Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

DITA E GJUHËS AMTARE

Lënda: Gjuhë Shqipe


Klasa: VI-A
GJUHA E NËNËS
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Nënë është
një festë vjetore mbarëbotërore e mbajtur
më 21 shkurt për të promovuar
ndërgjegjësimin për diversitetin gjuhësor
dhe kulturor dhe për të promovuar
shumëgjuhësinë.
ORIGJINA
 Përpjekjen e parë shkencore për të
shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të
gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez
Hans Erich Thunmann në një nga veprat e
tija.
 Në bazë të argumenteve historike të
nxjerra nga burimet greko-latine e
bizantine H. T. arriti në përfundimin se
shqiptarët mesjetarë janë vazhduesit
autoktonë të popullsisë antike të ilirëve, e
cila nuk u romanizua si ajo dako-trake
paraardhëse e rumunëve, as nuk u
zëvendësua në viset e veta nga një
popullsi e mëvonshme e dyndur këtu.
 Pra gjuha shqipe e ka burimin, prej njërës
nga gjuhët e lashta të Gadishullit të
Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes.
HISTORIKU I GJUHËS SHQIPE
Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku
futen gjuhët indo-iranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët
sllave, etj.
Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe
nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën prej gjuhëve të
sotme indoevropiane.
Dijetari i njohur gjerman Franz Bopp vërtetoi me metoda
shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore
indoevropiane.
GJUHA
AMTARE,
SIMBOL I NJË
KOMBI
 Gjuha është një nga
tre simbolet e një
shteti. Ajo përcakton
identitetin tonë.
 Gjuha e çdo kombi
ështe unike. Ajo
mbart në vetvete
historinë dhe kulturën
e tij.
FILLIMET E SHKRIMIT
TË GJUHËS SHQIPE
 Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit,
por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në
shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
 Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është
ai që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462.
“Formula e pagëzimit”
 Formula e pagëzimit gjendet në një qarkore të
shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit
Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i
Skënderbeut.
 Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në
dialektin e veriut (gegërisht).
 Kjo formulë është gjetur në Bibliotekën
Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur
rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në
vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir
l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
ALFABETI SHQIP
Në vitin 1824 Naum Veqilharxhi
filloi punën për te krijuar alfabetin
shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845
u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi
ishte i pari qe shprehu qëllimet e
Rilindjes Kombëtare Shqiptare
nëpërmjet traktatit të tij,
parathënies së “Evetar”-it të parë
dhe shumë shkrimeve të tjera.
SHQIPJA STANDARTE
Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar
(gjuha standarde), ka qenë një proces i gjatë, që ka
filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i
saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX,
gjatë Rilindjes Kombëtare.
DIALEKTET E
GJUHËS SHQIPE
 Gjuha shqipe ka dy dialekte
kryesore, dialektin e veriut ose
gegërishten dhe dialektin e jugut ose
toskërishten.
 Në anën e djathtë të Shkumbinit
shtrihet dialekti verior (gegërishtja),
në anën e majtë të tij, dialekti jugor
(toskërishtja).
 Dallimet midis dialekteve të shqipes
nuk janë të mëdha, folësit e tyre
kuptohen pa vështirësi njeri me
tjetrin.
FAMILJA E
GJUHËVE INDO-
EVROPIANE
Në gjuhësi me Gjuhë indo-evropiane
njihet një familje (grup) gjuhësh dhe
dialektesh me prejardhje të përbashkët,
të cilat fliten sot në pjesën më të madhe
të botës, si në Evropë, Azinë
jugperëndimore, Azinë qendrore, dhe
Azinë jugore.
Shqipja është dega më e vjetër e trungut
të familjes së gjuhëve indo-evropiane.
Si e tillë ajo nuk është e degëzuar më
tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe
e vetmuar.
FALEMINDERIT!

You might also like