Zhvillimi I Shprehive Të Të Menduarit

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 83

Zhvillimi i shprehive të të menduarit

• Shprehitë për të shkruar janë të lidhura


ngushtë me ato të të menduarit.
• Autorët shkruajnë atë që ndërtojnë vetë, sipas
formimit të tyre intelektual, që nënkupton
edhe fjalorin e leksikun vetjak që zotërojnë.
• Është e rëndësishme që, nga autorët, të mos
riprodhohet ajo që kanë shkruar të tjerët
sepse kjo është esenca e filozofisë arsimore-
edukative moderne.
• Shprehitë e të menduarit janë, paksa,
abstrakte dhe të vështira, dhe si rrjedhojë
edhe të vështira për t’u shpjeguar e mësuar.
• Për këtë arsye, disa studiues kanë aplikuar të
ashtuquajturat “veprimtari të skelëzuara” me
qëllim që nxënësit e studentët ta kenë më të
lehtë domethënien e këtyre shprehive.
• Koncepti i “skelëzimit” do të thotë kur
mësuesi bën në fillim pjesën më të madhe të
punës; pastaj përdor veprimtari të skelëzuar
për të zhvilluar shprehitë e nxënësve për t'i
aftësuar që më tej ata ta bëjnë vetë detyrën.
(Shih shembullin f. 36)
Llojet e shprehive të të menduarit
• Autorë të ndryshëm kanë renditur
dymbëdhjetë shprehi të të menduarit.
• Këto shprehi të të menduarit synojnë t’i
kultivojnë si shprehi tek studentët, përmes
mënyrave të shkrimit të paragrafëve.
Këto dymbëdhjetë shprehi të të menduarit
janë:
• Analiza
• Krahasimi
• Kategorizimi dhe klasifikimi
• Identifikimi i shkakut dhe pasojës
• Zgjidhja e problemeve
• Të menduarit argumentues-bindës
• Vënia e vetes në vendin e tjetrit (empatia)
• Sinteza
• Interpretimi
• Vlerësimi
• Komunikimi
• Zbatimi
1. Analiza. Ç'është analiza?

• Analizë do të thotë t'i shikosh gjerat më nga


afër, ta zbërthesh një ngjarje, send, koncept
apo personazh të ndërlikuar në pjesët apo
cilësitë e tij përbërëse dhe pastaj ta shikosh
secilën pjesë më vete më në hollësi.
• Disa tipe të analizës kanë të bëjnë edhe me
shqyrtimin e ideve kryesore, gabimeve,
realizueshmërisë dhe vlerës së argumenteve.
• Aftësia për të analizuar tekste është shprehi
thelbësore
• Analiza është në themel të pjesës më të madhe
të detyrave shkollore.
• Në tekste të ndryshme lënda ndahet në shumë
pjesë, në mënyrë që nxënësve t’u jepet mundësia
ta kuptojnë sa më thellë materialin e dhënë.
• Shprehja “Sa më mirë t'i kuptojmë pjesët, aq më
mirë do ta kuptojmë tërësinë” përmbledh pak a
shumë , atë që bëjmë sot nëpër shkolla dhe
punë.
• Një formë e dobishme e analizës së tekstit
është nxjerrja në pah e treguesve të ndryshëm
që kanë shërbyer për formësimin e tij apo që
janë pjesë përbërëse e materializmit të tij, si
për shembull, qëllimi i autorit, struktura e
tekstit, mjetet pamore, pyetjet, nëntitujt dhe
fjalët kyçe.
Nxënësit që dinë ta bëjnë mirë analizën kritike të
teksteve, janë nxënësit që zakonisht bëjnë këto
lloje të pyetjeve:
• Cili është qëllimi i tekstit?
• Çfarë bën ai: informon, zbavit, bind apo
tregon?
• A shfaqet realist autori me temën?
• A ka elemente autobiografike vepra e tij?
• Etj.
• ( për më tepër shiko shembujt në f. 33-34)
Shprehjet më të zakonshme që përdoren
gjatë analizës janë:
• Kur e ndajmë në pjesët përbërëse…do të
shohim që…
• Këtë mund ta përshkruajmë si…tiparet më të
rëndësishme të kësaj janë…
• Funksioni i … është që …
• Kur e sheh këtë pjesë më nga afër, shikon se …
• ( për më shumë shiko shembujt në f. 34-35 )
Ushtrime 1.
Shkruani një paragraf të analizës
• Zgjidhni një temë
• Mendoni për të gjitha mënyrat e mundshme të
diskutimit apo të zhvillimit të temës që zgjodhët.
Më pas vendosni se cilat prej këtyre ideve janë më
të lehta për të shkruar një paragraf.
• Përzgjidheni fjalorin shkollor dhe fillimet e fjalive.
• Ndërtoni kornizën e paragrafit
• Shkruani paragrafin.
2. Krahasimi
• Krahasim do të thotë të gjesh ngjashmëritë
dhe dallimet midis dy ose më shumë temave.
• Shumica e gjërave që krahasojmë në jetën
tonë të përditshme janë sendet, idetë,
ngjarjet, proceset ose qeniet e gjalla.
• Krahasimi është një mënyrë për t’i bërë
njerëzit ta kuptojnë një temë të caktuar,
sepse kështu ata i shohin karakteristikat e
subjektit të renditura afër karakteristikave të
një subjekti të ngjashëm.
• Krahasimi varet shumë nga aftësia jonë për t’i
analizuar subjektet apo objektet e caktuara.
Disa prej shprehjeve të zakonshme që
përdoren gjatë krahasimit janë:
• Kur e ndajmë në pjesët përbërëse …
• Ato janë të ngjashme sepse …
• Vini re se si krahasohen këto të dyja …
• Nga ana tjetër …
• Megjithatë ka një dallim të rëndësishëm midis

• ( për më shumë shiko shembujt f. 38-39)
Shembull
• Shiko shembullin “Kornizë paragrafi për
skelëzim të krahasimit”, f. 40:
Ushtrime 2.
Shkruani një paragraf krahasimi
• Zgjidhni një temë
• Mendoni për të gjitha mënyrat e mundshme të
diskutimit apo të zhvillimit të temës që zgjodhët.
Më pas vendosni se cilat prej këtyre ideve janë më
të lehta për të shkruar një paragraf.
• Përzgjidheni fjalorin shkollor dhe fillimet e fjalive.
• Ndërtoni kornizën e paragrafit
• Shkruani paragrafin.
3. Kategorizimi dhe Klasifikimi
• Kategorizimi është shprehi e rëndësishme për
të organizuar informacionin mësimor në
kategori, njësi apo grupe njësish logjike dhe të
përdorshme.
• Gjetja e informacionit për t’u futur në një
kategori të caktuar ka të bëjë me kërkimin e
fakteve, tipareve dhe shembujve që kanë të
përbashkët atë që përshkruhet në emërtimin e
kategorisë.
• Ndërsa, klasifikimi është shprehi e dobishme
për detyrat shkollore.
• Kategorizimi ndodh kur dikush, pasi e ka
organizuar në grupe informacionin dhe e ka
emërtuar, atëherë fillon ta gjej dhe ta futë në
një kategori të cilën e ka emërtuar që më
parë.
• Kategorizimi varet shumë nga aftësia e njeriut
për të analizuar, sepse përmes analizës bëhet
zbërthimi i konceptit, për të parë nëse i ka
tiparet apo kushtet e kërkuara për të bërë
pjesë në kategorinë në fjalë.
Klasifikimi përgjithësisht është induktiv, ndërsa kategorizimi është
deduktiv.

• Induksion-i. (lat. inductio - futje) 1. logj.


Mënyrë arsyetimi, që niset nga e veçanta për
të nxjerrë të përgjithshmen; nxjerrja e një
përfundimi të përgjithshëm nga teza ose nga
ide të veçanta e të pjesshme;
• Deduksion-i (lat. deductio - nxjerrje) logj.
Mënyrë arsyetimi që niset nga e përgjithshmja
për të nxjerrë të veçantën a më pak të
përgjithshme; nxjerrja e një përfundimi logjik
të veçantë a të pjesshëm nga një tezë a nga
një ide e përgjithshme.
• Është induktiv, sepse nxënësi duhet të bëjë
përgjithësime dhe të nxjerr parime mbi bazën
e vëzhgimeve dhe analizës.
• Në një mënyrë, përgjithësimet dhe parimet
kthehen në tituj kategorish.
• Për të klasifikuar informacionin e një teksti që
nuk ofron tituj apo nëntituj të përshtatshëm
për çdo pjesë ose paragraf, nxënësit duhet t’i
analizojnë detajet, si fjalët, fjalitë, paragrafët,
dhe pastaj të shohin se çfarë kanë të
përbashkëta.
Ndër shprehjet e zakonshme që përdoren
gjatë kategorizimit dhe klasifikimit janë:
• Kjo bën pjesë në kategorinë e …
• Është e rëndësishme sepse …
• E përbashkëta e këtyre është që …
• Fakti që kjo … e dallon nga …
• Këtë do ta quaja një lloj …
• Këto tipare e bëjnë të futet në kategorinë e …
• ( për më shumë shiko shembujt f. 43)
Shembull
• Shiko shembullin “Kornizë paragrafi për
skelëzim të kategorizimit dhe klasifikimit”, F.
44.
Ushtrime
Shkruani dy paragrafë kategorizimi dhe klasifikimi

• Zgjidhni një temë


• Mendoni për të gjitha mënyrat e mundshme të
diskutimit apo të zhvillimit të temës që zgjodhët.
Më pas vendosni se cilat prej këtyre ideve janë më
të lehta për të shkruar një paragraf.
• Përzgjidheni fjalorin shkollor dhe fillimet e fjalive.
• Ndërtoni kornizën e paragrafit
• Shkruani paragrafin.
4. Identifikimi i shkakut dhe pasojës
• Shprehia e të menduarit për shkakun dhe
pasojën është e rëndësishme për disa arsye;
• 1. është pikënisje shumë e mirë për të bërë
pyetje të tjera më të thella për përmbajtjen.
• 2. Ju përgatit që të ngrini hipoteza, të
mbështetura në prova dhe logjikë.
• 3. Ajo gjendet në të gjitha standardet lëndore
të shkencave natyrore e shoqërore.
• 4. Të menduarit për shkakun dhe pasojën,
zakonisht shton më shumë interesin për
mësimin e shkencave në përgjithësi.
• Të menduarit për shkakun dhe pasojën
përqendrohet në dy pyetje thelbësore;
• 1. Çfarë e shkaktoi këtë ?
• 2. Çfarë ndodhi si rezultat i kësaj ?
• Nga këto pyetje thelbësore burojnë edhe
shumë pyetje të tjera të ndryshme.
• Rëndësia e këtyre pyetjeve është se ato
kërkojnë aftësi të mëtejshmet ë të menduarit,
si ngritje hipotezash, interpretim dhe zgjidhje
problemesh.
• Për të gjetur shkakun, që në fillim duhet ta
kuptojmë shumë mirë pasojën tek pyetja.
• Gjithashtu duhet të kemi njohuri të
mjaftueshme paraprake për marrëdhëniet e
mundshme midis kësaj pasoje dhe shkaqeve
të mundshme të saj.
Disa prej shprehjeve të zakonshme që përdoren
gjatë identifikimit të shkakut dhe pasojës janë:
• Mendoj që kjo është shkaktuar nga…
• Shkaku i mundshëm është …
• Kjo nuk është shkaktuar nga …sepse …
• Arsyeja që …
• Secila … ka luajtur një rol të rëndësishëm…së
pari …
• Ma merr mendja që … e shkaktoi…
• Etj. ( për më shumë shih f. 47 )
Disa fillime fjalish që ju nxisin të identifikoni shkakun
dhe pasojat kur filloni të shkruani apo flisni janë:

• Argumentoni që midis.. Dhe … ekziston një


marrëdhënie shkakore
• Përshkruani shkaqet dhe pasojat e …
• Studioni ngjarjet që rrethojnë …
• Etj. ( për më shumë shih f. 48)
Shembull
• Shih shembullin “Kornizë paragrafi për
skelëzim të identifikimit të shkakut dhe
pasojës”, f. 48
Ushtrime
Shkruaj një paragraf të identifikimit të shkakut dhe pasojës

• Zgjidhni një temë


• Mendoni për të gjitha mënyrat e mundshme të
diskutimit apo të zhvillimit të temës që zgjodhët.
Më pas vendosni se cilat prej këtyre ideve janë më
të lehta për të shkruar një paragraf.
• Përzgjidheni fjalorin shkollor dhe fillimet e fjalive.
• Ndërtoni kornizën e paragrafit
• Shkruani paragrafin.
5. Zgjidhja e problemeve
• Identifikimi dhe zbatimi i njohurive apo
shprehive që kanë si rezultat arritjen e qëllimit
të çojnë në zgjidhjen e problemit.
• Përvoja shkollore ofron një mori mënyrash për
të praktikuar zgjidhjen e problemeve.
• Në këtë mënyrë, përgatiteni për sfidat
shoqërore dhe intelektuale me të cilat
ndesheni në jetën e përditshme.
• Sipas studiuesit Robert Sternberg, problemet
shfaqen në tri lloje: analitike, krijuese dhe praktike.
• Zgjidhja e problemeve analitike kërkon që të bëhen
mjaft analiza për të gjetur zgjidhjen.
• Zgjidhja e problemeve krijuese përfshin edhe
procese të tjera të të menduarit, si përfytyrimin,
shpikjen, projektimin dhe formulimin a ngritjen e
hipotezave.
• Zgjidhja e problemeve praktike kërkon që të
zbatoni zgjidhjet edhe në rrethana të jetës së
përditshme.
• Ju duhet ta lidhni problemin me jetën tuaj ose
me botën që ju rrethon.
• Në këtë mënyrë ju motivoheni më tepër për të
zgjidhur problemet, por, gjithashtu , fitoni
shprehitë e nevojshme për zgjidhje të
automatizuar të problemeve kur të gjendeni
në jetën reale.
Ndër shprehjet e zakonshme që përdoren
gjatë zgjidhjes së problemeve janë:
• Duhet ta përkufizojmë problemin …
• Problemi kryesor është …
• Ka disa mënyra për ta zgjidhur këtë …
• Konflikti është kryesisht midis …
• Unë parashikoj që …
• Unë ju siguroj që … sepse …
• Unë ngre hipotezën se …
• ( Për më shumë shiko shembujt në f. 51.)
Disa fillime fjalish që ju nxisin të zgjidhni
probleme kur shkruani ose flisni
• Debatoni për problemin e mëposhtëm.
• Po të ndesheshit me problemin e … çfarë do të
kishit bërë ?
• Studioni ngjarjet që rrethojnë …
• ( për më shumë shiko shembujt në f. 52 )
• Përgjithësisht këto korniza, juve ju ndihmojnë
që ta mësoni shkallë-shkallë fjalorin dhe ta
përdorni atë për shkrime cilësore por edhe për
shprehje të përditshme.
Shembull
• Shih shembullin “Kornizë paragrafi për
skelëzim të zgjidhjes së problemeve”, F. 53
Ushtrime
Shkruaj një paragraf të zgjidhjes së problemit.
• Zgjidhni një temë
• Mendoni për të gjitha mënyrat e mundshme të
diskutimit apo të zhvillimit të temës që zgjodhët.
Më pas vendosni se cilat prej këtyre ideve janë më
të lehta për të shkruar një paragraf.
• Përzgjidheni fjalorin shkollor dhe fillimet e fjalive.
• Ndërtoni kornizën e paragrafit
• Shkruani paragrafin.
6. Të menduarit argumentues-bindës
• Procesi i ndikimit tek një person tjetër, për të
pranuar një ide apo pikëpamje të veçantë.
• Ky proces ka në themel të tij argumentet dhe
faktet.
• Në mënyrë figurative, të menduarit
argumentues-bindës është përpjekja për ta
kthyer peshoren nga ana jote.
• Të menduarit argumentues e bindës është
shumë i vlefshëm dhe shumë i rëndësishëm në
situata të ndryshme.
• Përparësi tjetër e të menduarit argumentues e
bindës është se ai mund të përdoret shumë
mirë në punët në grup, me shkrim dhe me gojë.
• Me anë të projekteve, referimeve dhe detyrave
të shkruara është më e lehtë të shikoni se si
mendojnë të tjerët për probleme të caktuara.
Ndër shprehjet e shpeshta që përdorën
gjatë argumentimit janë:
• Ndonëse jo të gjithë mund të pajtohen me
mua, unë kam mendimin se …
• Kam disa arsye pse argumentoj në dobi të
kësaj pikëpamjeje.
• Arsyeja e parë është … një arsye tjetër është …
• Këto fakte flasim shumë në dobi të …
• ( për më shumë shiko shembujt në f. 56)
Disa nga shembujt e fjalive që ju nxisin të përdorni
argumentimin e të menduarit bindës kur shkruani ose kur flisni :

• Krahasoni dy personazhe
• Bëni një përshkrim të hollësishëm të …
• Bindni autoritetet që …
• Vlerësoni kontributet e …
• ( për më shumë shiko shembujt f. 57)
• Përgjithësisht këto korniza apo standarde ju
ndihmojnë që ju ta përmirësoni dhe ta zhvilloni
aftësinë e të shkruarit, si dhe të të folurit.
Shembull
• Shiko shembullin “Kornizë paragrafi për
skelëzim të të menduarit argumentues-
bindës”, f. 57-58)
Ushtrime
Shkruaj një paragraf të të menduarit
argumentues-bindës
• Zgjidhni një temë
• Mendoni për të gjitha mënyrat e mundshme të
diskutimit apo të zhvillimit të temës që zgjodhët.
Më pas vendosni se cilat prej këtyre ideve janë më
të lehta për të shkruar një paragraf.
• Përzgjidheni fjalorin shkollor dhe fillimet e fjalive.
• Ndërtoni kornizën e paragrafit
• Shkruani paragrafin.
7. Vënia e vetes në vendin e tjetrit
(empatia)
• Empatia është vënia e vetes në vendin e një
njeriu tjetër (çfarëdoqoftë ai), për të menduar
ashtu siç mendon ai apo ajo.
• Vënia e vetes në vendin e tjetrit-empatia, ju
mundëson që të merrni pjesë në jetën e të
tjerëve dhe ndërkohë që e bëni këtë, të
kuptoni dhe të mbani mend më mirë përvojat
dhe mendimet e tjetrit.
• Aftësia për të kuptuar të tjerët ju ndihmon të
nxënit e thellë, sepse, që të mendosh “sikur je
futur në lëkurën e tjetrit”, duhet të mësosh
shumë për atë person dhe mjedisin ku ai
jeton, formohet, vepron.
• Vënia e vetes në vendin e tjetrit jo vetëm
përmirëson shprehitë sociale të njeriut, por
përmirëson edhe aftësinë e tij të përgjithshme
për të menduar dhe për të arritur sukses në
mësim.
• Vënia e vetes në vend të tjetrit përmirëson
aftësitë tona për të komunikuar me të tjerët.
• Së dyti, vënia e vetes në vend të tjetrit mund
të na mësoj se si mendonin dhe çfarë ndjenin
njerëzit në të shkuarën.
• Së treti, ajo na ndihmon të zbulojmë, sadopak,
nga larmia e pafund e jetës njerëzore: si
mendojmë, si ndjejmë, si jetojmë etj.
• Për rrjedhojë, kjo na ndihmon ta njohim veten
më mirë.
• Së fundmi, empatia hedh dritë në mendjen
tonë dhe na bën të shohim mënyra të reja të
zgjidhjes së problemeve shoqërore dhe na hap
rrugë të reja për t’i kuptuar mendimet dhe
argumentet e të tjerëve.
Shembuj
• 1. Fjalor a leksik shkollor, f. 61-61
• 2. Fillime fjalish, f. 62
• 3. Korniza, f. 63
8. Sinteza
• Sintezë do të thotë të vjelësh informacionin
nga burime të ndryshme dhe t’i gjesh vendin
dhe formën e duhur në njohuritë ekzistuese
që ke.
• Figurativisht, sintetizimi mund të krahasohet
me thurjen e një qilimi me copa të ndryshme,
të mbledhura nga vende të ndryshme.
• Me copat e pëlhurave bëhen modele, dhe më
tej ato kombinohen në një tërësi të vetme e të
re, që tashmë quhet qilim.
• Pjesët që tashmë kanë krijuar një qilim, kanë
një qëllim të ri, që nuk mund ta kishin arritur
secila më vete.
• Sintetizimi i ngjason kësaj procedure, sepse
idetë dhe copat e informacionit qepen së
bashku në mendjen e nxënësit, për të arritur
qëllime të reja, për të sjellë shkëndija të reja
kuptimi dhe kuptime të reja, si dhe për të
krijuar lidhje kuptimore të reja për
përmbajtjen e lëndës.
• .
• E thënë më pak fjalë, sintezë do të thotë të
marrësh informacione nga vende të ndryshme
dhe t’i gjesh vendin e duhur në njohuritë që
ke
• Hulumtimet ose leximet e mëtejshme na çojnë
në këndvështrime dhe kuptime të reja, që
mund të krijohen vetëm përmes ndërthurjes
të mirëfilltë të informacioneve që hyjnë në
trurin tonë, me njohuritë tona, dhe proceset
tona të të menduarit.
• Sinteza është një prej shprehive më krijuese të
të menduarit.
Shembuj
• 1. Fjalor a leksik shkollor, f. 66
• 2. Fillime fjalish, f. 67
• 3. Korniza, f. 67-68
9. Interpretimi
• Procesi i nxjerrjes së një përfundimi përtej
kuptimit fjalë për fjalë.
• Është analiza kuptimore e mesazhit në një
proces të caktuar komunikativ.
• Në jetën tonë të përditshme, interpretimi bën
të mundur të kuptuarit e shumë mesazheve,
kuptimi i të cilave nuk është i drejtpërdrejtë.
• Si shprehi shkollore, interpretimi synon të
qartësojë kuptimin e njohurive dhe burimeve
të shumta të informacionit me të cilat nxënësi
përballet çdo ditë në shkollë.
• Kur interpretojmë, ne kapim shenja të
vëzhgueshme dhe i përdorim njohuritë tona
ekzistuese për të krijuar kuptimin që
mendojmë se e ka pasur ndërmend të jap
autori, por që nuk është dhënë hapur.
• Interpretimi i suksesshëm varet nga disa aftësi
kyçe: lidhja me njohuritë ekzistuese, dallimi i
modeleve shkak-pasojë, krahasimi i
rezultateve, konteksteve etj.
Shembuj
• 1. Fjalor a leksik shkollor, f. 71
• 2. Fillime fjalish, f. 72
• 3. Korniza, f. 73
10. Vlerësimi
• Vlerësimi është përpjekje për të kuptuar
procesin, çka do të thotë t’i japësh vlerë
diçkaje.
• Janë tre hapa bazë për vlerësimin:
• 1. Cila është çështja apo ideja që vlerësohet?
• 2. Cilat janë kriteret që do të përdorim për të
çmuar vlerën e idesë, të çështjes përkatëse
apo aspekteve të caktuara të saj?
• 3. Si i plotësojnë apo mbështesin faktet dhe
provat këto lëndë ?
• Element i rëndësishëm i vlerësimit, është
aftësia për të ndarë faktin nga trillimi dhe
mendimet subjektive.
• Përdorimi praktik i kësaj shprehie ka të bëjë
me aftësinë për të gjykuar besueshmërinë e
informacionit të shkruar.
• Kjo është e rëndësishme veçanërisht në kohën
tonë të kërkimeve në internet.
• Kushdo mund të fusë materiale në internet, që
ju mund t’i gjeni lehtë.
• Ju duhet që të vlerësoni menjëherë burimin
dhe cilësinë e përmbajtjes së një faqeje
interneti, artikulli apo libri.
Shembuj
• 1. Fjalor a leksik shkollor, f. 77
• 2. Fillime fjalish, f. 77-78
• 3. Korniza, f. 78-79
11. Komunikimi
• Procesi që synon dhe realizon bartjen dhe
transmetimin e informacionit apo ideve.
• Është një ndërvarësi apo bashkëmarrëdhënie
midis individëve, të cilët transmetojnë ose
marrin informacionin me mjete të ndryshme,
si fjalët, gjestet apo forma të tjera simbolike të
transmetimit të mesazhit.
• Komunikimi është i lidhur drejtpërdrejt me
zhvillimin e gjuhës/ligjërimit shkollor.
• Komunikimi nxit ndërveprimin shoqëror dhe
dialogun gjatë procesit të të nxënit.
• Disa autorë komunikimin e ndajnë në dy lloje.
• Njëri është komunikimi Diskutues, me anë të
të cilit shkëmbehen mesazhe gjatë procesit të
të nxënit.
• Më tej, komunikimi diskutues çon në llojin
tjetër, në komunikimin Paraqitës, ku mesazhet
kthehen në një produkt të të nxënit.
• Shpesh, komunikimi paraqitës merr formën e
një vlerësimi përmbledhës: ese, referat, test,
poster e kështu me radhë.
• Zakonisht, këto janë mënyrat që të bien më
shumë në sy (ose të tërheqin vëmendjen), me
anë të të cilave mësuesit vlerësojnë
përmbushjen nga nxënësit të standardeve të
përmbajtjes dhe të gjuhës.
Shembuj
• 1. Fjalor a leksik shkollor, f. 81
• 2. Fillime fjalish, f. 82
• 3. Korniza, f. 82-83
12. Zbatimi
• Zbatimi është çasti kur ajo që mësohet
“provohet në terren”, dmth zbatohet.
• Ky prodhim merr forma të shumëllojshme,
megjithatë, në shumicën e rasteve na duhet të
jemi krijues në mënyrën se si i zbatojmë
njohuritë dhe aftësitë tona, me qëllim që të
krijojmë një produkt apo shërbim me cilësi të
lartë.
• Si përfundim, zbatimi i njohurive të mësuara
do të thotë jesh në gjendje të përdorësh dhe
prodhosh njohuri të reja që përputhen me një
situatë apo problem të ri.
• Pra, zbatimi është çasti kur ajo që mësohet
“provohet në terren”
Shembuj
• 1. Fjalor a leksik shkollor, f. 85
• 2. Fillime fjalish, f. 86
• 3. Korniza, f. 87-88

You might also like