Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

PARIMET ABA

(Analiza e Zbatuar e
Sjelljes)
SEANCA 3
Çfarë është një nxitje në terapinë ABA?

 Nxitjet janë udhëzime, gjeste, demonstrime, prekje ose veprime të


tjera që ne organizojmë ose bëjmë për të rritur gjasat që fëmijët të
japin përgjigje të sakta.

Me fjalë të tjera, është një formë specifike ndihme e dhënë nga një
terapist ose mësues përpara ose kur fëmija/nxënësi përpiqet të mësojë
ose të përdorë një aftësi.
 Procedurat nxitëse sigurojnë një mënyrë sistematike të dhënies dhe
heqjes së kërkesave graduale në mënyrë që nxënësi të fillojë të
kryejë aftësitë në mënyrë të pavarur.
 Këto procedura mbështeten në përforcimin e përgjigjeve të sakta që
nxiten dhe që nuk nxiten.

Por, cilat janë disa prej strategjive dhe


llojeve të nxitësve që realizohen në
terapinë ABA?
Nxitësi gjestikulativ:

 Duke përdorur një gjest ose çdo lloj veprimi, nxënësi/fëmija


mund të vëzhgojë duke pare sjelljen e terapistit, të tilla si:
tregimi me gisht, duke lëvizur ose duke tundur kokën për të
dhënë informacion rreth përgjigjes së saktë, etj.
Nxitësi i plotë fizik:

 Drejtimifizikisht i duarve të fëmijës për të realizuar dhe


përfunduar detyrën tërësisht.

 Njihet gjithashtu si ndihma dorë-për-dore dhe


konsiderohet si nxitja më ndërhyrëse e cila i ofron një
asistencë të lartë fëmijës.
Nxitës i pjesshëm fizik:

 Terapisti ofron një ndihmë për të udhëhequr nxënësin


përmes një pjese të aktivitetit të kërkuar.

 Është më pak ndërhyrës se një nxitje e plotë fizike dhe


ka një ndërveprim më të ulët fizik.
Nxitës verbal:

 Një nxitje verbale përfshin dhënien e përgjigjessë duhur


ndaj fëmijës/nxënësit, dhënien e një sinjali verbal, siç
është tingulli fillestar i përgjigjes dhe/ose thënia e gjithë
fjalës apo frazës më shumë se një here në mënyrë që
fëmija të nxitet për ta riprodhuar atë.
Nxitës vizual:

 Një nxitje vizuale është një fotografi ose sugjerim që


fëmija sheh, i cili i jep informacion për përgjigjen e saktë
dhe ka funksion orientues për fëmijën.

 Mund të përfshijë një stimul vizual, video, fotografi,


vizatim, tregim të një letre me simbol, ose me përgjigjen e
duhur, etj.
Nxitësi pozicional:

 Një nxitës pozicional konsiston me terapisten që vendos


materialet që i referohen përgjigjes së saktë më afër
fëmijës/nxënësit ose në një mënyrë që ndihmon në dhënien
e informacionit rreth përgjigjes nga ana e fëmijës.
Si dhe kur përdoren nxitësit në analizën e
sjelljes së aplikuar (ABA)?
 Kur praktikuesit e ABA përdorin nxitësit, qëllimi është që të përdorin
gjithmonë nxitësin më pak ndërhyrës të mundshëm, por që prodhon rezultate.

 Frekuenca dhe llojet e nxitësve që përdor praktikuesi i ABA do të varen nga


një sërë faktorësh, duke përfshirë mjedisin dhe gjithmonë do të përfshijnë
marrjen në konsideratë të nxitësve që funksionojnë më mirë për një fëmijë
individualisht.

 Në disa raste, terapisti do të përdorë nxitësin vetëm nëse fëmija jep përgjigjen
e gabuar; në raste të tjera, nxitësi mund të jepet nëse fëmija nuk arrin të japë
përgjigjen e duhur në një kohë të caktuar.
Si përdoren nxitësit?

 Për të përdorur nxitësit, terapistja ABA fillimisht identifikon


sjelljen e synuar dhe më pas identifikon nxitësit e përshtatshëm.

Rendi i përgjithshëm i nxitjes dhe zbehjes është:

Nxitje  Përforcim  Zbehje


Më poshtë janë udhëzimet që mund të përdoren nga një terapiste e
ABA-së që i mëson një fëmije se si të përdorë një lugë për të ngrënë:

 Nxitësi verbal: Mund të përfshijë udhëzimin: “Të lutem, merre lugën", ose një pyetje,
"Si do t’i hash drithërat e tua?"
 Nxitësi gjestikulativ: Terapistja e ABA-së tregon drejt lugës ose bën një gjest që i
ngjan marrjes së lugës.
 Nxitësi modelues: I ulur pranë fëmijës, terapistja ABA përfundon detyrën e marrjes së
lugës dhe e ngrin lugën te buzët e saj për t'i treguar fëmijës se si realizohet detyra.
 Nxitësi i plotë fizik: Terapistja vendos dorën e saj mbi dorën e fëmijës, e drejton atë
në lugë dhe mbështjell gishtat e fëmijës rreth lugës.
 Nxitësi i pjesshëm fizik: Terapistja ABA lëviz dorën e fëmijës drejt lugës.
 Nxitësi vizual: Terapistja ABA tregon një fotografi të një fëmije që mban një lugë.
 Nxitësi pozicional: Terapistja ABA e vendos lugën pranë dorës së fëmijës.

You might also like