Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 11

Shkrim Akademik-

Definicionet
Bardha Qirezi
Definicionet
Definicionet përdoren në shkrimin akademik për të përshkruar
ose shpjeguar diçka.
• Shkolla
[Shkolla është një institucion arsimor ku mësojnë dhe
edukohen fëmijët.]
• Mjeku
[Mjeku është person që u ofron njerzve trajtim mjekësor.]
• Uji
[Uji është lëng pa ngjyrë dhe shije pa të cilin nuk mund të
jetojnë qeniet e gjalla.]
Struktura
Subjekti ( gjëja, personi apo fenomeni që
definohet ) + folja + fjala e përgjithshme
klasifikuese + përcaktori (cili/cila/që) + elementet
karakteristike.
Gabimet- Ushtrimi 1
Tregoni cili gabim është bërë në
Gabimet e shpeshta shembujt
1. Japim shembull në vend të • Ligjeruesi është një person që
definicionit ligjeron.___
2. Klasifikimi i përgjithshëm nuk • Fjalori është një libër si “Fjalori
përmendet Collins”.___
3. Subjekti i definimit përdoret • Termometri përdoret për matjen
edhe në definicion e temperaturës. ___
• Diploma i ipet studentit i cili ka
përfunduar provimet. ____
Definimi i një fushe studimi
• Kur definojme një fushë studimi ose lëndë mund të heqim
përcaktorët ose të përdorim fjalët studion.
• Botanika është shkenca e strukturës së bimëve
• Botanika studion strukturën e bimëve
Definicionet e zgjeruara
Shembull:
Sociologjia mund të definohet si degë shkencore që studion zhvillimin,
strukturën dhe funksionimin e shoqërisë.
Sociologjia, është një shkencë sociale që studion shoqëritë njerëzore,
ndërveprimet e tyre dhe proceset që i ruajnë dhe i ndryshojnë ato.
Sociologjia ekzaminon dinamikën e pjesëve përbërëse të shoqërive siç
janë institucionet, komunitetet, popullatat dhe gjininë, racën ose
grupmoshat e caktuara.
Dhënia e shembujve
Softueri është një listë udhëzimesh që i jepen harduerit për t'u
ekzekutuar. Kur programuesit krijojnë softuer, ata në fakt shkruajnë
listën e udhëzimeve që i tregojnë harduerit se çfarë të bëjë. Ekzistojnë
disa kategori softuerësh, ku dy kryesoret janë softueri i sistemit dhe
softueri aplikativ. Softueri i sistemit e bën funksional harduerin e një
sistemi kompjuterik dhe menaxhon burimet e tij, ndërsa softveri
aplikativ është krijuar për të ndihmuar përdoruesin të kryejë detyra
specifike. Për shembull, Windows dhe Linux janë lloje të softuerit të
sistemit, ndërsa Microsoft Word dhe Adobe Photoshop janë softuer
aplikacioni
Dhënia e shembujve
Për shembull,
Një shembull i softuerit aplikativ/aplikacionit është ….
Aplikacionet , si x, Y, Z, përdoren më së shumti nga/në
Ekzistojnë dallime mes X dhe Y. Për shembull, X ….
Një ilustrim i mirë i X është …..
Ushtrim
• Duke përdorur modelin paraprak definoni sistemet e informacionit.
• Kur shkruajmë definicione është mirë të japim shembuj në kontekstin
e caktuar.
• Komponentet kryesore të sistemeve të informacionit
• Roli i tyre në biznes
Sistemet e Informacionit
• https://www.britannica.com/summary/information-system
Referencat
Form, W. and Faris, . Robert E.L. (2022, August 22). Sociology. Encyclopedia Britannica.
https://www.britannica.com/topic/sociologyJordan, R.R., 2003. Academic writing
course: Study skills. Pearson education.
Wikipedia entry on "Information Systems," as displayed on August 19, 2012. Wikipedia: The
Free Encyclopedia. San Francisco: Wikimedia
Foundation. http://en.wikipedia.org/wiki/Information_systems_(discipline). ↵
Bourgeois, D and Bourgeois, D.T. (2010) Information Systems Today - Managing in the
Digital World, fourth edition. Prentice-Hall. ↵
Bourgeois, D and Bourgeois, D.T. (2012) Management Information Systems, twelfth edition,
Prentice-Hall ↵
Britannica, T. Editors of Encyclopaedia (2011, November 16). information system
summary. Encyclopedia Britannica.
https://www.britannica.com/summary/information-system

You might also like