Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 20

DRAMA

MARS 2024
ÇKA ËSHTË DRAMA?
- Drama është gjini e letërsisë artistike që e pasqyron jetën përmes veprimit skenik të
personazheve dhe të dialogëve e të monologëve të tyre’
- Pa konflikt dramatik nuk do të kishim dramë;
- Kundërthëniet që paraqiten në dramë mund të jenë kundërthënie shoqërore, duke filluar
nga konfliktet e brendshme të individit (Fausti i Gëtes), ose konflikt moral (Antigona e
Sofokliut), lufta e heroit kundër forcave të jashtme ose e mishërimit të tij në një grup
individësh ose të një individi (Cubat e Shilerit) deri te konfliktet e mëdha shoqërore (Armiqtë
e M.Gorkit)
• Fillimet e dramës i gjejmë në letërsinë klasike greke;

• Këngë kushtuar Dionisit, perëndisë së gëzimeve jetësore;

• Kori dhe korifeu

• Tespisi, aktorin e parë; aktori i dytë- Eskili; aktori i tretë-Sofokliu;

• Amfiteatri grek (teatër në qiellin e hapur) dhe kulisat;

• Trilogjia dhe pjesa e komedisë


AMFITEATRI GREK
STRUTKURA E TEKSTIT DRAMATIK

• Dialogu dhe monologu (i brendshëm);

• Prologu dhe epilogu;

• Aktet dhe skena


CILI ËSHTË HISTORIKU I DRAMËS?
ANTIKA GREKE

• Shekulli V

• Ndikimi i Homerit

• Eskili, Sofokliu dhe Euripidi (tragjedi)

• Aristofani (komedi)

ANTIKA ROMAKE

• Imitim i Antikës Greke

• Plauti (komedi)
RENESANCA

• Kulmi i zhvillimit të artit dramatik;

• Shekspiri;

• Thyerja e rregullave të Antikës Greke.

KLASICIZMI FRËNG

• Rikthim i Antikës Greke dhe vendosja e rregullave të shkrimit të dramave (tragjedi dhe

komedi) – uniteti i veprimit, vendit dhe kohës;

• Pjer Kërnej dhe Rasini në tragjedi, dhe Molieri në komedi.


ROMANTIZMI

• Kundërvënie e normave klasiciste;

• Jeta e vërtetë dhe trajtimi i temave emocionale dhe politike;

• Hygo dhe Shileri.

REALIZMI

• Trajtimi i realitetit shoqëror;

• Henrik Ibseni dhe Anton Çehovi.


TEATRI I ABSURDIT

• Pas Luftës së Dytë Botërore;

• Samuel Beket dhe Jonesko

DRAMA SHQIPTARE

• Romantizmi (Skiroi, Sami Frashëri);

• Modernizmi (Etëhem Haxhiademi);

• Letërsia bashkëkohore (Anton Pashku);

• Letërsia postmoderne (Ag Apolloni).


LLOJET E ARTIT DRAMATIK
TRAGJEDIA

• Tema e lartë dhe personazhet e larta;

• Teoritë e Aristotelit: katarsa – spastrim shpirtëror përmes mëshirës dhe frikës;

• Hamartia (faj tragjik);

• Fundi tragjik.
KOMEDIA

• Tema e ulëta dhe personazhet e ulëta

• Lufta ndaj dukurive të shëmtuara;

• Fund komik dhe zgjidhje e konfliktit.

• komedia e intrigës ose e situatës, komedia e karakterit ose komedia psikologjike,

komedia zakonore ose shoqërore


LLOJET E TJERA TË ARTIT DRAMATIK

• Melodrama;

• Drama muzikore (opera, opereta dhe baleti);

• Farsa;

• Vodëvili.
KOMPOZICIONI I DRAMËS
• Ekspozicioni;

• Thurja;

• Kulminacioni;

• Peripecia,

• Ndërprerja

• Katastrofa
KONKLUZION
Letërsia dramatike dhe i gjithë arti teatror kanë pasur një zhvillim të ndërlikuar dhe të

bujshëm. E lidhur drejtpërdrejt me jetën, rolin dhe funksionin në shoqëri, ajo, me tekst dhe

aktrim, shpjegonte rrugën e fatit njerëzor dhe kërkonte pastaj në konfliktet dhe problemet

sociale

You might also like