Histori

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 19

UNIVERSITETI I PRISHTINES

FAKULTETI FILOZOFIK
DEPARTAMENTI I HISTORISË

PUNIM SEMINARIK
LËNDA: HISTORI MESJETARE SHQIPTARE
TEMA:SULMET NORMANE NË ARBËRI
Profesori: Studenti:
Prof.Muhamet Mala Rinor Salihu
Hyrje……………………………………………………………………
……………………………..
 Sulmi i parë norman në Arbëri……………………………….

 Sulmi i dytë norman në Arbëri kryqëzata e parë …….

………………………………….
 Sulmi I tretë dhe I katërt

norman………………………………………………………………
…………
 EPILOGU
Hyrje
Shekulli XI solli ndryshime thelbësore në strukturën e brendshme
ekonomiko-shoqërore të Perandorisë Bizantine si dhe në
marrëdhëniet e saj me botën e jashtme. Hipja në fron e
perandorit Aleks l Komneni (1081-1118), shënon ardhjen në fuqi
të aristokracisë ushtarake. Fillon epoka e artë e feudalizmit
ushtarak, që karakterizohet nga ekspansioni i pronës ushtarake
të kushtëzuar (pronies) dhe që në Shqipëri u shfaq me ngritjen e
një sërë familjesh shqiptare, pjesëtarë të të cilave fitojnë prona,
tituj dhe funksione të larta nga pushteti qendror.
Sulmi i parë norman në Arbëri
 Shekulli XI solli ndryshime të mëdha në strukturën e brendshme
ekonomike e shoqërore të Perandorisë Bizantine si dhe në
mardhëniet e saj me botën e jashtme. Në planin e jashtëm Bizanti
mori një orientim të qartë perendimor, që u ruajt përgjatë gjithë
sumdimit të Dinastisë Komnene (1081-1185). Në vitin 1071
Bizanti humbi Barin, kështjellën e fundit në Italinë jugore. Nga ai
moment drejtë Perandorisë Bizantine filluan sulmet e
pandërprera të normanëve dhe të kryqtarëve perëndimorë.
 Pas pushtimit të Barit, më 1071, Robert Guiskardi arriti të bashkojë të gjitha
zotërimet e princërve normanë të Italisë së jugut dhe krijoi një mbretëri të
fuqishme, që menjëherë i hodhi sytë në anën tjetër të Adriatikut. Në
pranverën e vitit 1081, një ushtri e madhe normane u nis nga portet
e Brindizit e të Otrantos nën drejtimin e vetë Guiskardit dhe të djalit të tij,
Boemundit. Ky i fundit me një pjesë të flotës zbarkoi në brigjet e Vlorës dhe,
brenda një kohe të shkurtër, pushtoi këtë qytet dhe qendrat e rëndësishme
strategjike të Kaninës e të Jerikos (Orikumit). Pjesa kryesore e ushtrisë
normane, nën drejtimin e Robert Guiskardit, zbarkoi më në jug, në zonën e
Butrintit. Atë e bir iu drejtuan Durrësit, i pari nëpërmjet detit, kurse i dyti
me anë të një marshimi në rrugë tokësore. Një furtunë e befasoi Guiskardin
në Kepin e Gjuhës, duke mbytur pjesën më të madhe të flotës normane.
 Mbeturinat e ushtrisë së tij arritën të bashkohen me forcat e
Boemundit në Glavinica (Ballsh), ku mbërritën dhe përforcime të
reja nga Italia. Pasi pushtuan krejt “fushën e Ilirikut” në qershor
1081 ushtritë normane arritën të mbyllin rrethimin e Durrësit
Perandori bizantin, Aleksi I Komnen, me çdo mënyrë kërkoi të
shmangë pushtimin e qytetit kryesor të Adriatikut, që hapte rrugën
drejt Selanikut e Konstandinopojës. Ai dërgoi si komandant të
qytetit të afërmin e tij, Gjergj Paleologun. Me qëllim që të ndërpriste
komunikimin e forcave të Robert Guiskardit me brigjet e Apulisë,
Komneni lidhi një aleancë me Venedikun, i cili vuri në dispozicion
të perandorit bizantin flotën e tij të fuqishme, kundrejt njohjes së
privilegjeve tregtare në territoret e Perandorisë Bizantine. Kjo
marrëveshje, që u përtëri disa herë në vitet e mëvonshme, vendosi
bazat e hegjemonisë së Venedikut në detet e në tregjet bizantine.
 Si rezultat i bashkëpunimit midis ushtrisë kryesore bizantine të
dislokuar në lindje të Durrësit, garnizonit të qytetit nën
gjeneralin Gjergj Paleologu dhe flotës veneciane në ujërat e
Durrësit, normanët pësuan disa disfata, në tokë e në det. Por në
një betejë vendimtare jashtë mureve të Durrësit, ku mori pjesë
vetë perandori bizantin Aleks Komnen, normanët korrën një
fitore të madhe. Në këtë betejë bizantinëve u mungoi ndihma e
princit Bodin të Dioklesë, aleat i tyre, i cili në momentin e fundit
refuzoi të përfshinte trupat e tij në betejë. Aleksi I bashkë me
mbeturinat e ushtrisë së tij u tërhoq nëpër luginën e Erzenit, në
qafën e Kërrabës e grykën e Shkumbinit dhe mbërriti në Ohër.
 Ndërkohë normanët e Robert Guiskardit iu kthyen qytetit të
Durrësit, të mbetur pa mbështetje nga jashtë.
Komandanti Gjergj Paleologu, që kishte marrë pjesë në
betejën e fundit, nuk kishte mundur të rifutej në qytet dhe qe
larguar bashkë me perandorin. Në këtë mënyrë ky i fundit ia
besoi mbrojtjen e Durrësit komandantit të trupave të Arbrit.
Kronistja bizantine, Ana Komnena, e cila njëherësh ishte vajza
e perandorit Aleks Komneni dhe që i përshkruan me hollësi
ngjarjet në fjalë, sqaron se prijësi shqiptar kishte titullin e lartë
të komiskortit. Me gjithë qëndresën e durrsakëve, qyteti u
mor nga normanët në prag të dimrit. Tregtarë nga qyteti i
Amalfit e i Venedikut, që banonin në Durrës, ua hapën
tradhtisht portat e qytetit normanëve.
 Pas rënies së Durrësit ushtritë normane u lëshuan drejt lindjes
dhe në pak kohë zunë trevat e Dibrës, Pologut e të Devollit.
Por në pranverë të vitit 1082 Robert Guiskardi u detyrua të
kthehej në Itali, ku kishin shpërthyer revolta të princërve
normanë, të nxitura edhe nga Aleksi I Komneni. Djali i
Guiskardit, Boemundi, nuk mundi t`i mbajë për shumë kohë
pozicionet e fituara. Nën goditjet e ushtrisë së rimëkëmbur
bizantine dhe të popullsive vendase, normanët filluan
tërheqjen. Më 1084 bizantinët, të ndihmuar nga banorët e
vendit, rimorën Durrësin. Po atë vit Robert Guiskardi vdiq në
zotërimet e tij në Itali dhe trupat e fundit normane u tërhoqën
nga Shqipëria.
Sulmi I dytë norman dhe kryqëzata e parë
 Deri në fund të sundimit të perandorit Aleksi I Komnen, më 1118,
brigjet shqiptare u prekën edhe dy herë të tjera nga ushtri të ardhura
nga perëndimi. Më 1096 në portet e Durrësit, Vlorës e të Butrintit
zbarkuan ushtritë e Kryqëzatës së parë, të drejtuara nga sovranë e
princër të ndryshëm të Evropës. Midis tyre ishte dhe Roberti i Flandrës
dhe vetë Boemundi, sundimtari norman i Italisë së Jugut. Një tjetër
grupim kryqtarësh, nën komandën e Rajmondit të Tuluzës, mbërriti në
Durrës në rrugë tokësore, nëpërmjet Dalmacisë e Dioklesë. Në Diokle,
kryqtarët ishin pritur “miqësisht” nga princi Bodin, i cili tashmë ishte në
luftë të hapur me pushtetin bizantin. Mbërritja e luftëtarëve
perëndimorë në trevat, që vite më parë kishin qenë fushëbetejë mes
normanëve e bizantinëve, e shqetësoi së tepërmi Aleks Komnenin.
 Ai i porositi komandantët e tij të Durrësit, Vlorës e të viseve të
tjera që të ndiqnin me vëmendje lëvizjet e kryqtarëve dhe të
parandalonin çdo përpjekje të tyre për të sulmuar e plaçkitur
territorin bizantin. Megjithatë, Aleks Komneni iu shmang një
përplasjeje të drejtpërdrejtë me ta dhe bëri gjithçka për të
përshpejtuar largimin e kryqtarëve drejt lindjes. Ana Komnena dhe
historianë perëndimorë, që shoqëruan kryqëzatën e parë, tregojnë
se kryqtarët e lodhur e të rraskapitur nga lundrimi në Adriatik,
gjetën në tregjet e panairet e begata të Durrësit, Glavinicës e të
Adrianopojës (Gjirokastër) prehjen dhe furnizimet e nevojshme për
të vazhduar marshimin e tyre drejt vendeve të shenjta.
 Megjithatë kontradiktat midis perandorit bizantin dhe prijësve të
kryqëzatave, sidomos pasi këta krijuan principatat e tyre në
lindje, erdhën e u ashpërsuan derisa përfunduan në përleshje
midis ushtrive të krishtera. Veçanërisht të mprehta qenë
përplasjet e Aleks Komnenit me armikun e tij të vjetër,
Boemundin, që kishte ngritur në Siri një principatë normane me
qendër në Antioke. Në pamundësi për të përballuar perandorin
bizantin në principatën e largët të Lindjes, më 1107 Boemundi u
kthye në Itali dhe filloi përgatitjet për një invazion të ri të
territorit bizantin.
 Flota e madhe normane zbarkoi po atë vit në viset e Vlorës, nga ku
ushtritë e Boemundit iu drejtuan nëpër tokë Durrësit. Qyteti mundi t`u
qëndrojë përpjekjeve të përsëritura të normanëve, të cilët përdorën të
gjitha mjetet dhe teknikat e kohës për pushtimin e tij. Pa e hequr
rrethimin e qytetit, Boemundi vazhdoi marshimin e tij drejt Lindjes.
Perandori Aleks Komneni u përpoq të ndalte përparimin e ushtrive
normane duke bllokuar vendkalimet që çonin drejt Ohrit e Dibrës.
Krahina e Arbrit, e papushtueshme për nga pozicioni strategjik e
sistemet e fortifikuara të saj, u bë teatri kryesor i veprimeve luftarake.
Drejtimin e tyre perandor Aleksi ua besoi komandantëve të shquar
vendas, ndër të cilët shquheshin Aleksandër Kabashi (Kabasilla) e
Eustath Kamizi.
 Vetë ai, me forca të shumta ishte pozicionuar më në thellësi, në
zonën e Ohrit, Devollit e të Kolonjës, nga ku mbështeste njerëzit
e tij të angazhuar në luftimet me normanët në Arbër, Vlorë e në
Glavinicë. Pas disa muaj luftimesh rraskapitëse, ushtria
normane, e bllokuar në Ultësirën Perëndimore, u detyrua të heqë
dorë e të kthehet në Itali. Boemundi nënshkroi në kampin e
perandorit bizantin në Kolonjë një marrëveshje poshtëruese për
të, sipas së cilës ai hiqte dorë nga çdo sulm kundër territorit
bizantin, prej zotërimeve të tij në Itali e në Siri (Antioke), si dhe e
njihte veten si vasal të Aleksandrit I Komnen.
Sulmi I tretë dhe I katërt norman
 Nën sundimin e djemve të Aleksit I, Johanit II (1118-1143)
e Manuelit I Komnen (1143-1180), normanët dhe bizantinët bënë
secili nga një përpjekje për të kapërcyer Adriatikun. Më 1149
mbreti Ruxheri II i Sicilisë pushtoi Korfuzin dhe prej andej, pasi
zbarkoi në sterenë e Epirit, vazhdoi në drejtim të Tebës e të
Korintit. Por normanët u detyruan të tërhiqen shpejt nga këto
qytete, qendra të industrisë së mëndafshit dhe çuan në Palermo,
kryeqytet i mbretërisë së tyre, teknologjinë e prodhimit të
mëndafshit.
 Perandor Manueli I Komeni ishte i pari sovran bizantin që imitoi
Justinianin duke tentuar pushtimin e Italisë. Më 1155 një flotë
bizantine e nisur nga portet shqiptare pushtoi qytetin e Ankonës.
Në pak kohë bizantinët kapën gjithë vijën bregdetare nga
Ankona në Taranto. Por menjëherë perandori bizantin u ndodh
përballë një koalicioni fuqish armike, të drejtuara nga mbreti
norman Guljelmi I. Edhe Venediku, aleati i vjetër i Bizantit, u
rreshtua kundër tij. Shumë shpejt trupat bizantine u larguan nga
trevat italiane të pushtuara prej tyre.
 Në vitin 1185 mbreti Guljelmi I bëri përpjekjen e fundit të
dinastisë normane të Italisë për të pushtuar territorin bizantin.
Ky zbarkim i ri norman u parapri nga një revoltë e banorëve të
viseve të Vagenetisë (Çamëri) kundër pushtetit të
perandorit Androniku I Komneni (1182-1185). Me një shpejtësi të
pazakontë ushtritë normane pushtuan Durrësin, strategu i të
cilit, Jan Vrana, parapëlqeu të dorëzohej. Pas Durrësit ushtritë
normane u derdhën nëpër Rrugën Mbretërore (Egnatia) dhe
mbërritën para qytetit të Selanikut. Garnizoni i kështjellës, i
përbërë prej luftëtarësh nga Kunavija e Arbrit ua dorëzoi qytetin
perëndimorëve.
 Por kësaj radhe, normanët nuk arritën të konsolidojnë fitoret e tyre.
Më shumë se për meritë të ushtrisë bizantine, ata u tërhoqën për
shkak të dobësive të organizimit e të furnizimeve në vende aq të
largëta nga bazat e tyre. Gjithsesi, Durrësi e disa ishuj të Jonit mbetën
edhe për disa kohë në zotërim të normanëve. Me vdekjen e Guljelmit I
në krye të Mbretërisë së Sicilisë erdhi sovrani gjerman Henriku VI, që
inauguroi sundimin e dinastisë Hohenshtaufen në Italinë e Jugut.
Sovranët e rinj, bashkë me mbretërinë, trashëguan nga paraardhësit e
tyre normanë politikën e pushtimeve lindore. Jo më kot
mbreti Henriku VI Hohenshtaufen, sipas kronistit bizantin Niketa
Konjati, e konsideronte veten “ zot të tokave që shtrihen nga Durrësi
në Selanik”.
Epilogu
 Trevat Arbërore iu nënshtruan katër sulmeve normane dhe
sulmeve të ushtrive kryqëtare të cilat kishin për synim
Konstandinopojën. Edhe në këto kohë arbërorët arritën të
organizonin mbrojtjen e tokave të tyre. Poashtu të tregomim vetë
si ushtarë e strateg të shquar .

You might also like