N.Mjeda-power Point

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 15

1.

Shumë i vogël hyri në seminarin Jezuit të Shkodrës dhe si nxënës


i jashtëzakonshëm u dërgua për studime të larta në Spanjë, Poloni,
Kroaci e Itali. Njohu kultura e gjuhë të ndryshme dhe u doktorua në
filozofi e teologji, përkthyes, pjesëmarrës në kongresin e
drejtshkrimit, mësimdhënës, etj.
2. Mjedja, me të vëllain Lazrin, formoi shoqërinë kulturore Agimi, në
Shkodër më 1901.
Veprat e veta poetike Ndre Mjedja nisi ti botonte më 1887, kur ishte
21 vjeç. Disa prej tyre janë: poemat Vaji i Bylbylit(1887) dhe
Juvenilia (1917); tingëllimat Lissus (1921); Lirija (1937); Scodra
(1939).
NDRE MJEDA 1866-1937

NDRE MJEDA 1866-1937


Ndre Mjeda që vetë nënshkruante ‘Mjedja’ lindi më 20 nëntor 1866 në Shkodër.
 Ai është ndër poetët më të spikatur të Rilindjes Kombëtare.
 Veç veprimtarisë së tij si poet njihet si përkthyes, patriot e gjuhëtarë, Mjeda
vlerësohet shumë edhe për kontributet në miratimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
 Në formimin e personalitetit të Mjedës ndikuan dy faktorë: nga njëra anë shkolla
fetare, që përcaktoi deri diku botëkuptimin e tij, nga ana tjetër idealet kombëtare
me të cilat ra në kontakt herët e që si bir i popullit të thjeshtë i ndiente thellë.

 Këto ideale qenë për të riun flaka që e ushqeu talentin e tij poetik.
Mësuesia dhe meshtaria ishin dy prej aktiviteteve që i ushtroi gjatë gjithë jetës së tij.
 Në vitet e fundit të jetë (prej vitit 1930)ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkodër,
ku edhe vdiq me 1 gusht 1937.
 Pak muaj para vdekjes, botoi, si testament poetik të rrallë për bukuri e forcë,
poemën "Liria”.
 Shumë i vogël hyri në seminarin jezuit të Shkodrës dhe si nxënës i
jashtëzakonshëm u dërgua për studime të larta në Spanjë, Poloni, Kroaci e Itali.

 Njohu kultura e gjuhë të ndryshme dhe u doktorua në filozofi e teologji.

 Mjedja, me të vëllain Lazrin, formoi shoqërinë kulturore ‘’Agimi’’, në Shkodër më


1901

 Krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij
alfabeti

 Krijoi alfabetin që u zbatua prej shoqërisë Agimi me kriterin shkencor për


çdo tingull një shkronjë, duke përdorur shenjat diakritike.
 Më 1908 si përfaqësues i kësaj shoqërie(shoqërisë Agimi) mori pjesë në Kongresin e
Alfabetit në Manastir ku u zgjodh anëtarë i Komisionit për hartimin e alfabetit shqip.

 Më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare te Shkodrës për caktimin e normave të


shkrimit shqip.

 Në periudhën e lëvizjes demokratike (1920-1924), Ndre Mjeda merr pjesë në jetën


politike dhe u zgjodh deputet i opozitës së Shkodrës.

 Puna e tij u zhvillua në, gramatikë, leksikologji, filologji.

 Ndre Mjeda dha ndihmesën e tij edhe në fushën e gjuhësisë ,duke lënë dy studime
gjuhësore: një për qiellzoret shqipe e një mbi artikujt e përemrat pronor ë të gjuhës
shqipe.

 Në fillim të shtatorit 1902, Mjeda u ftua në Hamburg për të marrë pjesë në Kongresin e 13-
të Ndërkombëtar të Orientalistëve, ku lexoi një kumtesë me titull ‘’Mbi shqiptimin e
palataleve në dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe’’.
 Ndre Mjeda është ndër të parët gjuhëtarë shqiptarë që u morën me studimin
dhe transkriptimin e veprave të letërsisë sonë të vjetër.
Transkriptoi pjesërisht veprën e P. Bogdanit (1930) dhe të P. Budit (1932), shkroi
për dialektin shqiptar të Istries (1932) dhe për Perikopenë e ungjillit të shek. XIV-XV
(1933).
Veprat e Mjedes

Veprat e veta poetike Ndre Mjedja nisi ti botonte më 1887, kur ishte 21 vjeç.
Disa prej tyre janë: poemat Vaji i Bylbylit(1887) dhe Juvenilia (1917);
tingëllimat Lissus (1921); Lirija (1937); Scodra (1939).
Vëllimi Juvenilia është një përmbledhje e poezive të Mjedës, nisur që me
poezinë Vaji i bylbyli shkruar më 1886 në Porto-Ré, kur ishte 20 vjeç. Libri
kishte 79 faqe me këto poezi në përmbajtje: Vaji i bylbylit, I tretuni, Andrra e
jetës, I mbetuni, Shtegtari, Vorri i Skanderbegut, Mahmud Pasha në Mal të Zi,
Mustaf Pasha në Babune, Malli për atdhe, Giuha shqype, Préndvéra, Vera,
Vjeshta, Vaji i dallëndyshes, Vllavrasi, Të vorruemit Sir John Moore, Mbreti
Tules, Dimni.
 Ndre Mjeda është njëri nga poetët më të mëdhenj të letërsisë shqipe.
 Me një frymëzim të parë romantik e djaloshar ai ka krijuar poemën e mallit e të
dhembjes personale (Vaji i bylbylit).
 Me njohjen e jetës autentike të botës shqiptare ai ka krijuar poemën e botës
shqiptare (Andrra e jetës).
 Me kërkime në njohjen e rrënjëve kulturore e historike ai ka krijuar tufat e
tingëllimeve (Lissus,Scodra).
 Me rebelimin e tij personal e rebelimin nacional ai ka krijuar poemën e revoltit
dhe himnin e lirisë (Lirija).
 I tretuni, në të cilën është derdhur malli për atdheun, për njerëzit dhe natyrën e
vendit me bukuritë e saj
 Poeti ngriti zërin me rastin e mbylljes së shkollës së mesme shqipe në
Korçë nëpërmjet një vjershe që është një kushtrim i hapur . Kjo nuk mund
të mos i binte në sy qeverisë osmane, e cila më 1902 e arrestoi.

(Vjersha ‘’Për një shkollë shqype mbyllun prej Qeveris Otomane –Korçë 1902)
 Motive shoqërore janë vënë në bazë të dy vjershave të “Juvenilia”: “I mbetuni”
dhe “Shtegtari”. Aty preken dy plagë të dhimbshme të Shqipërisë së kohës si:
kurbeti dhe qëndrimi mospërfillës i klasave të pasura ndaj njerëzve të thjeshtë të
popullit, bartës të luftës për çlirimin e vendit.

 Mjeda, gjithnjë në vazhdën e Rilindjes, ngre lart figurën e heroit kombëtar, si


simbol bashkimi dhe burim e besimi në fitore. (“Vorri i Skanderbeut”)
Andrra e jetës

* Në poemën e njohur Andrra e jetës nëpërmjet pamjeve poetike prekëse, autori


zbuloi tragjedinë e malësorëve të varfër, që rronin në zgrip të jetës.
* Mjerimin dhe botën shpirtërore të personazheve të poemës, ndjenjat dhe
mendimet e tyre, poeti i dha me mjete të kursyera dhe mjeshtëri.
- Struktura elementare e kësaj vepre ka për bazë tri personazhe (dy vajza e një
nënë) që nënkuptojnë tri faza të jetës.
-Trina, Zoga e Lokja emërtojnë: fëmijërinë, rininë, pleqërinë.
-Zoga është ëndrra e jetës ,kurse Trina dhe Lokja janë përshkrimi i vdekjes.
Vaji i bylbylit
 Poema e tij me e njohur është “Vaji i bylbylit” 1887, e cila përshkohet nga thirrja
për liri.
 Mjeda këtu shpreh mallin për vendin e tij
 Te kjo poemë poeti ndërton dy simbole tipike romantike bylbyli dhe kafazi.
Raportet që krijohen në mes të këtyre dy simboleve nuk janë të ndërsjella. Nëse
kafazi është bërë për bilbilin, bilbili nuk është krijuar për kafazin.
 “Vaji i bylbylit” është krejt lirik dhe shtjellohet nëpërmjet simbolit; bilbili i mbyllur
në kafaz është shqiptari nën zgjedhën osmane
 Në këtë poemë rinore, që është njëkohësisht edhe një këngë shprese, plot
fluturime romantike, paraqitet dhembja për fatin e kombit të robëruar dhe
optimizmi për të ardhmen e tij.

Vepra përmbyllej me thirrjen drejtuar shqiptarit që të ngrihej për të fituar


lirinë.
Lisus dhe scodra

 Fazës së dytë të krijimtarisë së Ndre Mjeda e cila nisi pas Luftës I Botërore, i
përkasin poemat në tingëllima (sonete) “Scodra” dhe “Lissus”, ku, përmes
historisë së lashtë të dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit
tonë, sidomos fryma luftarake dhe liridashëse e stërgjyshërve të tij, ilirëve.
* Duke vijuar në
këtë kohë traditën e poezisë së Rilindjes Kombëtare, Ndre Mjeda shprehu
kështu mospajtimin e tij me regjimin reaksionar që sundonte vendin.
 Me kërkime në njohjen e rrënjëve kulturore e historike ai ka krijuar
(Lissus,Scodra).
LIRIA
 Pak muaj para vdekjes, botoi, si testament poetik të rrallë për bukuri e forcë,
poemthin "Liria".
 Si shumë rilindës të tjerë, Mjeda shpresonte se çlirimi kombëtar do të sillte
përmirësimin e gjendjes së përgjithshme.

 Një mendim i tillë përshkon poemën e fuqishme “Liria” e shkruar në vitet 1910-
1911, pra në prag të shpalljes së pavarësisë.

 Në të gjeti jehonë kryengritja e malësorëve të Shqipërisë së Veriut më 1911,


qëndresa dhe aspirata e tyre e zjarrtë për drejtësi shoqërore dhe për tokë.
Thirrja e poetit që fshatarët të ngriheshin për t’u çliruar nga zgjedha e rëndë
shoqërore, ndërthuret me besimin se lufta e vegjëlisë do të sjellë lirinë. Në këtë
vepër gjeti pasqyrim demokratizmi i Ndre Mjedës, që përbën bashkë me
patriotizmin, anën më të fortë të botëkuptimit dhe të krijimtarisë së tij.

 Në të ndihet jehona e kryengritjeve të malësorëve të Veriut më 1911, që tingëllon


me forcë që në vargjet e para: “Lirim, lirim bërtet gjithkah Malcia” dhe vjen duke u
rritur nga një tingëllimë në tjetrën.

 Në mbylljen e poemës, paralajmërohet shpërthimi i kryengritjes së përgjithshme


shqiptare nëpërmjet , paraqitjes së hijes së Skënderbeut, që ngrihet nga varri.

 Në këtë poemë krahasimet dhe antitezat janë tronditëse

(“lirinë e keni ju/ ne hekra kemi…”,

You might also like