Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 16

TEMA:

HARTIMI I PARASHTRESAVE DHE


PROPOZIMEVE
ÇKA ËSHTË PARASHTRESA?
• Me parashtresë, respektivisht me propozim
nënkuptohet çdo paraqitje me shkrim ose me
gojë e parashtruesve organeve të cilat
veprojnë ndaj parashtresave, respektivisht
propozimeve për shkak të mbrojtjes dhe
realizimit të të drejtave dhe interesave të veta,
interesave publike të përcaktuara me ligj ose
për shkak të ngritjes së ndonjë iniciative tjetër
me interes publik.
KUJT MUND T’I DREJTOHEMI ME
PARASHTRESË?
• Me parashtresë mund t’i drejtohemi:
Presidentit të Republikës së Maqedonisë së
Veriut, Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
së Veriut, Qeverisë së Republikës së
Maqedonisë së Veriut, gjykatave, organeve të
administratës shtetërore, njësive të
vetadministrimit lokal, institucioneve dhe
shërbimeve publike dhe organeve e
organizatave tjera të cilat kryejnë autorizime
publike (në tekstin e mëtejmë: organe të cilat
veprojnë ndaj parashtresave dhe propozimeve).
KUSH MUND TË PARASHTROJË
PARASHTRESË?
• Parashtrues i parashtresës, respektivisht i
propozimit mund të jetë çdo person fizik ose
juridik (në tekstin e mëtejmë: parashtrues).
• Parashtruesi i parashtresës, respektivisht i
propozimit nuk guxon të thirret në përgjegjësi,
as të pësojë çfarëdo pasojash të dëmshme për
shkak të parashtrimit të parashtresës,
respektivisht propozimit dhe shfaqjes së
qëndrimeve dhe mendimeve, përveç nëse me
këtë nuk është bërë vepër penale.
NË ÇFARË FORME PARASHTROHET PARASHTRESA?
• Parashtresat, respektivisht propozimet paraqiten në formë të
shkruar, në formë elektronike ose gojarisht në procesverbal,
në mënyrë individuale ose grupore.
• Për parashtresat, respektivisht për propozimin nuk paguhet
taksë.
• Organet të cilat veprojnë ndaj parashtresave, respektivisht
propozimeve mbajnë evidencë për parashtresat dhe
propozimet e pranuara.
• Parashtresa, respektivisht propozimi, i cili është i drejtuar
organit kompetent, evidentohet në evidencën e atij organi
dhe pa prolongim i dorëzohet organit kompetent.
• Organi që vepron ndaj parashtresave dhe propozimeve
zakonisht i përpilon të njëjtat në formë të formularit dhe i
publikon në web-faqen e vet zyrtare.
ÇKA DUHET TË PËRMBAJË
PARASHTRESA?
• Çdo parashtresë duhet të përmbajë: emrin e organit të cilit i
drejtohet; për çfarë lënde bëhet fjalë, çka kërkohet ose
propozohet; cili është përfaqësuesi ose i autorizuari nëse ka;
emri dhe mbiemri, si dhe vendbanimi ose vendqëndrimi
(adresa) e parashtruesit, përkatësisht i përfaqësuesit ose të
autorizuarit dhe nënshkrimi personal me dorë i parashtruesit.
• Këto janë elemente esenciale të parashtruesit. Krahas këtyre
të dhënave, parashtresa mund të përmbajë edhe pjesë të
tjera që konsiderohen më pak të rëndësishme, të
ashtuquajtura elemente akcesore të parashtresës. Ato janë:
emri i parashtresës; data kur është formuluar; shenja për
lidhjen nëse tanimë është ngritur parashtresa; shenja për
numrin e shtojcave me theksimin e numrit të përgjithshëm
ose me nënvizimin veç e veç të shtesave, etj.
CILËT JANË VEPRIMET E ORGANIT NDAJ
PARASHTRESAVE DHE PROPOZIMEVE?
• Organi i cili vepron ndaj parashtresave dhe propozimeve është i
detyruar që pas pranimit ta evidentojë parashtresën, respektivisht
propozimin, ta marrë menjëherë në përpunim, ta shqyrtojë dhe ndaj
saj të veprojë në pajtim me ligjin përkatës.
• Kur organi i cili vepron ndaj parashtresave dhe propozimeve do të
konstatojë se me parashtresën, respektivisht propozimin
parashtrohen çështje që janë në kompetencën e tij, ai vepron ndaj
tyre, respektivisht ndërmerr masa për zgjidhjen e tyre, ndërsa nëse
për këtë është kompetent tjetër organ, parashtresën, respektivisht
propozimin ia dërgon organit kompetent. Për dërgimin e
parashtresës, respektivisht të propozimit menjëherë njoftohet
parashtruesi.
• Kur parashtresa, respektivisht propozimi u dërgohet më shumë
organeve të cilat veprojnë ndaj parashtresave dhe propozimeve,
organet bashkëpunojnë ndërmjet vetes dhe e koordinojnë veprimin.
NË CILAT RASTE ORGANI NUK DO TË
VEPROJË SIPAS PARASHTRESAVE DHE
PROPOZIMEVE?
• Organi i cili vepron ndaj parashtresave dhe
propozimeve nuk vepron ndaj tyre, nëse janë
anonime, përpos nëse bëhet fjalë për çështje
me interes publik të përcaktuar me ligj.
• Organi nuk do të veprojë ndaj parashtresave
dhe propozimeve edhe kur parashtresa,
respektivisht propozimi ka përmbajtje
ofenduese.
CILI ËSHTË AFATI PËR PËRGJIGJE NDAJ
PARASHTRESËS DHE PROPOZIMIT?

• Organi i cili vepron ndaj parashtresave dhe


propozimeve është i detyruar t'i përgjigjet
parashtruesit për bazueshmërinë dhe për
rezultatet nga veprimi në afat prej 15 ditëve,
ndërsa për çështjet e komplikuara në afat prej
30 ditëve nga pranimi i parashtresës
respektivisht propozimit.
CILI INSTITUCION SHTETËROR
VENDOS PËR MËNYRËN E
VEPRIMIT TË ORGANEVE QË
VEPROJNË NDAJ PARASHTRESAVE
DHE PROPOZIMEVE?
• Ministri i Drejtësisë e përcakton mënyrën e veprimit ndaj parashtresave
dhe propozimeve të organeve që veprojnë në lidhje me to.
• Organet që veprojnë në lidhje me parashtresat dhe propozimet për të
dhënat të cilat kanë të bëjnë me veprimin ndaj parashtresave dhe
propozimeve, janë të detyruar t'i paraqesin raporte në çdo gjashtë muaj
Ministrisë së Drejtësisë.
• Ministri i Drejtësisë e përcakton përmbajtjen, mënyrën dhe formën e
mbajtjes së evidencës për të dhënat që kanë të bëjnë me veprimin ndaj
parashtresave dhe propozimeve, si dhe përmbajtjen e raportit nga pika
paraprake.
ÇKA NËSE PARASHTRUESI NUK
MERR PËRGJIGJE NDAJ
PARASHTRESËS?
• Nëse parashtruesi nuk merr përgjigje ndaj
parashtresës, respektivisht propozimit, mund
t'i drejtohet Avokatit të Popullit të Republikës
së Maqedonisë së Veriut dhe të kërkojë
mbrojtje.
LUTJA
Ky dokument është formulim i shkruar me të
cilën dërguesi i drejtohet pranuesit me kërkesë
që t’i kryejë ndonjë shërbim, për shembull, të
dërgojë ndonjë informacion, njoftim, dërgim
malli, të sjellë vendim për ndonjë çështje, të jep
certifikatë, të konfirmoj mungesë prej pune, të
kryej disa punë të caktuara, etj.
SHEMBULL I LUTJES
Eurovia SHPK Shkup
Rr. ”Maqedonia” Nr. 30
Tetovë, 2. V. 2010

DERI TE: INNA elektro-inxhinjering SHPK Shkup, Rr. “Iliria”–


Strugë

LËNDA: Kërkesë për parashtresë të ofertës për përpunimin e softuerit për


përllogaritje të rrogave
Të respektuar,
Shoqëria Eurovia SHPK Shkup ka nevojë për përpunimin e softuerit për
përllogaritje të rrogave. Shoqëria ka njëzet të punësuar. Ju lusim të na dërgoni
ofertën (ofertën teknike dhe financiare) në afat sa më të shkurtë të mundshëm.
Që më parë Ju faleminderojmë,
DREJTOR,
Erëza Mamuti
nënshkrim
KËRKESË
• Kërkesa paraqet lloj të veçantë të parashtresës, me të cilën, një
organ ose organizatë kërkon prej organit ose organizatës tjetër
të kryejë veprime të caktuara të procedurës që duhet të
ndërmerren jashtë fushës së veprimit të organit kompetent ose
në raste të tjera, të cilat janë të përcaktuara me ligj. Për
shembull, me kërkesë mund të kërkohet të dëgjohet dëshmitari,
të kryhet kontrollim, të ofrohen aktet në kontrollim, si dhe të
kryhen punë të tjera të cilat janë me rëndësi për kryerjen e
punës administrative dhe për sjelljen e vendimit të drejtë, sipas
ndonjë vepre. Me këtë racionalizohet puna në procedurë,
fitohet në kohë dhe në kursim të mjeteve. Përveç kësaj, me këtë
njoftim me shkrim lehtësohet roli i palës (më lehtë dhe në
mënyrë më efikase ta kryej punën), nuk ekspozohet në obligime
të panevojshme kështu që ato i kryen vetë organi.
SHEMBULL I KËRKESËS
Republika e Maqedonisë
Gjykata Themelore Shkupi II
Numër 03 – 111/1
02.06.2011
SHKUP
DERI TE: UNIQA SHA PËR
SIGURIME SHKUP
LËNDA: Vërtetim për shumën e rrogës së punëtores suaj Tara
Memedi
Ju lusim të na lëshoni vërtetim për shumën e rrogës së punëtores
suaj Tara Memedi që të mund gjyqi të përcaktoj shumën e
ushqimisë për kujdesjen e vajzës së saj të mitur, e cila jeton te baba
i saj sipas procedurës së ngritur me kërkesë të burrit të saj.
Gjyqtari, Afrim Ademi
nënshkrim
JU FALEMINDERIT!

You might also like