Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

DETYRË KURSI

SENSORËT DHE SHNDËRRUESIT


MATJA E NIVELIT TE DIOKSIDIT TE KARBONIT NË
KOSHERET E BLETËVE NE STINËN E DIMRIT

PUNOI:GERTI ZYKA PRANOI:PROF.DR.ELMA ZANAJ


QELLIMI I STUDIMIT

• Kontrollimi I nivelit të dioksidit të karbonit dhe disa parametrave


te tjerë në kosheret e bletëve per tiu lehtësuar punën bletërritësve
ne mbarështimin e bletëve.
HYRJE
• Bletet janë shumë të rëndësishme për një pjesë të madhe të bimeve në
botë gjithashtu edhe për njerezit. Për të përfituar nga këto, bletërritësit
duhet të kontrollojnë rregullisht gjendjen e bleteve për të parë nëse
kanë semundje të ndryshme që ndikojnë në shëndetin e tyre.
• Nevoja për këto kontrollime ka shtyrë përpara përdorimin e
teknologjisë për të kontrolluar elektronikisht gjendjen e bleteve.
VAZHDIM
• Kryesisht matet niveli I dioksidit të karbonit,temperatura,lageshtia dhe
vibracionet.
• Matja e temperaturës dhe lageshtisë mund të bëhet lehtësisht me disa sensore
të thjeshtë, me efikasitet të lartë dhe kosto minimale.
• Këta sensore kanë ndërfaqe i2c dhe janë vendosur në vende të ndryshme të
kosheres. Kjo teknologji e monitorimit të kosheres në kohë reale ndihmon
bletëritësit të mbajnë kosheren në një gjendje optimale dhe të sigurojnë një
mjedis të shëndetshëm për bletët.
MATJA E NIVELEVE TË DIOKSIDIT TË KARBONIT

• CO2 njihet si element që i vendos në gjumë bletët, por një sasi më e madhe
se sa e lejuara mund të çojë bletët deri në ngordhje. Për të parandaluar këtë
gjë, përdoren sensore për matjen e niveleve të dioksidit të karbonit. Metoda
më e përdorur dhe efikase është ajo me sensore "photoacoustic" (siç është
SENSIRION SCD41), e cila përdor një output digjital dhe zë shumë pak
vend. Kjo teknologji ndihmon bletëritësit të monitorojnë dhe të kontrollojnë
nivelet e CO2 në koshere në mënyrë efikase dhe të parandalojnë situata të
rrezikshme për bletët.
KU VENDOSEN SENSORET?
• Një koshere bletësh përbehet nga
disa pjese kryesore të cilat janë:
kutia e lindjeve ku bletët e vogla
lindin (vendoset sensor), hoja e
bletës (në të cilën vendoset sensor,
kuti të tjera shtesë vendosen gjatë
sezonit pasi mbarohen vendet e
mëposhtme bashkë me nga një
sensor, dhe në fund katia që mbron
kosheren.
SENSORËT ELEKTRONIKË PËR MATJEN E DIOKSIDIT TË KARBONIT

• Është zgjedhur sensori Tensy 3,5 që jep informacion në real time se bashku
me sensirion SCD41 në lidhje me gjendjen e CO2.
• MATJA E VIBRIMEVE
• Tingujt që përhapen nëpërmjet ajrit janë konstatuar si të rëndësishëm për tu
matur, pasi mendohet se tregojnë komunikimin e bleteve në koshere. Por
duke pasur vështirësi të maten me një mikrofon, u mendua që vibracionet të
maten me një sensor (accelerometer 805MI).
REZULTATET
• Ne kosheret e ndryshme u maten rezultate disi të ndryshme duke variuar
edhe në ditë të caktuara. Për shembull, në një koshere temperatura ishte
optimale ndërsa CO2 ndryshonte herë pas here, duke rezultuar në largimin e
bleteve. U arrit në përfundimin se këto ndryshime erdhën si pasoje e rritjes
dhe uljes së temperaturës, të ndikuar gjithashtu edhe nga struktura e jashtme
e drunjtë e kosheres. U vu re se atje ku temperatura shkoi deri në 10 gradë
Celsius, pati grupime të bleteve në tufa për t'i rezistuar të ftohtit.
NDRYSHIMET E TEMPERATURËS DHE DIOKSIDIT TË KARBONIT
CO2 (NGJYRA E ZEZË) TEMPERATURA(BLU)
DISKUTIME
• Kolonitë e bletëve veprojnë si një super
organizëm, dhe një aspekt i kësaj është i
lidhur me pershtatjen që ato bëjnë me
temperaturën, duke u mbledhur në tufa kur
temperatura shkon në 10-15 gradë Celsius.
Në pjesën e sipërme të kosheres,
temperatura është gati njësoj me atë të
jashtme, dhe për të rregulluar
temperaturën e përgjithshme, duhet të
futim ajër të ngrohtë në momentin që rritet Temp ne kutine e lindjeve(blu),ne kutine e
mbretereshes(e kuqe),temperature e
niveli i CO2 në koshere. jashtme(portokalli)
KONKLUZIONE
• Në këtë studim u konstatua se pati ndryshime në nivelin e dioksidit të
karbonit duke filluar nga vera deri te stinet më të ftohta të dimrit.
• Monitorimi i niveleve të CO2 rezulton të na ofrojë informacione të
rëndësishme për gjendjen e kosheres në ditë të vështira për to.
• Vibrimet e matura sugjeruan se ajrimi i përditshëm i kosheres mund të ishte
faktor për gjenerimin e një niveli më të ulët të dioksidit të karbonit.
FALEMINDERIT!
!!

You might also like