Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 10

Klasa XII B 17.02.

2021

Tema: Analizë “Novelat e qytetit të Veriut”. Studim teksti “Studenti në shtëpi”.

Në këtë orë mësimore ju do të :


-njihni dhe analizoni frymën e re që solli Migjeni ne prozën shqipe të viteve ‘30

-ilustroni temat kryesore të prozave me pjesë të lexuara nga vepra

-përdorni njohuritë letrare dhe gjuhësore për të analizuar, interpretuar dhe gjykuar veprën
´´Novelat e qytetit të Veriut´´

-portretizoni figurën e gruas

-dalloni dhe ilustroni tipin e vecantë të ligjërimit letrar migjenian


´´Novelat e qytetit të Veriut´´

Lloji i veprës : përmbledhje prozash

-Tematika: shoqërore, ekzistenciale


-Novelat i lidh: një temë e përbashkët; rruga jetësore e femrës, fati i saj tragjik në një shoqëri
të maskuar
• një ide e përbashkët ; shtrohet nevoja e nderrimit të formave të shoqërisë

• një mjedis, një mënyrë shkrimi që rrëfen një situatë

• perfundimet nuk ofrojnë zgjidhje, hapin alternativa për lexuesin

-Të gjitha novelat i afrohen një strukture të përbashkët të romanit


-Autori i kundërvihet : -Realiteti letrar i prozave :
• realitetit të kohës,
moral
• të pushtetshmëve, ekonomik
mjerimi
• mentalitetit të shoqërisë
shpirtëror
Gruaja, figura më tragjike e veprës
-Figura kryesore lypësit, endacakët (të pafuqishëm për të ndryshuar)
(personazhe) ´´I riu´´ që ka në dorë ndryshimin e mentalitetit, por s’mundet
revoltuese ndaj mentalitetit të shoqërisë Figurat letrare
-ironia
Mesazhet stigmatizuese ndaj pushtetit
-sarkazma
thirrje për ndryshim -simboli
i përzier, jepet në trajtën e kritikës -metafora
Stili polemizues dhe i drejtpërdrejtë -paradoksi
Kundërshtues ndaj let.himnizuese -kontrasti…
Studenti në shtëpi ( tregim)

-Proza më e rëndësishme e Migjenit


-Trajton idenë e moralit të gënjeshtërt të ngritur mbi konvencione
Subjekti mbart dy kthime të Nushit në shtëpi

Në kthimin e parë, që është i Në kthimin e dytë Nushi pëson një goditje të rëndë.Nga
përkohshëm, Nushi konstaton dhe një i ri i guximshëm, i mbushur me ëndrra për
bën krahasimin e mentalitetit të jetës ndryshim, kthehet në “viktimë me vetëdije” të atij
në vendin e tij me vendet e mjedisi mbytës; pranon njëlloj si shumë intelektualë të
qytetëruara. tjerë të luajë rolin e hipokritit për të siguruar
mbijetesën.
Mjedisi familjar patriarkal

Gjithçka në vendin e përparshëm, si me qenë të destinueme dhe me u kalbë po n’ato vende.


• Përmes kësaj shprehjeje metaforike, autori do të theksojë fort mungesën e ndryshimit në
këtë vend të largët. Vetë mungesa e ndryshimit sjell prapambetje, mungesë zhvillimi.
Edhe ligjet e natyrës janë të tilla, që çdo gjë ndryshon me kalimin e kohës, por në këtë
ambient patriarkal duket se gjithçka është e destinuar të ngrijë, madje edhe lulet kanë po
këtë fat.
• Përshkrimi fizik i mjedisit bëhet mes monologut të Nushit dhe raportit që ka me
familjarët.
Përshkrimi i mjedisit Ilustrimi Komenti
Përmes monologut ..ky oborri që e lashë para tri Ky kontrast ndodh vetëm në
të Nushit vjetësh kaq i vogël... botën e Nushit, pasi ai kish
E kur hyni brenda në
shtëpi, dhomat iu banë shumë të dalë nga ky mjedis dhe kish
vogla... Shkaku ishte te shtëpiat e kuptuar ndryshe jetën.
mdhaja dhe sheshet e hapta të
qytetit ku kishte qenë.

Përmes raportit të tij Gjithçka për Nushin ishte Pas kthimit të tij, Nushi pret
me familjarët zvogluem, vetëm vllaznit e motrat një përqafim nga i ati, por
ishin rritë... merr vetëm një shtrëngim
Nushi u mallëngjye pak me të dore, – si burrat.
pamunt’anë, por i ati vetëm i Në takimin me motrat ai
shtrini dorën.... pret përqafime të ngrohta,
Kur u rrok me motra, këto
si të dikurshmet, por edhe
si me u mendue a ta puthi apo jo...
ato u sollën ftohtë, pasi janë
Vetëm puthja e s’amës
rritur e është turp. Vetëm
ishte e kartë...
takimi me nënën i kujtoi se
ish po ai i mëparshmi.
•Personazhet – tablo e mentalitetit të kohës

Personazhi Ilustrimi Figura

Babai - Nushi ndëgjon. Ironia – ai duhej të mbante


Kryefamiljari, Ndëgjojnë edhe vllaznit e motrat. fort frenat e familjes, ndaj
është shtylla, mbi Ndëgjon dhe nana. duhej të dëgjohej veç fjala
të cilin ngrihet Po, në shtëpin tande me u mërzitë? e tij.
Nuk dinte me folë me t’anë. Kur ishte
ngrehina e fëmi, e kuptonte shumë ma mirë.
familjes. Ai krijon
atmosferë frike.

Nëna e Nushit – Mos u qesh ashtu, moj bijë, se po të Ironia – nëpër shtëpi fjala e
kish lindur të ishte ndijnë kojshitë... asht marre. saj nuk dëgjohet, ajo veç
Ndëgjon dhe nana në dhomë të
hija e të shoqit. dëgjon dhe mbështet të
zjarrmit fjalët e burrit të vet dhe me
një frigë shoqin. E si ajo, të pafjala,
çuditet për ditunin e madhe të ishin të gjitha nënat.
bashkëshortit.
Në fakt, babai i Nushit nuk ish veç babai i tij, por ish tipi i babait të asaj kohe dhe
i atij mentaliteti.
E sot, e din Nushi, se baba i tij asht një prej qindra – në mos dhe mija – etnish
të qytetit tonë, njeni prej atyne etënve, që nga fmia i vet duhen me bamë një
njeri anakronik, pikturën e vet, trashëgimtarin e dej të një të kalueme të gjymtë.

Personazhi Ilustrimi Komenti

Ageja - vajzë e re,  edhe vajzat sa unë, edhe të Ages nuk i mungon dëshira
përfaqësuese e një martueme bile, shkojnë në për ta prekur ndryshimin, por
brezi të ri, me shkollë. i mungon mundësia për të
mundësi  kur vajzat nuk lidhen për ndryshuar.
për ta ndryshuar shtëpi, dalin me djelm me Sipas kodit moral, vajza nuk
rrjedhën e jetesës. shëtitë pa farë turpi, ku duhej të kundërshtonte
kërcejnë... ah! kërcejnë aq zgjedhjen e të atit për fatin e
bukur. saj. Ajo duhej veç të pohonte.
 Prandaj duhet turpi, turpi që Është turp që vajza të
s’të len me ngritë zanin në kundërshtojë apo të kërkojë
mbrojtjen e vetvetes prej vetë lumturinë.
atyne që të dëshirojnë
shumë lumtuni.
Shkaku dhe pasoja e vuajtjes së Ages.
• Martesa pa dashuri sjell tradhti. Ajo mbytet mes një litari, ku në dy skajet
qëndrojnë burri dhe i dashuri. Migjeni i ironizon të dy: të shoqin e Ages,
përmes fjalëve lavdëruese që bën vetë i ati i saj, ndërsa Lulin, përmes
lëvdatave që burojnë nga goja e të shoqit të Ages.
Ageja përballë një bote të tërë Babai e detyron të martohet pa dëshirë.
mashkullore kthehet në viktimë.
Burri nuk është në gjendje të kuptojë të
shoqen.

I dashuri përfiton nga mungesa e dashurisë


në çift.

I vëllai hesht edhe kur kupton gjithçka.


- Të gjitha personazhet vërtiten në një rrethqarkullim mbytës pa rrugëdalje. E vetmja shpresë
që kishte mbetur e fundit, lidhej me Nushin. Por dhe ai humbi në këtë cikël të paracaktuar
të një morali të gënjeshtërt, të pranuar nga të gjithë dhe të mbrojtur nga të gjithë:

Por unë e marr moralin e saj për sy e faqe, ndërsa mbrapa ia loz lojën kur të due. Kështu si unë
ia lozin lojën shoqnis me qindra veta në vendin tonë.

Duke u nisur nga kjo, cili është zëri që thërret në fund të tregimit: i personazhit, Nushit;
apo i vetë Migjenit?
Prandaj shoqni. Po deshe të mos lozim në kurriz tand, ndrro format. Hiqi bragashat.
Gjuha e Migjenit
1.Në dialogun mes Nushit dhe Ages:
• fjali të shkurtra, dialog i prerë. Motër e vëlla sillen si të panjohur për të fshehur
gjendjet e tyre.
2.Në përshkrimin e gjendjes psikologjike të Nushit:
• gjuha është më e thellë. Nushi bluan mendimet, që kalojnë nga kodi moral drejt
mospajtimit me të. Ai nuk mund t’i imponohet shoqërisë, thjesht hesht përballë saj,
por vlon në mendime brenda vetes.
3. Shkrimi eseistik
një fjali shpreh gjithë mesazhin e veprës. Shoqëri amorale, që kërkon e gjykon…
Figura Shembulli Kuptimi
Epiteti shoqëri shpirtkeqe, i pasur, punëtor, djalë i Përmes kësaj figure, autori bën
pjekur, mërzi e madhe etj. lehtësisht portretin e
personazheve
apo të shoqërisë.
Krahasimi ...si hyjt rreth diellit... Si për të treguar gjithë
potencialin që zotëronte Nushi
për të sjellë
ndryshimin.
Metafora shoqnia lëngon, me u kalbë në ato vende, zog Përmes metaforës, autori
dreqit i madh asht, skandali shkakton vdekjen fshihet për të qenë sa më i
e nderit, po vret mërzinë... thellë e njëkohësisht më afër
problematikave që e
shqetësojnë.
Ironia Turpi - ndaj duhet turpi, Ironia i jep dorë Migjenit për
I ati kish ndrrue tonin e bisedës; e kish ulë
tonin për nja dy nota; përpara fliste në sol të qenë ai kritiku i parë i
e tash në re. Në shtëpi t’Ages sundon realitetit të vrarë shqiptar.
harmonia e plotë. Prandaj, shoqni, po
deshe të mos lozin në kurris tand, ndrro Përmes saj, ai del më lehtë në
format. Hiqi bragashat. krah të mesazhit që do t’i
përçojë lexuesit.

Migjeni krijoi një tip të ri heroi:


-Ai nuk mallëngjehet, as e idealizon vendlindjen, zakonet e traditat.
-Përkundrazi e çmitizon realitetin deri në lakuriqësi
-trondit me sarkazmën e vet tabu, të tilla si: nderi i motrës, përulja ndaj baballarëve;
marrëdhëniet e interesit brenda familjes etj.

Detyrë klase

-Ilustroni me shembuj nga proza të tjera të Migjenit, çmitizimi si tipar të tij mbizotërues.

You might also like