Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 56

Stratigrafia sekuenciale

(vazhdim)
• Relacionet e ndryshme
midis ndryshimeve relative
të nivelit të detit dhe
prurjes sedimentare të
treguar në figurën ne te
majte mund të grupohen
në: situata ku kemi
transgresion (1 & 2)
regresion (4 & 5) dhe
regresion të forcuar (6&7).
Këto raste i referohen
ndryshimeve të pozicionit
të vijës bregore, kështu që
asnjëri prej tyre nuk
aplikohet në rastin 3, në të
cilin vija bregore qëndron e
pandryshueshme.
Një mënyrë tjetër për të analizuar këto relacione të ndryshme jepet edhe nëpërmjet trajektores së vijës bregore
(Helland- Hansen & Martinsen 1886).

• Shigjetat në figurë tregojnë trajektoren e


vijës bregore në lidhje me një pozicion
fiks horizontal
• Një trajektore e vijës bregore prej 0 0
tregon se nuk ka asnjë ndryshim në
pozicionin vertikal (gjeometria 5); vlerat
negative, rreth -900 lidhen me rastet kur
vija bregore ka ndryshuar pozicionin e saj
relativ në një nivel më të ulët (gjeometritë
6,7) dhe vlerat positive (+10 deri në +
1790) janë rastet kur vija bregore ka
lëvizur drejt një niveli më të lartë.
• Vlerat ndërmjet -890 dhe + 890
përfaqësojnë skenarët kur vija bregore ka
lëvizur në drejtim të detit (regression) dhe
vlerat mbi 90 janë rastet kur vija bregore
ka lëvizur në drejtim të kontinentit
(transgression).
Modeli agradacional • Në qoftë se shpejtësia e
krijimit të hapësirës për
akomodim është
ekzaktësisht e balancuar
me shpejtësinë e prurjes
sedimentare (figura
majtas, gjeometria 3),
sedimentet në të gjitha
ambjentet përgjatë profilit
të buzinës do të ndërtohen
pa asnjë ndryshim në
karakterin e facieve:
depozitimet foreshore do
të mbulohen nga
depozitime të tjera
foreshore, depozitimet
shoreface nga të tjera
shoreface e kështu me
radhë. Ky model referohet
si agradacion i sekuencës
sedimentare.
• Në qoftë se kemi një
Modeli retrogradacional shpejtësi më të madhe të
krijimit të hapësirës për
akomodim në krahasim
me shpejtesinë e prurjes
sedimentare (skenari 2),
modeli është i tillë që
depozitimet bëhen
progresivisht gjithmonë
e më të thella nga poshtë
lart përgjatë sekuencës,
pra faciet foreshore do të
mbulohen nga faciet
shoreface e me radhë: ky
model quhet
retrogradacion i
sekuencës dhe është
karakteristik për
transgresionin (figura ne
te majte).
• Në qoftë se shkalla e
Modeli progradacional prurjes sedimentare
është më e lartë sesa
shpejtësia e krijimit të
hapësirës për
akomodim përgjatë
kohës, atëherë do të
kishim sedimente
foreshore që vendosen
mbi sedimentet
shoreface, sedimente
shoreface që vendosen
mbi sedimentet
offshore transition e
kështu me radhë: ky
model faciesh që bëhen
gjithmonë e më të
cekta duke kaluar nga
baza e sekuencës drejt
tavanit të saj quhet
progradacion dhe vlen
për gjeometritë 4,5,6 të
figurës majtas
Bazuar në faktin, nëse prurja sedimentare është
relativisht më e lartë ose relativisht me e ulët,
krahasuar me shpejtësinë e ndryshimit të akomodim
mund të evidentohen dy raste :
1) me një shpejtësi të lartë të prurjes sedimentare,
depozitimi mund të ndodhë në të gjithë ciklin, me
gjeometrinë e shtresave 2 të depozituara gjatë
transgresionit, gjeometritë 3 dhe 4 të formuara ndërs
shpejtësia e rritjes së nivelit të detit ngadalësohet dhe
gjeometrinë 6 të formuar gjatë rënies së nivelit të
detit.
2) Në kushtet e prurjes së ulët sedimentare dhe/ose
ndryshimeve të shpejta të nivelit të detit, erozioni
mund të ndodhë gjatë rënies së nivelit të detit
(gjeometria 7) dhe mund të ketë situata ku erozioni
ndodh gjatë transgresionit (gjeometria 1).
• Një model retrogradacional i shtresave në një sekuencë tregon një
rritje të akomodimit si pasojë e transgresionit.
• Modeli progradacional tregon gjithmonë një reduktim në shpejtësinë
e krijimit të hapësirës për akomodim në raport me prurjen
sedimentare dhe mund të interpretohet që ka ndodhur gjatë një
rënieje të nivelit të detit, gjatë qëndrimit stabël të tij ose gjatë një
rritjeje të ngadalshme të nivelit të detit.
• Modelet agradacionale janë relativisht të rralla, të pazakonta, sepse
kërkojnë kushte specifike balance midis krijimit të akomodimit dhe
prurjes sedimentare.
Shpati i depozitimit, onshore dhe offshore

Një tjetër faktor i rendesishem per te analizuar produktin sedimentar


është edhe fiziografia e buzinës, pra, si dyshemeja e tokës ne breg
ashtu edhe dyshemeja e detit.
• Në qoftë se shpati mbi ujë bie me kënd të butë, atëherë vija bregore do
të lëvizë më shumë për nga ana e kontinentit përgjatë ngritjes së nivelit
të detit.
• Në mënyrë të ngjashme, një pjerrësi e vogël e dyshemesë së detit në
zonën offshore do të bëjë që vija bregore të spostohet më tepër nga
deti përgjatë një rënieje të nivelit të detit, për arsye se hapësira për
akomodim do të mbushet më shpejt me sedimente.
Ciklet e ndryshimit të nivelit të detit
• Analiza e shtresave të moshave të ndryshme kudo në
botë ka treguar evidencën e cikleve të ndryshimit të
nivelit të detit. Periudhat e alternimeve të ngritjeve dhe
uljeve të nivelit të detit mund të përfaqësohen në një
kurbë sinusoidale, e cila paraqet ndryshimin në
akomodim përgjatë kohës
• Nga studimi i formës së kurbës vërejmë që baza e ciklit
të dytë është në një nivel më të lartë se baza e ciklit të
parë. Kjo tregon që ka një rritje të përgjithshme të
sasisë së akomodimit përgjatë kohës dhe kërkon që të
ketë një akumulim neto të sedimenteve.
• Nëse niveli i detit në bazën e ciklit të 2-të bie në të
njëjtin nivel me të parin dhe nëse ka erosion gjatë kësaj
rënieje të nivelit të detit, atëherë gjithë sedimentet e
depozituara më herët në ciklin e dytë mund të shplahen
komplet. Pra, kushti i ekzistencës së një akumulimi
neto të sedimenteve përgjatë kohës është i
domosdoshëm për ruajtjen e ciklit të sediemntimit.
Ciklet e ndryshimit relativ te nivelit te detit

• Nje cikel i ndryshimit relativ te nivelit te detit percaktohet


si nje interval kohe, gjate se ciles ndodh nje ngritje dhe nje
renie relative e nivelit te detit. Ai mund te ndodhe ne
shkalle lokale, regjionale ose globale.
• Cikli i ngritjes dhe i renies relative te nivelit te detit
perfshin nje ngritje graduale, nje periudhe qetesie dhe nje
renie e shpejte e nivelit te detit. Ngritja graduale
permbledhese perbehet nga nje sere ngritjesh te shpejta
dhe pushimesh te nje shkalle me te vogel. Ngritje te tilla
quhen paracikle.
• Reflektoret sizmike percaktohen nga ndryshimet e
impedances akustike (produktit te shpejtesise sizmike
me densitetin) pergjate siperfaqeve te shtresave dhe
mosperputhjeve me kontraste shpejtesi-densitet.
• Si rrjedhoje, reflektimet primare sizmike ecin
paralelisht me siperfaqet e shtresave dhe te
mosperputhjeve.
• Sizmostratigrafia eshte bazuar ne parimin e thjeshte
qe refleksionet sizmike (horizontet reflektues) mund
te krahasohen me planet e shtresave; ne se
reflektoret sizmike i korrespondojne planeve te
shtresezimit, atehere edhe gjeometria e reflektoreve
i korrespondon gjeometrise depozicionale, per me
teper, mund te aplikojme tek reflektoret sizmike
konceptet gjeologjike te stratigrafise klasike.
• Reflektoret e vazhdueshem
• Nje reflektor i identifikuar qarte shenjon kufirin ndermjet dy shtresave me
impedance te ndryshme akustike dhe po qe se eshte i vazhdueshem per
kilometra te tere ai duhet te shenjoje gjithashtu edhe nje ndryshim te
karakteristikave litologjike. Ndryshimet ne litologji ne sekuencen sedimentare
vijne si rezultat i ndryshimeve ne ambjentin e depozitimit; ndryshime ne
shkalle te gjere ne ambjentin e depozitimit mund te vijne si pasoje e eventeve
te tilla si ndryshimet ne nivelin e detit ose ne prurjen sedimentare.
• Pra, reflektoret e vazhdueshem mund te sherbejne si marker qe shenjojne nje
ndryshim te gjere e te rendesishem ne depozitimin ne basen. Per kete arsye,
reflektoret e dallueshem qarte shpesh jane konsideruar si linja kohore,
siperfaqe izokrone
Shprehja sizmike e sekuencave depozituese te buzines kontinentale te Afrikes
veriperendimore. Mbarimet e reflektoreve tek siperfaqet e erozionit dhe/ose
mosdepozitimit percaktojne kufijte e ketyre sekuencave. TR: Triasiku; J: Jurasiku; K:
Kretaku; T: Terciari (TP: Paleoceni; TE: Eoceni; TM: Mioceni; TPL: Plioceni). Vereni
siperfaqen e madhe erozionale te zhvilluar ne kufirin Kretak – Paleocen. Thyerjet me te
thella jane te lidhura me fazen e riftit, ato me te vogla ka mundesi te jene thyerje
normale qe ulin sekuencen kretale drejt Atlantikut (majtas). Vail et al., 1977).
Vizualizim i koncepteve themelore qe lidhen me sekuencat. Skemat ne (a) e (b)
tregojne se si nje sekuence eshte nje trup sedimentar i perbere nga shtresa
gjenetikisht te lidhura dhe te kufizuara ne baze e ne tavan nga siperfaqe mospajtimi
stratigrafik (A e B), qe kalojne gradualisht, drejt basenit, ne siperfaqe te
vazhdimesise stratigrafike.
Reflektore te pjerret qe perfundojne ne pjesen e siperme mbi nje siperfaqe
horizontale jane quajtur toplap. Kjo situate ndodh kur depozitime te cekta
shkojne ne drejtim te basenit duke mbuluar ato te thella.
Nderprerja erozionale
Ne qofte se siperfaqja e nderprerjes formon kend te madh
me shtresat qe ka nderprere ajo mund te dallohet me
lehtesi. Kjo nderprerje mendohet te jete formuar nga
gerryerja e pakos se shtresave nga erozioni mbi uje ose nen
uje dhe eshte me e dallueshme ne se shtresat jane te
rrudhosura para erozionit.
Downlap
Ky term eshte perdorur per te pershkruar siperfaqe te pjerreta qe perfundojne
teposhte mbi nje siperfaqe horizontale. Siperfaqe te tilla shihen tek reflektoret
kur kemi te bejme me nje bashkim te reflektoreve psh ne bazen e nje shpati te
pjerret ku shtresat e trasha ranorike kalojne gradualisht ne njesi me te holla
argjilore.
Formohen kur kemi te bejme me nje topografi te qarte ne kufinjte ose ne brendesi te
basenit. Reflektoret tregojne qe pakot e shtresave jane te vendosur perballe kesaj
topografie, me shtresen me te re qe mbulon shume nga shtresat e vendosura poshte saj
ose nganjehere te gjitha. Mospajtimi qe tregon onlap-i perfaqeson disa evente pergjate
kohes: erozioni mund te vazhdoje ne pjesen e siperme te njesise se poshtme, ndersa
depozitimi ndodh me gjate poshte siperfaqes dhe depozitimi mbi kete mospajtim eshte
dukshem me i vonshem ne tavan se sa ne dysheme.
Klinoformat

Pakot e shtresave me siperfaqe te pjerreta ne profilet


sizmike jane quajtur klinoforma. Ato formojne nje model
qe tregon nje gjeometri pakosh sedimentare qe drejtohet
drejt ujrave te thella.Kendi i klinoformave i vezhguar ne
profilin sizmik nuk perfaqeson gjithmone gjeometrine e
vertete te depozitimit; ky kend mund te permiresohet nga
kompaktesimi ne disa raste.
Buzina kontinentale me shelf break
• Buzina kontinetale me shelf break te
dallueshem: prurja sedimentare
supozohet te jete konstante dhe niveli i
detit bie poshte pragut (skajit) te
buzines keshtu qe ka erosion gjate
renies se nivelit te detit. Pertej pragut
te platformes shtrihet nje shpat dhe nje
basen me i thelle, i cili merr sedimente
gjate stadeve te caktuara te ciklit te
nivelit te detit.
Buzine kontinetale ne forme rampe
• Platforma kontinentale qe eshte nje
rampe (plan) e pjerret pa ndryshime te
dallueshme ne pjerresi : prurja
sedimentare konsiderohet perseri
konstante dhe eshte relativisht e larte,
keshtu qe depozitimi ndodh pergjate
gjithe ciklit . Nje basen edhe me i
thelle mund te ekzistoje, por ai nuk
ndikohet shume nga fluktuacionet e
nivelit te detit ne rampe.
SEKUENCA DEPOZICIONALE E BUZINES ME SHELF BREAK

Highstand

• Highstand eshte periudha e nivelit me te larte te


detit pergjate ciklit; shtresat e depozituara gjate
kesaj periudhe jane quajtur Highstand system tract
(HST)
• Nje systems tract eshte nje term i perdorur ne
stratigrafine sekuenciale per shtresat e depozituara
gjate nje stadi te sekuences depozicionale. Shtresat
tregojne si model agradacional ashtu edhe
progradacional gjate levizjes se vijes bregore ne
drejtim te detit. Sedimentet vijne nga lumenjte e
zones kontinentale dhe akumulimi i tyre ndodh
kryesisht ne platforme, me shume pak sedimente qe
arrijne arrijne ne basene me te thella.
• Gjate renies se nivelit te detit ndodh erozioni i
SEKUENCA DEPOZICIONALE E BUZINES ME SHELF BREAKplatformes dhe lumenjte gerryejne sedimentet e
depozituara pergjate ciklit te meparshem. Ky
Sequence boundary erosion krijon nje mospajtim, i cili ne kete
konteks eshte quajtur Sequence boundary (SB)
(kufiri i sekuences). Ai shenon fundin e sekuences
depozicionale te meparshme dhe fillimin e nje te
reje:
• sekuencat depozicionale nuk jane gje tjeter
vecse pako shtresash qe shtrihen ndermjet dy
kufinjve te njepasnjeshem te sekuences.
• Ne qofte se niveli i detit bie deri ne kufirin e
pragut te platformes kontinentale, atehere si
detritet qe vijne nga kontinenti te mbartura nga
lumenjte, ashtu edhe materiali i eroduar nga
platforma do te depozitohen pertej pragut te
platformes. Keto sedimente ndertojne nje
sekuence turbitidike mbi dyshemene e basenit, te
depozituar gjate periudhes se renies se nivelit te
detit, duke formuar fanet (ose freskoret) nenujore
te dyshemese se basenit. Meqenese nuk ka
mosperputhje brenda sekuences se dyshmese se
basenit qe te shenoje kufirin e sekuences, fillimi i
sekuences se re shenjohet nga pajtueshmeria
relative, e cila eshte nje siperfaqe qe nga
pikepamja laterale eshte ekuivalente me
mospajtimin qe ka formuar kufirin e sekuences
mbi platforme.
SEKUENCA DEPOZICIONALE E BUZINES ME SHELF BREAK • Intervali i nivelit me te ulet te detit
Lowstand eshte quajtur lowstand dhe
depozitimet e kesaj periudhe jane
quajtur lowstand system tract
(LST).
• Niveli relativ i detit fillon te rritet
gradualisht por shkalla e prurjes
sedimentare eshte relativisht e larte.
Lumenjte ndalojne se eroduari
platformen, por sedimentet turbidite
vazhdojne te depozitohen mbi
freskoren aluvionale duke formuar
lowstand wedge (pyke). Modeli i
shtresave ne keto depozitime eshte
fillimisht progradacional duke u
bere agradacional ne lowstand
wedge me zmadhimin e shkalles se
rritjes se nivelit te detit.
SEKUENCA DEPOZICIONALE E BUZINES ME SHELF BREAK

Transgressive surface
• Pika ne te cilen shpejtesia e krijimit te
akomodimit si pasoje e rritjes relative te
nivelit te detit e tejkalon shpejtesine e
prurjes sedimentare qe mbush hapsiren,
eshte quajtur Transgressive surface (TS).
Ajo shenon fillimin e modelit
retrogradacional brenda sekuences
sedimentare, pasi akomodimi tejkalon
prurjen sedimentare. Nese prurja
sedimentare eshte relativisht e ulet
siperfaqja transgresive mund te jete
erozionale ; erozioni ne kete rast shkaktohet
nga energjia e larte e dallgeve te detit te
ceket qe pushton siperfaqen e sterese.
SEKUENCA DEPOZICIONALE E BUZINES ME SHELF BREAK

Transgressive systems tract


• Depozitimet e formuara ne platforme gjate
periudhes kur ngritja relative e nivelit te detit
eshte me e shpejte se sa shkalla e prurjes
sedimentare, quhen transgressive systems
tract (TST) . Ato paraqesin nje model
retrogradacional, te formuar gjate levizjes se
vijes bregore ne drejtim te kontinentit.
Sedimentet nuk do te depozitohen gjate mbi
dyshemene e basenit per shkak se tashme ka
mjaft hapesire per akomodim ne platforme.
Rritja e nivelit te detit do te rezultoje ne
formimin e estuareve ; depozitimet estuarine
jane karakteristike per transgressive systems
tract.
SEKUENCA DEPOZICIONALE E BUZINES ME SHELF BREAK
• Kur shpejtesia e rritjes se nivelit te detit ngadalesohet, sistemi i
Maximum floading surface
depozitimit arrin ne piken ku akomodimi eshte balancuar nga prurjet
sedimentare : kur kjo ndodh transgresioni pushon dhe vija bregore
fillimisht qendron ne pozicion statik dhe me vone fillon te levize ne
drejtim te detit .

• Pika e spostimit maksimal te vijes bregore ne drejtim te kontinentit


eshte quajtur maximum flooding surface (MFS). Duhet te kemi
parasysh qe ajo nuk perfaqeson nivelin me te larte te detit ne nje cikel,
i cili ndodh me vone, ne Highstand systems tract. Ne piken kur
maximum floading surface eshte duke u arritur, pjesa e jashtme e
platformes eshte e pangopur me sedimente sepse ka mjaft hapesire per
akomodim afer vijes bregore : shpejtesia shume e ulet e sedimentimit
mbi platforme mund te dallohet nga disa karakteristika, duke perfshire
ketu perqendrimet e glaukonitit autigjen dhe te fosforiteve, shtresat e
kondesuara te pasura me fosile dhe evidencat e cimentimit te
dyshemese se detit si hardgrounds ..

You might also like