Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 20

DEMTUESIT E AGRUMEVE

1.MORRI I AGRUMEVE. Toxoptera aurantiae.Fosc.

2.BRESHKEZA E KUQE E AGRUMEVE. Chrysomphalus dictiospermi

3.PAMBUKORJA E AGRUMEVE. Icerya purchasi. Mask.

4.MIZA MESDHETARE E AGRUMEVE. Ceratitis capitata Wied

5.KEPUSHA E ARGJENTE. Phyllocoptes oleivora


MORRI I AGRUMEVE

• Toxoptera aurantii.Fosc.
• Rendi homoptera.
• Fam.Aphididae.
Përhapja dhe dëmi
• Dëmtuesi është i përhapur në zonat e ngrohta
të vendit tonë dhe preferon më tepër vendet
me lagështi. Gjendet mbi agrumet, drurët
frutorë dhe bimët e zbukurimit. Larvat dhe
insektet e rritura ushqehen me lëngjet bimore
që thithin nga gjethet, lastarët dhe frutat e
porsa formuara. Këto organe zverdhen dhe
frutat nuk zhvillohen normalisht. Dëmtuesi
prodhon edhe melate mbi të cilat zhvillohet
kërpudha e tymthit. Në kolonitë e morrave
gjenden femra pa krahë dhe me krahë.
Përshkrimi
• Insekti është 1.5-2 cm i gjatë dhe me ngjyrë të
zezë. Antenat janë me 6 segmente.

Forma pa krahë Forma me krahë


Biologjia

• Dimëron si larvë ose si imago në pjesët mbitokësore. Në


pranverë kur temperaturat stabilizohen mbi 9 0 C aktivizohet dhe
dëmton bimët deri në vjeshtë, duke dhënë 8-12 brezni në vit. Një
brezni zgjat 8-10 ditë. Shumëzimi kryhet me partogjenezë.
Shtohet më shumë në vite me rreshje të bollshme.
• Temperaturat nën -50C dëmton larvat dhe imagot dimëruese,
dëmtim që shkon deri në 80% të larvave dhe imagove.
• Dëmtuesi ka dhe shumë armiq natyrorë si entomofagët natyrorë
të rendit Coleoptera Ch.bipustulatus, c.septepuntata, Exochomus
bipustulatus, Chrysopa sp.dhe entomofagët parazitë Aphidius sp.
Të gjithë këta entomofagë gjenden në vendin tonë.
Masat kimike

Përdorimi i insekticideve të sistemit, por edhe të


kontaktit japin efektet e dëshirueshme.

Morra të parazituara
BRESHKEZA E KUQE E AGRUMEVE. Chrysomphalus dictiospermi
Rendi Homoptera
Familja Diaspididae
• Përhapja.Është e përhapur në të gjithë pëllgun e mesdheut, ndërsa
në vendin tonë gjendet e përhapur në zonën e kultivimit të agrumeve
dhe në zonat e tjera me klimë të butë.
• Dëmtimi: Ka polifagi të theksuar dhe prek agrumet, fikun, hardhinë
dhe shumë bimë zbukuruese etj. Në agrume dëmtuesi gjendet mbi
gjethe dhe mbi fruta. Dëmtuesi shpon indet bimore dhe si pasojë e tij
gjethet zverdhen e rrëzohen ndërsa frutat nuk rriten plotësisht,
përmbajnë pak lëng dhe janë të varfëra me lëndë ushqyese.
BRESHKEZA E KUQE E AGRUMEVE. Chrysomphalus dictiospermi
• Përshkrimi: Femra ka ngjyrë të verdhë dhe është e gjatë 1.2 mm . Pigidiumi është i
dhëmbëzuar në formë krëhëri. Mbulesa dyllore e femrës është 1.5-1.7 mm ndërsa ajo e
mashkullit 0.75-1.15 mm.
• Biologjia: Dimëron si larvë e moshave të para në bimët strehuese me 3-4 brezni në vit. Në
pranverë larvat zhvillohen në femra të rritura dhe vendosin 100-120 vezë nën mbulesën
dyllore. Larvat e porsadala shpërndahen në gjethe sidomos në faqen e sipërme në degëzat
dhe frutat. Nga pikpamja ekologjike ekstremet e temp. për këta dëmtues janë 400C dhe -120C.
• Masat e luftimit.
• Agroteknike: Punimi i tokës rreth bimës, për të përmbysur gjethet e rrëzuara, Grumbullimi
dhe asgjesimi i gjetheve të rëna.
• Kimike: Përdorimi i fosfororganikëve të kontaktit pas vjeljes së prodhimit, për këtë qëllim
përdorim olo-ultracidin 0.5 %., ndërsa në periudhën e lëvizjes së larvave përdorim Rogor,
Anthio ose Nuvacron 0.2%.
PAMBUKORJA E AGRUMEVE

• Icerya purchasi.Mask.
• Rendi Homoptera.
• Fam.Margarodidae.
Përhapja

• Vendorigjina e këtij dëmtuesi është


Australia dhe Azia. Sot gjendet në
vendet tropikale dhe subtropikale,
ndërsa në vendet e ftohta gjendet
në bimët e kultivuara në serra. Në
vendin tonë është një dëmtues i
zakonshëm i agrumeve. Prek edhe
hardhinë, mimozën, dafinën,
trëndafilin etj.
Dëmtimi
• Prek degët dhe pjesën e poshtëme
të gjethes. Larva dhe insekti i rritur
thithin lëngjet e gjetheve dhe të
degëve, për pasojë gjethet zverdhen
dhe rrëzohen, ndërsa degët nuk
zhvillohen normalisht. Në prekje më
të rrënda degët mund të thahen
krejt.
• Mbi lëndët sheqerore të nxjera prej
dëmtuesit zhvillohet kërpudha e
tymthit. Sasia dhe cilësia e
prodhimit ulet ndjeshëm.
Përshkrimi
• Femra e rritur arin gjatësinë 4 mm, në
formë koni, pak e rrumbullakët,
konvenkse nga ana kurrizore. Ngjyra e Mashkulli
trupit e kuqe në portokalli. Antenat
përbëhen prej 11 segmentesh. Mbi
kuriz femra ka tufa dyllore të bardha
që shpërndahen anash. Në fund të
barkut femrat formojnë trastën e
vezëve prej fijesh dyllore të bardha të
gjatë 5 mm. Larvat e moshës së parë Pa push
Femra
dhe të dytë janë të mbuluara me fije
dyllore të bardha, ndërsa larvat e
moshës së tretë ju ngjajnë femrave të
rritura.
• Mashkulli është 2.8 mm me ngjyrë të
zbetë dhe i pajisur me krahë. Ata janë
shumë të rrallë dhe nuk luajnë ndonjë
rol të madh në fekondim.
Larva
Mënyra e jetesës

• Dëmtuesi mund të ketë 3 brezni në vit dhe në shumicën e


rasteve dimëron si larvë e rritur. Pseudofemrat (quhen kështu
sepse në fakt janë hermafrodite) krijojnë më përpara
spermatozoidët dhe pastaj vezët femra. Femrat depozitojnë
400-800 vezë. Mbas 20-30 ditësh lindin larvat të cilat
shpërndahen kryesisht në pjesën e poshtëme të gjethes, gjatë
damarit kryesor.
• Në natyrë ky dëmtues kufizohet shumë nga armiku natyror,
koleopteri, Novius cardinalis i cili dëmton edhe si larvë edhe
si imago. Ushqehet me vezët, larvat dhe insektet e rritura të
pambukores. N.Cardinalis ka 5-6 brezni në vit dhë çdo femër
pjell mesatarisht 800 vezë.
Masat e luftimit

a. Agroteknike:
• Priten me anë të krasitjes degët e
prekura dhe bashkë me gjethet e
rrëzuara digjen.
• Kryhen punime dhe plehrime për
fuqizimin e e bimëve.
b. Biologjike: Novius cardinalis

• Përhapja dhe mbrojtja e Novius


cardinalis.
c. Kimike:
• Përdorimi i insekticideve të kontaktit
dhe sistemikë.
MIZA MESDHETARE E AGRUMEVE. Ceratitis capitata Wied.
• Rendi. Diptera.
• Fam. Trypetidae.
• Përhapja. Është dëmtues i vendeve të ngrohta. Shtrihet në paralelin 400
gjërësi veriore dhe jugore. Dëmton shumë prodhimin e frutave në vendet
mesdhetare. Sot për sot tek ne nuk sjell ndonjë dëm . Është objekt
karantinor.
• Dëmtimi. Është dëmtues polifag. Prek mbi 70 lloje frutash si agrumet,
mollën, dardhën, kumbullën, hardhinë, por edhe domaten, patlixhanin etj.
Larvat zhvillohen brenda frutave dhe nga jashtë këta fruta kanë njolla
jeshile, të cilat më vonë zbuten. Më pas frutat kalben dhe kthehen në një
masë të qullët
MIZA MESDHETARE E AGRUMEVE. Ceratitis capitata Wied.
• Përshkrimi. Dëmtuesi ka një gjatësi prej 4.5-5 mm. Krahët
janë transparentë dhe ndërpriten prej 4 brezash të errët.
Kraharori është me ngjyrë të zezë me njolla të verdha.
Femra ka ovopozitor. Larva është 9 mm e gjatë me 12 unaza
dhe me ngjyrë të bardhë trëndafili. Pupa është vezake e
verdhë dhe 4-5 mm e gjatë.
• Mënyra e jetesës. Zhvillimi optimal i dëmtuesit bëhet në temperaturën 26 0 C
dhe lagështi 70 %. Jep 3-16 brezni në vit, ndërsa në vendin tonë jep nga 4-6
brezni në vit. Nga pupat dimëruese në pranverë dalin mizat të cilat vendosin
vezët në lëkurën e frutave. Femra pjell 4-6 vezë në ditë dhe gjatë gjithë jetës
vendos deri në 800 vezë. Larva zhvillohet për 9-50 ditë dhe pastaj zbret
poshtë për pupëzim. Pupëzimi mund të kryhet edhe në kokërr. Pas 12-60
ditësh dalin mizat të cilat duhet të ushqehen me lëngje sheqerore për tu
pjekur seksualisht.
• Në natyrë kufizohet nga Opius concolor dhe Diachasma tryons.

Opius concolor
MIZA MESDHETARE E AGRUMEVE. Ceratitis capitata Wied

• Masat e luftimit.
• Agroteknike. Mbledhja e frutave të rrëzuara dhe atyre që
mbeten mbi pemë dhe groposja e tyre.
Punimi i tokës për të shkatëruar pupat.
• Fizike. Frutat trajtohen me temperaturë – 0.50 C-10 C për 15 ditë.
• Kimike. Kundër mizave përdoren proteina të hidrolizuara,
ndërsa kundër larvave përdoren esteret e fosforit.
KEPUSHA E ARGJENDE. Phyllocoptes oleivora
• Rendi Acarina.
• Familja Eriophydae.
• Është një dëmtues i përhapur kudo ku kultivohen agrumet tek ne.
• Dëmtimi: Është një dëmtues pothuaj për të gjitha bimët e gjinisë
Citrus. Dëmtuesi vendoset mbi bimët, gjethet e frutet e
agrumeve dhe me aparat gojor shpues-thithës, thith lëngjet
bimore. Si pasojë e kësaj lëkura e frutave merr ngjyrë ndryshku të
errët. Gjethet e prekura kanë njolla të murrme dhe kur prekja
është e rëndë krejt llapa e gjethit errësohet.
• Nga dëmtimet ulet sasia dhe cilësia e prodhimit, frutat mbeten
pa lëng dhe japin prodhim që është i varfër me lëndë ushqimore.
KEPUSHA E ARGJENDE. Phyllocoptes oleivorus
• Përshkrimi: Madhësia trupore 0.13-0.15 mm dhe ngushtohet nga fundi.Në
pjesën e poshtme të kokëgjoksit ka dy cifte këmbësh. Histerosoma ka 31 unaza
shpinore dhe 58 unaza barkore.
• Mënyra e jetesës: Dëmtuesi ka 9-12 brezni në vit. Dimëron si këpushë e rritur në
sythet e agrumeve. Në pranverë këpushat kalojnë në gjethe e fruta, kur këto të
fundit arrijnë madhësinë e një kokerr arre.
• Shumëzimi bëhet me partogjenezë. Dëmtuesi vendos rrotull 25 vezë. Këpusha
zhvillohet mirë në 27-290 C dhe lagështi relative të ajrit 75-85%.
• Masat e luftimit.
• Agroteknike: Materiali mbjellës të jetë i pastër ose të dezinfektohet me metil
bromit 50-60 gr/m3.
• Kimike: Spërkatjet dimërore me Oleo-confidor 0.5%. Në pranverë kur madhësia
e kokrrave është 2 cm përdoret zinep 0.4%. Mund të përdoret edhe ndonjë
akaricid .

You might also like