Seminar Kapitulli VI

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 22

Cili është funksioni dhe struktura e një neuroni?

(paraqiteni skematikisht)
Cilat janë kategoritë e kanaleve “portave”
jonikë?
Jepni shembull për secilën kategori.
Në konformacionet e një kanali “portë,” cili është roli i “segmentit të
inaktivizimit” dhe “segmentit të bllokimit’. Si është i organizuar një kanal
“portë” për jonet K+ dhe cilat janë konformacionet e tij (paraqitini
skematikisht)
Cila është struktura e një kanali “portë” për jonet Na+ dhe ku
dallohet nga kanalet “portë” për jonet K+. (paraqiteni skematikisht)
Si krijohet dhe ruhet potenciali i qetësisë?
Cili është dallimi midis përhapjes pasive të valës së depolarizimit përgjatë
membranës plazmatike të një neuroni dhe potencialit të veprimit? (paraqitini
skematikisht)
Cilat janë mekanizmat që bëjnë të mundur që potenciali i veprimit
të përhapet vetëm “downstream”? (paraqitini skematikisht)
Cili është dallimi ndërmjet “gatted channels”
të hershëm e të vonshëm për jonet kalium?
Çfarë përfaqëson niveli i pragut dhe çfarë ndodh në se fuqia e
ngacmimit është mbi nivelin e pragut?
Çfarë përfaqësojnë kanalet “portë” për jonet e
K+ të varur nga jonet Ca++ ?
Cila është lidhja e tyre me fenomenin e
adaptimit?
Çfarë përfaqëson, nga origjinohet dhe si është i organizuar mielini? Përse në
fijet e mbështjella me mielin aktiviteti elektrik është i përqëndruar në nyjet
Ranvier? (paraqiteni skematikisht)
Krahasoni përcjelljen e potencialit të veprimit në sinapset
elektrike dhe kimike. Parqitini skematikisht
Çfarë përfaqëson cikli i rimbushjes së vezikulave sinaptike? (paraqiteni
skematikisht)
Cilat janë mekanizmat molekularë dhe hipotezat lidhur me mekanizmin e
ekzocitozës së vezikulave sinaptike? (paraqiteni skematikisht)
Ku konsistojnë mekanizmat molekularë të ekzocitozës së vezikulave sinaptike
(ki parasysh proceset e njohjes, ankorimit dhe fuzimit) dhe cilat janë hipotezat
në këtë drejtim? (paraqiteni skematikisht)
Çfarë përfaqësojnë sinapset inhibitorë dhe eksitatorë? Jepni shembuj
(paraqitini skemtikisht)
Cili është dallimi ndërmjet sinapseve të shpejta dhe të ngadalta dhe lidhur me
to çfarë përfaqësojnë receptorët jonotropikë dhe ato metabotropikë? Jep
shembuj dhe shoqëroi ato me skemat përkatëse.
Cili është dallimi ndërmjet receptorëve acetilkolinë nikotinikë dhe atyre
muskarinikë? Si janë të organizuar, ku gjënden dhe cili është mekanizmi i
veprimit të secilit prej tyre? (paraqitini skematikisht)
Çfarë përfaqëson acetilkolinesteraza (ACh), cilat janë izoformat e saj, në cilat
qeliza hasen ato dhe cili është funksioni i tyre? (paraqiteni skematikisht)
Si bëhet e mundur të largohet neurotejçuesi nga qafa
sinaptike, pasi ka vepruar në membranën
possinaptike?Jepni shembuj.
Çfarë lloj neurotejçuesi është GABA/ Sa tipa janë receptorët GABA në
membranën e qelizës possinaptike dhe cili është mekanizmi i punës së tyre?
(paraqiteni skematikisht)
Cilët janë tipat e receptorëve adrenergjikë,
çfarë përfaqësojnë dhe ku i hasim ata?

You might also like