatacioni me çrast vjen deri te
qarkullimi i përshpejtuar i cili si i tillë mundëson përshpejtimin e
proceseve metabolike – sjell materie të freskëta ushqyese dhe
oksigjenin.
Përparsi që ka ndaj termoterapisë – këtu kemi vazodilatacion në
sipërfaqe të lëkurës, në thellësi, në muskuj dhe nën të, për dallim prej
termoterapisë ku në thellsi kishim – vazokonstrikcion (reakcioni
paradoxal)
Galvanizmi

Veprimi në nervat senzitiv – veprimi analgjetik, por jo veprim aq të


shprehur si te UZ, apo rryma Diadinamike. Ky veprim zvogëlon
ekscitabilitetin e nocioceptorëve si dhe në pëqueshmërin e nervave
simpatik – që janë përgjegjës për dhimbje
Veprimi në nervat motorik – më i shprehur sepse zvogëlon pragun e
ndieshmërisë dhe me këtë rritë përqueshmërin e nervave motorik si
dhe rrit tonusin muskular
Veprimi në qeliza – shprehet me rritje të aktivitetit të qelizës, të
epitelit dhe të indit lidhor, të cilat nën veprimin e rrymës galvanike
ndahen më intenzivisht – kështu që vjen deri te regjenerimi i indeve
Elektroforeza e medikamenteve
Nënkupton futjen transkutane të barnave (nëpërmjet lëkurës) në
organizë, me ndihmën e rrymës galvanike
Elektroforeza realizohet nëpërmjet elektrodave të njëjta, sikur
galvanizmi klasik...por që elektroda aktive është më e vogël derisa ajo
inaktive është më e madhe (për 4 herë)
Gaza laget me ujë të destiluar e jo me tretje fiziologjike, uji i ngrohur
në 45-46°C e bën tretjen e barit
Kjo mund të ilustrohet me eksperimentin e Leduc-it, me lepuj mirën
2 lepuj A dhe B
Mënyra e aplikimit

Së pari caktohet pozita e të sëmurit, i ulur apo i shtrirë..pjesa ku do


aplikohet duhet të jetë e lirë
Në pozitë të ulur jonoforeza aplikohet në fytyrë, qafë, brezin e supeve
brryl, shuplaka, gjunjë,shpinë etj.
Temperatura e ambinetit 22°C, i sëmuri duhet të ketë të zhveshur atë
pjesë ku do të aplikohet jonoforeza.
Barnat në formë: pluhuri, yndyrës, kremës dhe gelit
Sasia e medikamentit që depërton në organizëm, varet nga pastërtia
e tretjes, madhësia e elektrodës, intenziteti dhe koha gjatë së cilës
rrjedh rryma
Pas përfundimit, kontrollimi i lëkurës - alergji !
Dozimi: Medikamentin zakonisht ka koncentrim 1-3%, intensiteti 0,3 mA/cm, kohëzgjatja 30 min.

Indikacionet e Elektroterapis
Reumatizmi esktraartikular
Reumatizmi artikular – në vende të dhembjes
Artriti Rheumatoid
Ftohjet
Çregullimet e qarkullimit
Kundërindikacione
Te lëndimet akute të lëkurës
Humbja e senzibilitetit
Implantatit metalik
Te sëmurët me peace-maker
Kuriozitet mjekësor për eliminimin e barave

Ekskretimi në flokë dhe lëkurë ka rëndësi vetëm në detektimin e


helmimeve me metale të rënda.
p.sh ARSENIKU - është gjetur në flokët e Napoleonit pas 150 vjetve që
është marrë, gjë që ka zgjuar interesim lidhur me vdekjen e tij dhe
personin që ka mundur tëhelmoj.

Poashtu, sjellja maniake e Mozart-it gjatë punimit të veprës së tij të


fundit mund të jetë e lidhur me helmimin e tij me Zhivë – sepse në
flokët e tij janë gjetur gjurmë të këtij metali.

You might also like